E premte, 29.03.2024, 05:41 AM (GMT)

Përjetësi » Mani

Revista "Shqipëria etnike" Nr. 2/2011 (II)

E shtune, 23.07.2011, 06:57 PM


NGA POEZIA SHQIPTARE

 

Sadri Ahmeti

 

MASAKRA E TIVART

(shkrime posthume)

 

 

6

 

Hallakatem i harlisur në vallën e hienave të hirta

me dritëhijen e diellishtes dhe hënës sime të

imagjinuar

në pusin e terrinës

(paçavure gjeografie pajtimi lukunish të tërbuara

kushtesh paqe.

Europës lavire me dy faqe dhe careve që kanë bërë be-

gjithsesi të dalin në mesdhe)

... dhe betohem sipër, vorrave të barisura

skeletesh me duar të lidhura

prangash nga Urali

kaprthur në pirgje

në qyeqe e tirqe...

-Dardania jetën ma dha, dhe asaj dhuratë do ja fali,

ndaj regjem pa regëti,

pa rënkuar

nëpër hetuesira cfilitëse,

fjala ime stërnishte, fyshtash prej kashtash

para dhunës

i përkor fati dhe virtytesh:

me mish aty

me shpirt gjetkë:

ndër ideale.

Ku gjuha e diellit dhe ajo e miellit

rrënon male.

Çapalohu çapraz çiftelie

çukërmo çil i çakërdisur

çahu çetinë

çakshirë çkyhuni çaparësh

na çartën çakejtë!

Çohu çaklash, çun i çakërdisur.

____________

 

NGA POEZIA BOTËRORE

 

Ivan Goran Kovaçiq

 

HUMNERA

 

 

VI.

 

Në pafundësi t’mendjes mnera më forcoi.

Kufomën e akullt ndjeva, kah më vret,

Cemtin’ e vdekjes, kah trupin më kukëzoi.

Frika vetoi n’vetëdije: Një grua pisket!

Në humnerë jam – n’at’ grykë të mishit tanë;

Porsi peshq të ngordhur trupat t’akullt janë.

 

Mbi kufomë rri shtrirë: mbi grumbull paçe t’njomë,

Të flashk’t e të jargtë, që në gjak voket,

Dhe shpëtimi me rrëqethje nga akulli m’çon:

Vetëdija vetëtimë shkrep, gruaja zë kur qet.

U ktheva, n’ethe, n’drejtim t’asaj britme

Shtriva dorën: një plagë preka të rime.

 

Dhe gjithë fuqi e jetës për t’parën herë

Përmbi kufoma nisi për t’u ngjeshur;

Kah britm’ anova dorën, e në zgafellë

Të kafkës ngula gishtat; trupat zhveshur

Sikur t’ulëruan, që të gjithë, në humnerë –

I tërë ferri  jehoi n’errësi me tmerr.

Bomba do të bjerë! U mnera pa fund;

Shtanguar hatashëm me dorë duke grabitur.

T’prera t’mnershme gjeta. Kufoma u mund

Me mua dhe mbi mua nisi për të rr’shqitur.

Gabzheri i gërhaste n’plagë t’përgjakshme;

Dëgjova zhapllima edhe zëra t’jashtme.

 

O imzot, ngrykë më ka marrë një grua

Tash me përqafim t’vdekjes s’dytë të saj:

L’kuta e f’tyrës n’rrudha  i është paluar...

O plakë! Oj loke! Nisa ledha t’i bëj

Dhe me afsh t’ia puth duart ashtmëdha.

Nënën e vdekur m’u bë si ta kisha vrarë.

 

Kam ndi’ se si ajo duke vdekur rënkon,

Dhe marrisht dëshirova që të ngrihej gjallë,

At’herë luta t’m’falin kufomë për kufomë.

Ndjeva buzë t’forta, q’shtrëmbërohen me mallë –

Dhe humba veten. E prap’ kur më ra

Perdja e territ, isha duke qa’.

___________

 

Mendimi politik për Kosovën dhe shqiptarët

 

Në Tuz të Malësisë së Madhe, në Simpoziumin Shkencor me titull: “100 vjetori i kryengritjes së Malësisë”, akademik Esat Stavileci u paraqit me kumtesën: “100 vjet nga kryengritja-çka pas”. Me këtë paraqitje publike, akademik Stavileci, arriti numrin e 1050 paraqitjeve të tij publike për Kosovën dhe çështjen shqiptare.

 

Shkruan: Ferid Selimi

feridselimi@yahoo.com

(doktorant në Shkencat e Komunikimit dhe Informimit, në Universitetin e Tiranës)

 

Akademik Esat Stavileci, padyshim që është ndër intelektualët më të afirmuar të Kosovës (fitues i çmimit: intelektuali i Kosovës i vitit 2007; intelektuali më i besueshëm në vitin 2008; dhe imazhi i intelektualit shqiptar në vitin 2009) dhe ndër krijuesit më të frytshëm, me 34 libra të botuara autoriale dhe 5 të tjera me bashkautorësi, e që pjesa dërmuese e tyre u referohen Kosovës dhe çështjes shqiptare.

Duke përzgjedhur fjalën, e jo heshtjen për rrjedhat aktuale, ai, (jo vetëm muajve të fundit) është prononcuar pothuajse për të gjitha ndodhitë me, dhe rreth Kosovës dhe shqiptarëve.

Në Tuz të Malësisë së Madhe, më 4 dhe 5 prill të këtij viti, në Simpoziumin Shkencor me titull: “100 vjetori i kryengritjes së Malësisë”, u paraqit me kumtesën: “100 vjet nga kryengritja-çka pas”. Me këtë paraqitje publike, arriti numrin e 1050 paraqitjeve të tij publike për Kosovën dhe çështjen shqiptare.

Në kumtesën e paraqitur në këtë simpozium për 100 vjetorin e kryengritjes së Malësisë së Madhe, ai shtroi nevojën për pozicionime më të zhdërvjellëta të shqiptarëve në Mal të Zi, duke pasur parasysh faktin se atje, edhe pse shqiptarët jetojnë në 250 kilometra katror në troje të veta etnike, në një rrip të pandërprerë me shqiptarët e tjerë në Ballkan, nuk gëzojnë vetëqeverisjen lokale sipas standardeve evropiane; dhe, se kombètarisht janë të diskriminuar.

Mbahet mend fjala e tij në Akademinë Përkujtimore për Adem Jasharin më 6 mars 2011, në të cilën, tërheq vërejtjen që nuk konsideron shkallë më të lartë se vetëdijen kombëtare, se nuk u angazhuam sa duhet për të rrumbullakuar Kosovën si shtet, dhe porositi që me veprimet tona të bëjmë përpjekje për ndryshimin e imazhit të dëmtuar, për ta shpërndarë sa më shumë të vërtetën e një populli, që nuk kërkon tjetër, përveçse drejtësi, duke mos i shkaktuar askujt padrejtësi.

Nëse i referohemi “ueb site” të tij, ku deri më sot ka 160 000 klikime, mësojmë që edhe shkrimet e fundit të tij, si dhe paraqitjet nëpër tryezat e simpoziumet shkencore, kryesisht u referohen temave më aktuale dhe realitetit, me të cilat ballafaqohen Kosova dhe shqiptarët.

Ai shfaqet i bindur se koha do të shuaj paragjykimet për UÇK-në, që në lindje të saj, dhe se nuk ka asnjë normë, asnjë parim dhe asnjë dokument të së Drejtës Ndërkombëtare, që do të mund të kontestonte luftën e drejtë, mbrojtëse, çlirimtare dhe kombëtare shqiptare, duke përkujtuar fjalinë e njohur të ish kryetarit të SHBA-ve, Bill Klinton, në vitin 1999: “Kriza e Kosovës ishte një gjenocid në zemër të Evropës”.

Mjafton t’i hedhim një sy intervistës së tij, dhënë të përditshmes “Epoka e Re” të datës 25 janar 2011, për të mësuar për mendimin e tij për zhvillimet e fundit politike në Kosovë; për degradimin e politikës; për komprometimin e procesit zgjedhor; për veriun e Kosovës; për ndërhyrjen e Qeverisë Serbe në të; për deklarimin e tij kundër bisedimeve me Serbinë; për fuqizimin e pavarësisë dhe të Sovranitetit të Kosovës; për sfidat e ndërtimit të shtetit; dhe, për nevojën për të vepruar bashkë forcat politike në Kosovë, për të përballuar këtë gjendje. Sa i përket Deklaratës Kushtetutese të 2 Korrikut të vitit 1990, për t’i dalë në mbrojtje këtij dokumenti shumë domethënës për Kosovën dhe shqiptarët, pati paraqitur dëshminë e vet para Gjykatës Kushtetuese të Jugosllavisë.

Pati edhe një paraqitje në Simpoziumin Shkencor rreth demonstratave të vitit 1981, dhe për moto kishte përzgjedhur mendimin e Rasellit: “Ruajtja e paqes nëpërmjet shtypjes së një populli, gjithsesi nuk mund të quhet paqe”. Duke bërë fjalë për pozitën që kishte Kosova në kohën e shpërthimit të demonstratave, ai theksoi se, me gjithë pozitën më të mirë në raport me Kushtetutat e mëhershme, Kosova nuk ishte Republikë, populli i saj nuk trajtohej si komb, dhe gjuha e tij nuk trajtohej si gjuhë e një kombi.

Në shkrimin e tij më të fundit të titulluar: “Në trevjetorin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës” shtron nevojën e ndryshimeve dhe të plotësimeve, duke pasur parasysh defektet e mëdha të saj, për të cilat ka tërhequr vërejtjen qysh në nxjerrjen e Kushtetutës, para tre vjetësh.

Tani, nuk do të ndalem te shumë paraqitjet e tij kohëve të fundit në Radio e Televizion, me tema aktuale për realitetin tonë. Nuk do të ndalem as te dy veprat më të reja që i ka nëpër duar, sërish me temë të këtij realiteti. Por, do të përfundoja shkrimin me një konstatim, që besoj dhe shpresoj të pajtohen edhe të tjerët, se, në shkrimet dhe paraqitjet e fundit të akademik Esat Stavileci, nuk mungojnë prononcimet për gjendjen në të cilën gjendet Kosova; për zhvillimet aktuale politike, për dukuritë negative në shoqëri; si dhe për nevojën e ndryshimit të Kushtetutës. E nuk mungojnë as porositë në lidhje me daljen nga kjo amulli, duke porositur politikanët kosovarë që, “kur të vendosin në emër të popullit ta bëjnë në konsultim me popullin”.

Për ribotim- Kadri Mani

 

 

“SHQIPËRIA ETNIKE- për Fëmijë”

 

SOFIA Dimitër Kesari, 18 gusht 1999, me origjinë nga Qeparoi i Shqipërisë, Banon në shtetin Virxhinia në SHBA, e mbesa e Petraq Palit, shkrimtar, e bija e Jolandës, skulptore

 

Kadri Mani

 

Kombeve të Bashkuara për Mjedisin

Dhe për ruajtjen e ambientit njerëzor

Sofia u bashkua me vizatime për fisin

Tok e gjenerata n’mjedisin hapsinor

Sa u gëzua dajë Petraqi, nëna Jolanda

Për vizatimin: bie shi, shkrep vetëtima

Amerika u gëzua, Shqipëria, Holanda...

Për pastërtinë n’paqe si në luftë trima

Në Hamilton edhe shkolla elementare

Sofia me shokët e shoqet sikur bletët

Për ruajtjen e ambienteve mes qytetare

Ja, kjo është gjenerata ata të vërtetët!

E risimtaria për ndryshimet klimatike

Për ujin, pyllin, gjelbrimin krejt vendin

Projektuar me precizitete matematike

Në manifestimet e sukseseve përmendin

Reduktimi i karbonit, shtimi oksigjenit

tranzicion shoqërie të burimeve efikase

Rini përparimtare me vjersha t’Migjenit

E ndotja ka marrë përmasa shqetësuese

 

 

 _________

KU ASHT UKSHIN HOTI?!…

Poeti Agim Doçi

 

KU ASHT UKSHIN HOTI?!…

Pyeta të gjithë njerëzit
Asnjë fjalë s’më thanë
Pyeta zogjt e malit:
- A mos e kanë parë!?…

Pësherëtinë Kosova
-Po ku gjendet vallë?…
Po thotë Krushë e Madhe:
"Mbeti në Dubravë…"

Ti ishe buzqeshja!
Uniteti i kombit!
Luftëtarët po pyesin:
Ku… asht Ukshin Hoti?!

Po të pret Prishtina!
Po të pret Prizreni!
Ku je Ukshin Hotin?
Po të pret Kuvendi!

Mbi supet e tua
Peshon vetë lirija.
Nuk lidhet me pranga
Ukshin Shqiptar- ija!

Fluturimi i shqipes
Lart ku puthen retë
Birin e Kosovës
Atje e ka gjetë!

Ti je tek Flamuri
Tek palët e tija.
Je tek rranjët e Burrit
Që ka SHQIPTARIJA!

 

 

Fatjetë Muçolli

 

Nëna

 

Zot n’këtë jetë veç një dëshirë e pata

N'këtë botë asnjë fëmijë jetim mos me mbetë

Po ëndërrat tona ishin aq t'gjata

Saqë imagjinatën e bëjnë realitet

 

E di se kush lind edhe do t'vdesë

Është ligj i jetës, ligj natyror

Por pse njeriu të mbesë vetëm në kujtesë

Në vend se të jetojë në mesin shoqëror

 

Pse, pse, pse

Kaq shumë pse kam në mendime

E asnjë arsyje s'mund ta gjej

Që t'i shuaj këto trishtime

 

Një brengë e kam në zemër

Që shpirtin ma trazon

E në mendje veç një emër

Që asgjë s'e zëvendëson

 

Dita kur të vdesë

Engjulli Mbrojtës qiellor

Është dita e pashpresë

Për ciklin fëmijëror

 

Pse lindim për të vdekur

N'këtë jetë jetë pa jetë

Pse bota duhet tretur

Mizori e vërtetë

 

Asgjë s'do t'jetë njësoj

Kur ti NËNË t'largohesh nga ky dhe

Është e kotë vetëm të t'mendoj

Nëqoftëse s'të kemë këtu me ne

 

Nëse Zoti të merr pranë vetes

Për mua është dita që e njoh vetminë

Drita do t'shuhet unë s'lëviz më

Asgjë s'do ta mbush asnjëherë zbrazëtinë

 

Sikur larg meje ndonjë ditë do të jesh

Në zemrën time vendin do ta kesh

Në gjunj të bie e ta fal shpirtin tim

Vetëm t'jesh pranë meje çdo natë e çdo agim

 

Pas vdekjes do t'vimë tek varri

E t'falemi për jetë

Në ato çaste çdo gjë do të ndali

Shpirti prehet e zemra më s'flet.

 ______

 

Kadrush Radogoshi

TESTAMENTI I SOKRATIT

- Ukshin Hotit -

kadrushradogoshi@hotmail.com

 

 

Kujtimi për mua le të mbetet

në dëshirën e fëmijës për t’u rritur

në dëshirën e plakut për t’u bërë i ri

në hapin e parë apo të fundit

të Maratonomakut

në kumtin për fitoren

në vuajtjet

e Laookoonit pasi përbuzi tradhtinë

e Prometeut pasi kundërshtoi perënditë...

 

Kujtimi për mua le të mbetet

në detin e përmallimit

në majën më të lartë të malit

ku kurora e reve të bardha mbretëron

ku nuk kanë çka të lypin

ata që u merren mendtë

nga lartësia.

 

Kujtimi për mua le të mbetet

në syrin që shikon

diellin kur lind me ndriçim hyjnor

lulet kur çelin e zemrën ia falin bukurisë

udhëheq të dashuruarit

në marshimin e tyre të gjatë

për ta vrarë vetminë

për ta mbytur pikëllimin...

Kujtimi për mua le të mbetet

në çdo fluturim që dëshmon

se liria është e vërtetë

vetëm kur ke mundësi ta ushtrosh

artin e fluturimit

në një qiell tjetër

të pikturuar nga piktori gjenial

para se të troket

në dyert e përjetësisë...

 

Kujtimi për mua le të mbetet

në kronikat e shkruara

për ata që kokën nuk e kanë

për t’i rënë murit

ndonëse rrënojnë mure

e as sytë për t’i mbyllë

kur vdekja zgërdhihet

para se ta hajë dikë apo vetveten...

 

Në dëshirën e Lirisë për të mbetur Liri

le të mbetet kujtimi për mua...

 

(Fragment i shkëputur nga Libri poetik në dorëshkrim ,,Seancë e përshpirtshme 2", që pritet të botohet së shpejti. Ky libër është pjesa e dytë e librit ,,Çabrat antologjia - Seancë e përshpirtshme". Këta libra u kushtohen viktimave të terrorit serb, eshtrat e të cilëve janë apo nuk janë kthyer akoma nga varrezat masive në Serbi.)

-----------------------------------------------------

 

Ymer Berbati

 

 

AFORIZNAT

 

1.

Aforizmat janë poezi e të menduarit, thënë në mënyrë më pak poetike.

2.

Aforizmat janë mjeshtri mendimi për të folur pak e për të thënë shumë.

3.

Aforiznat janë shkëndija që ndezin në kokë zjarrin e të menduarit.

4.

Aforizmat janë kristale mendimi që i japin hijeshi shprehjes e forcë menimit.

5.

Aforizmat janë princesha të të menduarit që nuk varen nga ndikimi i nënave të tyre.

6

Aforizmat janë zbavitje dhe nxitje për lexim.

7

Aforizmat janë mendime racionale, kursim fjalësh dhe kursim kohe.

8

Për t’p gjetur aforizmat, duhet zhytur në thellësi mendimesh mu sikur kërkuesit e margaritarëve në fund të detit.

 

(Nga libri i mendimtarit Ymer Pobrati: “1000 AFORIZMA-III”, Piramida, 2008)

 

 

Nga Don Alberti

 

Anton Nikë BERISHA: BURIM DRITE E DASHURIE

Antologji e poezisë së përshpirtëshme shqipe 1618 – 1998, botoi Gazeta RILINDJA, Prishtinë 1999, faqe 368

Për herë të parë para lexuesit shqiptar studiuesi e krijuesi i mirënjohur shqiptar, Anton Nikë Berisha paraqet në botën e letrave shqipe një Antologji të mirëfilltë të poezisë së përshpirtshme shqipe. Libri sikur grish dhe qorton ndërgjegjen për këto 380 vjet (periudhë kohore, në të cilen janë shkruar e botuar këto poezi ): kemi kaluar pranë këtyre krijimeve me ndjeshmëri të lartë artistike e me pasuri të madhe tematike e motivore me indifirencë; duke iu mbetur borxh për vendin që e meritojnë; historia e letërsisë ndhe studimet letrare, sikur e kanë varfëruar botën tonë të përjetimeve shpirtërore, botën letrare e kulturore edhe për një dimension estetik, letrar dhe artistik.
Prandaj, edhe gjakimi i autorit të antologjisë është sikunder e thekson në hyrjen e librit, njohja me një numër të mirë tekstesh të poezive të përshpirtshme shqipe, që cilësohen për shtjellime të ngritura tekstore, shprehëse e poetike, nga njëra anë, si dhe për të nxitur studime të gjithanshme e më të plota të kësaj pjese të rëndësishme të artit tonë poetik. Pra, të mos na ndodhë, me, që, në emër të një ndarjeje kierarkie vlerash (të mos studiohet kjo poezi, sepse është fetare, siç ka menduar deri me tash ndonjë studiues apo historian i letërsisë, ose t’i shpallë ato si “reaksionare”, siç kanë menduar kritikët me preferenca staliniste), edhe një herë t’i menjanojmë ato nga horizonti i pritjes dhe i receptimit letrar. Në libër janë përfshi 223 tekste nga veprat e 70 poetëve. Aty gjenden poetë të traditës sonë letrare, që nga Budi, Bogdani, Variboba e Muhamet Çami të letërsisë së vjetër; deri te De Rada, Santori, Pashko Vasa, Serembe, Naim Frashëri, Xanoni të periudhës së romantizmit, për të arrijtur te krijuesit e shekullit XX, siç janë Fishta, Mjeda, Asdreni, Lasgushi, Prennushi dhe autorë të tjerë. Mirëpo, kjo pjesë e artit të poezisë së përshpirtshme ka preokupuar edhe krijues të letërsisë shqipe, siç janë Kadare, Agolli, Arapi, Visar Zhiti, Ali Podrimja, Azem Shkreli, Sabri Hamiti, Ramadan Musliu e shumë autor të tjerë.

 

______

 

Burri i madh i paqes - Anton Çetta

 

Nga Zeqir Lushaj

zeqirlushaj@msn.com

 

 

– Kujtime –

1.

 

Në këtë fillim shkrimi për profesorin e nderuar Anton Çetta, nuk kam dëshirë të përdor fjalën -vdekje. Anton Çeta është në mes nesh. Njerëz si profesori i shquar i Kosovës, njerëz, si burri i madh i Paqes, Anton Çetta, zor se vdesin. Poeti ynë, i mirënjohur nga të gjithë, Dritëro Agolli, në një vjershë të tij për vdekjen, shkruan (në esencë) se: -kur të vdes, mos u thoni njerëzve që vijnë në shtëpi që, ka vdekur Dritëroi. Thojuni atyre se, -Ai, ka ikur me shërbim dhe do të kthehet prapë… Kjo është, (me fjalët e mia), përmbajtja e vjershës së Dritëroit. Dhe m’u kujtua pikërisht tani, që shkruaj për profesorin, për mikun tim dhe të shumë e shumë shqiptarëve, në të dy anët e kufirit shqiptar-shqiptar, kur shkruaj, për Antonin e dashur. Sepse, me të vërtetë, Anton Çetta nuk ka vdekur... -Ka ikur me sherbim, -siç thotë Agolli…!

Për profesor Antonin është folur e, do të flitet edhe më shumë në të ardhmen. Si profesor, si folklorist, si burrë i njohur i odave shqiptare, si veprimtar i palodhur shoqëror, veçanërisht në Aksioni e Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë, ... ai mbetet shembull për të gjithë ata që duan të mësojnë diçka nga e mira, diçka nga ajo që, është dashur e, duhet të bëhet për këtë komb, për këtë vend.

Kam pasur fatin dhe nderin të njihem nga afër e të rri me nge’ me profesor Antonin. Në bllokun tim të shënimeve kam disa faqe me mbresa e shënime nga Antoni i nderuar. Koha, do t’i shpalosi ato, në shenjë nderimi për këtë burrë të rrallë.

 

2.

 

Ishte, vjeshtë e vitit 1992. Me një grup intelektualësh të Tiranës e të rretheve, po punonim për krijimin e Lëvizjes Shqiptare për Mirëkuptim e Paqe. E mendonim të nevojshëm këtë subjekt shoqror, madje të domosdoshëm, në jetën e re pluraliste shqiptare. Projektet e dokumenteve që përgatitëm, ua dërguam të gjithë partive shqiptare, shumë intelektualëve, (të varur e te pavarur), për t’u konsultuar, për të na dhënë mendime. Një kopje ia dërguam edhe profesor Antonit në Prishtinë.

Morëm mendime të ndryshme dhe përfundimisht, do të shkonim në aktivin themelues të Lëvizjes Shqiptare për Mirëkuptim dhe Paqe, që u mbajt në Durrës. Disa ditë, para Aktivit, u lidha në telefon me profesor Antonin në Prishtinë. Me atë zërin e tij të butë, të dashur, shumë prindëror, mund ta quaj, Ai, më dha një përkrahje shumë të madhe në punën që kishim nisur. Përfundimisht më tha:

- Ju falenderoj për punën shumë të mirë që keni bërë. Ju përgëzoj nga shpirti për qëllimet fisnike që i keni vënë vetes. Ju lutëm, që sot, më regjistroni një anëtar të thjeshtë të Lëvizjes

Shqiptare për Mirëkuptim dhe Paqe. Ua thashë këtë bisedë, besnikërisht, siç e bëra dhe siç po e shkruaj këtu, shokëve me të cilët mblidheshim rregullisht për të punuar në prag të aktivit kombëtar. Fjalët e profesor Antonit ishin një inkurajim për të gjithë ne. Duke u konsultuar me njëritjetrin edhe për disa kandidatura të mundshme për Komitetin Drejtues, doli mendimi që profesor Anton Çettën ta propozojnë për President Nderi të Lëvizjes sonë. Më ngarkuan mua që të lidhem prapë me telefon, dhe, t’i marr mendimin për aprovim, profesorit.

Disa herë fola ato ditë në telefon me Prishtinën. Përfundimisht Ai pranoi të ishte kandidaturë për President Nderi, ashtu edhe siç u zgjodh njëzëri, me duartrokitje e me dashuri nga të gjithë delegatët. Autoriteti i tij, por dhe veprimtaria e tij e papërtuar, në Prishtinë e në Tiranë, në të mirë të Lëvizjes Shqiptare për Paqe, kurrë nuk do të harrohen… Me gjithë përpjekjet, (deri dashakeqe), Anton Çettën, nuk mund ta manipulonte kush… sidomos, politikanët e karrigeve “të marra hua, nga monizmi punist”!!

 

3.

 

Ishte gushti i vitit 1993. Kisha nderin që profesor Antonin ta kisha mik në shtëpinë time, në Breg të Lanës, në Tiranë. Një natë e paharruar, ku dëshira për të dëgjuar e për të dialoguar me atë njeri të Urtisë Popullore të bën të harrosh se është mbaruar shishja e rakisë dhe se jemi në të gdhirë.

Të nesërmen kishim mbledhjen e Komitetit, të cilën e drejtoi profesor Antoni. Eshtë shkruar për ato që u thanë në atë mbledhje por, dua të kujtoj vetëm diçka intime: Mbasi mbaroi mbledhja, profesori pyeti:- “A kemi këtu në komitet ndonjë njeri nga Berati?”… Zotlria nga Berati (Llambi Shella), u ngrit nga vendi dhe erdhi në presidium, e takoi, i dha dorën zotëri Antonit. Duke i shtërnguar dorën, profesori i tha atij:- “Kam respekt për Beratin. E kam pasur një shok të ngushtë të shkollës së mesme nga Berati, -Kristaq Tutulanin… dhe, iu mbushën sytë me lot... ”.

Gjatë një shëtitje mbas mbledhjes, në bulevardin e madh të Tiranës, i them profesorit:

 

- Si t’u duk Komiteti i Paqës, zotni Anton?

 

Profesori, e ngadalësoi më tej hapin, u kthye nga unë, më zuri për krahu e më tha:

-”Komitetin e kemi shumë të mirë. Kemi njerëz të nderuar e të ditur në Komitet. Kemi shumë të mirë edhe nga rrethet. Ka rëndësi që në masë, kemi intelektualë. Pashë, që të gjithë janë të shqetësuar për shumë probleme të Lëvizjes por edhe në përgjithësi për jetën politike në Shqipëri...

- Mos u mërzitni. Shoh që jeni disi të mërzitur, Zeqir! Kështu e kanë këto punë. Nuk ndreqen për një ditë. Ka rëndësi që, keni një qëllim shumë të mirë dhe, kam besim që, edhe qeveria do të na ndihmojë... A e ke vënë re Ti, që, njeriu shpesh është i sëmurë dhe nuk e di se çfarë ka. Për besë po, nuk e di se ku i dhemb. Ja, unë megjithë moshën, e ndjej veten mirë me shëndet, por, këto ditë, në Durrës, bana një kontroll, se, atje e kam dhe një vëlla timin, mjek. Ma shumë për merak më bani vëllai një kontroll të përgjithshëm. Dhe, e di çfarë më tha? Më tha se, nuk je mirë me stomakun...!

Kështu e kanë këto punë... Punoni, punoni, përditë nga pak, përditë e të gjithë dhe, bëhet boll, - foli me urtinë e tij karakteristike, Antoni i paharruar.

 

4.

 

Për figurën e gjerë të Anton Çettës, mund të flitet në shumë plane. Veçse, nëse ka një pikë, që shumëfishon vlerat e tij të gjithanshme, do të thosha se, ajo është thjeshtësia dhe modestia e këtij njeriu fisnik. Me trup të gjatë e të drejtë, me ato flokë të bardha- borë, me atë ecje, e cila sikur ishte sinkronizuar me urtinë e fjalën e tij me peshë, Antoni, ishte i barabartë në mes të barabartëve. Fliste me të njëjtin përkushtim e kujdes me një intelektual, me një fshatar nga Jugu a Veriu, me një fëmijë shkolle, me cilindo. Edhe kur pyetjet e bashkëbiseduesit e detyronin të thoshte diçka për vete, Ai, me kulturën dhe dinjitetin e njeriut modest kurrë, nuk dinte të thoshte: -Unë!

Më ka qëlluar në mbledhje, por dhe në biseda të lira sa e sa herë, ta dëgjoj të fliste për aksionin e madh të pajtimit të gjaqeve në Kosovë.

- Pajtimin e gjaqeve e bani rinia e Kosovës dhe jo Anton Çetta, -thoshte prerë ai. Ata, rinia ishin nismëtarët, ata na morën dhe ne, intelektualëve me vete, në një Aksion aq të madh e të paharruar.

Kur fliste për traditat e popullit, Profesori, me të vertetë të kënaqte. E njihte Kosovën dhe Shqipërinë, si i thonë fjalës, në pëllëmbë të dorës. Kudo shokë e miq, të njohur e dashamirë, të rinisë e të pleqërisë.

- Populli është pasuria më e madhe, - thoshte plot bindje - Ai është i mënçuri, ai është i zgjuari, ai e ka urtinë ashtu, origjinale. Ne, kemi vetëm një detyrë: ta njohim, ta mbledhim e ta botojmë këtë urti. Në fakt, - shtonte duke qeshur shumë sinqerisht,- edhe librat që unë kam botuar nuk janë të mijat, janë të popullit. Thonë njerëzit në biseda:- “Kështu ka thënë Anton Çetta”. -Jo more, jo. Këtë fjalë e kam dëgjuar në filan fshat, nga filan njeri... Unë, vetëm e kam shkruar,- për besë!

I dashuri, i thjeshti, i papërtuari Anton Çetta. Ai kurrë nuk dinte të thoshte jo, ose nuk mundëm, as nuk kam kohë. Një ditë, tek po e përcillja para hotel “Dajtit” në Tiranë, sapo bëhej gati të nisej për në Kosovë, vjen korrespondenti i “Zërit të Amerikës”, ish kolegu i im i “Zërit të Rinisë”, (Xhevdet Shehu) dhe, më thotë:

- Të lutem Zeqir! -Po ikën Profesori?

- Po, - i thashë unë, - ja, gati po niset.

- Aah, ç’më ngeli pa i marrë një intervistë për Zërin e Amerikës,, - tha ai, plot sinqeritet e shqetësim!

U ktheva dhe i thashë profesorit se, një gazetar, një Ish-kolegu im, ka nevojë për një intervistë për “Zërin e Amerikës”. -Te lutëm, për mua, mos i thuaj -‘Jo”!

- Po ku të bëjmë intervistë? Këtu, në rrugë? - tha Antoni, jo me ngurrim, por, si gjysëm me shaka.

- Jo, jo në rrugë profesor, -i thash unë. - Po hyjmë tek hotel “Dajti”, po pijmë dhe nga një kafe, para përcjelljes, e aty,  jepi edhe intervistën gazetarit. -Pajtohesh, -miku im?

Pa asnjë mëdyshje, u nisëm dhe, u krye edhe ajo punë e dobishme.

Atë natë, intervista u transmetua në “Zeri i Amerikës”.

***... Njerëz si Anton Çetta, nuk mund të vdesin. Nuk mund të vdesësh, kur emri dhe vepra jote, janë të pranishme në çdo vatër, në mendjen, në zemrën e në kulturen e një kombi. Kështu, edhe vetë vdekja …, sfidohet!

…Heeej! –Të dashur lexues! -Mos harroni vjershën e Dritëroit:…- Ka shkuar me sherbim! … Do kthehet së shpejti…!

Njerëzitë e mëdhenj, vërtet që duhet të besojmë se, do të na kthehen!

Tiranë, Dhjetor, 1995

-Nxjerrë nga libri me shkrime publicistike “Dyqani i mendjes”, i autorit Zeqir Lushaj, botuar nga Kristalina KH, Tiranë 2009. ISBN:978-99956-43-08-9-

 

________

 

Me rastin e 12 vjetorit përkujtojmë dëshmorin: Enver Shahin Berisha

10 maj 1970-18 maj 1999

 

"Buka e shkaut në Kosovë është sosur" (Enver Berisha)

 

Nga Fazli Maloku

besio4@hotmail.com

 

Enver Berisha u lind në fshatin Siqevë, komuna e Prishtinës, nga prindërit: babai Shahini dhe nëna Mehreme, të cilët patën gjithsej shtatë fëmijë (dy djem e pesë vajza): Mevlude-1966, Hava - 1968, Enveri - 1970, Skenderi - !974, Sanie - 1975 dhe Magbule - 1983. Fshati Siqevë shtrihet rreth 10km në verilindje të Prishtinës, në një luginë të thellë malore dhe e rrethuar me kodra të larta malore të pasura me pyje e kullosa. Fshati ka pak tokë pjellore dhe përmes tij kalon lumi i vogël. Këtu lindi dhe u rrit Enveri ynë i dashur, në këtë ambient të shëndetshëm dhe me bukuri natyrore. Babë Shahini i rriti me një kashore buke pasi që toka e pakët nuk ua siguronte as përsafërmi bukën e gojës. Ai shpesh ngarkonte një qerre dru me kuaj, i sillte në Prishtinë dhe me ato pak para u blinte gjërat më elementare për familje. Enveri u rrit kryesisht me bukën misernike, me qumshtin e dhive e njomte kafshatën e bukës, megjithate, ai që nga vegjëlia ishte djalë i shëndetshëm, shkathtësitë ia mësoi nëna natyrë brigjeve e shpatijeve të fshatit ku vera ishte përvluese dhe dimrat shumë të ashpër. Xha Shahini në një periudhë kohore 1977--1990, punoi edhe si punëtor krahu në ish ndërmarrjen " Ramiz Sadiku" në Prishtinë dhe gjithë këto sakrifica i bënte që fëmijtë e tij të rritën sa më të shëndetshëm dhe ti shkollonte edhe jashtë mundësive matriale, megjithate themi se ia doli në mënyrë të shkëlqyeshme.

Enver Berisha shkollimin fillor e kreu në fashatin e lindjes në Siqevë, me sukses të shkëlqyeshëm dhe dallohej si një djalë i dashur, mendjehollë dhe, mbi të gjitha, natyra i kishte dhuru bukuri të veçantë. Shkollën e Mesme Bujqësore e kreu në Prishtinë, për tu regjistruar më pastaj në Fakultetin Juridik po në Prishtinë. Edhe motra e madhe-Mevlude ishte studente e Fakultetit Ekonomik dhe zakonisht mësonin në një dhomë të përbashkët, por këtu jo rrallë herë vëlla e motër bisedonin edhe për tema " të nxehta",për çeshtjen kombëtare sepse fryma studentore për liri dhe çlirim kishte përshkruar çdo zemër rinore. Ç'është e vërteta, Enveri për shumë luftëra të shqiptarëve kundër pushtuesve të shumtë i mësoi në prehrin e gjyshit- Jahirit dhe të babait. Vatra e ngrohtë familjare i mësoi atdhedashurinë ndjenjat për liri dhe çlirim kombëtar si dhe urrejtjen ndaj pushtuesit. Viti 1998 Enverin e zuri si apsolvent në Fakultetin Juridik të Univeerzitetit të Prishtinës. Zjarri i lirisë që buronte nga zemrat e rinisë studentore me epiqender Univerziteti rrezatonte gjithë Kosovën e robëruar.

 

Nga rrethanat e krijuara dhe sidomos dalja publike e dalëzotëses së lirisë me emrin UÇK (Ushtria Çlirimtare e Kosovës), edhe për Enverin ishte sinjal ndriçues dhe tashmë ishte e çartë se puna e studimeve mori fund për derisa nuk çlirohet Kosova. Këtë ditë ai e kishte pritur por si agu diellin dhe pa u hamendur vendosi që të shkoi fillimisht në fshatin Llapashticë të Podujevës ku ishte i vendosur Shtabi i ZOLL-it ( Shtabi i Ushtriaë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e LLapit). Për këtë rrugë e dinte vetëm xhxhai i tij-Aliu dhe kishte lënë porosinë për familjen se mund ta vizitojnë po deshën në Llapashticë. Por ja si e shpjegojnë familjarët e Enverit shkuarjen e tij në UÇK:

Babai-Shahini:" Enveri dhe Magbulja zakonisht mbylleshin në një dhomë të përbashkët ku edhe mësonin, por edhe kur kishin me bisedu për gjëra sekrete. Ishte tetori i vitit 1998 dhe unë rastësisht erdha tek vëllai im, Aliu që jetonte në Prishtinë. Aliu më tha se Enveri ka shkuar në Llapashticë për tu rreshtuar në UÇK, dhe se ate mund ta vizitoni ditën e dielë. Por atje i kishin sygjerue që të kthehej në fshatin e lindjes në Siqevë sepse së shpejti UÇK-ja do të shtrihet gjithandej. Kështu edhe veproi. Në janar të vitit 1999 shkoi në fshatin Rimanishtë ku i kreu ushtrimet ushtarake 15 ditëshe. U kthye në siqevë dhe s'bashku me shokët: Bekim Krasniqi, Rrahim Hasani, Hamdi Ibrahimi, Kujtim dhe Behram Alshiqi ( vëllezër)formuan Njësitin e Siqevës. Enveri për fillim mbante një revolver gjashtëshe, tip amerikan të dhuruar nga gjyshi. Enveri pagoi edhe 1000marka gjermane për ti ardhur një armë por ajo nuk i erdhi! Ne jetonim në fshatin Siqevë dhe në familjen tonë erdhen nga pjesë të ndryshme të Kosovës edhe rreth 40 musafirë ku qendruan rreth tri javë. Fundi i marsit '99 kur u bë përzënja e popullatës së Prishtinës nga forcat okupatore serbiane, gjyshi i Enverit, bacë Jahiri 94 vjeç, i paralizuar, mbeti i ngujuar në shtëpinë e tij në lagjën Kodra e Trimave bile në pjesën ku u shpall "Zonë Policore" serbiane. I kanosej rreziku të vdes nga uria dhe etja. Me të dëgjuar për gjyshin e tij që aq fort e deshi,  Enveri hyri natën në lagje dhe duke kaluar nga një obor në tjetrin hyri në shtëpinë e gjyshit. E vendosi në një karrocë dore dhe kështu e barti deri në fshat tek ne. Këtë punë ai e kreu vetëm dhe nuk deshi ti rrezikonte asnjërin nga shokët. Në fillim të muajt maj pjesa kryesore e familjeve të shtyrë nga forcat serbiane u kthyen në Prishtinë. Unë mbeta me babain tim dhe me disa pleq tjerë në një strehimore që e kishte ndërtuar UÇK-ja në thellsi të pyllit. Megjithate në ofenzivën serbiane të majit, Babain ma vranë s'bashku me fqinjin tim Sylën 85 vjeç, me gruan e tij Hida dhe një plakë tjetër Vahide dhe një musafir nga fshati Terrnavë të Podujevës! Vrasjen e Enverit e mësova përmes RTSh të Tiranës. Në atë moment u përmbajta dhe vetëm shoqes nuk i tregova. Sot ndjehem shumë krenar që pata një djalë të tillë. Ai u vra për lirinë e popullit shqiptarë të Kosovës, për çlirimin e Kosovës dhe siç thoshte ai vet bashkimin e Kosovës me Shqipërinë".

 

Nënë Mehremja deklaron:

 

"Me kohë e dija se do të rreshtohet si ushtarë i UÇK-së. Thash më mirë me shokë me pushkë në dorë se me zanë shkiet si qyqan e me masakrue për ngadalë. Gjatë gjithë luftës e pash krejt pak kur vinte me marrë ushqim për vete e për shokë. Për vrasjen e Enverit e mora vesh nga burri. Ishim duke ngrënë mëngjesin. Plakut i rrodhen lotët! Unë e shikova dhe e veta: A mos u vra Enveri? Po më tha. Buka mu ndal por u përmbajta dhe në atë moment thash: Lavdi biri im! Lumja unë që po ia fal një djalë Kosovës".

Motra Mevlude e cila ishte e pandashme me Enverin shprehet:

" Në përgjithësi në familjen tonë flitej për UÇK-në që kur ajo doli publikisht. Na u kthye shpresa se megjithate paska kush i del zot Kosovës. Nga fillimi i tetorit të vitit 1998, unë i vërejta lëvizjet e vëllait tim Enverit. Dilte nga shtëpia me të gëdhirë dhe kthehej vonë. Puna e mësimeve u ndërpre plotësisht. Nuk fliste si zakonisht dhe rrinte si i mbyllur. Nuk donte ti shpaloste as para meje sekretet që mbante me shokët. Edhe unë nuk e bezdisja. Kjo zgjati deri kah fundi i dhjetorit '99. E kishte biseduar me xha Aliun, i cili jetonte në Prishtinë. E porositi në se të pyesin familja ime tregoju se unë ndodhem në Llapashticë, në UÇK, dhe po deshen mund të me vizitojnë të dielave. Kjo zgjati vetëm një natë. Erdhi vetë dhe na rrëfeu. Shokët nga Shtabi i ZOLL-it e kishin porositur që ky të kthehet në fshatin e tij dhe se atje shumë shpejt do të shtrihet UÇK-ja. Kështu edhe ndodhi. Në fillim të '99-ës i bëri ushtrimet ushtarake në Rimanishtë, nën komandën e eprorit të UÇK-së, Isak Tusha--"Kataliku". Pastaj bashkë me shokë e formuan njësitin e fshatit në kuadër të Batalionit--" BUNA-26"

të brigadës 153 të ZOLL-it. Kjo ndodhi në janar të '99-ës. Në fillim Enveri nga arma kishte një revolver gjashtëshe amerikane dhe dy bomba dore. Enveri nga familja kërkoi 1000 marka gjermane për sigurimin e armës, me kërkesën e shtabit të njësitit, por arma nuk i erdhi e as që ju kthyen paratë ndonjëherë! Gjatë ofenzivës së prillit të '99-ës e cila përfshiu edhe fshatin tonë me rrethinë, popullata civile ishte e deturuar të marshoj për në Prishtinë. Dikush nga musafëirët i dhuroi Enverit një pushkë M-48 të cilën e mbajti derisa u vra. Fillimisht Enveri na strehoi në një strehimore në thellësi të maleve por as aty nuk patëm mundësi qëndrimi dhe me 10 maj përfundimisht morëm rrugën për në Prishtinë. Në ofenzivën e 18 prillit fshati u dogj i tëri nga forcat ushtarako-policore e paramilitare serbiane. Pas kësaj date ne nuk komunikuan e as që u pamë më me Enverin. Lajmin për vrasjen e Enverit e morëm nga RTSH. Dhëmbja për vëllain tim Enverin që aq shumë e desha ishte e madhe, por u përmbajta. Edhe unë isha shumë e interesuar të rreshtohem në UÇK s'bashku me dy motrat e mia: Igballen e Sanien si dhe kusherirat tona: Zahidja, Hafia dhe Bedria, por mungesa e armatimit e bëri të vetën. Për këtë qëllim më datën 21 maj '99, të gjitha s'bashku shkuam në Shtabin e Njësitit Siqeva, tek komandanti-Nazmi Berisha--"Uka". Kuptohet na shoqëronte vëllai im Enveri, dhe e shpjeguam gadishmërinë tonë dhe dëshirën e madhe që të rreshtohemi në radhët e UÇK-së. E vërteta është se këtë dëshirë e kishin po thuaj pjesa dërmuese djem e vajza të Kosovës. Përgjigja ishte se ju fillimisht do të angazhoheni në Shtabin Civil të fshatit për derisa të sigurojmë armatimin. Sot ndjehem tepër krenare që s'paku vëllai im Enveri ia dhuroi jetën Lirisë së Kosovës dhe gjithë kombit shqiptar. Betimi i ushtarëve të UÇK-së e në këtë rast edhe i vëllait tim Enverit ishte çlirimi i tokave arbërore dhe bashkimi i tyre me Shqipërinë Nënë. Lavdi vëllait tim Enverit dhe të gjithë dëshmorëve të lirisë"!

Motra tjetër e Enverit-- Sania shprehet:" Me kohë e kuptova se Enveri kishte vendosur të rreshtohej në radhët e UÇK-së edhe pse për këte nuk fliste askush nga ne anëtarët e familjes. Lëvizjet e Enverit kohë pa kohë dhe shpeshtimi i kontakteve të tija me shokë ishte e qartë se diçka po zihej. Një ditë unë e pyeta në katër sy dhe mora këtë përgjigje: " Po, e kam vendos të rreshtohem në UÇK, i gatshem për pasojat, le të mbetët kush të mbetët i gjallë. Kthim mbrapa nuk ka". Ishte shumë i sigurtë se lufta do të fitohej. Ai më tha edhe këtë: "I tërë kombi shqiptar është në luftë me shkaun. Buka e shkaut në Kosovë është sosur"! Momentin kur morëm lajmin për vrasjen e Enverit e përjetova shumë rëndë. Edhe sot e kësaj dite nuk mund ta besoj! Ndjehem keq që edhe mua nuk mu dha mundësia të rreshtohesha në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës--shpetimtare e popullit shqiptar të Kosovës. Lavdi vëllait tim dëshmor dhe të gjithë dëshmorëve të lirisë"!

Ndërsa komandanti i Batalionit--"BUNA-26", i cili vepronte në kuadër të Brigadës 153 të ZOLL-it, Ejup Maqedonci--"UKI" për ish ushtarin e tij Enver Berishën rrëfen:

"Batalioni im "BUNA-26" fillimet e organizimeve luftarake i bëri në tetor të 1998-ës. Numri i ushtarëve sillej rreth 100. Njësiti i Siqevës ku bënte pjesë që nga formimi i tij edhe ushtari Enver Berisha u krijua në mars të vitit '99, dhe kishte 12 ushtarë. Gjatë kësaj periudhe Enveri kryente detyra të rëndësishme në vezhgim të forcave serbiane dhe në operacione luftarake. Kishte karakter të fortë, pjekuri, vizion të qartë dhe mbi të gjitha ishte shumë guximtar. Ishte i qetë në marrjen e vendimeve, diskutonte, bënte analiza të thella deri në imtësi para se të mirrej vendimi për aksion. Ishte djalë i fjalës dhe i besës me tradita shqiptare. Për guximin dhe mjeshtrinë luftarake të treguar sidomos gjatë ofenzivës së njohur serbiane të 18 prillit '99-të, Enverin e kalova në nivel më të lartë të organizimit luftarak, në "Njësitin Intervenues", pra kuptohet për intervenime të shpejta aty ku ishte rreziku më i madh i depërtimit të forcave armike në kuadër të Batalionit--"BUNA--26". Ofenziva serbiane e prillit '99 kishte marrë përmasa të jashtëzakonshme në gjithë Zonën Operative të Llapit, e në veçanti në teritorin gjeografik ku e mbulonte Brigada 153 dhe në kuadër të kësaj edhe të Batalionit tim. Armiku kishte bërë hesape pa hanxhinë se shpejtë dhe lehtë do ta asgjësojë Brigadën 153. Batalioni ynë--"BUNA-26"mbante një pozitë tepër strategjik për të mos thënë vitale për gjithë jetën e Brigadës 153. Ne mbyllnim dy gryka tepër strategjike për forcat serbiane për të depërtuar në pjesët e Gallapit si dhe në drejtim të Shtabit të Brigadës 153 me seli në fshatin Zllash të Prishtinës, grykën e Rimanishtës dhe atë të Siqevës. Ç'është e vërteta Batalioni im mirrte pjesë në operacione luftarake që u zhvilluan në fshatrat: Siqevë, Sharban, Besi, Radoshec, Berrnicë e Epërme etj. bëhej një luftë për jetë a vdekje fytafyt me armikun tepër superior në gryka zjarri po ashtu edhe në armatim dhe teknikë ushtarake. Por edhe ne i kishim përparësitë tona, si njohja e terenit pëllëmbë për pëllëmbë, motivin luftarak, serbianët luftonin si pushtues ne si çlirimtarë, ne kishim tërë popullatën në mbështetje e të tjera. Në të gjitha këto operacione luftarake Enveri ishte në pikat ballore dhe aty ku ishte më së vështiri. Në çdo fazë të rëndësisë së veçantë e konsultoja Enverin dhe nga ai gjithmonë merrja mendime dhe ide shumë të pjekura. Ishte shumë i bindur në fitore. Më 7 maj '99-të morëm aksion sulmues në fshatin Berrnicë e Epërme mbi një patrullë vezhguese serbiane ku vramë dy serbianë: Lubisha Periq--rreshter dhe Dragan Jaksimoviq--ushtar. Një rol vendimtar në këtë aksion e luajti vetë Enveri. Po ashtu me 9 maj '99, në fshatin Siqevë  organizuam një pritë befasuese një grupi paramilitarësh serbianë të uniformuar me rreth 15 veta. Dhash urdhër të mos hapet zjarr deri sa serbianët të ofroheshin në distancë të afërt 10-15metra, ku ata fare nuk e pritnin se do të jenë të sulmuar. U vranë që të gjithë pa ndonjë rrezistencë domëthënëse. Në këtë sulm u vra edhe udhëheqësi i paramilitarëve nga fshati Berrnicë me emrin Zhika. I njohur për krime. Roli i Enverit në këtë aksion ishte shumë domëthënës. Nga forca të shumëta serbiane pasoi ndëshkimi- ofenziva ditën e nesërme, datë 8 maj '99 dhe u sulmuam keqas në shumë drejtime: Nga Terrnava, Vranidolli, Besia dhe Siqeva, por ne qëndruam dhe nuk u thyem. Sulmi tjetër edhe më i thukët nga forcat serbiane në drejtimin tonë u mor më datën 18 maj '99. Gjatë këtyre ditëve nga ana e jonë u bë një rezistencë do të thosha mbinjerëzore. Në gjithë këto operacione luftarake Enverin e pata gjithëmonë pranë vedit. Enveri mbante gjithmonë vijen ballore të frontit, aty ku rreziku ishte më i madh. Pas një aksioni tepër të sukseshëm të datës 18 maj njësitin e ndave në dy grupe. Enveri mbeti me gjysmën e njësitit për ta kontrolluar edhe më tutje grykën e Siqevës ndërsa unë me grupin tjetër vazhdova rrugën për ta mbikqyrur rrugën e Llukarit dhe Grashticës se mos po na futen serbianët mbrapa shpinës. Si hakmarrje për këto humbje që ua shkaktuam serbianët filluan me granatime të pandërprera. Befasisht në mbrëmjen e kësaj dite pra 18 maj 1999, nga eprori Isak Tusha--"Kataliku", mora lajmin kobëzi se është vrarë Enver Berisha, në një luftë frontale ballë për ballë me shka. Vrasjen e Enverit e përjetova shumë rëndë, por jo vetëm unë por i gjithë Batalioni im. Humbëm njërin nga ushtarët më guximtar dhe më luftarak të Batalionit. Enveri ishte forcë edhe morale për gjithë Batalionin tonë.

 

Lavdi për jetë e mot dëshmorit të lirisë - Enver Berishës"!

 

Vëllai i dëshmorit- Enverit, Skënderi ndodhet përkohësisht me punë në Gjermani s'bashku me gruan dhe fëmijët: Enveri, 2003 ( i cili e trashëgon emrin e xhaxhit dëshmor), Marigona-2006 dhe Albulena-2008. Skenderin luftërat e Serbisë ndaj Sllovenisë dhe Kroacisë e zuri si ushtar i Armatës Popullore Jugosllave, dhe ky pa u hamendur qysh në ditët e para të luftimeve në Slloveni dezertoi nga ushtria pushtuese serbiane dhe kaloi tek ushtria çlirimtare e Sllovenisë e më pastaj u rreshtua edhe si ushtar i ushtrisë çlirimtare kroate dhe më pastaj kaloi në Gjermani ku edhe sot punon dhe jeton.

Enveri përveq pushkës nuk e harronte për asnjë çastë edhe pendën. Rregullisht mbante ditarë lufte dhe shkruante edhe poezi. Ne, nga Ditari i tij i luftës veçuam këtë poezi të shkruar nga dora e tij pak para se të vritej:

 

Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)

 

Nëpër borë e nëpër shi,

do të luftojmë për liri.

I madh e i vogël në kamb janë çue,

o me shkaun me luftue.

Do të luftojmë e do të këndojmë,

se kështu armikun do ta shkatërrojmë.

Jemi ushtarë të Skendërbeut,

do t’i dalim zot Atdheut.

Jem ushtar të Adem Jasharit,

do t’i dalim zot vatanit.

Gjithë ushtarët janë betue,

se Kosovën kemë me çliru.

Le ta di e gjithë Serbia,

se s'durohet më robëria.

Sa të janë shqiptarët gjallë,

Kurrë Kosovën s'kanë me marrë.

 

Pushka dhe penda e dëshmorit të lirisë-Enver Shahin Berisha, do të mbetët rrugë ndriçuese dhe udhërrëfyese për gjeneratat e sotme dhe ato që do të vijnë.

Enver Berisha ndëroi familjen, fisin dhe kombin shqiptar.

Nuk mund të mos e falenderoj familjen e dëshmorit për mikpritjen e ngrohtë dhe vëlazërore, si dhe rreth ndihmës të sigurimit të materialit. Poashtu falederoj ish-komandantin e Batalionit-BUNA-26, Ejup Maqedonci, tash epror i FSK-së.

Lavdi dëshmorit të lirisë, Enver Berisha!

Lavdi dëshmorëve të kombit!

Rrnoftë populli Shqiptar!

Rrnoftë Shqipëria Etnike!

 

Prishtinë, 8 maj 2011

 

_______

Pushteti titoisto-komunist kishte për qëllim likuidimin e gjithë patriotëve shqiptarë

 

Në përkujtim të 30 vjetorit të demonstratave të vitit 1981

 

Nga Xhafer Leci

 

Në Heidelberg të Gjermanisë, në praninë e rreth 150 veprimtarëve të ftuar të çështjes tonë kombëtare, u përkujtuan demonstratat e vitit 1981. Organizuan: Shoqata ”ILIRIA” dhe Këshilli organizativ në Hedelberg, Sheremet Pantina dhe Agim Dauti me shokë.

Atmosfera dhe diskutimet ishin në nivel të detyrave për çka edhe ishim tubuar.

Po përmendi disa nga të pranishmit që ende i kam të freskët në mendjen time.

Adem Demaçi, dr. Zymer Neziri, Zeqir Gërvalla, konzulli Faket Kajtazi dhe zëvendëskonzulli Ymer Lladrovci, konsullata-Stuttgart. mr. Hasan Ukëhaxhaj, Berat Luzha, Tefik Ramadani, Can Tahiri, Asllan Dibrani, Saime Isufi, Hatixhe Ramadani, Vjollca Staro, Akile Dedinca, Martin Quni, Murat Musliu, Begzad Gashi, Bejtullah Tahiri, Bujar Zogjani, Kadri Gërvalla, Sheradin Berisha, Emrush Xhemajli, Faridin Tafallari, Arif Haxhija, Xhemajl Aliu e shumë të tjerë.

Në vijim po sjell Referatin tim, të lexuar në tubimin përkujtimor, kushtuar demonstratave të viti 1981:

Pushhteti qendror i Beogradit që nga koha e I. Grashaninit 1844, V. Qubrillovoqit, I.Andriqit, A. Rankoviqit, D.Qosiqit, S. Millosheviqit e deri në ditët e sotme, kinse në emër të nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar ka projektuar plan-programe të posaçme për pastrimin etnik, shpërnguljen dhe zhdukjen fizike të popullsisë shqiptare nga trojet tona.

Shpërngulje ka pasur edhe tek popullsitë:boshnjake-muslimane, gjermane, hungareze etj.

Vasa Çubrilloviq projekt-programin e tij të vitit 1937: “Iseljavanje Arnauta”, (Shpërngulja e shqiptarëve), e ka vazhduar edhe në Jugosllavinë titoiste. Ngjashëm ka shkruar për muslimanët edhe Ivo Andriç, në romanin e tij

“ Prokleta avlija”(Shtëpia-oborri i nemur).

Pushteti qendror titoisto-komunist për qëllim kishte disciplinimin, dhe gjunjëzimin e gjithë atyre patriotëve shqiptarë, cilët kërkonin të drejtat, liri dhe barazi të njëjta, si popujt tjerë. Parulla komuniste “Vëllazërim-bashkim” ishte e rrejshme për shqiptarët.Demonstratat e vitit 1981 ishin një ngjarje e rëndësishme historike, gjithpopullore, këtyre demonstratave iu bashkangjitën, studentë, pedagogë, punëtorë, qytetarë e fshatarë.

Kërkesa kryesore ishte Kosova Republikë.

Për ngjarjet e 1981-it kanë shkruar shtypi jugosllav, ai shqiptar dhe ndërkombëtar.Kanë folur e shkruar shumë intelektual, emra të njohur, organizatorë e pjesëmarrës të demonstratave, historianë, politikanë e diplomatë të shquar.(Edhe unë, Xhafer Leci, vetëm si pjesmarrës i demonstratave të vitit 1968-1981-1990 kam folur e shkruar për aq sa kam ditur.)

Të gjitha demonstratat e organizuara në vend dhe jashtë vendit kanë pasur karakter gjithëkombëtar dhe janë zhvilluar në mborjtje të interesave dhe çështjes tone kombëtare.

1.-Demonstrata e parë u organizua në Amerikë më 1966, nga Xhafer Deva me shokë, kundër vizitës të Titos, me pretekst se: shqiptarët në Jugosllavi janë të shtypur dhe nuk gëzojnë as të drejta më elementare.

2.-Demonstrata e dytë u organiza me 1968-të, në shumë qytete të Kosovës dhe të Maqedonisë, si rezulltat i tyre shqiptarët fituan: Universitetin,Fflamurin dhe më 1974 autonominë, në kufijt e së cilës sot Kosova është pavarësuar.

3.- Demonstrata e tretë qe organizuar në vitin 1971 në shumë qytete të Kroacisë, ku për synim kishin shkëputjen dhe pavararësimin e shtetit kroat.

4.- Demonstrata e katërt me 1978, me rastin e 100 vjetorit të Lidhjes së Prizerenit, në Stuttgat të Gjermanisë, është organizuar nga -BKDSH

5.- Demonstrata e pestë qe organizuar më 1981, në shumë qytete të Kosovës, Maqedonisë dhe vende e qytete të botës Demokratike-Perëndimore. Organizimi i tyre qe bërë nga disa organizata ilegale si: LNÇKVSHJ, OMLK, LPRK, LRSSHJ, LPK, LKÇK etj.

6.- Më 1989 -1990 qenë organizuar demonstrata nga udhëheqës jo pushtetarë dhe pushtetarë shqiptarë, të pushtetit kundër suspendimit të autonomisë së Kosovës.

Qëndresa e minatorëve të Trepçës në zgafellat e minierës, në mbrojtje të autonomisë së Kosovës, është akti më heroik e historik i punëtorëve shqiptarë në historinë e Kosovës.

7.-Vitet 1990-ta në Përendim qenë oragnizuar shumë demonstrata massive nga LDK-ja.

Më 1995, në Bonn të Gjermanisë, qenë tubuar rreth 100 mijë shqiptarë.Siç e dimë, populli shqiptar lirinë e pagoi me shumë gjak. Ka pasur shumë të vrarë dhe të plagosur, shumë të burgosur, të malltretuar fizikisht dhe psikikisht.

Shqipëria, për 45 vjet të regjimit komunist asnjëherë nuk organizoi asnjë demonstratë në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të popullit dhe tokave tona të okupuara nga ish Jugosllavia!

Historia e Shqipërisë në plan-programet shkollore ka qenë e ndarë nga historia kombëtare!

Me shëmbjen e komunizmit dhe ardhjen e demokracisë 1990, Shqipëria filloi ta ndihmojë dhe internacionalizojë çështjen tonë mbarëkombëtare, në veçanti atë të Kosovës.

Neve thirremi në Platformën e Lidhjes të Prizrenit, e cila është një busullë orientuese për mbarë popullin shqiptar. Por, atë deri më sot nuk e kemi përfillur.

Lavdi e përjetshme heronjëve dhe dëshmorëve të kombit.

 

Xhafer Leci

Gjermani-Heidelberg, 21 maj 2011

 

_______

 

Kadri Mani

 

PUSHKA E TAHIR MEHËS HAPI SHTEGUN E LIRISË

E Diel, 22-05-2011, 07:56pm (GMT+1)

 

O tek-o lenë dielli e praron Hana

Tahir Mehë-o ma nuk-o ban nana!

 

Kanë ardh bajlozët-o bijtë e shkinisë

Po ja rrethojnë-o oborrin e shtëpisë!

 

O një kjo kullë-o bre e miqasisë

O do të bahet-o bre varr i Serbisë!

 

O lufton-o Tahiri burrë-o i karizmës

Nga Panteoni dëshmuar i shqiptarizmës!

 

O kurrë në jetë-o s’kemi qenë skllavë

O aq më pak-o të pushteti-o jugosllav!

 

O jemë të familjes së lëvizjes kaçake

O nuk i dorëzohemi-o Serbisë ahmake!

 

Mbrojtje Kombëtare t’Kosovës-Sanxhakut

O nuk e shkelë dot-o ma kambë-o e shjaut!

 

Ushtrinë e kreu-o në Mal-o të Zi-e

O dhe u shqua-o fort në shenjtari-e

 

O ditë e lume-o qe ajo kur leu

O luftëtar-o bash sikur Akileu!

 

Babë Nebihi ushtar i Saban Palluzhës

Edhe i biri Tahiri shkoi rrugës së kauzës!

 

U bë tmerr për kolonistët serbë te Prekazi

O po fluturonte-o mbi flatrat e një pegazi!

 

Si n’epikën e personazheve t’Lahutës Malcisë

O vëllai ynë i Prekazit-o dhe fatlumi i Shqiprisë!

 

O hallall i qoftë qumshti e hallall i qoftë buka

O trim si Ahmet Delia-o bre dhe si oso Kuka!

 

O ma nuk njoh pushtet të Jugosllavisë horra

Ma mirë një ditë sokola se sa njiqind vjet sorra!

 

O për ta mbrojtë-o pragun e shtëpisë-e

O kaloi kaçak-o kudër Jugosllavisë-e!

 

Kanga e studentëve e nxori nga bira e minit

O dhe tashti e ka renin kanga e tij prej trimit!

 

Jam n’shtëpinë time e këtu mund t’më gjeni

Edhe le të më provojë-o i lemi edhe i blemi!

 

Krejt pasunija ime âsht  n’grykë të pushkës

Oborri shtruar gëzhojash edhe tru të arushës!

 

S’kam besim t’i dorëzohem policisë Serbisë

Kam nderin që ta mbrojë pragun e shtëpisë!

 

O hallall qumshti nënës-o more djalë

O sa herë qet-o po i godet-o në ballë!

 

O të mos-o  tentojë të hyjë-o bir insani

O për këtë Luftë ka me ndi dhe Vashingtoni!

 

Nebih Lati i plagosur tepër rëndë, tërhiqet te dera

Plagë mori edhe e mbesa 16 vjeç, Mihrie Tahir Meha!

 

Kjo Luftë po vërtetonte popullit se Shtëpia ka orë

vetëm se duhet venë vetes detyrë sa të punojë dorë!

 

Flitet argumentohet për 27 të vrarë e 45 të plagosur

E për heroin Tahir Meha një shenjëtar-o i përsosur!

 

Legjenda e Kombit, Tahir Meha, shpejtoi në çarje

Të çajë rrethimin me trastën 750 fishekë në ngarje!

 

Në luftën 19-orësh Tahir Meha e realizoi betimin

Oborri i Kullës ishte plot kufoma, plotësoi betimin!

 

Kështu, drenicasit Tahir e Nebih Meha, në dy breza

Brezi i tretë, Mihria, me plagë, të rrëfejë ndërbreza!

 

13 maji 1981, debakli skëterrë i jugosllavizmit barbar

Dhe fitore e irredentizmit dhe e nacionalizmit shqiptar!

 

Të vulosur me grykën e pushkës së Tahir Mehës heroit

Për turpin e ushtrisë e të policisë Franjo Herleviç horrit!

 

Në varrimin e Tahir e Nebih Mehës me gjithë alemin

Edhe Shaban Jashari me djemtë Hamzën dhe Ademin!

 

Këto legjenda të kombit shqiptar betohen i dolën hakut

Luftën që nisët ju ta vazhdojnë deri në fundin e gjakut!

 

O kush përdortë-o terma kombzehës

O e shpofshin plummbat e Tahir Mehës!

O janë tre breza-o me një traditë-e

Kombi shqiptar kurrë mos me u çoroditë-e!

O moj Serbi-o e shkretë kokëdërrasë-e

Burra si t’shqipërisë-o kurrë s’ke me pas-e!

O moj Serbi-o na ke gërvishur sikur kaça

Turpin e prostitucionit në kokë me shajkaça!

 

KOMBZBEHËS,-I, m. sh. -, -IT. Ai që zbeh tiparet kombëtare: gjuhën, kulturën, zakonet etj.: kombi kosovar, Kosova multietnike!! (A është Gjermania, Franca... multietnke!?)

SHKOMBËTARIZUES,-I., m. sh. -, -IT. Ai që me sjelljet e veta bjerr gjuhën, kulturën, zakonet etj.,: korrupsioni, prostitucioni, krimet ekonomike e politike, etj., që nuk ishin në traditën tonë pellazgo-ilire.

 

________

 

Xh. Leci me bashkshorte
Xh. Leci me bashkshorte

Republika e Gjermanisë refugjatëve duhet t’u japë mundësinë për një vendlindje-shtëpi të re

Manifestim në mbrojtje të të drejtave të refugjatëve

Në Kirchheim –Teck të Gjermanisë, të shtunën më 14.05.2011, Nën moton "Së bashku për të drejtat e refugjatëve në Baden-Württemberg" u festua  25 vjetori i themelimit të punës për azilkërkuesit- Arbeitskreis Asyl  (AK).
Në festivalin e manifestimit  rreth pemës së mjellur si simbol për  refugjatët në  vendin e quajtur Bastion, grupi i punës për Kirchheim tërhoqi vëmendjen në legjislacionet restriktive të azilit.

 Nga Xhafer Leci - Gjermani

 

Në Kirchheim, kishte shumë arsye për të festuar 25 vjetorin e themelimit të (AK).

Kjo organizatë solide që promovon dinjitetin dhe pjesëmarrjen e refugjatëve, jo edhe pa kritika  dhe kërkesa politike,  e që është në natyrën e gjërave. Kushtet e jetesës në të cilat jetojnë refugjatët duke pritur në Gjermani deri në fund të procedurës së tyre për azil, ja një shembull.

 

Zonja Marianne Gmelin nga Arbeitskreis AK tha:në fillim të viteve 1980-ta, grupi i punës për refugjatë të ardhur nga shumë vende  në Kichheim dhe rrethinë. "Në atë kohë ka qenë shumë vështirë për ti vu kontatet mes  azil-kërkuesve, me grupin e punës për tu ofruar atyre ndihmë," tha Gmelin. Më 1986 AK u themelua. Që atëherë, Arbeitskreis ka gjetur shumë forcë dhe energji, duke krijuar miqësi  nga përvoja shumë pozitive. Grupi i punës së Arbeitskreis edhe këtë vit për herë të dytë në Kirchheim, për fushatën e një aksioni për ndihma azil-kërkuesve,gjatë  Kërshëndellave  ka gjetur mbështetje nga gazeta Teckbote.

 

Azilkërkuesit në Gjermani përballen me shumë pasiguri

 

Zonja Kryebashkiakja Angelika Matt-Heidecker, theksoi në fjalën e saj që kërkuesit e azilit në Gjermani janë duke u përballur me shumë pasiguri. " Ekzistonë një ndalim një vjeçar me ligj mbi të drejtën e leje-punës për azil-këkuesit, për mua kjo nuk është në rregull, dhe nëse atyre u ofrohet një punë, ajo bie ndesh me ligjet gjermane,"tha Matt-Heidecker."Të punësuarit në disa raste marin paga më të ulëta se sa ndihmat sociale, vitin e parë nuk u lejohet  një kurs i gjuhës, edhe pse përvetësimi i gjuhës është mënyra për tu integruar." 
Parashikimet e Entit Federal për Migrim dhe Refugjatë kanë supozuar se në fund të 2011-ës do të vijnë rreth 6 000 azilkërkues në Baden-Württemberg.

 

Në festivalin e manifestimit rrethë pemës së mbjellur si symbol për refugjatët në vendin e quajtur Bastion, grupi i punës për Kirchheim tërhoqi vëmendjen në legjislacionet restrektive të azilit.

 

"Pyes veten në qoftë se do të ndodhte diçka e tillë, a thua nuk do të mund ti strehonim këta njerëz," tha Matt-Heidecker. 
Nga tetori 2010 ekzistontë mundësia, pa një vizë për të hyrë në BE. Ka ekzistuar frika se mund të rritët numri i emigrantëve nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina. Kjo nuk u materializua. Tash ka një fluks të  vazhdueshëm të njerëzve që vinë nga Irani, Afganistan dhe Iraku. "Unë mendoj se këtyre njerëzve Republika Gjermane  duhet tu japë mundësinë për të gjetur një vendlindje-shtëpi të re," tha Angelika Matt-Heidecker. 
"Ne nuk e dimë se si zhvillohet situata aktuale në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme. Por unë mendoj se ne duhet të jemë të përgatitur për të akomoduar shumë njerëz. " 
Sipas kryebashkiakës në lidhje me 200 azil kërkuesit aktualisht që jetojnë në Kirchheim, jeta e të cilëve ka qenë e shkatrruar dhe disa prej tyre kanë qenë të traumatizuar, dhe tash ata ballafaqohen me një shoqëri të huaj. "Këta njerëz kanë të drejtë për një jetesë të barabartë," tha Matt-Heidecker, duke theksuar se puna e qëndrueshme e integrimit që do të bëhet në Kirchheim e rrethinë, " është një garantues i bashkëjetesës njerëzore" ishte ky një kontribut i rëndësishëm që ka dhënë Arbeitskreis AK . 

Rrëfejnë për fatin e tyre si refugjatë

 

Andreas Lindner një funsionarë për Refugjatë në Baden-Württemberg  në fjalën e tij kritikojë qendrën e pritjes së refugjatëve në Karlsruhe ku  asnjë procedurë që mundëson identifikimin e refugjatëve më të rrezikuar,  si gratë e vetmuara, të përndjekurit e traumatizuar ose të sëmuarë.Këta njerëz kanë nevojë, sipas Lindner, ne një mbështetje të veçantë ose inkurajim, në vend se këtë ta bëjnë

institucionet shtetrore, këtë e bëjnë njerëzit vullnetarë.

Lindner gjithashtu kritikoi gjendjen sociale të refugjatëve. " Për 4,5 metra katror për banim , të cilat janë përcaktuar si të madhësisë minimale për një refugjat, këto ligje për refugjatët duhet të shfuqizohen," tha Lindner. Strehimi në masë në dhoma duhet braktisur. Për shumë familje është bërë strehimi për vite së bashku në një dhomë. "Kjo është e papranueshme."


Padmi Liyanage dhe Mansour Mostafazadeh raportuan në lidhje me fatin e tyre personal të refugjatëve. Më në fund Angelika Matt-Heidecker dhe Marianne Gmelin zbuluan një plakatë te trupi i pemës, cila ishte mbjellë në vitin 2008-të. Kjo ngjarje është përcjellur me valle Breakdance-dhe grupin muzikor Tilufa.

Për keqardhje vlenë të theksojë se: kanë qenë të ftuar shumë familje shqiptare cilët kanë fituar lejeqendrimin këtu në Kirchheim-Teck, për pjesëmarrje në manifestimin e 25 vjetorit të themelimimi të Arbeitskreis AK. Prezent  ishte vetëm Ismet Uka me bashkshorte nga Komuna e Medvegjës, dhe unë Xhafer Leci me bashkshorten time, i ftuar me ftesë nga Arbeitskreis-Azyl si veprimtarë dhe mërgimtarë shumë-vjeçarë.

Kirchheim -Teck, 14.05.2011
Xhafer Leci-Gjermani

Në foto Në mesin e fëmijëve azilkërkues, nga e majta: Kryebashkijakja Angelika Matt-Heidecker dhe Zonja Marianne Gmelin nga Azilkreis
Në foto Në mesin e fëmijëve azilkërkues, nga e majta: Kryebashkijakja Angelika Matt-Heidecker dhe Zonja Marianne Gmelin nga Azilkreis

Padmi Liyanage, një gazetrare azilante nga Sirilanka duke raportuar
Padmi Liyanage, një gazetrare azilante nga Sirilanka duke raportuar

Mansour Mostafazadeh, një arsimtar kurd me besim krishter nga Irani duke raportuar rrethë vuajtjeve të tij personale etj.
Mansour Mostafazadeh, një arsimtar kurd me besim krishter nga Irani duke raportuar rrethë vuajtjeve të tij personale etj.

Andreas Lindner, duke diskutuar
Andreas Lindner, duke diskutuar

Në mes me lule në dorë zonja Eva-Maria Abele një mike e shqiptarëve këtu në Kirchheim, njohëse e mire e situates, cila ka qenë disa here edhe në Kosovë.
Në mes me lule në dorë zonja Eva-Maria Abele një mike e shqiptarëve këtu në Kirchheim, njohëse e mire e situates, cila ka qenë disa here edhe në Kosovë.

Pamje nga manifestimi
Pamje nga manifestimi

 

_______

 

E Enjte, 14-04-2011, 07:03pm (GMT+1)

Petraq J. Pali

 

DUHET KTHIM... !

 

Sa here vij ne ate porte

syte me mbeten te lotuar

nuk e di se c'zemra thote

ndjej nje mall te perveluar.

 

Ndoshta nga Ata qe s'jane

apo dhimbje ndjej per guret

se kujtimet jane flake

zhuritin shpirtin e Burrit !

 

Ah... shtepia ime e Gurte

si duron moj e uruar

Ku eshte Zoti i shtepise

Pa mandolinen ne duar ?

 

Ku vajti ajo sorkadhe

me mushken grive ne duar

a mos valle u merziten

qe tre ne u larguam ?

Si iku bucele e shkrete

kur e mbaje permbi supe

te griu litarja vete...

neper dejat flake te kuqe !

 

Nene e babe  sikur te ishit

porta do te qe kanate

se zakon e kish shtepia

Te prit miqte dite e nate.

 

Dere e vathit me qemere

qendron per dekada mbyllur

se femije nipa e mbesa

Perendimit, jane ndrydhur...!

 

Nuk e kthenin koken mbrapa

te shikojne folene e vjeter

gati sa s'bie catia

Nga rrebesh a cdo gje tjeter !

 

Bari ne te gjithe oborrin

sa vertet me hidheron

Kujtoj lulet mbi saksite

kur nena i hismeton !

 

Ah.. fotografia e shkrete

qe ke ngelur si kujtim

cdo dite me duket e mjere

ma trullos dhe trurin Tim !

 

Mandolina s'nxjer me tinguj

makina e shkrimit po hesht.

Bucela dhogat zberthyer

samari i mushkes ne shesh !

 

Vetem peme e XINXIFESE

qendron besnike ne obor

porsi karakooll i larte

roje e shtepise qendron !

 

Ta shikosh kur lulezon

i jep shprese gjithe shtepise

gjithe oborin e mbulon

me fruta poshte hardhise !

 

Dritaret me qepena mbyllur

shiu lot leshon mbi to

se kur nipat vinin Vlore

kenaqej nje Qeparo.

 

Femije porsi Urate

te bukur si yll ndriconin

kaqe dashuronin fshatin

me asgje nuk e nderonin !

 

Edhe sot ku vegjetojne

te gjithe mallengjyer jane

per cdo mbremje e cdo darke

Kujtojne gjysherit dhe jatakne* =*shtepine.

 

Kaqe merak kane ne zemer

sa nuk e beson cdo kush

kur kujtojne Qeparone

u qesh buza nene hund' !

 

Te gjithe pa perjashtim

ruajne ne zemer kujtime

pa le me i shkreti un'

per cdo ore me mallengjime.

 

Sa s'po plas e t'ja bej bam

se malli me mer cdo dite....

me ri mendja atje...

atje ku jane bukurite. !

 

Mbi ata shkembej si stralli

ku shqiponjat ngrejne folene

aty ku bregu i blujte...

i ka ritur vete djemte !

 

Qeparoi si keshtjelle

qendron krenar mbi toke

ka hedhe rrenjet mbi shkembejte

dhe djemve hajde u thote !

 

Por do te vije dita

qe ato porta te hapen

o nga djemte apo nga nipat

tjeter pamje do te c'faqet !

 

Te shikosh se c'lumturi

do te ndjejne Tanet Nipa

eshte guri qe peshon

eshte e embel Buka Krypa !

 

Ta shijosh ne vendit tend

Jeten tende shume te cmuar

as nje gje nuk do te dhemb

Edhe ngelesh i Nderuar.

 

Ikem morem arratine

se ashtu qe fati jone

Po tani mbas kaqe vjetesh

duhet kthimi pergjithmone.

 

Boll na shkrehu kurbeti

na mesoi ndoshta shume

te gjithe si "kanakare"

vargoj na vuri ne gjume...!

 

Se sa here ne krevat

jemi shtrire per te fjetur

na ben zemra tak tak

c'lame mbrapa s'kemi gjetur !

 

Edhe endrat te mundojne

e te bejne si gjysmak

Kush u kthye nga kurbeti

burre i forte apo i sakt' ?

 

Me thoni shoke me thoni

ndoshta une gabim e kam

ama po do te rrosh ca gjate

ktheu mbrapa sa me par' !

 

__________

 

Kriza greke?

 

Për greqizimin e Shqipërisë, ka gisht edhe Bashkësia Evropiane

 

Nga Gani Mehmeti

gani_mehmeti2@hotmail.com

 

Me mbulimin e “humbjeve” dhe krizës monetare në Greqi, BE-ja ka dhënë një kontribut shumë të madh në përpjekjet e greqizimit të Jugut të Shqipërisë nga Greqia. Kjo, nga se, Greqia ka mobilizuar dhe ka dhënë para të gatshme banorëve grekë për të shkuar dhe për të blerë troje e toka shqiptare në Sarandë, në Himarë e gjetiu. Ndërsa, i vë në shitje ujëdhesat e siujëdhesat e veta. Kjo është një politikë dyfish e rrezikshme greke: Në njërën anë dërgon gregërit në Shqipëri që ta popullojnë atë dhe në anën tjetër, nëse ndonjëri nga shqiptarët blejnë ishujt e Greqisë, ata do të greqizohen, dhe kështu, numri i shqiptarëve do të zvogëlohej e i grekëve do të shtohej, duke u  zgjëruar edhe në Jugun e Shqipërisë, Greqia do të zgjërohej.  BE-ja është mirë ta kontrollojë Greqinë se ku dhe për çka po i shfrytëzon ndihmat e marra prej saj, se vetëm atëhere BE-ja nuk do të mbetej shovene dhe nuk do t’i kontribuonte greqizimit të Shqipërisë.

Natyrisht, këtu ka faj edhe vetë shteti Shqiptar që nuk vë kushte se si dhe kur një shtetas i huaj ka të drejtë të blejë shtëpi brenda territorit të saj, pastaj se si lejon veprimet armiqësore kundër shtetit, dhe, shteti fle.

Edhe vetë shqiptarët tregohen të dobët kombëtarisht, kur pranojnë që për një cope bukë, edhe kur nuk ju mungon ajo, të tjetërsohen, të shndërrohen (konvertohen) nga shqiptarë në grekër.  Ky veprim është i rrezikshëm deri ne çmenduri.

 

_________

 

Vasil Tabaku: Kolegji ''Saadi'' në vështrimin e personaliteteve të shquara shqiptare
E Hene, 13-06-2011, 07:57pm (GMT+1)

Libri 6.

Vasil Tabaku

KOLEGJI “SAADI” NË VËSHTRIMIN E PERSONALITETEVE TE SHQUARA SHQIPTARE.

(Botoi Shtëpia Botuese  “FENIKS” Tiranë 2004)

 

(Fragmente nga libri )

 

PUBLICISTIKE

 

Poeti  i njohur i rilindjes kombëtare Naim Frashëri, simbol i marrëdhënieve kulturore Shqiptaro-Perse.

 

Poeti  i njohur i rilindjes kombëtare Naim Frashëri veç vlerave të njohura, me veprën e tij të parë poetike “Ëndërrimet”, në origjinal “Tejhyjylat”, e shkruar në persisht, vlerësohet nga ekspertët e kulturës shqiptare edhe si simbol i marrëdhënieve kulturore Shqiptaro-Perse.

Kjo figurë kombëtare si dhe marrëdhëniet mes dy shteteve, u diskutuan të mërkurën në sesionin shkencor me temë "Trashëgimia kulturore Perse në Ballkan”, si një bashkëpunim mes UNESCO-s, Arkivit Qendror të Shtetit me fondacionin “Saadi Shirazi”.

Sipas Prof. Nasho Jorgaqit, “Naimi ka zgjedhur të shkruajë në persisht, që aso kohe konsiderohej si gjuha e letërsisë, e bukur, harmonike, tingëlluese dhe forma të tilla synonte të përdorte një poet si Naim Frashëri për të shprehur ndjenjat dhe mendimet e veta”.

Pikë-takimet e tjera mes dy kulturave shqiptare dhe perse, sipas Prof. Emin Lafes, janë faktet se të dy gjuhët i përkasin familjes indoeuropiane, si dhe feja myslimane. "Ne jemi pjesë e një familjeje gjuhësore, pavarësisht largësisë gjeografike. Gjatë shekujve të kaluar në Shqipëri kanë ardhur shumë fjalë perse, afërsisht 600, përmes turqishtes, pasi të dy vendet ishin pjesë e perandorisë osmane. Pikë e ngjashme e dy kulturave është dhe feja myslimane, pasi siç dihet një pjesë e shqiptarëve e kthyen fenë e tyre në mysliman, ashtu si dhe persët”. 

Kultura perse është bërë e pranishme në ambientet shqiptare falë përkthyesve të shumtë shqiptarë si Fan Noli, Vexhi Buharja, etj.

Elida Petoshati, sekretare e Përgjithshme e UNESCO-s në Tiranë, vuri theksin në njohjen dhe respektimin e diversitetit kulturor. "Të njohësh diversitetin kulturor, do të thotë të njohësh gjuhët, pasi nuk mund të ketë diversitet kulturor pa legjitimitet të tyre. Njohja e rëndësisë së gjuhëve dhe krijimi i kushteve për vazhdimësinë e tyre përbën një objektiv politik po aq të rëndësishëm, sa dhe respekti për mjedisin, arsimin, shëndetin, etj", tha ajo.  

Lidhur me përhapjen e kulturës Perse në Shqipëri, Petoshati u shpreh se “gjurmët e kësaj trashëgimie në botën shqiptare e ballkanike, dëshmojnë pikë-takimet e shumta që kanë lindur nga aspiratat për të komunikuar e shkëmbyer këto dy kultura, ku përmes tyre lind dialogu i sinqertë, ndërkulturaliteti dhe miqësia mes popujve”.

Ambasadori i Iranit në Shqipëri, Ekbali Zaveç përshëndeti të pranishmit me disa vargje të poetit Saadi, duke theksuar faktin se "kultura jonë është bërë e njohur nga ju, falë emrave të mëdhenj të letërsisë dhe kulturës Shqipe si Naim Frashëri, Fan Noli, etj”.

Sipas drejtoreshës së Arkivues së Shtetit Shqiptar, Nevila Nika, “për studiuesit do të kishte qenë më e lehtë për të evidentuar fillimet e këtyre marrëdhënieve, nëse se ne si shtet, do të kishim mundur të shpëtonim materialet e djegura dhe të dëmtuara 40 vjet më parë”.

Konferenca u mbajt në ditën e festës kombëtare të Iranit dhe shpalljes të vitit 2008, si  "viti ndërkombëtar i gjuhëve", nga UNESCO, ku studiues shqiptarë dhe iranianë hodhën dritë mbi marrëdhëniet e hershme mes dy kulturave. Në të u prezantua një ekspozitë me materiale, dorëshkrime në gjuhën perse, punime artizanale, etj.

 

(përgatiti sh.d.) 

 

SHËNIME PËR AUTORIN:

 

V A S I L   T A B A K U

 

Vasil TABAKU (10.9.1953). Lindi në Lushnje, në një familje me origjinë nga Gramshi. Pas disa muajsh familja e tij do të transferohet në zonën eMallakastrës në qytetin e Ballshit, ku e kaloi fëmijërinë dhe rininë. Arsimin tetëvjeçar e kreu në Ballsh, sikurse edhe atë të mesëm në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Derivsh Hekali”.

Poeti, shkrimtari dhe publicisti Vasil Tabaku, krijimtarinë letrare–artistike e ka filluar që në bankat e shkollës tetëvjeçare, kurse botimet e para poetike i ka publikuar në vitet e shkollës së mesme, në organet e shtypit letrar të kohës.

Në vitin 1977 ka përfunduar  Studimet e Larta, Fakulteti Gjuhë – Letërsi në Universitetin e Tiranës me rezultate të shkëlqyera, një vit më vonë ka dhënë provimet plotësuese dhe ka kryer edhe Fakultetin e Gazetarisë. Në vitin 1987 ka ndjekur për dy vjet Studimet e Larta pas Universitare në specializimin për skenarist i filmit artistik dhe ekranit televiziv, ku është diplomuar po ashtu me sukses të shkëlqyeshëm. Në vitin 1995 ka kryer trajnim dymujor për gazetari televizive pranë TRT - Ankara, Turqi.

Edhe pse që student botoi librin e parë dhe dhjetëra cikle poetike në gazetat letrare të kohës si dhe shumë artikuj studimor dhe publicistikë, pushtetarët komunist të asaj kohe, nuk i dhanë mundësinë të punonte në ndonjë qendër të zhvilluar apo shkollë qyteti, por “e detyruan?!”në shtator të vitit 1977 të filloj punën si mësues në fshatin Ninësh  Mallakastrës gjer në qershor të vitit 1978.

Më pas Vasil Tabakun do ta gjejmë në këto detyra dhe funksione profesionale:

- l978 – 1986, drejtues në Pallatin e Kulturës Ballsh.

- 1986 – 1987, gazetar në gazetën “Drita”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

- 1987 – 1993, skenarist i filmit artistik në Kinostudion “Shqipëria e Re”, Tiranë.

-1992 – 1993, kryeredaktor i Revistës “Film” organ i Kinostudios dhe Film – Distribucion.

- 1993 – 1998, gazetar në Radio Televizionin Shtetëror (RTSH), Tiranë.

- 1998, hiqet nga TVSH për shkak të bindjeve të tija politike të djathta, mishëruar edhe në emisionet e tij televizive  si dhe në shumë shkrime dhe analiza të botuara në shtypin e ditës si ”RD“, ”Tribuna Demokratike“, “Republika“, ”Drita“, “Albania“ etj.

- 1998 – 1999, gazetar në gazetën “Liria“, organ  i shoqatës së ish të dënuarve politikë të Shqipërisë.

- 1999 - 2000, gazetar në Radio Kontakt, Tiranë.

- 2000 – 2001, gazetar në TV- ATN – 1, Tiranë.

- 2001 – 2002, kryeredaktor i gazetës „Tirana demokratike“ organ i PD Tiranë.

- 2002 – 2003, kryeredaktor i gazetës “Lajmëtari i Lirisë“ organ i shoqatës për integrim të ish të përndjekurve politikë.

- 2003 – 2004, kryeredaktor i TV – ATN - 1 dhe  Reporter i Radios Ndërkombëtare „IRIB“, komentator politikë në “Radio Nacional”, bashkëpunëtor i gazetës “Bota Sot”në  Zvicër etj.

- 2004 –2005, Vasil Tabaku mbetet  i papunë.

- Që nga viti 2007, Vasil Tabaku punon gazetar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare ATSH.

 

SHKRIME, TRAJTESA E PUBLIKIME NË FUSHËN E PUBLICISTIKËS:

Vasil Tabaku, ka botuar rreth 5450 shkrime publicistike, analiza politike, sociale, shoqërore si dhe shkrime te veçanta studimore në fushën e letërsisë, folklorit dhe kritikës letrare, në këto organe: “Drita”, “Zëri i Rinisë”, në revistat: “Nëntori” e “Ylli”. Pas vitit 1991 ka botuar kryesisht në:“Rilindja Demokratike (RD)”, “Tribuna Demokratike”, ”Republika”, ”55”, ”Koha Jonë”, ”Liria”, “Ballkan”, “Sot”, ”Tema”, ”Metropol”, ”Lajmëtari i Lirisë”, ”Drita”, ”Shkodra”, ”Bota Sot” në Zvicër etj. Po ashtu Vasil Tabakun e gjemë me poezi e tregime nëpër gazeta e revista si: “Drita”, “Zëri i Rinise”, “Ylli”, “Nëntori” dhe më pas edhe në: “RD”,  “Republika”, “Drita”, “Tema“ etj.

- Vasil Tabaku është autor i rreth dyzet e pesë dokumentarëve artistik televiziv në TVSH dhe ATN – 1. Ka realizuar me qindra emisione televizive dhe radiofonike në “TVSH”, “ATN – 1”, në “Radio Kontakt”, “Radio Nacional” dhe së fundi edhe në Radion Ndërkombëtare “IRIB”.

 

VEPRAT LETRARE:

1.     Hyrja e Pranverës“, poezi, 1976.

2.    Në të gjitha ditët“, poezi, 1981.

3.    Me këngën time dhe jetën“, poezi, 1987.

4.    Ndërrimi  i epokave“, studime, 1988.

5.    Bota në sytë e mi”, ese, 1990.

6.    Klithmë drite“, poezi,  1998.

7.    Vit i mbrapsht“, ese politike, l998.

8.    Zgjim i dhimbjes“, ese dhe studime social – shoqërore, 1999.

9.    Vështrim i ngrirë”, poezi dhe ese, 2000.

10.  Shqipëria në udhëkryq, apo politika e kryqëzuar?”, studime dhe artikuj politikë,2001.

11. Shkolla Iraniane dhe Shqipëria”, studime dhe intervista me akademikë dhe personalitete të shquara, 2005.

12. Monumentet e munguara të Demokracisë”, libër eseistiko – publicistikë, 2006.

13. Baleti i drerit të plagosur“, roman, 2007.

14.  “SHKOLLA IRANIANE DHE SHQIPËRIA”, është përkthyer në gjuhën  persishte, Teheran, 2004.  

 

ËSHTË PREZANTUAR:

15. Hasan Hasani: “LEKSIKONI I SHKRIMTARËVE SHQIPTARË 1501 – 2001”, Prishtinë 2003.

16. Ferdinan Laholli: “ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE – ANTHELOGIE DER MODERNEN ALBANISCHEN LYRIK”,  Holzminde/Germany, 2003.

 

Përveç kësaj veprimtarie të begatshëm që përmendëm më lart Vasil tabaku ka në proces të finalizimit edhe dy libra, një roman dhe një libër poetik, kurse një pjese e krijimeve poetike i janë përkthyer edhe në gjermanisht, italisht dhe persisht. Ai njehë mirë italishten dhe rusishten.

Vasil Tabaku, jeton në Tiranë.

Adresa elektronike:  vasiltabaku@yahoo.com

 

Përgatiti: Sh. DIBRANI

 

____

DOM ANTON KQIRA NUK ËSHTË AS HIJA E AT GJERGJ FISHTËS!!!

 Nga Albert Dushi

kosova.atdhe@yahoo.com

 

*** Dom Anton Kqira nuk është At Gjergj Fishta, as Dom Lush Gjergji, as  At Hil Kabashi... etj., por një prift i gjorë dhe i varfër që flet shqip dhe anglisht, i cili “aksidentalisht” (lapsus lingua) shqiptarëve të  Kosovës (viktimave të hollokausit çetniko-fashist serb) ” iu ka qepur “bishta” dhe i ka quajtur “qejë, i hidhëruar pse të gjithë nuk i kishte rrjepur Milosheviqi”, me rastin kryerjes së gjenocidit serb në Kosovë (1989-1999).

 Ja, kjo është  “vula e portretit etik, humanist, fetar, kombëtar, patriotik dhe atdhetar” e Dom Anton Kqirës. Më tej, nuk nevojitet të hapen libra të tjerë.

 Akauza, shpifja, krtikika dhe anatema e Dom Anton Kqirëssë ndaj  “1.900.000 qejve  me bishta” të Kosovës bie ndesh edhe me këtë vlerësim objektiv dhe të pakundërshtueshëm të ish-presidentit të Amerikës, Bill Klinton se: “Kriza e Kosovës ishte një gjenocid në emër të Evropës”.

 Anda, nga i lindi ideja e mbrapshtë Dom Anton Kqirës, që  “1.900.000 mijë shqiptarë të Kosovës”, t’i “pagëzonte qejë dhe me bishta”?!

 

 Një krahasim më se i turpshëm dhe banal

 

 ***  Lek Mrijaj: “Don. Anton Kqiraj është Atë Gjergj Fishta i – II – i gjallë – i Shqiperisë së Ribashkuar dhe predikues i fjalës së ZOTIT në botën e civilizimit njerzor botëror.” (www.prishtinapress.info/06/06/2011).

 Shikuar në retrospektivën historike të Kishës Katolike Shqiptare, që nga koha e At Gjergj Fshtës e deri më sot, nuk  ka ndonjë prift shqiptar, që mund të krahasohet me figurën poliedrike fetare, kombëtare dhe atdhetare shqiptare të At Gjergj Fishtës.

 Deri më sot, At Gjergj Fishta është i pakrahasueshëm edhe si prift-shërbyes i Zotit, edhe si personalitet, edhe si   poet, edhe si filozof, edhe si patriot, edhe si atdhetar shqiptar, e, edhe si shkrimtar me kryeveprën e tij emblematike “Lahuta e Malëcisë”.

 At Gjergj Fishta është një nga figurat më madhështore të historisë, të kulturës, të artit dhe të shqiptatrizmit, i cili ka meritat kryesore për  hedhjen e gurthemelit  dhe të mbajtjes gjallë të frymës dhe të mobilizimit të nacionalizmit kombëtar shqiptar në kuptimin pozitiv. Këtë e provon tërë përmbajtja e veprave “Lahuta e Malësisë” dhe “Mirizi i zanave” etj.

 Me të drejtë  ka vlerësuar i ndjeri Prof.Dr. Engjëll Sedaj, se “ At Gjergj Fishta ishte Homeri shqiptar”. Kështu shkruan edhe Ndue Ukaj: “ At Gjergj Fishta ishte i pari shkrimtar shqiptar i propozuar për çmim Nobel, prozator, poet, përkthyes, "Militant i letërsisë shqipe" – i vlerësuar nga Lasgush Poradeci, për të marrë epitetin e meritum. "Poet kombëtar i shqiptarëve" - Eqrem Çabej dhe “Homeri Shqiptar” (Maximilian Lamberci dhe pastaj Engjell Sedaj).(Shih: http://sq.wikibooks.org/wiki/Letersia_e_Gergj_Fishtes/).

 Ta krahsosh Dom Anton Kqirën me At Gjergj Fishta, para së gjithash, është një ofendim dhe injorim sui generis  ndaj Gjergj Fishtës, sepse prifti Dom Anton Kqira, nuk mund të jetë as silueta e At Gjergj Fishtës, as në kuptimin  njerëzor, as në kuptim fetar, as në atë kombëtar dhe atdhetar shqiptar.

 At Gjergj Fishta kurnjëherë në jetën e tij, nuk ka pohuar, as nuk ka shkruar  diç skandaloze se “shqiptarët e Kosovës janë me bishta, janë qejë dhe se nuk e kanë merituar lirinë nga Beogradi”, ashtu siç ka deklaruar botërisht në Detroit prifti i Kishës Katolike Shqiptare, Dom Anton Kqira: “shqiptarët e Kosovës i quan me bisht, dhe hidhërohet si nuk i paska rjepur Millosheviqi 1,900,000 qejë, ai shkon edhe më larg, të gjitha viktimat e pafajshme 280,000 në Bosnje i quan qejë, edhe ata në Srebrenicë, edhe pse ky masakër u gjykua nga komuniteti ndërkombëtarë dhe Gjykata Ndërkombtërare e Hagës si gjenocid.”?!(www.albaniapress.com, 24.02.2010/http://www.youtube.com).

 Kjo deklaratë e Dom Anton Kqirës është “biografia patriotike” e tij, që flet qart dhe me argumente të pakundërshtueshme  se ai nuk mund të krahasohet, jo me At Gjergj Fishta, por me asnjë prfit shqiptar të të gjitha gjeneratave të derisotme të Kishës Katolike Shqiptare, sepse asnjëri prej tyre nuk doli që shqiptarët t’i ofendojë dhe t’i poshtërojë, duke i quajtur “1.900.000 shqiptarë të Kosovës me “bishta” dhe “qejë”, që sipas psikës së tij të deformuar dhe të sëmurë njerëzisht dhe kombëtarisht, “është dashur të rjepën nga Milosheviqi”.

 Veç kësaj, Dom Anton Kqira nuk ka mundur ta fsheh racizmin dhe urrjetjen e  tij edhe ndaj “280.000 mijë viktimave myslimane boshnjake në Bosnjë të gjenocidit serb, të cilat i quan qejë”, edhe pse Tribunali i Hagës masakrën e Srebrenicës mbi 8000 mijë myslmanë boshnjakë, e cilësoi me emër dhe mbiemër-gjenocid.

 Në bazë të kësaj çfarë ka deklaruar kundër shqiptarëve dhe kundër myslimanëve të Bosnjës, Dom Anton Kqira, është vetëm një siluetë e zezë edhe për kishën, edhe për kombin shqiptar, edhe për Shqipërinë etnike, edhe për humanizmin. Asgjë më shumë.

 Prandaj, krahasimi i Dom Anton Kqirës me At Gjergj Fishtën dhe me Shqipërinë e ribashkuar, është një ofendim i madh edhe ndaj At Gjergj Fishtës, edhe ndaj Kishës, edhe ndaj të gjithë shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike, sepse ai me skandlain e tij, dëshmoi se, nuk është as në rrugën e ndritshme të At Gjergj Fishtës, as të Shqipërisë Etnike, as të Zotit, por në rrugën e gabuar të dreqit, që e ka shtyrë të armiqësohet me motrat dhe me vëllezërit e tij, pa e shtytur askush dhe, pa asnjë arsye të vlefshme.

 Të mjerë dhe injornatë janë ata që bëjnë krahasime të tilla të gabueshme të antivelrave me kryevlerat fetare, humaniste, kombëtare dhe atdhetare shqiptare.

 Asnjë shqiptar, nuk duhet harruar se, në  faqet e historisë së ndritshme të Shqipërisë së Ribashkuar, nuk mund të hyjnë ata, që i ofendojnë, i shpifin dhe i baltojnë shqiptarët, duke quajtur “qejë me bishta”, ashtu siç ka vepruar “aksidentalisht” prifti i “Kishës së Shën Palit” në Detroit, Dom Anton Kqira.

 Një të “drejtë” të tillë ofenduese dhe poshtëruese ndaj kombit shqiptar, nuk e gëzon askush, prandaj as Dom Anton Kqira, të cilin Lek Mrijaj  symbyllazi  dhe pa kurrfarë argumentesh të qëndrueshme, e ka krahasuar me At Gjergj Fishtën!?!?

 Me gjithë dëshirën  dhe arsyen fiktive të Lek Mrijajt, i cili Dom  Anton  Kqirën e me syza të diellit e sheh si Gjergj Fishta, ai  Dom Anton Kqira nuk është as GJERGJ FISHTA  e as kurrfarë HEROI I SHQIPERISE SE RIBASHKUAR, por vetëm njl njeri cinik, që shquhet për oratorinë e tij për t’i poshtëruar, ofenduar dhe kërcënuar shqiptarët si brenda, ashtu edhe jashtë Kishës së tij, ku ka sherbyer me se 20 vjet në Detroit.

 Të vërtetën mbi Dom Anton Kqirën më së miri e dijnë dhe e thonë, malësorët shqiptarë të Detroitit. Askush tjetër muk e njeh më mirë priftin e  mbrapshtë të tyre.

 Kështuqë, edhe sipas rrëfimeve të tyre autentike, Dom Anton Kqira nuk është as  At Gjergje Fishta, e as kurrfarë heroi as patrioti i Shqipërisë Etnike, ashtu siç e ka  “portretizuar” me paturpësinë  dhe me injorancën e paskrupullte, njëfare Lek Mrijaj!.

 Rrjedhimisht, Dom Anton Kqira nuk është kurrfarë i përndjekuri nga UDB-a  serbo-jugosllave, sepse me pasaportë dhe me vizë jugosllave të Beogradit ka  ardhur në Amerikë, këtu e 20 vjet më parë.

 

 

 

 Vallë, është kjo Vera Dushi, apo Mona Agrikoraire!?! Ne e patëm  pranuar në redaksinë e revistës “Shqipëria etnike” me emrin Vera Dushi; duke menduar se është gjakovare; për përmirësimin e strukturës gjinore e regjionale; por na erdhën reagime nga disa lexues duke vërtetuar se ajo nuk është “Vera Dushi”, por është Mona Agrikoraire!?- një rumune, e nëse është kjo e fundit, pra dihet se është socialiste e grupit të Fadil Shytit dhe si e tillë, nuk mud të ketë vend te revista jonë me orientim demokratik; andaj mënjanohet.

E nëse nuk është kështu, ajo duhet të na bindë për ta rikthyer?

Shëndet.

---------

Dosjet e falsifikuar nga UDB-a

 

 

Nga Xhafer Leci

xhafer-leci@online.de

 

Dosjet për të cilat flet Menduh Thaçi, si duket,  janë  të falsifikuara nga UDB-a jugosllave.
Polikat e diplomacive serbo-maqedono-sllave, për qëllime të tyre kanë: në radhë të parë, përleshjet në mes shqiptarëve deri në hakmarrje fizike. Kështu është shumë më lehtë për serbët dhe maqedonasit të depërtojnë drejt integrimt në Evropë, duke i paraqitur shqiptarët si njerëz të pa nderqshëm, që në mes veti kanë gjithmonë probleme...

Vitin e kaluar te një bashkëveprimtarë imi më rastisi të shohë disa dosje të UDB-së  të vulosura dhe të nënshkruara...

Miku im ndër të tjera më pyet: "Çka din ti për demostratën, e cila ka qenë e organizuar më 26 nëntor 1989 në Stuttgart të Gjermanisë, nga Emin Fazlija alias( Emil Kastrioti), kryetar i Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare".
 Në atë dosje shkruante: se në protestën e sipërpërmendur kanë marrë pjesë edhe drejtues nga LPK-ja si: Fazli Veliu, Ali Ahmeti, Xhavit Haliti, Bardhyl  Mahmuti, Musa Xhaferi, Emrush Xhemajli, Raif Gashi etj.
  Ndërsa nga kroatët kanë marrë pjesë: Petar Himiç, Malkica Dugeç, Tomo Naletiliç nga Stuttgat-i dhe Josip Lediç nga Frankfurt-i.
Dhe, kinse, në përleshje në mes vete në protesten e datës 26.11.1989 qenka përdorur  edhe gazi lotësjellës etj., ku, kinse, paskan kërkuar ndihmë mjekësore mbi 60 veta...

Mikut dhe bashkëveprimtarit tim i them se unë nuk e besoj që ka këtu asgjë të vërtetë, sepse neve jemi shumë dëshmitarë të gjallë, si pjesëmarrës në këtë dhe shumë demostrata

e protesta të tjera, që janë mbajt në Stuttgart dhe vende të tjera, qoftë nga e djathta apo e majta shqiptare dhe e di mirë se diçka e till nuk ka ndodhur asnjëherë.
Duke e ditur se Emin Fazlija ka mbajtë rregullisht shënime, për ta vërtetuar më mirë, e marë në telefon dhe i tregoj se çka shkruan në njenën nga dosjet, e cila bënë fjalë për protestën në fjalë. Ai më thotë: "Asgjë për pos datës nuk ka të vërtetë këtu, unë gjithmonë kam mbajt shënime dhe askush nga këta  emra të veprimtarëve të LPK-së që përmende nuk kanë diskutuar, sepse bindshëm besoj që nuk kanë marrë pjesë në protestën e datës 26.11.1989, e cila është zhvilluar për nder të 28 Nëntorit - ditës të Flamurit",- rrëfen  Emini, duke hapur-shfletuar dhe shikuar edhe domkumentet e shënuara në arhivin e tij.

Emini ndër të tjera më thotë: "Nga gjithë këta emra që përmende ti, përpos kroatit Tomo Naletiliç nga Stuttgat-i, nuk e besoj të ketë marrë pjesë në atë protestë asnjëri prej tyre. Unë disa nga këta emra të veprimtarëve të LPK-së që përmende ti nuk i kam takuar asnjëherë personalisht, e disa prej tyre i njoh, jam takuar 1-2  herë me ta, por, përveç një përshëndetje nuk kemi pasur biseda të tjera".

Nuk ka pasur asnjë përleshje dhe asnjë njeri nuk ka kërkuar kurfarë ndihme mjeksore. Këtë e di policia dhe mjekësia gjermane, sepse, mbajtjet e demonstratave gjithëherë kanë qenë të lajmëruara dhe të përcjella nga organet e policisë gjermane.
"Diku në vitet 1990-ta, -  shton Emini,-  në një protestë në Stuttgart dikush nga një urë ka pas hedhur një dozë me gaz lotsjellës në masën e protestuesve, por as atëherë askush nuk është lënduar dhe nuk ka pasur nevojë të kërkojë ndihmë mjekësore. Me këtë rast një person e pat kapur policia gjermane, por, pas disa orëve e kanë liruar", -  përfundon Emin Fazlija, duke thënë: "UDB-a gjithëherë është marrë me proçese të montuara kundër shqiptarëve".


Gjermani, 20.96.2011



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora