E shtune, 28.01.2023, 01:36 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Norvegjia nën shok, 2 atentate në Oslo, 91 të vdekur, kapet autori

E premte, 22.07.2011, 07:59 PM


OSLO-  Norvegjia ndodhet nën shok. Numri i viktimave të shpërthimit të autobombës mu në zemër të Oslos, dhe sulmi me armë në kampin rinor të Partisë së Punës në ishullin Otoja, 40 km larg kryeqytetit rritet dramatikisht orë pas ore. Bilanci i fundit është 91 të vrarë. Policia thotë se “Norvegjia është goditur nga një sulm me dimension katastrofal” ndërsa sot hedh poshtë pistën se vrasja mund të ketë motive islamike.Sipas policisë përgjegjës i të dy sulmeve është vetëm një person, Anders Behring Breivik, norvegjezi 32 vjec, me ide ekstremiste të djathta dhe anti islam. Arrestohet.

 

POLICIA KONFIRMON: I ARRESTUARI AUTOR I TE 2 SULMEVE

Ora 09: 30 Sipas policise 32 vjecari norvegjez është përgjegjës i të dy sulmeve, në Oslo dhe ne ishullin Otoja, duke shkaktuar vdekjen e 91 personave.

 

Ora 09: 15: BILANCI I RI I POLICISE: 91 TE VDEKUR

 

 I ARRESTUARI, NJE EKSTREMIST I DJATHTE NORVEGJEZ, KUNDER ISLAMIT

ORA 09:08 Policia ndodhet nën shok, pasi personi i arrestuar, i dyshuar për vrasjen e 80 personave në ishullin Otoja, është një bashkështetas i tyre. Anders Behrin Breivik, 32 vjecar norvegjez me ide ekstremiste të djathta dhe kundër islamit. “Është shumë shpejt të thuash se kjo ishte arsyeja e veprimit të tij”- bën të ditur komisari i policisë Sveinung Sponheim për televizionin publik norvegjez Nrk.

 

Sipas mediave vendase, 32 vjecari kishte dy armë të regjistruara nën emrin e tij, njëra prej të cilave një pushkë automatik, ndoshta e njëjta me të cilën hapi zjarr kundër 600 pjesëmarrësve në kapmin e të rinjve të Partisë së Punës.

 

RRITEN MASAT E SIGURISE

Ushtria dhe policia norvegjeze kanë rritur masat e sigurisë të godinave të institucioneve të cilat mund të jenë në shënjestër të terroristëve.

Policia gjithashtu ka rregulluar trafikun në qendër të kryeqytetit norvegjez. Policia thotë se qendra e Oslos, sot në mëngjes nuk është më kaotike, por mbetet urdhri për të qëndruar larg zonës.

 

ATENTATET DJE

Një shpërthim i fortë i shkaktuar nga një autobombë tronditi dje rreth orës 15.20 qendrën e Oslos, vetëm pak metra larg ndërtesës së qeverisë dhe

selisë së një gazete të njohur, duke shkaktuar të paktën 7. Ndërkohë që në një person i veshur me uniformë të policisë hapi zjarr në një kamp rinor të Partisë së Punës në Otoja, 50 km jashtë Oslos, duke shkaktuar 80 të vdekur.

(s.g/balkanWeb)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora