E enjte, 25.04.2024, 12:16 AM (GMT+1)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Sokol Sokoli, Tom Ndoja dhe viktimat e komunizmit në Shqipëri

E premte, 22.07.2011, 09:05 PM


Sokol Sokoli, Tom Ndoja dhe viktimat e komunizmit në Shqipëri

 

"Një kujtesë kundër Harresës"

 

Nga Frank Shkreli

 

Këte javë, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Zoti Bamir Topi nderoi duke dekoruar (pas vdekjes)Sokol Sokolin dhe Tomë Ndojën me "Medaljen e Artë të Shqiponjës", të cilet u ekzekutuan nga regjimi komunist i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë me 1984, të akuzuar si organizatorë të revoltës së të burgosurve politikë në burgun famëkeq të Qafë Barit.   Eshtrat e Tomë Ndojës dhe të Sokol Sokolit, të dy të pushkatuar në revoltën e Qafë Barit, u gjetën para disa javësh nga familjet e tyre, pas shumë vite kërkimesh në afersi të Shkodrës, në një zonë të dyshuar për varreza masive, ku regjimi komunist pushkatonte dhe fshehte trupat e kundërshtarëve politikë, me qëllim për të mos u gjetur kurr më.

 

Të Mërkurrën, në një ceremoni të zhvilluar në zyrën presidenciale, Presidenti Topi iu drejtua të pranishëmve, përfshirë edhe familjarët e të dekoruarve, duke thënë se sot po nderohen, "Dy qytetarë fisnikë, dy malësorë patriotë, dy emra që me aktet e tyre të trimërisë dhe rezistencës kanë zenë vend në memorien tonë kombëtare.   "Sokol Sokoli dhe Tomë Ndoja", u shpreh Presienti Topi, "nuk janë thjeshtë martirë të demokracisë, ata janë më shumë, janë simbole qëndrese, simbole kurajoje, janë simbole të disidencës politike."   Presidenti shqiptar vazhdoi duke thënë se "Revolta e 'Qafë Barit' dhe shtresa e ish-të përndjekurve politikë i treguan diktaturës se ajo ka burgosur trupat, por jo mendjen dhe shpirtin e tyre".

 

Gjetja e eshtrave të Tomë Ndojes dhe Sokol Sokolit, falë dashurisë së familjarëve dhe vendosmërisë së tyre-- që me ndihmën ose jo te enteve përkatëse të shtetit --gjetën eshtrat e të dashurve të tyre dhe i varrosën në mënyrë dinjitoze --sjellë rishtas dhe në mënyre trishtuese, në vëmëndjen e opinionit shqiptar dhe më gjerë, krimet monstroze kundër njerëzimit, si dhe trashegimine totalitare te regjimit komunist në Shqipëri.   Këjo nuk duhet të ndodhë kështu. Duket se debati në lidhje me krimet e komunizmit është ende tabu, si dicka që të mos "përmëndet" ose të justifikohet se, "ashtu ishte ajo kohë."   Shoqëria shqiptare si një shoqërie lirë, nuk mund të hedhë në harresë krimet e atij regjimi, përmasat barbare të të cilit nuk dihen ende, e ndoshta nuk do të dihen kurrë.   Do të ishte njëdeshtim moral për shqoërine shqiptare po të ndodhte një gjë e tillë.   Fatkeqsisht, në Shqipëri si në asnjë vend tjetër të Evropës Lindore, komunistët ende kanë një reputacion se ata ishin "heroj idealista", të motivuar e që luftuan fashizmin.   Shqiperia nuk kërcënohej nga fashizmi në vitin 1984, kur Tomë Ndoja dhe Sokol Sokoli u ekzekutuan në mënyrën më barbare, u lidhën me zinxhir dhe u hodhen në një gropë të pa shënjë.

 

Për hir te së vërtetës, dhe jo për hakmarrje, zbardhja e këtyre krimeve dhe e brutalitetit komunist duhet të jetë një mision kombëtar. Unë nuk e kuptoj, se pse pas 20 vjetë demokracie në Shqipëri, ende vihet re një mungesë dëshirë e vullneti – në të gjitha nivelet e shoqërisë -- për te pranuar dhe zbuluar ato që kanë ndodhur gjatë pothuaj 50 vjetë të sundimit komunist.   Në vendet e Evropës Lindore ka angazhime të vazhdueshme qeveritare, akademike, por dhe nga ana e medias për të zbardhur atë histori të zezë anë e mbanë Evropës.   Në Qershor të vitit 2008, në Prage të Cekisë u nënshkrua "Deklarata e Pragës mbi Ndërgjegjen Evropiane dhe Komunizmin", deklaratë këjo e nënshkruar nga politikanë evropianë, ish-të burgosur politikë dhe historianë, duke përfshire edhe ish-disidentin Vaclav Havel.   Deklarata e Pragës dënon krimet komuniste dhe bën thirrje që brezat e tanishëm dhe të ardhëshëm, anë e mbanë Evropës, te edukohen dhe të njoftohen me këto krime.   Shumë qeveri, ente akademike dhe organizata ndërkombëtare, si OSBE-ja dhe Këshilli Evropian, e vlerësojnë "Deklaratën e Pragës", si një dokument të përbashket që duhet të "përdoret për hulumtime dhe vlerësime kritike të regjimeve komuniste në mbarë Evropën Lindore.   Idelologjia komuniste e naziste është përgjegjëse dhe arsyeja kryesore për krimet e bëra kundër njerëzimit.   Sigurimi i informatave të përgjithëshme dhe objektive mbi historinë totalitare të komunizmit që do të cojë drejtë një njohurie dhe debate me të thellë -- është një kusht i nevojshëm dhe i doemosdoshëm për integrimin e plotë të të gjitha vendeve evropiane", sipas një deklarate të Parlamentit evropian gjatë nje sesjoni të titulluar 'Regjimet Totatilare dhe Hapja e arkivave sekrete në Evropën Qendrore dhe Lindore'.

 

Prandaj, duke pasur para syshë dëshirën dhe përpjekjet e Shqipërisë për tu integruar në Evropë, është shumë me vend që Presidenti Topi nderoi, duke dekoruar,për të mos harruar Sokol Sokolin dhe Tomë Ndojën, si edhe mijëra të tjerë -- ndër bijtë e bijat më të mira të kombit shqiptar --viktima të kësaj ideologjie vrasëse, pasi sic ka thënë edhe shkrimtari cek, Milan Kundera, "lufta kundër komunizmit është një luftë e kujtesës kundër harresës."

 

Sipas Presidentit Topi, është detyrë dhe obligim që të zbardhet e vërteta mbi krimet komuniste dhe i bëri thirrje shtetit dhe qeverisë shqiptare, si edhe  organeve të drejtësisë dhe enteve të tjera që të bëjnë c'mos për të "identifikuar dhe nderuar ashtu sic duhet cdo person të zhdukur dhe individ të ekzekutuar nën regjimin komunist.   Shqipëria e shekullit të ri ua ka borxh këte atyre që sakrfikuan jetën e tyre për demokracinë që gëzojmë sot... këte pasi kemi përgjegjesinë t'u lemë brezave të rinjë një shoqëri të pastër...për një të ardhme që nuk mbetet peng apo borxh i të kaluarës."

 

Të shpresojmë që këto fjalë të gjejnë angazhim të pergjithshëm të shtetit shqiptar dhe të mos bien në veshë të shurdhët të shoqërisë në përgjithësi.



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora