E enjte, 18.04.2024, 08:41 PM (GMT+1)

Kulturë

Ramiz Lushaj: “Tropoja, Malësia e Mirë”

E premte, 22.07.2011, 07:17 PM


"TROPOJA, MALESIA E MIRE" - NJË LIBËR

 

NDRYSHE TË TJERËVE...

 

“Tropoja, Malësia e Mirë” është një libër i ardhur në një momenttë nevojshëm, në një kohë shpjeguese dhe të domosdoshme për llojin se si libri është shkruar dhe konceptuar.

 

Libri i ri i autorit është një libër ndryshe të tjerëve, që zakonisht botohen në Shqipëri pas viteve ’90, qoftë për stilin e thjeshtë, me çfarë autori komunikon me të gjithë faktorët, ngjarjet faktet, qëllimet, të gjallë dhe jo të gjallë, por dhe për mënyrën se si ai e ka ndërtuar një libër të tillë, që duket mes guidës dhe enciklopedisë, pa qenë as njëra dhe as tjetra.

 

 “Tropoja, Malësia e Mirë”, i propozohet jo vetëm malësorit të mire të Tropojës, Malësisë së Gjakovës, apo vendeve të tjera që gjenden në hartën toponimike, të ngjarjeve dhe të objektit që shtjellon libri, por lexuesit të gjerë shqiptarë.

 

Ramiz Lushaj e ka ndërtuar dhe konceptuar  mjeshtërisht librin në fjalë, pasi ai falë përvojës me librat dhe çështjet studimore të kësaj fushe, tregon se ka një kulturë të mirë për ta konceptuar një trevë të gjerë etno-kulturore dhe etno-psikologjike, si një objekt i domosdoshëm vëmendjeje për studiuesit e vendit dhe të huaj.

 

Libri “Tropoja, Malësia e Mirë”  është një marrëdhënie e ndërsjelltë, gati anatomike”  të disa fushave që zë e drejta zakonore, folku, etnosi, konstitucioni shpirtëror, kultura, historia, dijetaria  popullore, resurset,  “koordinatat”  gjeo-ekonomike,  guida, personalitetet dhe vlerat, turizmi, të cilat të gjitha i presupozohen lexuesit për të marrë një informim të mirë për këtë trevë të gjerë dhe specifike.

 

Ramiz Lushaj është treguar përsëri një pasionant i mrekullueshëm, inteligjent dhe konsekuent me atë që e lidh atë me trevën e Tropojës.  Ai sjell jo pak njoftime të hershme, madje të panjohura nga historiografia jonë për Tropojën, po mjeshtërisht të gjithë këtë lëndë njoftuese, padyshim interesante dhe ekzotike, e servir me një natyrshmëri të çuditshme. Tropoja duket se i ruan mrekullisht “zgjatimet”  e hershme të qenësisë shqiptare, pavarësisht shekujve, që mbi të mbivendosën ngjarje, histori, bëma, dhimbje dhe pluhur harrese.

 

Është vetëm fillimi i pamjes së plotë të Tropojës me çfarë ka nevojë lexuesi shqiptar dhe ai i huaj.

 

Të tjerë vëllime të kolanës për Tropojën, si etno-kulturë dhe etno-psikologji do të sjellë autori i njohur Ramiz Lushaj.

 

Një përvojë e mirë për të gjithë...

 

Tiranë,

qershor 2011



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora