E premte, 29.03.2024, 10:25 AM (GMT)

Mendime

Kalosh Çeliku: Shkupi një ditë do ta gëdhij mëngjesin si kryeqytet i Shqipërisë Etnike

E premte, 22.07.2011, 08:02 PM


SHKUPI NJË DITË DO TA GËDHIJ MËNGJESIN

       SI KRYEQYTET I SHQIPËRISË ETNIKE

 

Nga: KALOSH ÇELIKU

 

Shqiptarëve, s’kam çka ju shkruaj më diçka të re për Kalin e Trojës nëpër Bit – Pazar. E kanë mësuar këtë tradhti luftarake nga historia përmendësh si vjershë. Edhe në librat e këndimit në shkollë. Vite me radhë ju shkruaj në mjetet e informacionit për këtë Kalë Troje teknefes me zgjebe. Gjatë ndryshimeve demokratike, edhe një libër me qindra faqe të ilustruar me karikatura nga piktori ynë i madh Adem Kastrati (Cun Geli): Kali i Trojës nëpër Bit – Pazar (1994). E paralajmërova politikën shqiptare mes atyre faqeve: Kalin e Trojës, pasmesnate na e futi duke e tërhequr për freri në Çarshinë e Shkupit  Doktor Ziu me shokë. Kohën e fundit, përpiqet me mish e shpirt të na e lidhë nën hije të Rrapit te shatërvani edhe Pelën e Trojës. Bishtin moti ia ka ngritur Pelës së Trojës, Sanço Pançoja shqiptar (Petrioti i vonuar melez). Ditë më parë, ju shkruajta edhe një shkrim rreziku: Teutat e sotshme kuqezi – gra besnike në parti. Tjetër, është ajo se kush i ka hipur kësaj pele me samarë në shpinë dhe kush e shalon me të katra nëpër Bit – Pazar.  Nuk ka rëndësi kjo “shitje e lirë” në këtë shkrim parashikues për Nesër. Përsëri, halldupët burra e gra në mënyrë vullnetare duke u shty me bërryla e bythë, nguten të futen kësaj radhe kush i pari, jo në barkun e Kalit të Trojës, po në barkun e Pelës së Trojës me zgjebe. Fatkeqësisht, edhe kësaj radhe e tërheq për freri Doktor Ziu me Sanço Pançon e tij shqiptar mbi gomar si hero lufte.

Interesant, të gjitha betajat e “përgjakshme” historike edhe sot si dje, bëhen për Dylqinenë e Tobozës. Përpak, para një viti për këtë Dylqine të Tobozës, Don Kishoti Shqiptar me Sanço Pançon trim mbi gomar, desh i futën shqiptarët me zor edhe në një luftë të re për të “drejta kombëtare”, po të mos ishte Ali Ahmeti dhe Amerika. Merreni me mend, ne shqiptarët që posa kishim dalë nga një luftë shkatërruese, edhe atë: pa brekë në bythë po të mos ishin amerikanët të na dalin krah dhe të na e mbronin shpinën. Qëllimi historik i “vëllazërim-bashkimit” nuk u mungonte kalorësve të arratisur shqiptar kuqezi: të gjitha “betejat e përgjakshme” i bënin për Dylqinenë e Tobozës shqiptare, që një Zot e di me cilin rrokulliseshte ditenatë në shtrat, bënte “dashuri” rrospie në Shtëpinë Publike.

E di, do të më pyesni në këtë shkrim: me vete duhet ta kishin edhe një hoxhë kuqezi me çallmë turku. Nuk duhet t’jua cungosh “patriotëve kuqezi” edhe këtë të drejtë qytetare, sipas konventave ndërkombëtare. Patjetër, mos mendoni se e kam harruar në xhepin e strukes, e kam lënë me qëllim për më vonë me nga një hajmali t’ju japë fuqi “kryengritësve” halldupë për luftë. “Patriotët” tanë kuqezi në barkun e Pelës së Trojës, si do të hynë në luftë për Shqipëri Etnike pa hajmali për qafe, pa një duva nga hoxha për rrugë të mbarë me bythën në Shkup e kokën në Turqi.

Përmëtepër, edhe të na prinë si komandantë pas lufte për në Liri. Teknefesët, që ende e kanë përqafe torbën me taxhi me kokat në grazhd të “vëllezërve” që nga koha e “artë” komuniste. Vërtetë, mendojnë apo shtihen se, ende ky popull ha bar dhe mund t’i hip në shpinë kujt t’i teket, bie me thupër shelgu bythëve nëpër qorrsokaqe. Apo, ende e mashtrojnë veten me taxhi, guxim donkishotian për t’i prirë në ballë këtij populli. Përsëri, nesër ta shesin shumë lirë: një post në Qeveri.

Jo! Jo, “patriotë kuqezi”! Populli shqiptar kësaj radhe ka vendosur vetë t’ia ngrej bishtin Pelës së Trojës në Bit - Pazar. Nëse, është nevoja edhe bythët në hava, rrëzë Kalasë Dardane. Dhe, të gjithë “patriotët kuqezi” t’i rrasë me radhë njëri mbi tjetrin në bark të Pelës së Trojës. Ali Ahmeti, në mënyrë solemne beshkë me Gruevskin ta hapin Portën triumfale në Shkup, dhe e gjithë pjella e keqe  komuniste të përfundojë bythekrye në Partinë e sotshme Neokomuniste.

Edhe: Shkupin përditë jemi duke e bërë metropolë botërore. Qytetin e rrethuar nga të gjitha anët me katunde shqiptarë. Skupin historik, që pas Tiranës është qyteti i dytë i banuar me shqiptarë. Vendbanimi i vetëm në botë, ku shqiptarët edhe sot e kësaj dite lindin, jetojnë, punojnë, vdesin dhe përsëri lindin pa nënshtetësi. E bëri së pari Natyra. Pastaj, ne “maqedonasit”: bullgarët, shqiptarët, vllehët, serbët, turqit, romët… E sollëm me gjithë kalë në shkup Skënderbeun, Goce Dellçevin, Dame Gruevin, Karposhin, Shën Kirilin dhe Metodin, Shën Klimentin dhe Naum Ohërin, Aleksnadrin e Madh… Rrugës është duke ardhë me kalë edhe babai i Alaksandrit të Madh, Filipi i Maqedonisë.

Dhe, çka mund të bëjmë ne shqiptarët më shumë se kaq për Shkupin?! Shekuj me radhë kemi derdh edhe gjak pët këtë qytet dardan nëpër histori. E çliruam nga të huajt, e “shkeli” për herë të parë edhe këmba e Isë Boletinit me kryengritësit shqiptar. Në mënyrë vullnetare, përsëri u tërhoqëm në male. E lamë me fajin tonë të marrë frymë në Robëri. Shkupi është i Nënës Nayrë. Myslimanët dhe të krishterët do të thoshin: i Zotit.

Pajtohem, edhe unë them: Shkupi është i Nënës Natyrë dhe Zotit. I të gjithë qytetarëve të barabartë, pa dallim feje dhe kombi. Përditë, i japin frymë, jetë vetëm këta fëmijë, gra e burra… E bëjnë më madhështorë si qytet modern. Krenarë me Vardarin mes për mes qytetit. Urën e Gurit që i lidhë dy kultura të qytetërimeve: anën shqiptare dhe atë maqedonase. E ndërtojnë, zbukurojnë me blerim, ngrejnë përmendore.

Fatkeqësia: frikë kam, se: nesër nuk kemi kujt t’ia lëmë Shkupin! Ju. përsëri do të thoni: jo, kemi gjeneratën e ardhshme. E vërtetë, vetëmse nuk dimë kush do të jetë ajo gjeneratë e ardhshme pa ngarkesa pushtuese shoveniste dhe nacionaliste. Dhashtë Zoti, edhe i varrosim në histori misionarët e Beogradit në statuja më këmbë e kuaj shale. Vetëm, vështirë do ta kemi ta varrosim sipas ceromonive fetare e politike edhe Ditën e nesërme: Shkupi kur do të marrë lirisht frymë dhe do t’ju takoj me gjithë pallate e përmendore, që gati prekin qiellin shqiptarëve autokton.

Dhe në fund, siç i kanë nisur punët historike, Natyra ose Zoti duke ua marrë mendtë politikanëve: Shkupi një ditë do ta gëdhij mëngjesin si kryeqytet i Shqipërisë Etnike…



(Vota: 43 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora