E enjte, 25.04.2024, 02:45 PM (GMT+1)

Editorial

Valentin Bruçaj: Nacionalizmi modern shqiptar dhe Çamëria

E enjte, 21.07.2011, 08:05 PM


Nacionalizmi modern shqiptar dhe Çamëria

 

Nga Valentin Bruçaj

 

Ndeshja e futbollit në mes Skënderbeut të Korçës, kampione (ndoshta) e Shqipërisë dhe Apoelit të Nikozisë, kampione e Qipros, që u zhvillua në Stadiumin e Korçës, u humb nga shqiptarët si në fushën e lojës e sidomos në shkallët e tij. Në të vërtetë, nga ana sportive, si shqiptarë, jemi mësuar me humbje, por nuk ishim mësuar edhe me humbjen e fytyrës. Rezultati 2-0 në favor të qipriotëve duhet konsideruar një sukses, po të shikojmë humbjen e tifozëve shqiptarë në shkallët e stadiumit, aty ku zhvillohej ndeshja e vërtetë, ku “luajtën” shqiptarët kundër grekëve. Parullave të tifozerisë greke, që proklamonin të ashtuquajturin Vorio Epir, disa shqiptarë me një “patriotizëm” të pashoq, iu përgjigjen se “Qipro është Turqi”. Flamuri shqiptar dhe ai turk qendronin afër njëri-tjetrit si simbol i “nacionalizmit” shqiptar. Pastaj, që skuadra shqiptare quhej Skënderbeu është paradoksi i radhës i “nacionalizmit” të shthurur shqiptar.

Qipro është një ishull që gjeografikisht ndodhet në kontinentin aziatik, por nga kultura është një ishull europian. 70 km nga brigjet e Turqisë, me një siperfaqe sa 1/3 e Republikës së Shqipërisë, 30% ështe territor turk, 5%  baza ushtarake britanike dhe pjesa më e madhe është e banuar nga grekë autoktonë. Nga ana demografike dhe fetare 80% i perkasin etnisë greko-ortodoksë dhe 20% asaj turko-muslimanë. Ne vitin 1974 Turqia sulmoi dhe pushtoi pjesën veriore të këtij ishulli, ku u trasferuan nga Anadolli drejt Veriut Qipriot 150 mijë kolonë turq për të populluar ishullin, duke formuar Republikën Turke të Qipros së Veriut, por që nuk është njohur kurrë nga Kombet e Bashkuara. 

Mund të thuhet pa frikë se çështja qipriote ka qenë kauza kryesore që mardhënjet në mes Turqisë dhe Greqisë kanë qenë pothuajse gjithmonë të tensionuara. Kjo është e kuptueshme po t’i shikojmë gjërat në prizmin grek dhe atë turk, ashtu si është e pakuptueshme kur i shikojmë  në prizmin shqiptar, ku përkrahja e kauzës turke në lidhje me Qipron është e pavend dhe joproduktive. Nacionalizmi i disa “shqiptarëve” është reduktuar tek nostalgjia otomane duke harruar se kombi është i shpërberë  në ishuj të vegjël nëpër Ballkan, me një  të ardhme ende të papërcaktuar, pa përmendur pastaj çështjen e Çamërisë, që rrezikon të jetë e humbur ende pa ia filluar.

Humbje ne loje e humbje ne Kombesi!
Një nacionalist i vërtetë shqiptar, në stadiumin e Korçës, parullave të grekëve për Vorio Epirin duhej t’u ishte përgjigjur me parulla në favor të Çamërisë. “Nga Kosturi deri në Janinë është Shqiperi”, mund të kishte qenë njëra prej parullave, pa u shqetesuar për problemin e Qipros turke. Por disa shqiptarë, të frymëzuar nga disa organizata antishqiptare, që me sa duket kanë arritur të  depertojnë edhe nëpër stadiume, në plan të parë kanë rehabilitimin e Turqisë otomane për hir të besimit musliman. Parulla të tilla nuk vinë nga dashuria që  këta “shqiptarë” kanë  për Shqipërinë, sepse po të ishte ashtu, do te kishin folur në emër të Çamërisë martire, por nga nostalgjia që kanë për Perandorinë Osmane.  Shqipëria, Kosova dhe Çamëria për këta njerëz vlen vetëm atëherë kur duhen përdorur si pretekst për rehabilitimin e Turqisë pushtuese përpara syve të shqiptarëve, apo në rastin kur duhet ndërtuar ndonjë xhami politike.

Dhe problemi gjithmonë është tek feja, që këto organizata antishqiptare mundohen ta keqinterpretojnë duke folur në emër të të gjithë shqiptarëve. Eshtë për hir të besimit musliman që këta individ, turqit apo arabët i konsiderojnë vëllezër. Dhe në momentin kur duan t’i përgjigjen rivalitetit historik me Greqinë, shprehin të gjitha emocionet e tyre të vërteta, që shqiptare nuk kanë asgjë përveç gjuhës me të cilën shprehen. Atdhedashurinë, guximin, krenarinë dhe mburrjen e kanë vetëm për Turqinë islamike, ndërsa për vendin ku jetojnë, Shqipërinë, asgjë. Dhe kjo ndodh vetëm kur bëhet fjalë për Turqinë. Shqiptarët e besimeve të tjera në asnjë moment dhe për asnjë arsye nuk vetquhen italianë, në rastin e katolikëve, dhe nuk konsiderohen grekë ne rastin e ortodokësve. Shqiptarët vëllezër sajojnë vetëm atehere kur në mes ëshët islami.

Nuk është prokupues në vetvete fakti se në Korçë disa individ  dolën me parrulla qe ”ofendonin” sportivisht kundërshtarin, sepse kjo ndodh në të gjitha stadiumet europiane dhe të njëjtën gjë bënë edhe tifozët kundërshtarë, as shpalosja e flamurit turk, nga momenti kur Turqia është njëra nga palet në kauzë(edhe se ata individ e bëjnë nga simpatia për ish pushtuesin), prokupuese është heshtja e shumicës së tifozëve prezent dhe mungesa e parullave që duhet të citonin Çamërinë.  

Në stadiumin e Korçës shqiptarët prezent u munduan të demolojnë një herë e mirë shpresat e paketa që i kanë mbetur Çamërisë martire. Në Korçë kauza e çame u mohua publikisht, për ata “shqiptare” që ishin në stadium, Çamëria nuk ekziston. Në Korçë u dëshmua edhe një herë se shqiptarët nuk e duan Çamërinë. Edhe atëherë kur flasin e bëjnë për kauza të tjera që në mënyrë indirekte janë të lidhura me kauzen çame. Çameria për ata, vlen vetëm atëherë kur kjo çështje duhet islamizur, për të zgjuar tek shqiptarët një patriotizëm të gërshetuar mes Çamërisë dhe islamit. Të gjithë e dimë shumë mirë se islamizimi i çështjes çame do të ishte edhe fundi i saj; rasti i Çeçenisë është një shembul shumë mësimdhënës.

Nacionalizmi shqiptar, gjithmonë nëse ekziston, nuk mund të flasë në emër të pushtuesëve, as të marrë anën e rehabilitimit të tyre; ai duhet përqendruar në forcimin dhe ruajtjen e shqiptarizmit të pastër, në mbrojtje të kauzës sonë kombëtare. Deportimi i këtij nacionalizmi përtej kufinjëve ku jetojnë shqiptarët është joproduktiv dhe del më i dobësuar duke humbur mbështetjen në popull. Nuk është problem i shqiptarëve as diatriba në mes Turqisë e Greqisë në lidhje me Qipron, as lufta në mes Izraelit e Palestinës.

Nacionalizmi shqiptar ka plot kauza të tjera më parë se të mbështesin Palestinen dhe kauzen e saj të padrejtë vetëm se është islamike, duke mbyllur sytë dhe veshët kur autoritetet palestineze deklarojnë në Beograd se Kosova ka qenë gjithmonë e Serbisë. Problem i nacionalizmit shqiptar duhet të jetë Lugina e Preshevës, që ndodhet ende nën dhunën serbe; duhet të jenë viktimat e harruara të Çamërisë e nderimi i tyre, dhe e drejta e të mbijetuarëve për t’u respektuar, e drejta për të marrë pronat e tyre të ligjëshme që ndodhën në territoret çame, që sot, me pa të drejtë, ndodhen brenda kufirit grek. Nacionalizmi shqiptar për t’u quajtur i tillë duhet të ketë karakter plotësisht shqiptar, i pastër prej doktrinave ideologjike dhe fashizmit orental.

Një këshillë për të gjithë ”nacionalistët modern shqiptar”: Nëse në të ardhmen ndokush ju provokon me parulla që flasin për Vorio Epirin, kujtohuni se duhet të thoni Rroftë Shqipëria… dhe jo Rroftë Turqia.



(Vota: 14 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora