E premte, 19.04.2024, 09:26 PM (GMT+1)

Kulturë

Gazeta e parë e botës

E enjte, 07.07.2005, 08:43 PM


400 vjet më parë doli në Strasburg gazeta e parë e botës
 
Sulmet e piratëve dhe dylbija e Galileit - 400 vjet më parë doli në Strasburg gazeta e parë e botës

Ekspozita "400 vjet gazetë" në Mainc

400 vjet më parë u botua në Strasburg gazeta e parë botërore. Dita e saktë nuk dihet, sepse numri i parë është zhdukur. Historianët mendojnë se mund të ketë qenë një ditë korriku e vitit 1605. Më një ekspozitë të madhe që hapet të shtunën, Muzeu Gutenbergut në Majnc kërkon të kujtojë këtë copëz të veçantë të historisë së mediave. Që prej atëherë letra e shtypur ka përjetuar shumë kriza politike dhe ekonomike, por ka përjetuar edhe zhvillimin teknologjik. Florian Peter flet për 4 shekuj gazetë në Gjermani.

Kur Johan Carolus botues dhe tipograf i lutej më 1605 Këshillit të Qytetit të Strasburgut, që t`i jepte lizencën që "të shtypte zyrtarisht gjithë historitë që meritonin të kujtoheshin", as që ia merrte mendja se po hynte në histori si krijuesi i gazetës. Carolusi nuk donte të vazhdonte t`i shkruante lajmet gjithnjë me dorë mbi letrat që prodhoheshin prej leckave të vjetra. Lajmet aktuale ai i merrte nga udhëtarët. Aty ku kalonte "reporteri" aty krijoheshin dhe gazetat shpjegon Gabriele Toepse Ziegert i Institutit për studimin e gazetave në Dortmund:"Pra, gazetat u zhvilluan përgjatë rrugëve tregëtare. Tregëtarët që udhëtonin mblidhin lajmet, i shkruanin me dorë i shumëfishonin dhe i dërgonin më tutje. Me krijimin e shtypshkronjave dhe tipografisë u bë e mundësua shtypja e gazetave. Dhe në një ditë të 1605 lindi gazeta e shtypur".

Temat e gazetave të para kishin kryesisht të bënin me ngjarjet që ndodhnin jashtë vendit: sulmet e piratëve në Detin Mesdhe, të rejat nga Papa dhe madje informacioni për zbulimin e dylbive nga Galileo Galilei. Kjo sepse nga njëra anë klientët ishin kryesisht tregëtare që kishin interes të veçantë për informacione të tilla. Nga ana tjetër edhe sepse raportimi kritik për gjendjen e vendit ndalohej me censurë.

Por kjo censurë nuk mundi ta ndalte triumfimin e gazetave. Që në vitin 1650 në Lajpcig doli gazeta e parë gjermane që botohej për ditë. Dhe më 1705 doli për herë të parë gazeta më e vjetër gjermane e cila shtypet edhe sot "Hildesheimer Allgemeine Zeitung".

Me novacionet teknike të industrisë së tipografisë bë shekullin e 19-të u bë e mundur që gazeta të kthehej në medie masive, siç shpjegon Toepse Ziegert: "Më parë gazeta shkruhej me dorë dhe praktikisht ishte punim dore. Pastaj u industrializua. Kështu mund të përdoreshin rulat me letra dhe të prodhoheshin gazeta më shpejt dhe në sasi shumë më të mëdha. ky ishte një zhvillim teknik revolucionar që u arrit nga këto makineri".

Ndryshe nga fillimi gazetat filluan të bëheshin interesante edhe për njeriun e thjeshtë dhe ekonominë. Në gjysmën e dytë të shek. të 19-të përkrah shtypit politik të partive filluan të botoheshin edhe shumë gazeta jopartiake me njoftime. Ato ia dolën mbanë që të bënin reklama dhe të arrinin me to publik më të gjerë. Në fillim të shekullit të 20-të në Gjermani kishte më shumë se 3 000 gazeta. Kjo ishte periudha e lulëzimit të gazetës si burim informimi.

Gjatë nazizmit nuk pati shtyp të lirë dhe pas tij vendimin se cilat gazeta duhet të botoheshin e merrnin forcat aleate. Të interesuar për të vendosur një stil të ri gazetarie ishin veçanërisht amerikanët. Per shembull "lajmi" dhe "opinioni" u ndanë në mënyrë strikte nga njëra tjetra. Përpjekja për objektivitet, është sipas Gabriele Toepse Ziegert arsyeja pse gazetat vazhdojnë të vlejnë tek gjermanët si një medium i besueshëm: "Pra unë mendoj se kjo është një arsye. Sipas shprehjes së famshme: "është e shkruar e zezë mbi të bardhë". Dhe nëse diçka e zezë është shkruar në të bardhë, atëherë kjo është dëshmi e vërtetësisë".

Por megjithë emrin e tyre të mirë- gazetat kanë probleme. Njoftimet sundohen nga amullia, numri i abonentëve ka rënë. Konkurenca është bërë e fortë. Fillimisht erdhi radioja, pastaj televizioni dhe më në fund interenti. Sot, veçanërisht tek të rinjtë vendin e parë në burimin e informacionit e zënë televizioni dhe interneti.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora