E merkure, 24.04.2024, 06:11 AM (GMT+1)

Mendime

Robert Papa: Konservatorizmi komunist i viteve 90-të, sundonte si më 1946

E enjte, 21.07.2011, 07:27 PM


Konservatorizmi komunist i viteve 90-të, sundonte si më 1946

 

Nga Robert PAPA

 

Ndërsa lexoja në dokumente të ndryshme në SHBA, më vinte keq se Shqipërinë e cilësonin si vend gjysmë i civilizuar. Natyrisht, që shkruhet për kohën para vitit 1990. Mbase nuk duhet të shqetësohesha, sepse sundimin e Gorbachevit e quanin si sundim të vitit 1946. Një filozof rus, dikur thoshte se "problemi me socializmin është se vlerëson proletariatin, por nuk ka respekt për punën". Ashtu si te ne, edhe në Rusi, njerëzit pretendonin sikur punonin dhe qeveria pretendonte se i paguante. BS i Gorbachevit paguante si rroga vetëm 37% të GDP, kur në perëndim kjo ishte 50%. Sipas Marksit, e gjithë vlera krijohet nga puna që kapitalisti merr mbi vlerën. Moska por edhe Tirana e vitit 1990, vuanin nga skleroza institucionale dhe varfërimi i skajshëm i burimeve njerëzore. Gorbachev, por edhe Alia ynë, u bënë reformatorë për arsye menaxheriale, jo për arsye morale. Gorbachev u bë reformator, jo se sistemi ishte si djalli, por jo produktiv. Alia u shfaq si reformator, jo se hidhte poshtë socializmin, por nga frika e revoltës së klasave të përmbysura. Si për Gorbachev, por edhe për Alinë, liria kishte vlera instrumentale. Gorbachev e vlerësonte lirinë si instrument dhe si burim i dinamizmit ekonomik për të mbajtur në këmbë agjendën e vjetër militariste. Gorbachev ishte i zgjedhuri dhe lojtari i Andropovit, fytyrës së fundit të KGB-së. Gorbachev vazhdoi atje ku e la Andropovi: denoncoi alkoolin dhe paraardhësit. Alia nuk denoncoi Hoxhën. Ndikimi i konservatorizmit amerikan, kishte shumë trysni si ndaj Gorbyt por edhe Alisë sonë. Origjina e Perestrojkës së Gorbyt, fillonte me marshallin Ogarkov. Ai nisi një fushatë për reforma sepse ishte i alarmuar nga paaftësia e BS në ekonomi për të prodhuar novacione në elektronikë, të cilat nevojiteshin nga një militarizëm modern. Alarmi i Ogarkovit, ishte akut më 10 korrik 1982, kur në Liban, Forcat Ajrore të Izraelit, përdorin përparësitë elektronike të kapërcenin raketat sovjetike... anti-avionë dhe rrëzuan 85 Migë sovjetikë që përdoreshin nga sirianët.Më 1983 konservatori Ronald Regan doli me programin e SDI (Strategic Defense Initiative), për të sfiduar Bashkimin Sovjetik që të kompletonte teknologjinë. Kësisoj, ishte Ogarkov, e jo Gorbachev, filluesi i reformave. Po te ne? Sigurisht, që nuk ishte Alia. Kur, një specialist, Trifon Puka, nisi diçka pozitive në Ministrinë e Bujqësisë, Alia dhe Zëri i Popullit e denigruan dhe e quajtën gorbaçiovian. Pra Alia ishte kundër Reformave. Uashingtoni kishte nisur disa trysni ndaj Tiranës, por me pak shpresa. Paaftësia sovjetike e vitit 1989 ndryshonte pak nga ajo e vitit 1946. Në një vend ku mungojnë 1200 artikuj nga shporta bazë e konsumatorit, në një sistem me parazitë zorrësh në ujësjellësin e Moskës, ku pacientët e spitalit, duhej të korruptojnë rrojën për një çarçaf, akoma sundonte ligji i vitit 1946. Kështu edhe në Shqipëri, madje shumë herë më keq.Por BS nuk kursente për ushtrinë, për Luftën. Po te ne? I harruat uzinat ushtarake? Po bunkerët dhe transhetë e mbrojtjes kundër pushtuesit?Konservatorizmi amerikan dhe britanik, si dhe reganizmi e detyroi gorbaçiovanizmin të kërkonte paqe dhe armëpushim dhe militarizëm moral në perëndim. Nëse Gorbachev dhe Alia, e vlerësonin lirinë vetëm si instrument, si Rusia dhe Shqipëria, i vlerësonin ata si instrumente. BS ishte si një vend i Botës së Tretë por me armë të Botës së Parë. Nik Eberstadt i Qendrës së Studimeve të Popullsisë në Havard shkruante në vitin 1990: "Nuk është asnjë vend i vetëm në Evropë ku jeta është aq e shkurtër, ose vdekshmëria e fëmijëve aq e lartë- as edhe në Shqipërinë e varfëruar dhe gjysmë të civilizuar. E matur nga shëndeti i njerëzve të tij, BS nuk është më vend i zhvilluar".BS investonte shumë në ushtri dhe pak në sektorin industrial. Një nga klinikat kardiake në Moskë, ishte në katin e 5-të të një ndërtesë pa ashensorë. Ai që hipte me këmbë në katin e 5-të nuk kishte nevojë për atë klinikë. Po te ne, as që flitej për ashensorë nëpër klinika dhe spitale.  Kremlini kishte rënë pre e alkoolit. Tirana, gjithashtu. Sovjetikët konsumonin tre herë më shumë alkool se perëndimi. Kjo sillte verbëri dhe çmenduri masive. BS kishte 1/ 10 e makinave të SHBA por kishte shumë vdekje nga makinat si pasojë e dehjes së shoferëve. Në BS kishte 90 herë më shumë vdekje nga helmimi prej alkoolit se sa në SHBA. Sipas të dhënave në republikat baltike, njerëzit shpenzonin më shumë për alkool se sa për veshjet. Në BS, por edhe në Shqipëri, veshjet ishin shumë të shtrenjta, sepse gjithkush duhet të blinte veshje dhe kjo ishte si një lloj takse e padukshme.Një studim i Leningradit, qytet i privilegjuar, tregoi se 6 % e fëmijëve deri në moshën 7 vjeçare vuanin nga të kequshqyerit. Ndotja industriale në BS kishte rritur çdo vit 65% defektet në lindje. Te ne, akoma në zonën e Elbasanit vijojnë defekte të mëdha në lindje. Abortet në BS shkonin nga 10-16 milionë në vit. Edhe Shqipëria ishte një pasqyrim i atij sistemi anti-liri. Nuk kishte rëndësi se sa cinik bëheshe, se kjo nuk mjaftonte kurrë që të mbante drejt në këmbë. Hipokrizi, cinizëm dhe dehje kombëtare. Verbëri kombëtare dhe mosngritje në revolucion, sepse tanket dhe dhuna në Budapest në vitin 1956, kishte frikuar gjithkënd, por reformat e Gorbyt dhe Alisë krijuan një situatë tjetër besimi, aq sa mund të krijohej një gjysmë-liri dhe një gjysmë- progres. Në Budapest, qytetarët morën një vendim në vitin 1956: "Nuk do marrim seriozisht qeverinë, zëre se nuk ekziston".



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora