E enjte, 28.03.2024, 11:19 AM (GMT)

Shtesë » Historia

Historia e panjohur e Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare

E shtune, 09.02.2008, 09:22 PM


Historia e panjohur e Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare (1)

Zanafilla e themelimit të LNDSH dhe Komitetit Qendror të kësaj Lëvizjeje, daton që nga Mbledhja e Parë e mbajtur në dhjetor të vitit 1943 në Gjakovë, kur patriotët shqiptarë: Halim Spahia, Selman Riza, Ejup Binaku, Sokol Dobroshi dhe Rexhë Meta, në praninë edhe të përfaqësuesve të Misionit Ushtarak britanik, themeluan Lëvizjen Ilegale Antifashiste Irredentiste Shqiptare IRREDENTA, e cila paraqet zanafillen e Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare.
Numri i shqiptarëve të zhdukur pas të ashtuquajturës LNÇl dhe pushtimit serbosllav partizano-çetnik të ndihmuar edhe nga disa përkrahës të tyre shqipfolës, kishte arritur një numër shqetësues prej më se 48000 martirë, të cilët u vranë dhe u masakruan anë e mbanë trevave shqiptare të pushtuara nga serbomalazezët dhe sllavomaqedonët, duke mos u ditur as vend ku prehen këta martirë të kombit. Kjo situatë e krijuar nga pushtuesit sllavokomunistë, nxiti Komitetin Qendror të LNDSH-së që të zgjerojë aktitivitetin duke pranuar në radhët e veta shumë patriotë shqiptarë nga një spektër i gjerë politik, të cilët duke parë në vepër tradhtinë që i ishte përgatitur kombit shqiptar, u inkuadruan në radhët e luftëtarëve të LNDSH-së dhe me armë në dorë luftuan kundër ripushtimit të Kosovës dhe trevave tjera shqiptare.
Gjatë gjysmës së dytë të vitit 1943, në Kosovë u krijuan këto tri lëvizje të rendësishme kombëtare që duhet trajtuar në kontekst me njëra tjetrën: Lidhja e Dytë e Prizrenit (15-19 shtator 1943) në Prizren, Lëvizja Ncional Demokratike Shqiptare-"LNDSH"-ja (7 dhjetor 1943) në Gjakovë dhe Konferenca e Bujanit (31 dhjetor 1943- 1 janar 1944) në Malësinë e Gjakovës. Që të trija këto lëvizje, pretendonin të arrinin të njejtin cak, por në mënyra dhe aleanca të ndryshme. Gjithsesi, nga këto tri përpjekje që i ndërmorën shqiptarët në prag të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, për nga mënyra e realizimit të këtij caku madhor mbarëkombëtar, ashtu edhe përpjekjeve për çlirimin e trevave shqiptare dhe bashkimin kombëtar, dallohet Lëvizja Nacional Demokratike Shqiptare, e cila në orientimin e saj programor mbështetej ekskluzivisht në unitetin e mbarë kombit shqiptar, "pa dallim feje, krahine e ideje". Pra, LNDSH-ja mbështetej në luftën e armatosur të patriotëve shqiptarë të një spektri të gjerë politik, kundër çdo zaptuesi të trevave shqiptare, duke llogaritur edhe në përkrahjen e Aleatëve Perëndimorë - Fitimtarë të Luftës së Dytë Botërore.

LNDSH dhe programi i saj

Përpjekjet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe kërkesat e vazhdueshme gjithkombëtare për krijimin e një Shqipërie Etnike demokratike të integruar në Botën e Lirë Perëndimore, përbënin dhe programin prej 12 pikash të LNDSH-së, që e udhëhoqi njëri ndër themeluesit e kësaj lëvizjeje kombëtare, dhe kryetar i parë i Komitetit Qendror të LNDSH-së, Halim Spahia.
Kur flasim për themelimin e LNDSH-së dhe Komitetin Qendror të saj, duhet konstatuar faktin se zanafilla e kësaj Lëvizjeje daton që nga Mbledhja e Parë të mbajtur në dhjetor të vitit 1943 në Gjakovë, kur patriotët nacionalist shqiptarë: Halim Spahia, Selman Riza, Ejup Binaku, Sokol Dobroshi dhe Rexhë Meta, në praninë edhe të përfaqësuesve të Misionit Ushtarak britanik, themeluan "Lëvizjen ilegale Antifashiste Irredentiste Shqiptare "IRREDENTA", e cila paraqet zanafillen e "Levizjes Nacional Demokratike Shqiptare". Po në këtë Mbledhje u vendos që të formohen edhe njësitë e saja të armatosura, për të cilen detyrë u caktua Ejup Binaku. (Arhiv Vojnoistorijskog Instituta, K.111, 111, 12/1. Bgd.). Prandaj, në këtë Mbledhje edhe iu vunë themelet e LNDSH-së, e cila luftoi pa kompromis kundër çdo zaptuesi të trevave shqiptare dhe për bashkimin e tyre në një Shqipëri Etnike sovrane demokratike të integruar me botën e lirë perëndimore.
Për rrezikun që paraqiste kjo Lëvizje nacionaliste shqiptare për komunistët shqiptarë dhe sidomos ata jugosllavë, tregon ky shënim: "Lëvizja "Irredenta" është më pozitivja nga të gjitha tjerat, por njëherit për ne edhe më e rrezikshmja, sepse në krye të saj qëndron avokati Selman Riza, i cili nuk ka bashkëpunuar me okupatorin... Ne disa herë kemi ardhur në kontakt me të, por kot, edhe pse çështjet po i parashtrojmë në mbështetje të Kartës së Atlantikut, me gjithë këtë, nuk kemi arritur ndonjë sukses. Ky është kundër bashkëpunimit me UNç të Jugosllavisë dhe PKJ, si dhe kundër bashkëpunimit me PK dhe UNç të Shqipërisë. Ky kërkon pavarësi qysh tani. Kërkon që Kosmeti qysh sot të ndahet nga Jugosllavia. Me gjithë qëndrimin e tij të këtillë dhe bisedave shterpe me te, ne edhe më tej po mbajmë kontakte me këtë, sepse është me ndikim të madh". (B.B. i M.V. "Surova vremena na Kosovo i Metohiji", Bgd. 1991, faqe 290).

Premtimet e Misionit Ushtarak britanik

Mbledhja e Dytë e Kryesisë së Lëvizjes "Irredenta", përkatësisht të LNDSH-së është mbajtur në muajin shkurt të vitit 1944 në shtëpinë e Dan Dobroshit, në Ragovë të Gjakovës. Këtu merrnin pjesë: Halim Spahia, Selman Riza, Shefqet Shkupi, Ejup Binaku, Sokol Dobroshi dhe dy përfaqësues të Misionit Britanik. (Ibid. faqe 310). Kjo Mbledhje kishte një rendësi të jashtëzakonshme sidomos për zgjerimin dhe transformimin e saj në LNDSH si dhe për formimin e njësive të saj të armatosura që do të ndërmerrnin aksione më të gjera luftarake për ruajtjen e tërësisë etnike shqiptare në prag të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore si dhe nga sulmet e parreshtura të bandave partizano-çetnike nga Serbia dhe Mali i Zi. Njëherit këtu edhe u trajtua detajisht situata e krijuar pas dështimit të Mbledhjes së Mukjes dhe pas mbajtjes së Konferencës së Këshillit NÇL në Bunjaj (në të cilën nuk morën pjesë përfaqësuesit e LNDSH-së). Pjesëmarrësit këtu u përqendruan në mundësitë e realizimit të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, sipas parimit të vetëvendosjes të shqiptarëve, çka theksohej edhe në Kartën e Atlantikut dhe në Rezolutën e Konferencës së Bujanit në të cilen ishte inkorporuar edhe kërkesa bazë e Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare ku thuhej: "Në Kosovë e Metohi shumicën e popullsisë e përbëjnë shqiptarët që kanë dëshirue dhe dëshirojnë bashkimin me Shqipni. (Nga shënimet autobiografike të Selman Rizës dërguar nga djali i tij Emin Riza, autorit të këtij fejtoni.)
Këtu në Ragovë, Misioni Ushtarak Britanik ishte më dorëlirë në premtimet e veta se sa në Gjakovë dhe në Konferencën e Bunjajt, duke premtuar një ndihmë më të madhe materiale për LNDSH-në. Njëherit, nepërmes të një "Deklarate" këta premtuan se Britania e Madhe do të angazhohet edhe për mbetjen e Kosovës brenda kufijve të Shqipërisë së ardhshme, me kusht që të organizohen çeta, të cilat do të luftonin më me vendosmëri kundër forcave gjermane. Majori Piter Kamp, i cili që nga fillimi i dhjetorit të vitit 1943 kishte shkuar në Kosovë dhe kishte bërë disa takime me veprimtarë të qëndresës shqiptare për të shtruar nevojën e forcimit të luftës kundër gjermanëve, nuk pranoi të nënshkruajë një deklaratë për statusin e ardhshëm të Kosovës. Në fund të janarit të vitit 1944, pas ndërhyrjes së J.B.Titos pranë Shtabit Aleat të Mesdheut me qendër në Kajro, ai u urdhërua me radiogram nga ky Shtab t'i ndërpriste "me takt" të gjitha lidhjet dhe të largohej nga Malësia e Gjakovës. Në vend të tij, për të vijuar takimet me veprimtarët e qëndresës shqiptare u emërua kapiteni Henz, i cili u pajtua me mendimin për të miratuar një deklaratë për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por menjëherë pas kësaj edhe ai u urdhërua të largohej nga Kosova". Wiliam Tilman, Julian Amery, Peter Kamp, Kujtime që nuk shlyhen", Tiranë, 1977, f. 240 dhe 247. Cituar nga Engjëll Angoni, në veprën: Selman Riza, Gjuhëtar dhe atdhetar i shquar, Tiranë, 1999, faqe 38-39).
Mirëpo, patriotët e devotshëm me përvojë të gjatë politike vërejtën fare qartë se britanikëve faktikisht u interesonte vetëm nxitja e luftës së shqiptarëve kundër forcave gjermane, por jo edhe zgjidhja faktike e problemit të bashkimit të shqiptarëve në një tërësi etnike. Me këtë rast, Misionit Ushtarak britanik iu mundësua që të bënin një inspekcion nëpër territoret e Kosovës, duke u përcjellur nga njësiti i çetës së luftëtarëve të LNDSH-së nën komandën e Ejup Binakut, në mënyrë që të ndihmojnë në formimin dhe përgatitjen e njësive të reja ushtarake të kësaj lëvizjeje. Mbledhja e Tretë e Kryesisë së LNDSH-së është mbajtur në mars të vitit 1944, në fashatin Gjinoc, ku morën pjesë: Halim Spahia, Selman Riza, Ejup Binaku, Qazim Bllaca, Sokol Dobroshi, Nuredin Haliti, si dhe Misioni Ushtarak britanik.

Pse kombtaristët nuk pranuan bashkëpunim

Si thuhet në deklarimet e disa pjesëmarrësve dhe në burimet arkivore të mangëta (pasi Mbledhja ishte tejet konspirative), këtu objekt shqyrtimi ishte po ajo problematikë si edhe më parë, me theks të veçantë në kristalizimin e detyrave që u parashtruan në Mbledhjen e Ragovës. Njëherit, Misioni Ushtarak Britanik përsëriti kërkesën për zgjerimin e aksioneve luftarake të njësive të LNDSH-së, duke aluduar në autoritetin e personaliteteve që udhëheqnin këtë Lëvizje. Njëherit, nga Misioni Ushtarak Britanik kërkohej një bashkëpunim dhe koordinim i veprimit të njësive luftarake të LNDSH-së me njësitë anifashiste partizane shqiptare dhe të Gani Kryeziut që vepronin në Malësi të Gjakovës, duke u thirrur në Deklaratën e miratuar nga Kapiteni Britanik Henz, për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Prandaj edhe pasoi ndihma financiare që Kryetari i Komitetit Qendror të LNDSH-së Halim Spahia ua dha njësive partizane shqiptare, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, duke shpresuar se do të realizoheshin premtimet për ruajtjen e tërësisë etnike të trevave shqiptare sipas parimit të vetëvendosjes deri në shkëputje.
Megjithatë, veprimtarët e LNDSH-së nuk pranuan të bashkëpunojnë, as me forcat e pushtuese gjermane dhe as me lëvizjen komuniste jugosllave dhe shqiptare që ishte e dirigjuar nga emisarët jugosllavë. Përkundrazi, LNDSH-ja synonte që çlirimin e vendit dhe bashkimin e trevave shqiptare në një Shqipëri Etnike, ta realizonte me forcat e veta ushtarake dhe përkrahjen e aleatëve perëndimorë, me të cilët Komiteti Qendror i LNDSH-së ishte në kontakt të vazhdueshëm edhe nepërmes të Misionit Ushtarak anglo-amerikan, Ambasadës britanike në Shkup, Stamboll e Tiranë. Mirëpo, është fakt se me gjithë premtimet e dhëna të aleatëve perëndimorë për një përkrahje ndaj Levizjes Nacional Demokratike Shqiptare, kjo përkrahje dështoi në shumë aspekte, që paten pasoja tejet të rënda për Kosovën dhe trevat e tjera shqiptare të aneksuara nga Jugosllavia e AVNOJ-it. Një neglizhencë spektakolare e aleatëve perëndimorë u tregua sidomos me rastin e arrestimit, gjykimit dhe denimit me vdekje-pushkatim të 6 anëtarëve të Komitetit Qendror të LNDSH-së në Procesin e Prizrenit më 27 shtator 1945, të cilët edhe pse ishin në lidhje të vazhdueshme me ta, u sakrifikuan, duke mos u angazhuar fare as për jetët e tyre. I njejti fat i gjeti edhe aleatët e devotshëm të britanikëve, si Hasan Kryeziun, që u arrestua nga forcat partizane dhe u likuidua duke e hedhur në bunarin e Hereqit, si dhe të Gani Kryeziut, i cili poashtu ishte arrestuar dhe dërguar në burgun e Sremska Mitrovicës, ku u helmua nga OZN-a jugosllave.

Rezistenca pas mbarimit të Luftes II Boterore

Pas arrestimit dhe likuidimit të anëtarëve të KQ, aktiviteti i LNDSH-së, vetëm që nuk u ndërpre, por ai vazhdoi me një intensitet edhe më të madh politik e ushtarak, duke pranuar në gjirin e vet edhe shumë patriotë shqiptarë të zhgënjyer nga e ashtuquajtura LNÇ, duke u zgjeruar edhe në trevat tjera shqiptare. Për këtë na dëshmon zgjerimi i LNDSH-së me formimin e "Besës Kombëtare" me 24 gusht 1945 nën udhëheqjen e Prof. Ymer Berishës dhe të Ukë Sadikut, me pjesëmarrjen e 158 delegatëve. Njëherit, në qershor të vitit 1946 u mbajt Kongresi i LNDSH-së në rrethinën e Shkupit nën udhëheqjen e Halim Oranës dhe të Hysni Rudit, ku edhe u zgjodh Shtabi Suprem i forcave të armatosura të LNDSH-së në krye me Prof. Ymer Berishën. Në vazhdimësi të aktivitetit të LNDSH-së, me 21-22 korrik të viti 1946 u mbajt Kongresi i Lipovicës me pjesëmarrjen e 200 delegatëve nën udhëheqjen e Prof. Xhon Serreqit (pasi Prof. Ymer Berisha ishte vrarë në Hereq, në rrugë për në Lipovicë), ku u vendos për formimin e regjimenteve dhe të batalioneve të LNDSH-së, në krye me Qazim Sefedinin-Lugaxhiun, Ajet Gërgurin, Ahmet Selacin dhe Ukë Sadikun. Njëherit, në shtator të vitit 1946 u mbajtën dy mbledhje të rendësishme të LNDSH-së, njëra në fshatin Brodosavc (në Sharr) dhe tjetra në fshatin Kopilaqë (në Malin e Zi të Shkupit) etj.. (Arhiv Vojnoistorijskog Instituta, Bgd, Nj.K. 61i,12|1-45-46,53-55).

Lëvizja nacionaliste, mbi 30000 anëtarë

Në këtë Lëvizje dhe luftë të vërtetë çlirimtare për bashkimin kombëtar në një Shqipëri Etnike të udhëhequr nga LNDSH-re, hynë bijtë dhe bijat më të devotshme të kombit shqiptar, shumica prej të cilëve i lanë me gjakun e tyre të dëlirë, mbarë trojet arbërore të rianeksuara nga Jugosllavia e AVNOJ-it. Numri i shqiptarëve të zhdukur pas të ashtuquajturës "LNÇl" dhe okupimit serbosllav partizano-çetnik të ndihmuar edhe nga disa përkrahës të tyre shqipfolës, kishte arritur një numër shqetësues prej më se 48.000 martirë, të cilët u vranë dhe u masakruan anë e mbanë trevave shqiptare të pushtuara nga serbomalazezët dhe sllavomaqedonët, duke mos u ditur as vend ku prehen këta martirë të kombit.
Kjo situatë e krijuar nga okupuesit sllavokomunistë, nxiti Komitetin Qendror të LNDSH-së që të zgjerojë aktitivitetin duke pranuar në radhët e veta shumë patriotë shqiptarë nga një spektër i gjerë politik, të cilët duke parë në vepër tradhtinë që i ishte përgatitur kombit shqiptar, u inkuadruan në radhët e luftëtarëve të LNDSH-së dhe me armë në dorë luftuan kundër riokupimit të Kosovës dhe trevave tjera shqiptare. Masovitetin dhe forcën e LNDSH -së e dëshmon fakti se në radhët e kësaj Lëvizjeje ishin inkuadruar mbi 30000 anëtarë, shumica prej të cilëve luftuan me armë në dorë edhe pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, si në Drenicë, Ferizaj, Gjilan, Shalë të Bajgorës, Llap e Gallap, Rugovë, Junik, Malësinë e Gjakovës, Lumë, Mirditë, Mat, Has, Prizren, Rahovec, Istog, Sanxhak, Kaçanik, Preshevë, Kumanovë, Shkup, Teovë, Gostivar, Zajaz, Kërçovë, Dibër, Strugë dhe gjetiu. Këtu edhe qëndron rendësia dhe karakteri gjithkombëtar i LNDSH-së, sepse kjo nuk ishte një lëvizje e izoluar lokale apo krahinore, por ajo kishte përfshirë të gjitha trojet shqiptare të aneksuara nga Jugosllavia e AVNOJ-it dhe më gjerë, ashtu që aktivitetin e vet e zhvillonte sipas një Programi dhe nën udhëheqjen e Komitetin Qendror të LNDSH-së, përkatësisht të një udhëheqësie unike në tërë teritorin ku ajo vepronte.

Historia e panjohur e "Lëvizja Nacional Demokratike Shqiptare" (2)

Largpamësinë e LNDSH-së për pasojat katastrofale që do të kenë shqiptarët e mbetur në Jugosllavinë e AVNOJ-it, përkatësisht të okupuar nga Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia pas të ashtuquajturës "LNÇ", gjegjësisht sllavoçlirimtare, e dëshmoi vrasja e mëse 48000 shqiptarëve dhe e shpërnguljes për në Turqi të 500’000 shqiptarëve, gjenocidi, apartejdi dhe masakrat e tmerrshme masovike që i përjetoi kombi shqiptar gjatë 55 viteve të robërisë nën pushtuesit serbosllavë
Aktiviteti i Lëvizjes Nacional Demokratike mbështetej në platformën e përcaktuar me traktatin programatik "Manifesti i Irredentizmit Antifashist" të publikuar në Tiranë qysh në dhjetor të vitit 1943. Në të përcaktohej qartë se synimi i drejtpërdrejtë dhe i ngutshëm i luftës për çlirimin nga fashizmi, ishte lidhur pandërmjetshëm me moskthimin e sundimit jugosllav, me luftën e mëtejshme për bashkimin e shqiptarëve të Kosovës me popullin dhe shtetin shqiptar. Prandaj, LNDSH-ja, edhe pse kishte ndonjë pikë të përbashkët me Ballin Kombëtar, apo në fillim edhe me LNÇ-në në Shqipëri dhe Kosovë, ajo gjithmonë ishte Lëvizje nacionaliste e pavarur thjesht kombëtare, e cila propagandohej dhe agjitohej me parrullën "As bisht i Ballit, as shtojcë e Frontit", për krijimin e një lëvizjeje irredentiste antifashiste kundër rikthimit eventual në Kosovë të dominacionit jugosllav të cilësdo kredo ideologjike dhe të cilitdo rend shoqëror (past për të qenë). (Engjëll Angoni: "Selman Riza, gjuhëtar dhe atdhetar i shquar. Tiranë, 1999, faqe 39-40).

Dy lëvizje nacionaliste shqiptare plotësisht të veçanta

Prandaj janë jo objektive dhe të paqendrueshme përpjekjet e ndonjë partie apo individi që LNDSH-në ta trajtojë si vazhdimësi apo degë të Ballit Kombëtar, sepse fjala është për dy lëvizje nacionaliste shqiptare plotësisht të veçanta, që dallohen nga partitë politike të sotme, si për nga koha ashtu edhe hapësira në të cilën ato vepruan. Këtë e vërteton edhe themeluesi dhe kryetari i "Ballit Kombëtar", Mithat Frashëri, me vetë faktin se me letrën zyrtare nr. 191/7 të datës 10 maj të vitit 1944, i drejtohet udhëheqësit të së djathtës greke Dhimitër Fallos me këtë kërkesë: "Sipas projektit që kemi", krahas përfaqësuesve të Ballit Kombëtar, të Qeverisë e të Partisë Zogiste, do të jetë përfaqësues edhe "z.Selman Riza i Kosovës". Është me rëndësi të veçantë se veprimtarët e LNDSH-së, duke u mbështetur në Traktatin Programatik të tyre, gjithmonë kanë përkrahur çdo kërkesë apo aktivitet të rëndësishëm konkret, të çdo force politike shqiptare që synonte çlirimin e Kosovës dhe të trevave tjera shqiptare si dhe bashkimin e tyre në një Shqipëri Etnike. Kështu p.sh., në "Manifestin e Irredentizmit Antifashist" decidivisht përkrahej dhe përshëndetej pika 2 e "Dekalogut" në të cilën thuhet: "Luftojmë për një Shqipëri të lirë, etnike, demokratike, me bazë shoqërore moderne", që ishte plotësisht në pajtim edhe me Platformën politike të LNDSH-së.
Njëherit, shprehim bindjen tonë se edhe Lufta çlirimtare e kombit shqiptar për çlirimin e Kosovës e prirë nga UÇK-ja, edhe pse në në një kohë dhe hapësirë tjetër, në esencë paraqet vazhdimësinë e përpjekjeve të veprimtarëve të devotshëm të spektrit të ndryshëm politik të përfshirë në radhët e LNDSH-së që luftuan për sendërtimin e të njejtave aspirata madhore mbarëkombëtare të theksuara më parë.
Krahas luftës dhe përpjekjeve për bashkimin e trojeve shqiptare në një tërësi etnike sipas parimit "një komb-një shtet", Lëvizja NDSH iu kundërvu energjikisht aneksimit të pjesës së shkëputur të trevave shqiptare dhe copëtimit të tyre në "banovina" të reja, përkatësisht midis republikave sllave sipas vendimeve të AVNOJ-it. Prandaj, LNDSH-ja me kohë tregoi për rrezikun që u kanosej shqiptarëve autoktonë në trevat e tyre stërgjyshore nga copëtimi midis republikave sllave, në suaza të të cilave kombi shqiptar, edhe pse shumicë dhe autokton, do të çkombëtarizohet me shndërrimin e tyre në pakicë kombëtare, minoritet apo qytetarë të rendit të dytë dhe pa identitet kombëtar. Largpamësinë e LNDSH-së për pasojat katastrofale që do të kenë shqiptarët e mbetur në Jugosllavinë e AVNOJ-it, përkatësisht të okupuar nga Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia pas të ashtuquajturës "LNÇ", gjegjësisht sllavoçlirimtare, e dëshmoi vrasja e mëse 48.000 shqiptarëve dhe e shpërnguljes për në Turqi të 500.000 shqiptarëve, gjenocidi, apartejdi dhe masakrat e tmerrshme masovike që i përjetoi kombi shqiptar gjatë pesëdhjetë e pesë viteve të robërisë nën pushtuesit serbosllavë.

Të rrëfehen dëshmitarët e ngjarjeve...

Është me rëndësi të theksojmë faktin se pas të së ashtuquajturës "LNÇ" dhe "çlirim", përkatësisht gjatë periudhës 55 vjeçare të okupimit serbosllav të Kosovës dhe të trevave tjera shqiptare të aneksuara nga Jugosllavia, nuk ka ngjarë që të merrej në pyetje e të dënohej ndonjëri prej urdhërdhënësve apo të ekzekutorëve të këtyre masakrave ndaj 48.000 martirëve shqiptarë që u likuiduan masovikisht pa gjykim paraprak mbi fajësinë apo mosfajësinë e tyre. Përkundrazi, jo vetëm që nuk u ngrit ndonjë gjyq meritor për të gjykuar kryesit e këtyre masakrave (në mesin e të cilëve vrasës ordinerë kishte edhe shqipfolës) që likuiduan me gjakftohtësi më se 48.000 shqiptarë autoktonë, por këta vrasës u favorizuan gjatë tërë sundimit të "Pushtetit Popullor" Jugosllav, duke iu dhuruar poste të rendësishme në organet e pushtetit komunist, në ushtri, në polici, në administratë etj.. Pra në vend që të gjykohen e të dënohen këta kryes të krimeve të bëra ndaj shqiptarëve autoktonë, përkundrazi këta u avancuan dhe përfituan beneficione, privilegje mbi Kosovën e trevat tjera shqiptare që iu aneksuan Jugosllavisë. Prandaj, është koha e fundit që këta pjesëmarrës të këtyre ngjarjeve që ende janë gjallë, të gjejnë guximin qytetarë dhe të rrëfehen sinqerisht dhe të lënë pas të dhëna të vlefshme për këto masakra dhe mos t'i marrin me veti në varr.
Është me rëndësi të theksojmë faktin se pas të së ashtuquajturës "LNÇ" dhe "çlirim", përkatësisht gjatë periudhës 55 vjeçare të okupimit serbosllav të Kosovës dhe të trevave tjera shqiptare të aneksuara nga Jugosllavia, nuk ka ngjarë që të merrej në pyetje e të denohej ndonjeri prej urdhëdhenësve apo të ekzekutorëve të këtyre masakrave ndaj 48.000 martirëve shqiptarë që u likuiduan masovikisht pa gjykim paraprak mbi fajësinë apo mosfajsinë e tyre. Përkundrazi, jo vetëm që nuk u ngrit ndonjë gjyq meritor për të gjykuar kryesit e këtyre masakrave (në mesin e të cilëve vrasës ordinar kishte edhe shqipfolës) që likuiduan me gjakftohtësi më se 48.000 shqiptarë autokton, por këta vrasës u favorizuan gjatë tërë sundimit të "Pushtetit Popullor" Jugosllav, duke iu dhuruar poste të rendësishme në organet e pushtetit komunist, në ushtri, në polici, në administratë etj. Pra në vend që të gjykohen e të dënohen këta kryes të krimeve të bëra ndaj shqiptarëve autoktonë, përkundrazi këta u avancuan dhe përfituan beneficione, privilegje mbi Kosovën e trevat tjera shqiptare që iu aneksuan Jugosllavisë. Prandaj, është koha e fundit që këta pjesëmarrës të këtyre ngjarjeve që ende janë gjallë, të gjejnë guximin qytetar dhe të rrëfehen sinqerisht dhe të lënë pas të dhëna të vlevshme për këto masakra dhe mos t'i marrin me veti në varr.

Kriza Lindore, negative për nacionalistët

Premtimet boshe dhe iluzionet e komunistëve shqiptarë në Kosovë, se gjoja pas LNÇ do të revidohen padrejtësitë e krijuara më 1919 në Konferenmcën e Paqës së Versajës, për ne shqiptarët ishin vetëm një lajthitje apo mashtrim "par excellance" sllavobizantin. Kjo aq më parë kur dihej fare mirë se zgjidhja e çështjes kombëtare të popujve të Ballkanit dhe në veçanti e çështjes shqiptare kushtëzohej, njësoj si me shpërbërjen e Perandorisë Otomane, ashtu edhe tani nga shpërbërja dhe mosriformimi i Jugosllavisë, në të cilën ishin gllabëruar padrejtësisht popujt e ndarë nga ama e tyre. Prandaj, si thuhej edhe në Programin e LNDSH-së, zgjidhja e drejtë e çështjes shqiptare që zvarritej që nga Kriza Lindore, determinohej me mospërtërirjen e Jugosllavisë si një krijesë artificiale e krijuar në Konferencën e Paqes në Versajë, sipas rivalitetit midis shteteve fitimtare në Luftën e Parë Botërore. Ky ishte kusht qenësor, i cili do të mundësonte edhe bashkimin e natyrshëm të shqiptarëve në shtetin e tyre unik dhe të vetëm në Ballkan, sipas parimit universal: një komb - një shtet - një gjuhë.
Mirëpo, është fare mirë e njohur se komunistët shqiptarë në Kosovë e Shqipëri, ishin në dijeni të plotë për "Rezolutën e Konferencës së V-të KPJ-së" të mbajtur në Zagreb dhe të publikuar qysh me 1941 në gazetën "Proleter", nr.1, ku në mënyrë decidive thuhej: "Pas LNÇ do të formohet Jugosllavia si bashkësi e kombeve me të drejta të barabarta". Pra këto të drejta do t'i gëzonin vetëm pjesëtarët e kombeve sllave, por jo edhe shqiptarët që trajtoheshin si pakicë kombëtare, pa të drejtën e vetëvendosjes deri në shkëputje, si sllavët e jugut. Nga kjo shihet kjartë se komunistët shqiptarë në Kosovë, nuk ishin të vetëdijshëm apo i heshtën qëllimisht këto fakte gjatë të ashtuquajturës LNÇ, që kishte karakter të luftës ideologjike, pas të cilës luftë nuk parashihej që Kosova dhe trevat e tjera do të bashkohen me amën e tyre. Por do t'u nënshtrohej republikave sllave, dhe do t'u ekspozohej shpërnguljeve masovike për në Turqi, dhunës së vazhdueshme, apartejdit, gjenocidit dhe masakrave gjatë 55 viteve të robërisë.

Bashkangjitja e dherave të shqiptarëve Jugosllavisë

Komunistët shqiptarë, si anëtarë të KPJ-së (PKJ), luftuan dhe kontribuan për rikrijimin e Jugosllavisë, në të cilën miniperandori të sllavëve të jugut, do të mbetej Kosova dhe trevat e tjera thjesht shqiptare, ku kombi shqiptar do të trajtohet si pakicë kombëtare. Për këtë na e dëshmojnë edhe këto dokumente në bazë të të cilave filloi dhe u themelua Jugosllavia e AVNOJ-it:
Në Rezolutën e Konferencës së V të PKJ-së, nuk figurojnë shqiptarët si pjesëmarrës të LNÇ dhe as e drejta e tyre si komb, ku pos tjerash thuhet:
1). "Lufta e tanishme NÇL nuk do të mund të përfundonte me fitore kundër okupatorit dhe shërbëtorëve të tyre, po qe se në radhët e ushtrisë NÇL dhe të njisive partizane nuk do të merrnin pjesë serbët, kroatët, sllovenët, malazezët, maqedonët dhe muslimanët". Qeveria do të insistojë që në pajtim me caqet e parashtruara të luftës, të çlirojë dhe bashkangjisë Jugosllavisë, të gjitha ato territore ku gjenden serbët e që, deri tani, nuk ishin pjesë përbërse e Jugosllavisë.
2). Në Mbledhjen e Dytë të AVNOJ-it, të mbajtur më 29 nëntor 1943 në Jajce, lidhur me ndërtimin e Jugosllavisë sipas parimit federativ, thuhet: "Jugosllavia ndërtohet dhe do të ndërtohet mbi parimin federativ, i cili do të sigurojë barazinë e plotë të serbëve, të kroatëve, të sllovenëve, të maqedonëve e të malazezëve, përkatësisht të popujve të Serbisë, të Kroacisë, të Sllovenisë, të Malit të Zi dhe të Bosnje-Hercegovinës" 14). (Fusnota 14: Kongresi i Zemalske Konferencije KPJ, Beograd, 1979, faqe 162.
3). Në Kushtetutën e RFPJ-së, neni 1, të aprovuar me 29 nëntor 1945, thuhet: "Republika Popullore Federative e Jugosllavisë është shtet popullor federativ me fomë republikane, bashkësi e popujve të barabartë, të cilët në bazë të së drejtës së vetëvendosjes, duke përfshirë edhe të drejtën për shkëputje, shprehën dëshirën e tyre që të jetojnë bashkarisht në një shtet federativ".
4) Me rastin e pranimit të anëtarëve të Shtabit Suprem të UNÇ-së së Shqipërisë, Ramadan Çitakun dhe Bedri Spahiun, të përcjellur nga Koloneli Velimir Stojniq, në gusht 1944 në Vis, J.B.Tito lidhur me Kosmetin tha: "As nuk mund të paramendohet që Jugosllavia e Re të humbë territoret e veta". 15)... Fusnota 15): Njaz Dizdareviq: Albanski Dnevnik, Sarajevo, 1988, faqe 45.
Propaganda komuniste në Kosovë

Nga kjo shifet kjartë se shqiptarët edhe pse popull autokton e shumicë në Kosovë dhe në trevat tjera shqiptare të aneksuara nga Jugosllavia e AVNOJ-it, nuk trajtoheshin si komb dhe as pjesëmarrës të LNÇ, duke iu mohuar kështu edhe të drejtën e vetëvendosjes deri në shkëputje, në të cilën edhe thirrej propaganda komuniste në Kosovë gjatë dhe pas mbarimit të të ashtuquajturës "LNÇ". Kjo tregon fare kjartë, se LNÇ për shqiptarët e Kosovës dhe trevat tjera shqiptare të aneksuara nga Jugosllavia, kurrë nuk pati kuptimin e "çlirimtares". Prashtrohet pyetja, se si mund të quhej për shqiptarët LNÇ, ajo luftë pas të cilës mbetëm të ndarë nga shteti amë, të trajtuar si pakicë kombëtare, të aneksuar nga Jugosllavia e AVNOJ-it e të copëtuar midis republikave sllave, të ekspozuar shpërnguljeve masovike për në Turqi, dhunës së vazhdueshme, aparthejdit, gjenocidit dhe masakrave të ndaj kombit shqiptarë gjatë 55 viteve të robërisë.
Edhe pse dihej fare mirë se zgjidhja e çështjes kombëtare të popujve të Ballkanit në përgjithësi, dhe çështjes shqiptare në veçanti, determinohej nga shpërbërja dhe mosriformimi i Jugosllavisë si një mini perandori e sllavëve të jugut, në të cilën ishte gllabëruar padrejtësisht mëse gjysma e kombit shqiptar, të ndarë nga ama e tyre e cunguar, ajo u formua si një krijesë artificiale që gjeneroi konflikte të vazhdueshme në Ballkan dhe tërë Europën Juglindore. Me aneksimin e Kosovës dhe të trevave tjera thjesht shqiptare nga Jugosllavia e AVNOJ-it, në Shqipërinë e cunguar të Versajit të vitit 1919, nga 90.270 km, u përfshinë vetëm 28.000 km2 apo 32,24% të terësisë etnike.

Rivaliteti i fuqive të mëdha në Ballkan

LNDSH-ja me një largpamësi e shihte se zgjidhja e drejtë e çështjes shqiptare në Ballkan, që zvarritej që nga Kriza Lindore, determinohej me mospërtërirjen e Jugosllavisë si një krijesë artificiale që kishte filluar në Korfuz e Londër dhe ishte krijuar në Konferencen e Paqes së Versajit më 1919, sipas rivalitetit të fuqive të mëdha gjatë ndarjes territoriale e politike të Ballkanit, pas Luftës së Parë e të Dytë Botërore. Njësoj, si edhe shpërbërja e Perandorisë Otomane dhe e Austro-Hungarisë, ashtu edhe shpërbërja dhe mosformimi i Jugosllavisë, determinonte përcaktimin e kufijve të shteteve të Ballkanit sipas përbërjes kombëtare dhe të drejtës së tyre për vetëvendosje, pra edhe të shqiptarëve në hapësirën e tyre etnike. Me këtë do të arrihej edhe bashkimi i natyrshëm i shqiptarëve në shtetin e tyre unik dhe të vetëm në Ballkan, sipas parimit universal: një komb - një shtet - një gjuhë.

Historia e panjohur e "Lëvizja Nacional Demokratike Shqiptare" (3)

Në Delegacionin e parë të shqiptarëve të Kosovës, i cili shkoi në Beograd te J.B.Titoja më 4 prill 1945, merrte pjesë edhe Halim Spahia. Ai shprehu haptas mospajtimin dhe kundërshtoi vendosmërisht me fakte aneksimin e Kosovës nga Jugosllavia dhe hyrjen e Kosovës në Serbinë Federale, duke kërkuar njëherit mbetjen e saj në përbërje të Shqipërisë etnike. Ai këtu në zemër të Serbisë, në prezencën e J.B.Titos dhe të udhëheqësve më të lartë jugosllavë e të Serbisë, kërkoi përfilljen e së drejtës për vetëvendosje të shqiptarëve të garantuar me Kartën e Atlantikut dhe të

Rezolutën e Konferencës së Bujanit.

Ky kusht themelor për zgjidhjen e drejtë të kufijve të popujve të Ballkanit dhe në veçanti të kombit shqiptar, ishte parashtruar edhe në Federatën Ballkanike më 1920 në Sofje. Njëherit, edhe në Internacionalen e Tretë Komuniste u parashtrua kërkesa për shpartallimin e Jugosllavisë si produkt i Versajit. Po ky qendrim u aprovua njëzërit edhe në Kongresin e IV të PKJ-së të mbajtur në Drezden më 1928, ku ishte aprovuar Programi për shkatërrimin e Jugosllavisë dhe krijimin e shteteve nacionale sipas vetëvendosjes në Ballkan". Mirëpo, pas ardhjes së J.B.Titos në krye të KPJ-usë më 1935, ndryshoi rrënjësisht ky qëndrim i komunistëve jugosllavë mbi përzgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare, duke u mohuar shqiptarëve e drejta për vetëvendosje deri në shkëputje nga Jugosllavia. Prandaj, sa i përket zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare, si nacional-socialistët shovenistë serbomëdhenj, ashtu edhe komunistët jugosllavë kishin të njëjtën platformë, vetëm të kamufluar me një marketing bolshevik mbi internacionalizmin proletar dhe luftën e klasave, duke e bërë kështu më tërheqës për kudrat partiake naive shqiptare.

Mohimi i të drejtës së vetëvendosjes

Për çudi, një mospërfillje e këtillë dhe mohim i të drejtës së vetëvendosjes së tre milion shqiptarëve në trevat e tyre etnike të aneksuara nga ish Jugosllavia, u përsërit edhe në Konferencën e Paqës që pas vitit 1992 u organizua nergut për zgjidhjen e problemeve që lindën pas shpërbërjes së ish RSF të Jugosllavisë. Mirëpo, është fakt notor se edhe me këtë rast, fuqitë e mëdha që përbënin "Grupin e Kontaktit", në konferencat e tyre të njëpasnjëshme, si në Hagë, Bruksel, Gjenevë, Moskë, Paris e deri në Dejton e gjetiu, u treguan tejet pragmatikë dhe aspak parimorë ndaj çështjes së tre milion shqiptarëve që jetojnë në trevat e veta të aneksuara nga ish Jugosllavia.
Këtë e dëshmon fakti se "Grupi i Kontaktit", të drejtën e vetëvendosjes deri në shkëputje ua pranoi vetëm popujve sllavë të ish Jugosllvisë, duke u angazhuar edhe për formimin e shteteve të tyre të reja me kufijtë që nuk ishin përcaktuar në Konferencën e Ambasadorëve më 1913 në Londër dhe as më 1919 në Konferencën e Paqes në Versajë. Përkundrazi, 3 milionë shqiptarëve autoktonë, edhe pse përbënin popullin e tretë në ish RSF të Jugosllavisë, që jetojnë qysh nga lashtësia në trojet e veta si popull autokton me një përbërje kompakte prej rreth 90% të popullsisë, nuk iu pranua kjo e drejtë elementare njerëzore.

Tito: Jemi marrë vesh me Enverin

I tërë angazhimi i Fuqive të Mëdha e deri në Këshillin e Sigurimit të OKB-së pas vitit 1992 ishte përqendrua vetëm në sigurimin e të drejtave njerëzore (sa për të mbetur gjallë) të 3 milion shqiptarëve, por asesi edhe të drejtave kolektive e kombëtare të mbështetura në vetëvendosjen e tyre deri në shkëputje. Kjo padrejtësi që iu bë 3 milion shqiptarëve autoktonë me rastin e shpërbërjes së ish Jugosllavisë, trimëruan dhe nxitën pushtuesit serbomalazezë në krye me kriminelin ordinar Millosheviq që të bëjë përpjekje për spastrimin etnik të Kosovës, duke vrarë e zhdukur rreth 20000 shqiptarë, dëbuar nga Kosova mbi një milion shqiptarë, shkaktuar dëme tejet të larta materiale dhe shndërrimin e Kosovës në tokë të djegur sipas planit çfarosës "Patkoi" etj..
Prandaj, ngjarjet e tmerrshme të shkaktuara në Kosovë pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë, tregojnë fare kjartë për largpamësinë dhe porosia e LNDSH-së, se e vetmja shansë për të dalë nga udhëkryqi ballkanik që u krijua pas shpërbërjes së Perandorisë Otomane dhe të Jugosllavisë, është që popujve të ndarë t'u mundësohet riintegrimi me amën e tyre nëpërmes të një plebishiti ndërkombëtar sipas të drejtës së vetëvendosjes deri në shkëputje, të mbështetur në përbërjen etnike të territoreve të ish Jugosllavisë. Mendojmë se një zgjidhje e këtillë gjysmake, sipas kufijve artificialë e të imponuar të njisive federale të ish Jugosllavisë, dhe jo sipas territoreve nacionale, do të gjenerojë konflikte të reja, duke e shndërruar përsëri Ballkanin në një hapësirë jostabile dhe me konflikte në të ardhmen. Kjo buron nga fakti se paqa në Ballkan determinohet nga zgjidhja e drejtë e çështjes kombëtare të shqiptarëve dhe të popujve tjerë të ndarë, që si e tillë janë shndërruar në pranga të rënda që po pengojnë integrimin e tyre në Evropën Juglindore dhe në Europën e

Bashkuar si një shtëpi e përbashkët.

Duke u gjendur në rrethin e patriotëve të shquar shqiptarë, si Bajram Curri, Hasan Prishtina, Hoxha Kadri Prishtina, Bedri Pejani, Azem Bejta, Bajram Daklani, Nimon Ferizi, Sali Moni, Avni Rrustemi, etj., qysh herët Halim Spahia ishte pajisur me një atdhedashuri të rrallë dhe ndjenjë të sakrificës për çështjet madhore kombëtare. Kështu edhe u kalit si luftëtar i pakompromis për betejat e mëvonshme që si Kryetar i KQ të LNDSH-së i mori mbi supet e veta. Me tërë qenien e tij u angazhua dhe luftoi guximshëm vetëm për një qëllim të shenjtë: çlirimin e Kosovës e të tokave shqiptare nga pushtuesi sllav dhe bashkimin e tyre në një Shqipëri të vërtetë - Shqipërinë Etnike demokratike të integruar më botën e lirë perendimore. Mu për këto qëllime madhore mbarëkombëtare edhe sakrifikoi me vetëdije të plotë diturinë, pasurinë dhe jetën e vet të shtrejtë.

Terrori ndaj shkollarëve të shquar shqiptarë

Pikërisht në kohën e "Tradhtisë së Madhe", kur Kosova dhe trevat tjera shqiptare kishin mbetur "pa zot shtëpie" dhe ishin qitur në ankand në pazarin e Jugosllavisë së AVNOJ-it, duke i ndarë nga Ama e tyre dhe coptuar në republika sipas kërkesave të sllavëve të jugut, erdhi në shprehje kontributi i jashtëzakonshëm i martirit Halim Spahia. Edhe pse i ashtuquajturi "Pushtet Popullor" dënonte ashpër deri në pushkatim çdo individ që kishin guximin të shprehte kërkesën për aplikimin e parimit të vetëvendosjes deri në shkëputje edhe për shqiptarët e mbetur në trevat e tyre të aneksuara nga ish Jugosllavia, Halim Spahia guximshëm dhe me vendosmëri parashtroi këto kërkesa legjitime në të gjitha nivelet dhe u mbeti besnik atyre deri në vdekje.
Në rrethanat e rënda të okupimit dhe administrimit të egër Ushtarak e Shtetëror të Kosovës nga forca të mëdha partizano-çetnike serbosllave, kur zbatohej një terror i paparë ndaj intelektualëve dhe patriotëve të shquar shqiptarë, u mbajt një mbledhje e përfaqësuesve të popullit shqiptar të Kosovës së cunguar në Prishtinë, si dhe një takim i kurdisur me udhëheqësinë më të lartë jugosllave dhe të Serbisë në Beograd në krye me J.B.Titon. Këtu erdhi në shprehje kontributi i njohur i Kryetarit të KQ të LNDSH-së martirit Halim Spahisë, i cili me vendosmëri dhe argumente iu kundërvu qëllimeve hegjemoniste dhe antishqiptare të serbomëdhenjve shovenistë për "futjen" e Kosovës në Serbinë Federale si dhe skenarit të "Tradhtisë së Madhe", sipas të cilit pretendohej zbatimi i po atyre programeve antishqiptare të ideologëve albanofobë, si të Garashaninit, Çubrilloviqit, Andriqit si dhe të "revolucionarëve" të dalur nga e asahtuquajtura "LNÇl", që kishin si cak strategjik, shndërrimin e Kosovës dhe të trevave tjera thjesht shqiptare në një "Toplicë" të dytë.

Kundërshtimi i Halil Spahisë përballë Titos

Në konferencën e Këshillave Popullore të Kosovës që zhvilloi punimet më 19-24 mars 1945 në Prishtinë (në Sallën e Gjimnazit), ku merrnin pjesë 400 delegatë shqiptarë nga mbarë Kosova, edhe pse ishin të rrethuar dhe të kërcënuar nga forca të mëdha partizanoçetnike dhe të OZNA-s, Halim Spahia iu kundërvu energjikisht aneksimit të Kosovës dhe të trevave tjera shqiptare nga Jugosllavia e AVNOJ-it. Njëherit ishte kategorik me kërkesën për ndalimin e kthimit të kolonistëve serbomalazezë në Kosovë, të cilët kishin grabitur tokat e shqiptarëve autoktonë gjatë sundimit të Mbretërisë së SKS nëpërmes të kolonizimit dhe të "Reformës agrare". Për këtë arriti që aty të bindë me fakte shumicën dërrmuese të delegatëve, që iu bashkangjitën këtyre kërkesave decidive të Halim Spahisë.
Njëherit, në Delegacionin e parë të shqiptarëve të Kosovës, i cili shkoi në Beograd te J.B.Titoja më 4 prill 1945, merrte pjesë edhe Halim Spahia. Ai shprehu haptas mospajtimin dhe kundërshtoi vendosmërisht me fakte aneksimin e Kosovës nga Jugosllavia dhe hyrjen e Kosovës në Serbinë Federale, duke kërkuar njëherit mbetjen e saj në përbërje të Shqipërisë etnike. Ai këtu në zemër të Serbisë, në prezencën e J.B.Titos dhe të udhëheqësve më të lartë jugosllavë e të Serbisë, kërkoi përfilljen e të së drejtës për vetëvendosje të shqiptarëve të garantuar me Kartën e Atlantikut dhe Rezolutën e Konferencës së Bujanit, për realizimin e të cilës ishte garante edhe Jugosllavia e Re, pra kërkoi bashkimin e pjesës së ndarë me Amen e tyre.

Pergjigje të rrepta të Halim Spahisë

Pas arsyetimit të J.B.Titos "Se ishin marrë vesh (J.B.Tito) me Enver Hoxhën që për shkak të rrezikut që do t'u kanosej fryteve të LNÇ nga reaksioni shqiptar në Kosovë dhe Shqipërinë Veriore, të mbetet përkohësisht Kosova në përbërje të Jugosllavisë së Re". Atëherë, Halim Spahia parashtroi kërkesën për krijimin e një Republike të veçantë unike për shqiptarët e mbetur në Jugosllavi. Mirëpo edhe kjo kërkesë hasi në kundërshtim të J.B.Titos dhe të udhëheqësisë më të lartë Jugosllave e të Serbisë, me motivacion se shqiptarët nuk kanë të drejtë që të kenë republikën e tyre në Jugosllavi, pasi nuk janë komb, por pakicë kombëtare. Pas këtyre replikave të rrepta të Halim Spahisë me udhëheqësinë në të lartë Jugosllave e të Serbisë, ky e lëshoi këtë takim, duke deklaruar në dalje publikisht para tërë asaj turme që priste para rezidencës, rezultatet e këtij takimi historik për ardhmërinë e Kosovës, me këto fjalë: "Po ju njoftoi se prej sot e pati Kosova, sepse ajo është shitur". Kryetari i Delegacionit të shqiptarëve të Kosovës, renegati Mehmet Hoxha, u mundua që të bind Halim Spahinë për të shkuar bashkarisht në Presidiumin e Serbisë që të nënshkruajnë hyrjen e Kosovës në Serbinë Federale. Mirëpo, Halim Spahia pa u hamendur, iu drejtua anëtarëve të delegacionit që gjendeshin aty me këto fjalë: "Ne erdhëm te J.B. Titoja që t'i parashtrojmë kërkesat tona decidive që nuk u morën në shqyrtim dhe nuk kemi pse të shkojmë në Presidiumin e Serbisë, apo gjetiu në Beograd. Ejani burra të shkojmë sa më parë në Kosovën tonë, se na presin punë të mëdha dhe tejet urgjente për ardhmërinë e kombit tonë". (Nga deklarata e anëtarëve të Delegacionit: Qamil Luzha, Vesel Rexhepi dhe Ukë Sejdi Grabanica).

Halim Spahia nuk gjeti përkrahjen e Enver Hoxhës

Menjiherë pas largimit nga rezidenca e J.B.Titos, Halim Spahia, së bashkut me Qamil Luzhën, vajtën në Ambasadën e Shqipërisë në Beograd, ku bisedoi haptas me Ambasadorin e atëhershëm të Shqipërisë- Hysni Kapon, Ramadan Çitakun (Atashe Ushtarak) dhe Vasil Konomin (Sekretarin e Parë të Ambasadës Shqiptare në Beograd). Ambasadori Hysni Kapo më këtë rast i tha Halim Spahisë: "Halim, pse kërkoni të bashkoheni me ne, kur Shqipëria së shpejti po hyn në përbërje të Jugosllavisë së Re si Republikë e Shtatë". Me këtë rast, Halim Spahia reagoi shpejt dhe shumë ashpër me këto fjalë: "Shiqo Hysni Kapo, së parit të bashkohemi të gjithë shqiptarët në një Shqipëri unike, dhe pastaj të shkojmë ku të shkojmë bashkarisht e jo kurrsesi kështu të coptuar". Në të kthyer nga Beogradi në Gjakovë e Prizren, ku kishte takime sekrete me anëtarët e KQ të LNDSH dhe patriotë të njohur, udhëtoi për në Tiranë për t'u takuar me Enver Hoxhën (me të cilin njihej mirë qysh më herët). Në këtë takim me Enver Hoxhën, në prezencën edhe të sllavomaqedonit Koçi Xoxe, kërkoi përkrahjen e Enver Hoxhes për këtë çështje me rëndësi jetike për ardhmërinë e Kosovës dhe të kombit shqiptar, por pa dobi, pasi nuk gjeti mirëkuptim dhe as mbështetje të duhur.
Deklaratën me shkrim e Zylfi Sali Lamit, shefit të SEMP-it për Qarkun e Kukësit: "Në muajin qershor 1945, erdhën në Kukës Shefi i OZN-ës për Kosovën Çedo Mijoviq e Nazmi Kursani dhe kërkuan që ta arrestoja dhe t'ua dorëzoja Halim Spahinë, që ato ditë ishte në Kukës. Sipas tyre, "do të gjykohej se paska krijuar një organizatë kundërshtare ndaj Shtetit. Unë nuk pranova që ta arrestoja Halim Spahinë dhe as nuk lejoja, sepse është shtetas shqiptar e nuk mundet të lejohet pa marrëveshje ndërkombëtare. Ata u zemëruan pa masë dhe thanë që edhe këtë do ta bëjmë. Pas 2-3 ditësh erdhi telegrami i shifër me firmën e Koçi Xoxes-ish Ministër i Punëve të Brendshme, ku urdhëronte arrestimin e dorëzimin e Halim Spahisë jugosllavëve të OZN-ës në Prizren...".

Historia e panjohur e "Lëvizja Nacional Demokratike Shqiptare" (4)

Derisa qëndroi në Tiranë, Halim Spahia pati edhe disa takime oficiale me diplomatët e shquar dhe ushtarakë perendimorë, të cilëve iu parashtroi situatën e rëndë të popullsisë autoktone shqiptare që ishte krijuar nga terori sllavokomunist ndaj popullsisë autoktone në Kosovë dhe trevat tjera shqiptare të aneksuara nga Jugosllavia e Re. Më në fund vendosi që për një kohë të qendroi në Kukës, prej nga më lirisht mund të koordinonte veprimtarinë e KQ dhe komiteteve rajonale të LNDSH-së që ishin formuar qysh me kohë në shumë qendra të Kosovës. Mirëpo, gjatë qëndrimit në Kukës ku e kishte shtëpinë dhe familjen e vet, erdhën për ta arrestuar dy oficerë të OZN-ës nga Jugosllavia: Çedo Mijoviqi dhe Nazmi Kursani, mirëpo nuk ia arritën, pasi Shefi i Seksionit të Mbrojtjes së Popullit Zylfi Sali Lami, nuk lejoi burgosjen e Halim Spahisë në Kukës. Përkundrazi, Ky në ndërkohë e informoi personalisht Halim Spahinë për këtë kërkesë të OZN-ës jugosllave, duke e këshilluar që të arratisej, të cilin propozim e rrefuzoi kategorikisht.
Pushkatimi i Halim Spahisë nga jugosllavët
Në Deklaratën e lëshuar me shkrim dhe të verifikuar të Zylfi Sali Lamit, Shefit të SEMP-it (Shef i Seksionit të Mbrojtjes së Popullit) për Qarkun e Kukësit, thuhet: "Në muajin qershor 1945, erdhën në Kukës Shefi i OZN-es për Kosovën Çedo Mijoviq e Nazmi Kursani dhe kërkuan që ta arrestoja dhe t'ua dorëzoja Halim Spahinë, që ato ditë ishte në Kukës. Sipas tyre, "do të gjykohej se paska krijuar një organizatë kundërshtare ndaj Shtetit. Une nuk pranova që ta arrestoja Halim Spahinë dhe as nuk lejoja, sepse është shtetas shqiptar e nuk mundet të lejohet pa marrëveshje ndërkombëtare. Ata u zemëruan pamasë dhe thanë që edhe këtë do ta bëjmë. Pas 2-3 ditësh erdhi telegrami i shifër me firmën e Koçi Xoxes ish-Ministër i Punëve të Brendshme, ku urdhëronte arrestimin e dorëzimin e Halim Spahisë jugosllavëve të OZN-ës në Prizren. Përseri e takova Halim Spahinë dhe i them se kishte ardhur urdhër për arrestimin nga Tirana dhe dorëzimit tek jugosllavët. I thashë edhe një herë: "Mendoj të mos e bëj këtë e t'i them Qeverisë së Tiranës e jugosllavëve se po e kërkoj, por nuk po e gjejmë". Halimi përsëri nuk pranoi, duke besuar se nuk kishin ç't'i bënin. Erdhën përseri të njëjtit persona, duke konfirmuar se kemi marrë aprovim nga Qeveria Shqiptare. Duke mos besuar për veprimet e tyre, duke dyshuar se mund të ma vritnin rrugës e për të parë se ku bazoheshin me arrestimin e tij, u vura si kusht që ta shoqëroj vetë deri në Prizren e të njihemi me faktet. Ata u detyruan t'i pranojnë kushtet. Bashkë me makinën e tyre (veturën), unë dhe Halimi shkuam në Prizren, në OZN-a. Hypja në makinë u bë para dyqanit të tij, në qendër të qytetit të Kukësit dhe i palidhur, i lirë. Në OZN-a pashë se "prova" të tyre ishin me dhjetëra të arrestuar, të torturuar barbarisht e të gjakosur. Këta do të paraqiteshin si organizatë që drejtonte Halim Spahia. U thashë se këto janë "prova "huri", dhe u largova prej këtyre kriminelëve. E pashë se Halimi do të përfundonte keq, ashtu siç ndodhi në të vërtetë. Më erdhi keq që nuk arrita t'ia mbushja mendjen e ta shpëtoja këtë patriot e figurë të shquar për Kosovën, Kukësin e Shqipërinë.
Këto ndeshje të mia me jugosllavët e nxorën kokën më vonë. Në vitin 1946, pasi ishte pushkatuar Halim Spahia nga jugosllavët, një ndër akuzat e Koçi Xoxes (Sigurimit jugosllav) për mua, ishte edhe ky rast i Halim Spahisë. (Nazmi Kursani më patë thënë "Na nxore shumë pengesa për Halimin"). Unë u nxora nga puna në lirim (u përjashtova) në moshën 24 vjeçare dhe u vura në ndekje të Sigurimit (Koçi Xoxes) me qëllim që të likujdohesha fizikisht. Se si shpëtova, kjo është një çështje tjetër më vete".
Kjo është historia të merrem me Halim Spahinë. Një histori e dhimbshme por krenare. I këshilloj fëmijët e tij të luftojnë gjithë jetën si patriot për çështjen shqiptare".
Tiranë, më 2 gusht, 1994.
Zylfi Sali Lami
D.V.
Përpjekjet e patriotëve shqiptarë për realizimin e këtyre caqeve strategjike tejet largpamëse të LNDSH-së ishin problem për sllavët dhe përkrahësi e tyre komunistë shqipfolës, pasi rrezikonin seriozisht planet për aneksimin e Kosovës dhe të trevave tjera shqiptare. Këto forca bënin përpjekje deshpruese që nepërmes të arrestimeve, vrasjeve, masakrave dhe grabitjes së pasurisë së popullsisë autoktone shqiptare, të nxitnin shpërnguljen masovike të shqiptarëve nga vatrat stërgjyshore për në turqi dhe gjetiu, sa më largë trojeve shqiptare. LNDSH-ja të gjithë patriotëve të mirëfilltë shqiptarë "pa dallim feje e ideje" që edhe me armë në dorë t'i kundërvehen këtyre barbarive partizano-çetnike dhe qëllimeve ekspansioniste të qarqeve hegjemoniste serbomëdha, ishte moment historik për ruajtjen e qenjes kombëtare në terësinë etnike shqiptare.
Këto përpjekeje patriotike të veprimtarëve të LNDSH-së për shpëtimin e trojeve shqiptare, njëherit edhe ishin "mëkatet" e pafalshme nga okupatori serbosllav, në bazë të të cilave "Gjygji Ushtarak" jugosllav ngriti aktpadinë Nr. K. 99/45 kundër 6 anëtarëve dhe kryetarit të Parë të KQ të LNDSH-së Halim Spahisë, bashkë me 25 anëtarë të tjerë të LNDSH-re në Procesin famoz antishqiptar të Prizrenit, që zgjati prej datës 20 e deri me 27 shtator të vitit 1945, duke e dënuar Halim Spahinë dhe pesë anëtarët tjerë të Komitetit Qendror të LNDSH me vdekje-pushkatim, ndërsa tjerët më dënime drakonike.

Dënimet me pushkatim

Nga Aktgjykimi Nr. 99/45 të datës 11-shtator 1945, të nënshkruar nga Hivzi Sulejmani (kryetar) dhe Mustafa Biçaku (sekretar), "Gjykata Popullore e Krahinës Kosovë-Metohisë" në Prizren që i dënoi gjashtë anëtarët e Komitetit Qendror të LNDSH-së me pushkatim dhe 19 patriotët tjerë me dënime drakonike, kishte këtë përbërjë: Kryetar i Gjykatës ishte Hivzi Sulejmani (me grua serbe), Prokuror Publik Ali Shykriu (me grua malazeze), ndërsa paditës dhe gjykatës ishin Kol Shiroka (poashtu me grua serbe) dhe Qamil Brovina (kolonel i APJ), ndërsa sekretar Mustafa Biçaku nga Prizreni. Njëherit sa për formë, në mbrojtjen e këtyre të akuzuarve, sipas detyrës zyrtare (pasi nuk u lejohej angazhimi i avoketëve privatë), ishte caktuar një numër "mbrojtësish" komunistë që gjendeshin në pozita të rëndësishme në pushtetin aktual jugosllav, të njejtit "juristë" që kishin përpiluar edhe "aktakuzën" kundër këtyre 25 patriotëve shqiptarë në Procesin spektakular të Prizrenit. Konretisht, kryetari i Gjygjit Popullor të Gjakovës Jahja Osmani sipas detyrës zyrtare "mbronte" të akuzuarit: Halim Spahinë, Kajtaz Ramadanin, Ahmet Dërgutin, Kadri Minushin, Vaid Mustafën, Sheh Myjdinin, Rexhep Abdullah Kabashin, Kdri Minushin, Vaid Mustafën dhe Ruizhdi Kabashin. Gjykatësi i Gjygjit Popullor i Rrethit të Ferizajit, Zeqir Arni "mbronte" të akuzuarit: Tahir Dedën, Fehim Ibrahimin, Abdyl Rexhepin, Hasan Rrustemin, Basri Salkoviqin dhe Maliq Baliun. Juristi Xhevdet Pallaska "mbronte" të akuzuarit: Rifat Krasniqin, Abdullah Hajrullahun, Abdullah Hamzën, Sinan Hazirin, Sefedin Ahmetin, Xhemil Flukun, Qamil Jeminin, Sadik Peçanin, Ibrahim Abdylin dhe Muhamed Veselin. Si thuhet në Aktgjykimin në fjalë, pas mbajtjes së gjykimit publik në Prizren prej datës 20 deri më 27 shtator të vitit 1945, në prezencën e të akuzuarve të cekur më lartë, që gjendeshin në burgun e Prizrenit, përveç Sefedin Ahmetit i cili ndodhej në arrati, sipas mendimit të "Trupit Gjykues", të udhëhequr nga kryetari i gjyqit, Hevzi Sulejmani dhe Prokurorit Publik për Kosovë e Metohi Ali Shykria, pas dëgjimit të propozimit të Prokurorit Publik, "të akuzuarit u shpoallën fajtorë, duke kërkuar që të dënohen sa më rreptë".

Farsa e gjyqit popullor

Siç shifet nga dokumentacioni arkivor, të dënuarit sipas aktgjykimit në fjalë, me datën 30/9/ 1945 (brenda afatit të paraparë), si thuhet në ankesën e tyre, përmes Gjyqit Popullor Krahinor Kosovë-Metohies, iu drejtuan "Gjykatës së Naltë Kompetente" në Beograd (por nuk është shënuar adresa dhe as për cilin Gjyq Kompetent ishte fjala), duke theksuar: "Ne të nënshkruarit (pasojnë emrat dhe nënshkrimet e të dënuarëve që gjendeshin në Burgun e Prizrenit) të cilët na ka denuar Gjykata Popullore e Krahinës Kosovë e Metohi, në Prizren me vendimin e deklaruar me datë 27/ shtatuer/ 1945, për shkak se gjoja kemi kryer fajin e parapamë prej ligjit mbi krimet kundra popullit dhe Shtetit. Me qenë se ky vendim shkel të drejtat tona, mbrenda afatit ligjor prej tetë ditëve po e apelojmë kërkesën tonë. Arsyet kemi me i parashtrue me rastin që Gjykata e faktit ka me na komunikue vendimet e saj të denimit tonë. Këtë kërkesë e paraqesim me qellim të ruajtjes t'afatit të apelimit të vendimit të deklaruar".
Mirëpo është më rendësi të veçantë të theksojmë, se si nga dokumentacioni arkivor ekzistues, ashtu edhe nga bisedat me ata ish të dënuar që mbrritën të dalin nga burgjet famkeqe serbe pas vuajtjes së dënimeve drakonike të shqiptuara nga "Gjyqi Populluer Krahines Kosovë-Metohi", ankesa drejtuar të ashtuquajtures "Gjykatë e Naltë Kompetente në Beograd" qëllimisht nuk ishte adresuar si duhet, ashtu që nuk shifet se për cilin Titullar është fjala. Njëherit, shifet kjartë se jo vetëm që nuk janë shqyrtuar fare ankesat e këtyre të denuarëve, por as që është mbajtur ndonjë seancë e veçantë për rishqyrtimin e ankesave për dënimet drakoniane ndaj këtyre patriotëve shqiptarë.

A ishte Lufta NÇL vërtet çlirimtare?

Kjo tregon se këto ligje mbi të drejtat qytetare nuk vlenin edhe për shqiptarët, pasi në kushtet e Administrimit Ushtarak dhe të Shtetrrethimit të vazhdueshëm të Kosovës, shqiptarët autoktonë ishin përjashtuar institucionalisht nga ligjet e pushtetit okupues komunist jugosllav, ashtu që mund të arrestoheshin, të torturoheshin, të vriteshin dhe të zhdukeshin pa gjurmë nga OZN-a dhe njësitë ushtarake partizano-çetnike. Kjo tregon qartë se pushtetarët e atëhershëm të Kosovë-Metohisë në krye me kriminelin Sava Draleviq dhe forcat okupuese serbosllave, vepronin sipas proverbit: "Kadia të gjykon, kadia të dënon dhe të pushkaton", njësoj si në mesjetë, apo në kohën e dyndjeve të barbarëve në trevat shqiptare. Për këtë dëshmojnë: Hetuesia e datës 6.VII.1945, Aktgjykimi Nr. 99/45 të datës 11.X.1945 dhe Ankesa Nr.339/V Kr. të datës 3O.IX.1945, kundër dënimit drakonian të këtyre martirëve të kombit të shqiptuar në Procesin famoz antishqiptar të Prizrenit, fotokopjen e të cilave dokumente origjinale gjenden te autori i këtij fejtoni.

27 tetor 1947 pushkatimet në Prishtinë

Në rastin e shënimit të 60-vjetorit të themelimit të LNDSH-së, po përkujtojmë njëherit edhe 57-vjetorin e pushkatimit të këtyre 6 anëtarëve të Komitetit Qendror të Lëvizjes NDSH-së: Halim Shaqir Spahia, 46-vjeçar nga Gjakova dhe kryetar i KQ të LNDSH-së, Tahir Deda, 36-vjeçar nga Gjakova, Kajtaz Ramadani, 55-vjeçar nga Drenica, Rexhep Kabashi, 23-vjeçar nga Korisha e Prizrenit, Rifat Krasniqi, 28-vjeçar nga Mamusha e Rahovecit dhe Sefedin Ahmeti, 19-vjeçar nga Prizreni, ndërsa anëtarët e tjerë të Komitetit Qendror nuk arritën t'i arrestonin, pasi qysh me kohë u ishin bashkuar çetave të luftëtarëve të lirisë që luftonin me armë në dorë kundër okupatorëve serbosllavë në malet e Kosovës kreshnike.
Këta anëtarë të Komitetit Qendror të LNDSH-së, pas shumë torturave dhe masakrimeve që ushtroi ndaj tyre OZN-a gjakatare, u pushkatuan nga partizanët më 16 shkurt 1946 në Taugbashçe të Prishtinës, nën varrezat e jahudive, ndërsa Sefedin Ahmeti, që kishte ikur nga Burgu i Prizrenit, u vra bashkë me të amën në shtëpinë e vet në Prizren, duke luftuar me armë në dorë kundër forcave të shumta të OZN-ës që e kishin rrethuar. Njëherit, duhet theksuar faktin se më 27 tetor të vitit 1947 po në atë vend në Taugbashçe të Prishtinës u pushkatua edhe patrioti dhe njëri nga udhëheqësit eminentë të LNDSH-së profesori i Gjimnazit Real Shqiptar të Prishtinës, martiri i kombit Gjon Serreqi, të cilin më 30.V.1947 "Gjyqi Popullor" i Qarkut të Prishtinës sipas Aktgjykimit nr.K.66/47 e kishte dënuar me vdekje, si dhe shumë patriotë të tjerë. Mu për këtë, vendi i këtyre pushkatimeve masive të patriotëve shqiptarë nga forcat partizane pas riokupimit të Kosovës nga serbosllavët, ishte bërë i njohur në popull me emrin "Strelishte", sepse këtu pas Luftës së Dytë Botërore në vazhdimësi deri në mbarim të vitit 1948 u pushkatuan më se 4000 patriotë shqiptarë, kufomat e të cilëve, jo vetëm që nuk iu dorëzuan familjeve të tyre, por iu humbi me qëllim çdo gjurmë, duke mos lejuar as të flitet për këta martirë që dhanë jetën e tyre për idealet e shenjta mbarëkombëtare - çlirimin faktik të trevave shqiptare dhe bashkimin e tyre në një Shqipëri etnike Demokratike të integruar me vendet e botës së lirë perëndimore.

Lufta e tmerrshme vëllavrasëse

Prandaj, parashtrohet domosdoshmëria që në bazë të fakteve të verifikuara shkencërisht, të identifikohen dhe të dalin në shesh shkaqet dhe pasojat e vërteta për dështimin e Marrëveshtjes historike të Mbledhjes së Mukjes që u prish me intervenimin e emisarëve antishqiptarë jugosllavë (S.V.Tempo, M.Popoviq, D.Mugosha, V.Stojniq etj.), që ndezen luftën e tmrrshme vëllavrasëse midis vetë shqiptarëve të nxitur qëllimisht nepërmes të acarimit të antagonizmave të imponuara ideologjike midis rrymave të ndryshme politike në Shqipëri.
Parashtrohet pyetja se a ekzistonte një vendosmëri e sinqertë e Partisë Komuniste Jugosllave dhe të asaj Shqiptare për realizimin faktik të caqeve strategjike të parashtruara në "Rezolutën e Bujanit" dhe në veçanti realizimi i të drejtës për vetëvendosje deri në shkëputje edhe për shqiptarët. Ekziston bindja se kjo ishte vetëm një "fotomorganë" mashtruese sllavobizantine e llansuar qëllimisht nga komunistët jugosllavë vetëm sa për t'i larguar shqiptarët nga pjesëmarrja e tyre në forcat ushtarake shumë mirë të armatosura të "Lidhjes së Dytë të Prizrenit", si dhe për të nxitur mobilizimin e të rinjëve shqiptarë në aradhat partizane jugosllave.

Mashtrimi i opinionit shqiptar

Këtë hipokrizi të komunistëve jugosllavë dhe mashtrimin e opinionit shqiptar, na e dëshmon Letra e KQ të PKJ-së dërguar KQ të PKSH, të shkruar me 6. dhjetor 1943 dhe që ka arritur në KQ të PKSH-së me rastin e qëndrimit të S.V.Tempos në Shtabin Suprem të UNÇ të Shqipërisë qysh 28 mars të vitit 1944. (J.B.Tito: Sabrana Djella, tom 18, Pismo Glavnom Stabu NOV i PO Makedonije za druga Tempa të 6.12.1943, f.19). Në mënyrë edhe më eksplicite mu për këtë mashtrim na tregon kjo informatë: "Koloneli V. Stojniq, Shef i Misionit Ushtarak Jugosllav, para se të nisej për në Shqipëri, ishte te Titoja, mu atëherë kur në gusht 1944 Tito pranoi dy anëtarë të SHS të UNÇ të Shqipërisë, Bedri Spahiun dhe Ramadan Çitakun -Bacën. Lidhur me Kosmetin, Titoja fare kjartë u kishte thënë: "As që mund të paramendohej që Jugosllavia e Re të humbi territoret e saja". Me fjalë tjera, po ate që Tito në mbarim të vitit 1943 i kishte shkruar Tempos në Maqedoni dhe Milladin Popoviqit në Shqipëri". (Nijaz Dizdareviq: "Albanski Dnevnik, Sarajevo 1988, faqe 45).

Prapavija antishqiptare e ideologjisë bolshevike

Po në këtë lidhje kërkohet një rishqyrtim objektiv dhe kritik shkencërisht i verifikuar ndaj "Tradhtisë së Madhe" spektakulare që iu bë shqiptarëve të Kosovës në të ashtuquajturin "Kuvend" të delegatëve komunistë në Prizren më 1945, kur në kushtet e Administrimit Ushtarak dhe të Shtetrrethimit të vazhdueshëm partizanoçetnik të Kosovës, u imponua dhënia e pëlqimit për hyrjen e "Kosovë Metohisë" në përbërje të "Serbisë Federale". Parashtrohet pyetja se si është e mundur që po të njëjtit individ që si "delegat" kishin nxjerrë Rezolutën e Bujanit, nënshkruan edhe hyrjen e "vullnetshme" të Kosovës nën Serbinë Federale, duke iu ra shkelëm të gjitha atyre caqeve fundamentale dhe tejet supstanciale të "Rezolutës së Bujanit" për ardhmërinë e Kosovës, për realizimin e të cilave ishin betuar me nënshkrimet e tyre në Bunjaj. Prandaj, jo vetëm që është e papranueshme dhe si perpjekje për të larë "gjynahet" lansohet teza se gjoja "në saje të "LNÇ" sot e kemi Kosovën", natyrisht Kosvën e shkëputur nga trungu arbëror dhe të mbetur nën okupimin barabar serbosllav për 55 vite rresht.
M’u për të kthjelluar këtë, kërkohet nga hulumtuesit objektivë të disiplinave përkatëse shkencore që të vejnë në pah fare kjartë prapavijën antishqiptare të ideologjisë bolshevike (komuniste), që mbështetej në luftën e klasave dhe internacionalizmin proletar, e cila faktikisht nuk ishte tjetër vetëm se një ideologji pansllaviste e cila përpiqej që nepërmes asimilimit të popujve jugosllavë të formojë kombin e ri "sovjetik" në hapësirën Euro-Aziatike si ish BRSS, si dhe të kombit "jugosllav" në ish RSFJ-në, duke asimiluar, zhdukur fizikisht dhe shpërngulur shqiptarët nga vatrat e tyre shekullore.
Jemi të bindur se nga dokumentacioni arkivor relevant që deri pas çlirimit të vërtetë të Kosovës dhe demokratizimit të Shqipërisë ishte tejet "rezervat" dhe "tabu" për hulumtuesit e mirëfilltë shkencorë, tani pas 60 vitesh do të dalë në shesh e vërteta për tërë kontributin e çmuar që dha LNDSH-së dhe veprimtarët eminentë të kësaj lëvizjeje kombëtare, të cilët u përpoqën sinqerisht dhe luftuan pa kompromis për çështjen madhore mbarëkombëtare, çlirimin e vërtetë të Kosovës e të trevave tjera shqiptare dhe bashkimin e tyre në një Shqipëri etnik sovrane demokratike të integruar në kauzën e botës së lirë perendimore. Për këto ideale të shejta mbarëkombëtare, Halim Spahia bashkë me martirët tjerë të kombit shqiptar, me vetëdije të plotë sakrifikuan diturinë, pasurinë dhe jetën e tyre të shtrejtë, duke larë me gjakun e tyre të dlirtë tokën e Kosovës martire dhe të trevave tjera shqiptare.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora