Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fran Buzhala: Kundër atyre hijeve që ishin bërë ''kumbar'' të litarëve...!

| E marte, 19.07.2011, 06:22 PM |


KUNDËR ATYRE HIJEVE QE ISHIN BËRË"KUMBAR"TË LITARËVE...!

 

Shpirti im është i etur për drejtesi.T´i tregova udhët e mija,që ti të më përgjigjesh.Hiq nga unë poshtërimin dhe përçmimin,se i mbaj përkujtuesit e tu.Shpirti im s´ka gjumë nga hidhërimi, largo nga unë udhën e gënjeshtrës.

 

-Kujton se do te tallesh e askush s’do të qortoi!

 

-Mos vallë njerëzit do të heshtin pran fjalëve të tuaja boshe?

 

Atëherë nuk do të më vij turp as mua kur ti gabon,me drejtësinë,sepse kam zgjedhur rrugën e besnikërisë.Dëgjoje zërin tim kur të thërras;kundër arrogantëve të mallkuar qe të mos dal nga rruga e drejtësisë.Në shtegun ku eci,ata më kanë fshehur një grackë,një stuhi qe më dërrmon, nuk më le as të marrë frymë qe nuk e prisja,dhe pa shkak plagët më shumon,para se të shkoi për të mos u kthye më ne vendin e errësirës dhe të territ,ma imponuan një këngë të vdekur? Me thika të preferuara,diamante te rrem,një moment i dëshpërimi ju luta zotit për at njeriun që me turbullon me ide te tilla,-pse o zot me nxore nga barku i nënës?edhe pse duart e tua nënë më benë,dhe më dhanë formë!

 

-Lakuriq dola nga barku i nënës,lakuriq do të largohem...,do behëm zotëri ne varr pa kostum!

 

Thithnin ,thithnin gjakun milingonat pran kufirit”Magjia e peizazheve”,shpirtra të lidhur me dheun e lindjes,me pikturat e antikës,akrepat e ndritshëm, tregon një ngjyrë të ndezur tregon edhe te gjallët-s’mund të përparojmë me dyshime?është tingulli i zemrës qe monitoron trupin,është më mirë që vuajmë nga njëherë,të benë të piqesh më herët,sepse mësojmë shumë gjëra në jetë,a´i njeri që po ligjëron është veshur me lëkur të ujkut!

 

Hakmarrja është një pjatë që shërbehet për të marr gjera te ftohta?s’dëshiron të jep lirin atij zogut të fluturoi në krahët e lisit,po e vëzhgon gjahtari me emrin”Fat”që po kërkon shumë...!

 

Aty pran atij “lisi” këndonte një pëllumb,zëri tij dëgjohej:u linda në mes stuhisë,më humbi fuqia e dëshira për te jetuar...s’dua të humb...,s’dua të humb,edhe me zemrën e vetmuar...

 

E mban mend zemrën e lënduar,ma kthe vrimën e ferrit!

 

Shpirtrat binjak filluan të enden në hapësirë,për ta ja kthye shpirtin plot të trupit tim!

 

Pran korit të”lirisë”aty dëshiroja të këndoja një këngë,ti zbrazim shpirtrat tan,një zë i thellë dëgjohej;ku lulet e ilegales “çelnin”vetëm natën,kishte ardhur çasti ti kujtojmë larg hijeve...

 

Kundër atyre hijeve qe ishin bërë”kumbar”të litarëve...!

 

Në varr,të ligjeve nuk u vlon më tërbimi,janë këputur,të burgosurit janë të qetë,e nuk e dëgjojnë më zërin e atyre..., qe shtrënguan duart me “zinxhir”atë kohë qe pushtoi terri!

 

Sikurse të kishte ndonjë gjykatës të drejt,ah sikurse të më thërriste!!!

 

E´të mos bërtasim nga dëshpërimet më, me mallkime përsëri;të marrtë errësira e terri...

 

13.07.2011 Esslingen

 

 

 

________

 

Tituj dhe terma përshkrues që përdoren me “Zhurmë Zemre”!

 

Edhe armiqtë tan janë te këtij mendimi,shihni, pra,se unë jam i zoti,e veç meje s´ka tjetër,unë vras e unë ngjall,edhe të plagosi,edhe do të shëroi.Pasi të shoh se skam më mbështetje i braktisur,atëherë dot ë kërkoi ku i kam shokët e idealit,rrënjët kua ata kërkuan strehë.dorës sime s´ka njeri qe mund t´i shpëtoi.Shihni pra se unë jam i zoti, unë vrase unë ngjall!?.

 

-Ngreh drejt qiellit duke u betuar,siç është vërtet se rroj në jetë të jetëve...

 

Duhej ta kisha thënë:se duhej ta shpërndaj kujtimin e atyre njerëzve te sakrificës ,ta shuaj në mes njerëzve te vdekur shpirtërisht,dhe te thonë edhe foshnja e gjirit,dhe plaku flokëzbardhur deri te publiku, se dora jote,mendimi i yt doli me i fort!

 

Jemi binjak të një truri,bëra prova para pasqyrave,rrëshqita si një gjarpër i helmuar,qe ti bëj pasqyrën e zbukuruar,gjërat qe mshifen prapa tyre,thoin gënjeshtra,shpëtojnë pa u lagur.Disa agjentë shitës,si lënë shpirtin e rrënjëve të trandofilave te qetë.Pran ,atyre varrezave te harruara,zgjohet një njeri i vdekur ne mes te varreve,thotë:jam bari i mirë shpirtrash!

 

-

 

E harroi shkëmbin e lindjes ne ato kulla te gurit,hoqi nga mendja atë qe na solli ne jetë me dhimbje lindje.Atëher tha: do t´u fsheh fytyrën time,do të shoh fundin që i pret me pas,do të vë flakën themeleve të maleve...

 

Kemi një Nënë të pushtuar nga paniku.Unë me te vertët do të bej xheloz me atë qe nuk është populli,brezin që shkon veç mbrapshtë.

 

Edhe varfëria ka për të ardhur si një kusar rrugësh dhe skamja jote si një njeri i armatosur me ide te gënjeshtarëve,që dallohet si shkuma e detit mbi sipërfaqe.

 

Kështu pra duke e parë këtë,nisja te vritja mendjen,pash dhe nxora këtë mësim:

 

Tituj dhe terma përshkrues që përdoren me “Zhurmë Zemre”!

 

Fran Buzhala

16.07.2011 Esslingen