Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ramiz Dërmaku: Sukses i një këngëtari është këndimi i gjallë në skenë

| E hene, 18.07.2011, 05:55 PM |


SUKSESI  I  NJË  KËNGËTARI  ËSHTË

KËNDIMI  I  GJALLË      SKENË.

 

Nga: Ramiz DËRMAKU

 

Viteve të fundit muzika popullore shqiptare siq po shihet po kalon në një gjendje të rëndë, Që nga vitet e 90-ta, në Kosovë e diasporë fillon një periudhë e rëndë dhe e vështirë, për të gjithë pra edhe për artin muzikor. Mbyllja me dhunë e Institucioneve të Kosovës ( nga pushteti barbar serb) ndikoi drejtpërsëdrejti edhe në artin muzikor, ku filloi të "lulëzoi", shundi, kiçi si dhe shumë dukuri tjera negative.Gjatë kësaj periudhe kohore mbi (20-vjeçare) muzika popullore pësoi dëme të mëdha. Muzika e cila u krijua gjatë kësaj periudhe u lirua nga skematicizmi dhe ideologjizmat por por nuk mundi t'i shpëtojë tundimit komercialist, ku më së shumti u reflektua rënja e saj në shund dhe kiç. Gjatë kësaj periudhe kohore u shkruan, u kënduan e u komponuan këngë të rrymave të reja si dhe atyre të cilat më parë ishin të ndaluara gjatë diktaturës komuniste. Pra, gjatë kësaj periudhe nga publiku e dëgjuesit u krijua një "ftohje" e adhuruesve të muzikës popullore dhe folklorike. Rinia jonë gjatë këtyre viteve tregoi një mos interesim ndaj muzikës popullore; në Kosovë, trojet etnike dhe diasporë, në disa raste gadi muzika popullore ishte baraktisur nga publiku. Mirpo një pjesë e publikut e etur për muzikë popullore e ruajti atë nga armiqët e shumtë. Muzika që u krijua gjatë këtyre viteve (në Kosovë, trojet etnike e diasporë) u komercializua deri në fund, pra u sakatos nga motive të ndryshme. Gjatë këtyre viteve në Kosovë, trojet etnike dhe diasporë na lindën shumë "yje" të cilët nuk dijnë të këndojnë muzikë të gjallë dhe me nota. Këto "yje" të lindur viteve të fundit dolën në skenë si këpurdhat pas shiut, pra ata lindën (u krijuan) ne studiot (private) e shumta muzikore të udhëhequra jo nga profesionistët por nga disa diletantë të cilët e sakatosën jo vetëm muzikën popullore por edhe artin muzikor. Në ato studio të udhëhequra nga amatorët (dihet jo profesionistët) të ciët falë teknikës kompjuterike ua përpunuan zërin këngëtarëve të tillë, dhe prodhuan "yje" të cilët nuk kanë lidhje me mizikën e gjallë. Këndimi i këngëve "yjeve" u mundësoi atyre të pasurohen materialishtë. Këngëtarët që lindën gjatë këtyre viteve (jo të gjithë) vodhën huazuan këngë edhe nga popuj të tjerë, duke i përkthyer në gjuhën shqipe (e shumë shpeshë duke përdorë edhe fjalë të huaja). Këta këngëtarë që lindë gjatë këtyre viteve, s‘pari filluan të këndojnë nëpër mbrëmje, manifestime, koncerte, etj, sidomos në diasporë. Ata duke e parë fitimin material, inçizuan këngë në audio, video dhe CD-e dhe kështu duke kënduar "tallava" depërtuan tek publiku e dëgjuesi ynë. Kompozitorët e mirëfilltë në munges të ligjit, u detyruan të heshtin. Ata në munges të Institucioneve kompetente bënë orvatje maksimale që përmes shkrimeve të tyre, në shtyp, radio, televizion dhe mediave elektronike t'i kritikojnë e gjykojnë dukurit e tilla, mirëpo nuk patën sukses (Sami Piraj, etj). Teknika e përsosur u mundësoi "yjeve" që ata ta gënjejnë e mashtrojnë s'pari vehten e pastaj edhe publikun-dëgjuesin. Pra tani skenën tonë (shtypin ditor, radion, televizionin - konkretishtë RTK-ës) e kanë vërshuar një numër i madh "yjesh" të cilët falë kompjuterit i cili ua ndreqte zërin (që ishte shumë vështirë ta kuptojë publiku-dëgjuesi, se për çfarë kualiteti apo këngëtari bëhet fjalë). Të gjithë e dijmë se suksesë i një këngëtari është këndimi i gjallë në skenë.

Shumë "këngëtarë", "yje", të cilët lindën gjatë kësaj periudhe të inspiruar nga fitimi material jo që shkatrruan muzikën folklorike popullore por ne tërsi artin muzikor. Në anën tjetër një grup i këngëtarëve të vërtetë jo që nuk krijuan albume por u angazhuan me të gjitha forcat e tyre morale, intelektuale, profesionale dhe ligjore ta ruajnë muzikën folklorike nga barbarizmnat, turçizmat, sllavizmat, shundi, kiçi, dhe dukurit tjera negative. Këngëtarët e mirëfilltë me mjaftë suksesë e ruajtën muzikën folklorike ne të gjitha trevat shqiptare (por edhe në diasporë, gjatë turneve të shumta). Shembull; Nazmije Hoxha, Shkurte Fejza, Ilir Shaqiri, Ismet Bogujeci, e disa tjerë. Këta këngëtarë me mjaftë suksesë i shpëtuan shundit, kiçit dhe dukurive tjera negative. Këta këngëtarë të mirëfilltë, jo që nuk krijuan albume , por nuk ishin prezentë as në mediat tona të shkruara apo elektronike. Eshtë koha e fundit që të ndërrmirret diçka nga organet kompetente për mbrojtjen e këngës folklorike popullore dhe artit muzikor. Këngëtarët e mirëfilltë gjatë karrierës së tyre i dhanë këngës popullore shqipe shpirtin dhe në asnjë moment nuk pranuan tjetërsimin e saj.Tek këngët e këngëtarëve të mirëfilltë çdo herë me suksesë ruajtën brumin shqip. Këngët e tyre kanë lënë (e do të mbesin përgjithmonë) gjurmë të pashlyera në artin muzikor. Këngëtarët e mirëfilltë me shumë suksesë ju kanë shmangur ujërave të turbullta. Shumë këngëtarë të mirë disa vite ishin tërhequr nga skena muzikore, gadi ishin harruar..., të shkelur nga pseudokëngëtarët matrapazët, diletantët, për ti shpëtuar shundit kiçit dhe dukurive tjera negative. Eshtë koha e fundit që të gjithë kompozitorët, dhe institucionet e Kosovës, të rikthehej cenzura pozitive përmes filtrave dhe mekanizmave seleksionues që funksiononin dikur të kthehen, sepse vetëm ne këtë mënyrë do të ruhet e kultivohet muzika - (kënga) e mirëfilltë shqipe. Shtrohet pyetja ? ! Ku janë kompozitorët e mirëfilltë të cilët vite te tëra me suksesë ditën ta ruajnë dhe kultivojnë këngën dhe muzikën shqiptare, ku janë këngëtarët. Në fund mund të cekim se të gjithë këngëtarët të cilët gjatë karierës së tyre e bastarduan, vodhën, ose përdorën shundin dhe kiçin do t'i gjykojë koha.

 

Punuar me 12.07.2011