Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kadri Mani: Prof. Anton Çetta, Kryetar i Këshillit për Pajtimin e gjaqeve

| E hene, 18.07.2011, 06:59 PM |


Kadri Mani

 

Prof. Anton Çetta, Kryetar i Këshillit për

Pajtimin e gjaqeve e të ngatgërresave

1990-1991

 

1920-l995

 

O tek len dielli-o e pran-o hana

Anton Çettë-o ma nuk-o ban nana!

 

O për punë të mbara e për fjalë të artë

Antoni dekorohet me “Medaljen e Artë”!

 

Tënden Paqe, Demokraci dhe Humanizëm

I kemë na rrush e kumbulla- krejt cinizëm!

 

Të kemi njoftë me rrënjë e me jeh-e

Por tash Ti neve a je kah-o na njeh-e!?

 

O prej Parajsës që Je kah na këqyr-e

O a ke pa ndonjëherë-o këso mënxyrë-e!?

 

O pasha ujin, kripen dhe koret-o të bukës

O s’jemi më si atëherë te Verrat e Llukës!

 

O po na ka marrë-o djalli-o në dorë-e

O përpara botës-o jemi-o bërë horr-e!

 

O e kemi flakë-o krejtësisht ne ndjesën

O ta kemi thyer-o Bacë Anton ne besën!

 

O po mos i kërko se nuk i gjen-o kund kotat

O po i kemi ble-o dhe i kemi  vjedhë votata!

 

O po për faqe të zezë- o e kemë nxi plisin

O për faqe të zezë-o e kemë përdhosë fisin!

 

Urimi: Qofhi faqebadhë, u bë: Qofshi faqezinj

Keq dielli që na ngrohë, keq dheu që s’na përpi!

 

U lind n’Gjakovë një familje nga Fani Mirditës

Donika e Agata atje të rinisin fatin tonë të rritës!

 

Ato atje ta nisin Pajtimin me folklor e me saze

Se jemi ata që ishim pellazgo-ilirë e jo xhenaze!

 

Ju stërmbesat e Teutës keni diplomën e dekorimit

Dhe askush nuk mund ta ketë të drejtën e mohimit!

 

Keni amanetin e babit e bekimin nga Nënë Tereza

T’na nxirni nga bataku që ta shkundim turpin n’breza!

 

O po ta bëjmë KTHESËN e domosdoshme paçare

O që t’i gëzojmë-o bre heronjtë tanë-o ndër varre!

 

 

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka dekoruar Profesor Anton Çettën me “Medaljen e Artë për Paqe, Demokraci Dhe Humanizëm - Dr. Ibrahim Rugova”.

 

Në një takim në zyrën e tij, Presidenti Sejdiu ua dorëzoi diplomën e dekorimit vajzave të profesor Anton Çettës, Donika e Agata Çettës.

Dekorimi i Profesor Çettës bëhet me rastin e 20-vjetorit të shënimit Kuvendit të Pajtimit në Verrat e Llukës.

“Për kontribut të veçantë dhënë gjatë gjithë jetës së tij për paqen, zhvillimin e demokracisë dhe kultivimin e vlerave humane, dekoroj me Medaljen e Artë për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm - Ibrahim Rugova, personalitetin e shquar të Kosovës dhe të shqiptarëve, Anton Çetta”, tha Presidenti Sejdiu me rastin e dekorimit.

“Kontributi i Anton Çettës për paqe, demokraci dhe humanizëm mbetet një shembull i veçantë dhe domethënës për Kosovën dhe shqiptarët. Duke ia kushtuar tërë jetën punës kërkimore-shkencore në fushën e studimeve albanologjike dhe misionit për krijimin e tolerancës, paqes publike brendakombëtare, duke punuar pandalur për pajtimin qytetar, duke krijuar kështu perspektivën reale të jetës dhe punës për ata që u kishte humbur shpresa, ai dha shembullin më të mirë të njeriut të urtë, që kishte vizion një të ardhme të dinjitetshme të kombit dhe vendit tonë”, tha Presidenti Sejdiu, duke shtuar se vepra dhe  personaliteti i Anton Çettës është dhe do të mbetet frymëzim krijues për brezat që do të vijnë.