E premte, 29.03.2024, 10:03 AM (GMT)

Kulturë

Skënder R. Hoxha: Fitonimia dhe zoonimia e Dushkajës (I)

E diele, 17.07.2011, 06:38 PM


Prof. Skënder R. HOXHA

 

FITONIMIA DHE ZOONIMIA

E

DUSHKAJËS

 

“Toponimet për historinë e një gjuhe

janë si fosilet për paleontologun

dhe copat e mineralit për gjeologun”

(Eqrem Çabej)

 

NË VEND TË PARATHËNIES

 

Kërkimet e mia në fushë të onomastikës, veçanërisht në fushë të toponimisë, në krahinën e Dushkajës, atje ku është edhe vendlindja ime, rrokin periudhën prej më tepër se tri decenie, pra që nga vitet ‘7o të shekullit të kaluar.

Nga materiali toponimik i vjelë në terren, në këtë krahinë, kam hasur në një numër toponimesh e mikrotoponimesh të sajuara mbi bazë të emrave të bimëve (barishtore dhe drunore), si dhe të tjera mbi bazë të emrave të botës shtazore (të buta e të egra).

Dushkaja si krahinë etno-gjeografike ka karakteristikat dhe specifikat e veta. Njihet, herët e vonë, si territor malor-kodrinor, por edhe me fusha të rrafshta e pjellore, që shtrihen buzë lumenjve e përrojeve të saj. Në tri deceniet e fundit të shek. XX edhe në territorin e Dushkajës janë bërë ndryshime infrastrukturore, si: ndërtimi i rrugëve lokale e deri tea to magjistrale, pastaj çelja e pyjeve dhe shndërrtimi i tyre në toka buke, bërja e Liqenit artificial “Radoniqi” ku u përmbytën tokat e katundeve Radoniq dhe Rakoc të Dushkajës etj., ndryshime këto që kanë ndikuar edhe në ndryshimin e pamjes e të relievit të Dushkajës, zhdukjen e llojeve të ndryshme të fitonimisë, sidomos të bimëve drunore, pemëve, po edhe të barishteve. Gjithashtu këto ndryshime, në mënyrë graduale kanë ndikuar edhe në zhdukjen apo largimin e disa lloje të shtazëve dhe shpesëve të egra, emrat e të cilave ne i kemi gjetur të ngurosura në formime, përkatësisht në emërtime toponimike të këtij krahu.

Për ta sajuar këtë teme, paksa më të veçantë, i kemi shkëputur të gjitha ato emërtime toponimike që kanë për bazë emra bimësh dhe emra shtazësh (flora dhe fauna)*), të cilat jemi përpjekur, jo vetëm që mos t’i lëmë krejtësisht në harresë, por edhe të mbeten dëshmi historike e shkencore se çfarë kishte flora dhe fauna e dikurshme e kësaj krahine. Gjithashtu jemi përpjekur që emrat e botës bimore dhe shtazore që kanë lënë gjurmë në toponiminë e Dushkajës t’i paraqesim me emra shkencor, t’i krahasojmë, të jepim ndonjë të dhënë për prejardhjen e emrave të tyre, mendimet e dijetarëve për etimologjinë e mundshme të emrave të tyre etj. Ndaj, kujtojmë se ky libër i vogël, hedh sadopak dritë në këtë lëmi dhe është një kontribut i këtij lloji për onomastikën në përgjithësi, e për toponiminë në veçanti; por edhe për linguistikën, botanistikën, zoolistikën dhe për fusha të tjera të dijes.

Edhe me rastin e botimit të këtij libri i falënderoj informatorët.

(autori)

 

*)  Lëndën toponimike të krahinës së Dushkajës e kam botuar më herët, si punime e kumtesa, në “Gjurmime albanologjike” e në ndonjë botim tjetër të veçantë të Institutit Albanologjik të Prishtinës, si dhe në vëllimet: Prof. Skënder R. Hoxha, “Kontribut për studimin e toponimisë së Dushkajës (I)”, Prishtinë, 1992;   Prof. Skënder R. Hoxha, Kontribut për studimin e toponimisë së Dushkajës (II)”, Pejë, 2000; Prof. Skënder R. Hoxha, Toponimia e Dushkajës, Gjakovë, 2007. Këto vepra i pata edhe si mbështetje ku mora materjen bazë për shtjellimin e këtij punimi studimor.

 

makrotop.= makrotoponim.

mikrotop. = mikrotoponim.

nr. = numër.

p. = perëndim.

patr. = patronim.

pers. = persisht.

pun. cit. = punimi i cituar.

RKMD = Re?nik Kosovsko – Metohijskog dijalekta.

RM = Re?nik mesta.

rum. = rumanisht.

sansk. e vj. = sanskrishtja e vjetër.

SANU = Srpska Akademija Nauka i Umetnosti.

serbokr. = serbokroatisht.

SGJFSH = Studime gjuhësore në fushë të shqipes.

sll. = sllavisht (sllave).

St. gj. = Studime gjuhësore.

(c. = sello = fshat-i).

sh. = në disa fjalorë tregon numrin shumës e diku është shkurtesë për fjajën: shih.

shq. = shqip.

shq. let. = shqipja letrare.

shum. = shumës-i (numri shumës).

top. = toponim (-i, -e, -et).

tosk. = toskërisht.

trak. = trakisht.

tur. = turqisht.

v. = veri (ana veriore…).

v. = viti.

vep. cit. = vepra e cituar.

vj. = vjetër.

vl. verilindje.

vp. = veriperëndim.

 

  

HYRJE

 

Krahina etnogjeografike e Dushkajës përfshin 26 katunde të komunave Gjakovë e Deçan, nga të cilat: Bardhaniqi, Beci, Bërdesana, Cërmjani, Doblibarja, Gërgoci, Jabllanica, Janoshi, Kralani, Llugaxhia, Marmulli, Meqja, Palabardhi, (Radoniqi e Rakoci, të cilat janë përmbytur në Liqenin Akumulues “Radoniqi”), Rakovina, Rashkoci, Sapoti, Vraniqi, Zhabeli dhe Zhdrella – për qendër administrative, arsimore e kulturore kanë Gjakovën, kurse Dashinoci, Mazniku, Ratishi i Epër, Ratishi i Ulët dhe Vranoci i Vogël – Deçanin. Mirëpo, në kuadër të kësaj krahine, janë edhe katër vendbanime të cilat në pikëpamje administrative janë si paralagje: 1. Velikobarja – si paralagje e Bardhaniqit, 2. Kodralia, 3. Netici – si paralagje të Rashkocit dhe 4.Rezina – si paralagje e Bërdesanës. Gjatë hulumtimeve të mëvonshme, përkatësisht gjatë disa kontakteve me njerëz, kryesisht të, moshuar, të anëve përkufizuese të krahut perëndimor të kësaj krahine, kemi gjetur se afër territorit te katundit Palabardh, Dushkaja shtrihet edhe në një pjesë të Sukës së Biteshit, afër Gramoçelit, dhe përfshin anën lindore të saj. Kufij natyrorë të kësaj krahine janë: Drini i Bardhë – në lindje, Bistrica e Deçanit (Lumbardha) – në veri, rrjedha e poshtme e lumit Erenik – në jug dhe krahina e Rekës – në perëndim.

Pjesa lindore e Dushkajës i takon pellgut të Drinit të Bardhë, duke u shtrirë në anën e djathtë të rrjedhës së mesme të tij, ndërsa kah veriu dhe verilindja, për kufi natyror, ka po ashtu anën e djathtë të rrjedhës së poshtme të Bistricës së Deçanit, e cila e ndan Dushkajën nga krahina e Lugut të Baranit në këtë krah. Duke e kundruar më tej, nga aspekti i përkufizimit, Dushkaja, në anën perëndimore ka krahinën e Rekës e për të vazhduar kah jugu me Fushat e Trakaniqit, Fushat e Gjakovës dhe anën e majtë të rrjedhes së poshtme të lumit Erenik, gjer te gryka e derdhjes së tij në Drinin e Bardhë, afër katundit Marmull.

Në qendër të Dushkajës, në mes të territoreve të katundeve Gërgoc, Radoniq, Zhdrellë, Rashkoc, Cërmjan e Rakovinë, gjendet një kodër e lartë e quajtur Suka e Cërmjanit, e cila paraqet një fragment të vargut serpentin (Suka e Koznikut, e Cërmjanit, e Babajlloçit dhe Suka e Hereçit), që rajonit të Dushkajës, të thuash, i vë përmes një kufi natyral horizontal në drejtimin lindje – perëndim.

“Toponimia e një vendi ka interes për shumë degë të shkencës, si për gjuhësinë, etnografinë, studimin e legjendave, problemet mjaft të gjera të prehistorisë e të historisë, historinë e vendbanimeve etj.”1)  Në territorin e Dushkajës shumë pak sipërfaqe janë të zhveshura, pra kjo krahinë karakterizohet me regjimin e bimësisë së përhapur, ndaj, gjatë vjeljes së lëndës toponimike të kësaj krahine, kemi gjetur se edhe numri i emërtimeve toponimike të sajuara mbi bazë të emrave të ndonjë bime, përkatësisht të fitonimeve, është i theksuar. Në anë tjetër, nëpër malet e Dushkajës, më herët kanë jetuar shtazë të ndryshme të cilat, ose janë zhdukur, ose janë në zhdukje e sipër, por që prezenca e tyre e dikurshme ka lënë gjurmë në toponimi. Të kësaj rrjedhoje kemi shënuar edhe emërtime toponimike që janë krijuar edhe mbi bazë të emrave të shtazëve të buta, përkatësisht të shtazëve shtëpiake.

Nga këto dy sfera, në mënyrë të sistemuar, do të paraqesim dhe shqyrtojmë gjurmët e botës bimore dhe të botës shtazore, përkatësisht florën dhe faunën në toponiminë e territorit të Dushkajës.

 

1. F L O R I S T I K A

 

a) Emërtime toponimike me prejardhje nga emra të bimëve barishtore:

 

A

 

 

Aman/i. -  Aman –i, bimë barishtore me fletë ovale e të gjata. Del herët në pranverë. Gjithandej, në Dushkajë, e nxjerrin dhe e përdorin kokën e tij, si bimë mjekuese për bagëtinë, ku bashkë me disa bimë të tjera ua qesin bagëtisë për Shëngjergj, për të qenë imune ndaj sëmundjeve të ndryshme. Tërësinë e atyre barnave i quanin barnishta. Falë depërtimit të kujdesit të mjekësisë së kafshëve edhe nëpër viset rurale tash përdoren gjithnjë e më rrallë. Fjalën e ka FGJSSH (1302) OMAN, ~I m. sh. ~E, ~ET bot. “Shkurre e helmet, me lule të verdha dhe me erë të mirë, që rritet në vende me lagështi. E ka edhe Fjalori Shqip – Serbokr. (652) Oman ~i, sh. ~ë, bot. Oman, utrenica (Inula helenium); Fj. Serbokr. – Shq. (486) e ka Oman m. bot. Plenër –nra f. (Inula helenium).

Etimologjia e fjalës, mbase, sipas am:ë, ~a = erë, erë e mirë që ka kjo bimë. Duke qenë e përhapur nëpër disa anë të Dushkajës, kjo bimë ka lënë gjurmë edhe në toponimi. Sipas rrethanës ku është më e theksuar bima Aman –i, Bardhaniq kemi shënuar toponimet: Lugjet e Amanit – kompleks i disa lugjeve të vogla që morën emrin sipas bimës barishtore – Aman, që del në këto lugje, Malet e Amanit  (male), Rruga Lugit Amanit – rrugë që kalon nëpër mikrotoponimin Lugi Amanit. (Bardhaniq); si dhe Kodra Amanit në Dashinoc.

 

Atav/ë, ~a. - Gjithandej në Dushkajë Atavë e quajnë barin e dytë që del në livadhe pas sanës. Te Bashkimi e gjejmë Otave, a, vf. T. Sâne e dytë. Guaime, fieno d’autunno. Fjalori shq. – Serbork. E ka o t a v/ ë ~a f. pl. ~a  otava, trava koja se po drugi put kosi. Në Fj. Sebokr. – Shq. është Otava f. otavë –a f. Nuk e ka Çabej as FGJSSH. E ka Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe (446) otav:ë ~a  f. sh.  ~a, ~at. Meqë nëpër Dushkajë ka livadhe të mira që shquhen për barin e dytë, që kositet pas sanës, që quhet atavë, gjetëm që mbi këtë bazë të jenë sajuar disa toponime, si: Livadhi Atavave – Sipas barit – Atavë, - (Bardhaniq); Livadhet e Atavave – Sipas bimës – barit: atavë – (Cërmjan); Livadhi Atav’s - (Atavë – e quajnë barin që del pas sane - (Shqiponjë, ish-Jabllanicë); Livadhi Atav’s  /; Mali Atav’s, e Kodra Malit T’atav’s  - (Rashkoc); Atavat – Ngase janë livadhe të mira për  a t a v ë./, - (Zhabel).

 

B

 

Bostonisht/ë,~a. - Në Dushkajë boston dhe bostân – për shalqi. Në mënyrë përmbledhëse për shalqi e pjepër thuhet boston. Për kopshtin a arën që dikur është mbjellë me boston, në toponimi ka mbetur bostonishtë. Fjalë e hyrë nga turqishtja. Bashkimi e ka Boston, i, vm. shum. bostana –t. T. pjepén e sharci thánun me gní émen. Cocomero. Në Fj. Shq. – Serbokr. (111) bostán –i. ~e, bostan; bostanisht/e, ~ja, bostonishte. Nuk e ka Kristoforidhi dhe nuk e gjetëm të jetë marrë me fjalën prof. Çabej.   Ndërsa Sejdiu (FSHK, 198), thotë: Bostân është njëri nga emrat shqip për Citrullus vullgaris. Vuku, sipas Skokut (185, 181) e shënon, që në fund të shekullit XVIII, fjalën bostân, pra me një cikromfleks mbi a.  Ne mendojmë, duke u mbështetur në trajtën që na e sjell Vuku, se  bostân është turqizëm ballkanik, që njëheri e kanë huazuar shqiptarët, pastaj nëpërmjet shqipes ka depërtuar edhe në të folmet serbe të Kosovës dhe të Serbisë Jugore. Për shkak të disa ngjashmërive (gjetheve, frutit dhe pakëz aromës) barishtja Aristolocchiachia clematitis, shumëkund, quhet bostân i egër e, diku-diku edhe bari i llubenicës.

E ka FGJSSH – “BOSTAN, ~I, m. sh. ~E, ~ET (166) 1. Shalqi; pjepër” si dhe BOSTANISHT/E, ~JA. Sh. ~Ë, ~ET. Bostanore – për tokë e mbjellë me shalqi e pjepër”. Me kuptim të njëjtë edhe në Dushkajë (si është shpjeguar në trajta të ndryshme…).

Sipas rrethanës se në ato vende dikur kanë mbjellë bostan, në Dushkajë kemi gjetur të gjallojnë toponimet: - Bostonishte  (arë – Rakovinë), Bostonishta (Vraniq), dhe Lugi Bostânit (Kralan).

 

D

 

Dredhëz, ~a. –  Fjalën e ka Fjalori i Kristoforidhit (86) dredhëzë –a sh. Dredheza –të, ku e barazon me lylyshtrydhe që po i thënkan në Permet dhe plyshkë në Tetovë. Bashkimi (93), Dréthe, a, e dréthés, a, vf. shum. Dréthésa, t. Fragela, (frutto). Në Fj. Shq. – Serbokr. Dredhëz ~a. f. pl. ~a. bot. Jagoda (Fragaria), me shpjegimet: për dredheza pylli (Fragaria vesca), dredheza kopshti (Fragaria elatior) …, 214. Ndërsa Fj. Serkokr. – Shq. (266, me këtë kuptim. FGJSSH (368) – DREDHËZ ~a f. sh. ~A, ~AT bot. E barazon edhe me fjalët: 1. Luleshtrydhe, 2. Dredhkë, 3. Urth, 4. Dredhë hardhie. Etimologjia e fitonimit dredhëz është trajtuar nga gjuhëtarë të ndryshëm. G. Meyeri  (137, 74) këtë fotonim e lidh me foljen dredh  “drehe” që Tagliavini e konsideron si jo aq bindëse. Ky konstatim i Meyerit medoj se mund të ketë mbështetjen logjike, ngase kjo bimë shtrin lozët e saj të dredhura, dredha-dredha.  Me shqyrtimin e emrit të kësaj bime u mor Çabej (I, 138) dredhëz f. “Fragaria vesca, man toke”. Sipas profesor Çabejt gjejmë se në krahina shqiptare të përdoren trajtat: dredh i egër, drethe, dorathé, grathé, dërthe (kjo është edhe te Manni). Përbërja e fjalës na shpie te dredhë – zë. Primitivi dredhë afrohet etimologjikisht me bret. Drezen, dreizen “fermanzë”, të cilat Pederseni i bashkon Brenda keltishtes me irl. e vj. driss “vepres”, dristenach “dumetum”… e më tutje me gr.????? “kaçuba, ferra”. Keltishtja e shqipja kanë midis tyre dhe te tjera barazime parciale nga fusha e florës; sh. Bërshê, dardhë, vërri. … Fjala dredhë-zë mund të përmbajë një sufiks –dh si shpardhë;…(Çabej, … I, f.138).

Edhe në krahinën e Dushkajës kjo bimë barishtore është e përhapur, sidomos si dredhëz pylli por edhe si dredhëz kopshti. Në toponimi ka lënë gjurmë dredhëza e pyllit (Fragaria vesca), ku sipas saj edhe janë emërtuar ato vende ku dilte kjo bimë frutore. Në Radoniq kemi shënuar: Fusha Dredhzave, Vorret e Fush’s Dredhzave, ndërsa në          Kralan gjetëm mikrotop. Roga Dredhzave dhe Udha Rog’s Dredhzave. Këto emërtime toponimike të Dushkajës, të sajuara mbi bazë të fitonimit dredhzë, dredhëz dhe determinativët fushë, rogë, kanë emërtuar vendet në të cilat, në krye të herës, rritej kjo bimë (dredhëza).

 

 

F

 

Fier, ~i, -Firajë. ? Duke pasur për bazë emrin e bimës ba­ri­­shtore fier?i (Filices), në Dushkajë janë sajuar em­rat e disa toponimeve.  Emërtimin Lugi Firit  që ishte sajuar sipas rrethanës së në këtë lug ka fier – bimë barishtore, e kemi shënuar në Cërmjan, si dhe Lugi Firit (sipas të njëjtit kuptim), në Maznik. Në Zhabel gjetëm Mali Fira­jave dhe Le­di­na Firajave, ndërsa në trajtat Po­­di Fi­r­zës shënuam të mbajë emrin një kodër në Gër­goc e Podi Fir’s quhet një mal në Shqiponjë, ish-Jabllanicë. Gjithandej në terren thonë se “em­ri iu mbeti sipas fierit që del aty, ka fier me shu­micë”. Kjo bimë barishtore është e përhapur në Dushkajë. Trajta e shu­mësit, sikundër është në dy topo­ni­met e Zha­belit, Firaja ?v e, del e njëjtë edhe në FGJSH dhe FGJSSH, shih Fierajë ?a “vend ku ka dalë shumë fier”; Fierishtë. Fjalori i Kristoforidhit (103) fier – i …, fierishtë –a. Bashkimi (110), Fire, i, vm. shum. Firé, t. Felce, erba, si dhe Fi­ri­shté, ia, vf. Te­rreno coperto da felce. Fi­ra­jë quhet një ka­tund në ko­mu­nën e Deçanit. Në Fj. Shq. – Serbokr. Fier, ~i m. bot. paprat (Filices); ~i butë etj. …; fieraj/ë, ~a f.. pl.. ~ (fierishtë) papratina. Gjithashtu e ka Fj. Serbokr. – Sh. (517) pàpràt f. bot. Fier –i m. (Filix). Ndërkaq, në FGJSSH (467), është Fier, ~i m. bot. Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell të drejtë e të hollë, me gjethe të gjelbra e të dhëmbëzuara në trajtën e një puple, pa lule, e cila rritet nëpër pyje e në toka të varfra e të thata dhe përdoret zakonisht për t’ua shtruar bagëtive, për të mbuluar kasollet etj. Të njëjtin kuptim e ka kjo bimë edhe në Dushkajë; Firaj/ë, ~a, sh. ~a, ~at. Firishtë. Në trajtën Firaja e ki­shte shë­nuar Uro­she­vi­qi si mbi­emër fa­miljar në Shtime, por në disa vende e për­mend edhe në fun­ksio­n toponimik ? emër katundi.2) Në funksion toponimik e kemi gjetur edhe si Kodra Ferishtës me shpjegimin: “kodër me fier, andaj edhe quhet kështu”3)

 

Me etimologjinë e fitonimit  fier janë marrë shumë dijetarë. Mihaesku (139, 22) e konsideron huazim nga lat. *filicaria, Thumbi nga lashtogreqishtja ??????, kurse Bari?i (19, 208) mendon se kalimi i gr. pt në shq. ft nuk mund të vërtetohet. Çabej (45, 67) fitonimin fier e vë në mesin e huazimeve shqipe nga lashtogreqishtja. Sipas fitonimit  fier janë emërtuer shumë emra vendesh: Firaja, Firza, fshatra në Malësi të Gjakovës; Firza fshat afër ferizajt; Firiçeja fshat afër Mitrovicës; Firza në M. të Zi. Në Llap gjendet bjeshka Fierishtë e emërtuar sipas emrit të kësaj bime. Numri i mikrotoponimeve të emërtuara sipas këtij fitonimi është shumë i madh.3-a)

 

Fong, ~i. - Sipas një lloj bari që po e quajkan Fong, gjetëm në Dushkajë disa emërtime topo­ni­mike: Fon­gi (emër livadhesh) dhe Arat e Fongit (ara ? Zha­bel); Ro­ga Fongit (lëndinë) dhe Fongi­shtat (livadhe ? Kralan); - Fongishtat (livadhe -Doblibare), Fo­ngishtat (livadhe) dhe Kroni Fongi­sh­tave (krua ? Ra­do­niq), Fongishta (Vraniq).

Fjalën e ka FGJSSH, Fën/g, ~gu m. sh. ~gje, gjet  ? 1. Bimë bari­sh­to­re shumëvjeçare e kullotave, me kërcell të hollë dhe me fije të gjata e të ashpra si të tërshërës së egër... Nuk e ha fëngun delja. 2. Fëngi­shtë ? 1. Ve­nd me fëng. 2. Tokë e fo­r­të dhe jopjellore (FGJ­SSH, f. 465). Me këtë kup­tim e ka Bashkimi, Fàng, u “Te­rre­no incolto ste­rri­le”. Se në këto emër­­time fjala bazë është fong ? (fëng) shihet mirëfilli. Shih në tra­jtën e njëjësit mi­­kro­topo­nimit Fongi, po edhe në shumës fjalës fong?i, iu ka ngji­tur prapashtesa ?sht dhe ka dhënë një shu­mës të rregullt ? Fongishtat, siç e gjejmë në emërtime toponimike – fitonime të Dushkajës.

 

G

 

 

Grah,~u. - Emri i livadheve Grahoda që e shë­­nu­am në Rakoc duket të jetë dalë në bazë të emrit të bi­mës grah (fj. sll.), ? “groshë, fasule; mahunë, bi­ze­le”, që dikur të kenë mbjellë aty. Në traditë të Rakocit na patën thënë se sipas një lloj bari që dilte në to, të cilin vendësit e quanin grah/u = g r a h o d a. Mundësia tjetër për prej­ar­dh­jen e fjalës grahoda, trajtë që ka mbetur në fun­k­sion to­po­­nimik, është që kjo fjalë të jetë refleks i fjalës grah/e?ja “armë e vjetër zjarri, teke”, apo edhe më së afërmi nga mbiemri grahuq?e, shih FGJ­SH, FGJSSH: “kon­veks, i mysët”, që do të ishte një emër­tim i sajuar sipas kon­fi­­guracionit të terrenit.

K

 

Kashajak, ~u. - Emër arash në Cërmjan. Në traditë nuk gjata të jetë ruajtur diçka rreth këtij emërtimi toponimik. Na thotë mendja se ky emërtim ka për bazë fjalën kashër. E ka shtjelluar profesor Çabej: kashër f. “Juncus idaeus, xunkth”. Te Bashkimi në mënyrë të përgjithshme “bar i gjatë e poroz që del nëpër këneta”, … E ka edhe Tasi (f. 56, 121, 141) për gr.??? ???, ? ???, ??????? . Në Li. Posn. VIII 94 kemi treguar mundësinë që ky emër bime të jetë forma e singularizuar e pluralit të kashtërakashtës, po kemi vënë në dukje edhe vështirësitë, meqë fjalën e ka edhe Bashkimi, sigurisht për gegërishten, ku nuk ka plurale me –ra; … Te mikrotop. që kemi në shqyrtim  K a s h a j a k  i Cërmjanit na duket se kemi të bëjmë me një emërtim të vendit të pasur me atë bimë, a me atë lloj kashte, ku “spiegimi i kashtër-s nga një kashtër dhe ekzistenca e kësaj forme të supozuar vërtetohet me anë të fjalës kashtrojë “kashta e misrit që mbetet në arë si të jetë prerë misri”, të Gazulli kashtrojë “Dipsacus silvestris, Ëilde Karde; …, që është kashër-ojë  kashtërr-ojë, …, te Bashkimi kashtër(r)-ajë. Fjala kashtë përdoret edhe për të tjera bimë kënetash…(Çabej, St.gj. I,…, f. 270). Kësaj rruge do t’i përgjigjej kashta edhe për punë të kuptimit të terrenit – bregu i Drinit të Bardhë, vend kënetishtë, etj. si terren i përshtatshëm. Emërtimi me rënie të –t-së në trup të fjalës e me zgjerim me sufiksin (j)ak.

 

L

 

Lak/ën,~na, (~ra). - Emrin e bimës perimore lakër e ka Kristoforidhi (177), lakënë –a (g) sh. lakëna –të ef. ??. ni si lakër –a;  lakërë –a (t) sh. Lakëra –të ef. ?? = ???????; Bashkimi (223), laken, lakne, vf. shum. lakna, t. Cavolo (erbaggio) dhe Laknishte, shum. laknishta. Lak/ër, ~ra f. pl. ~ra bot. Kupus (glavati) (Brassica oleracca capiteta); lakra të bardha, të kuqe etj…. E ka Fj. Shq. – Serbokr. (f. 485). Fjalën eka FGJSSH, 941. LAK/ËR, ~RA f. sh. ~RA, ~RAT 1. bot. Një nga perimet kryesore të vjeshtës e të dimrit që mbillet në kopshte e rritet si kokërr e madhe me gjethe të gjera, të mbledhura e të ngjeshura njëra mbi tjetrën … Fitonimi lakën, shq. let. Lakër, është i mbarë shqipes dhe emërton Brasica oleracea-n. Për këtë perim, fjala që po e shqyrtojmë, sipas rrethanës se aty ku është mbjellë, apo ndonjë lloj lakre e egër që ka dalë vetë, emri i saj është ngurosur në toponimi duke hyrë si pjesë e dytë apo e tretë e emërtimeve toponimike në Dushkajë, si: Ulica Laknave (Kralan), Prroni Laknave (Kralan), Lugi Laknav (Maznik), Kroni Gryk’s Laknave (Gërgoc).

 

Linisht/ë, ~a. -  Me prejardhje prej emrit të bimës industriale Li Dushkajë kemi gje­tur mikrotoponimet: Lugi Linit Smak’s, Mali Linit Smak’s (Gërgoc);Linishta dhe Arat e Linisht’s (Rakoc); Lugi Li­nisht’s (lug) dhe Kroni Lugit Linisht’s (Zhabel). S’ka dy­shim se dikur në këto vende ka pasur li, li?ri (Linum usi­ta­tiscimum), bimë barishtore industriale. Për të gjitha emërtimet toponimike ku është strukur fjala li, në traditë ruhet kujtesa se në ato vende dikur ka pasur li.  Në emërtimet e sajuara nga emri i bimës li që i kemi shënuar në Gërgoc, fjala li është ngurorosur në gjinoren e njëjësit (i) Linit. Ndërsa te emërtimet e tjera që i paraqitëm më sipër, pjesa e dy­të e këtyre emër­ti­meve toponimike është prapa­shte­sa ?ishtë (Li (n)+isht­ë=Linishtë), që shë­non vendin ku gjendej me shumicë fjala primitive, në këtë rast Li,?ri. Khs. Ahi­shtë (ah), qarrishtë (qa­rr), arrishtë (arrë), blinishtë (bli) etj.

Po të kësaj gurre shoh edhe prejardhjen e top. Lla­­ni­sh­tat (ara në Doblibare), por këtu është ngu­ro­sur tra­j­ta sll. lan “li ? liri”, të cilës iu ka shtuar pra­pa­­shtesa ?ishtë, si te linishtë. Në Kri­so­bu­la të De­ça­nit (1330), ?????TE  “pole na kojem je nekad bio po­sejan lan”.4)

Fitonimi li-ni, shq. let. li-ri, është i mbarë shqipes, por rrjedh nga lat LINUM.4-a)



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora