E enjte, 28.03.2024, 12:24 PM (GMT)

Faleminderit

Ramiz Dërmaku: Kështu e njoha, dramaturgun, princin e letrave shqipe, Teki Dervishin

E diele, 17.07.2011, 06:59 PM


Kështu e njoha, dramaturgun, princin e letrave shqipe, Teki Dërvishin

 

Historinë populli e shkruan me vepra

 

Nga Ramiz Dërmaku

 

Në orët e pasditës së mërkurë pas një sëmundje të shkurtë ndërroi jeta një nga penat më të veçanta dhe më të rëndësishme të letrave shqipe, dramaturgu, shkrimtari, publicisti, Teki Dervishi. Lajmi për vdekjen e atdhetarit Teki Dervishi, u pritë me dhembje të madhe edhe në diasporën tonë. Ai vdiq, por pas tij mbetën 90 vepra në dramë, prozë e poezi. Ai ishte zë i veçantë në letrat shqipe. Ai ishte edhe Princi i letrave shqipe. Teki Dervishi, ishte pedagog, poet, gazetar, kritik letrarë, eseist, intelektual,i burgosur politik, publicist, ishte drejtor i institucionit më të lartë teatror, ishte ndër themeluesit e gazetës kombëtare „Bota sot“ , ishte redaktor, kolumnist, drejtor i përgjithshëm i saj dhe Penë e mbrehtë e çështjes shqiptare. Mendje vullkan. Vetë jeta e tij ishte një rrëfim i dhembshëm, një rrëfim biblik për sakrificën njerëzore, për kauzën kombëtare, për lirinë e popullit. Në çëndresë më i fortë se shkëmbi që i ka të mbjella rrenjet në tokë e gur. I takonte gjeneratave të lindura në kohë të keqe. Në djep, e rini jetoi në robëri, por kurrë nuk heshti. Eci nëpër rrugë të thepisura e të vështira i pa trembur. Në moshën 17-vjeçare burgoset, për veprimtarinë e tij „armiqësore“, dhe burgun do ta vuaj në burgun Goli Otokut. Atë pushteti serbo-sllavo maqedonë do ta ndjek hap pas hapi kur ishte në Gjakovë, por edhe kur shkoi e punoi në Shkup. Ai më herët se të tjerët i thurri eshtrat me brinca, dhe qëndroi kokëlartë. Ai shumë heret filloi ta kërkojë rrugën , drejtë lirisë, tolerancës, demokracisë dhe bashkimit kombëtar. Por çdo herë ishte në krah të popullit. " Ai që mendon se është i pastër si ne ditët i lidhur për kërthizë të nënës, është shumë i rrezikshëm" , më tha i buzëqeshur "Tekiu" , para dy viteve në Prishtinë. Unë nuk kam shkruar asgjë.., z. Ramiz ? !, koha shkroi ! ", dhe shumë shpesh gjatë bisedave dhe shkrimeve te tij e përsëriste "vëllezër historinë e shkruan populli me vepra". Ne të gjithë duhet ta shkruajmë mendjen me penat tona e dorën e popullit shqiptar . Gjurmët i gjeti tek hapat e popullit. Shkeli rëndë. E futën në mes tërmetesh. Deshën ta shtypin me peshën e bjeshkëve që thyejnë edhe kodrat. Por, "Tekiu" qëndroi i pa përkulur. E ndoqën nga puna, por ai nuk ndejti duarkryqë. Ia ndaluan hyrjen në Univerzitet dhe shumë vende tjera (regjimi serb), ia ndaluan librat duke menduar se do t‘ìa thejnë majën e penës, ta mbulojnë me një shtresë që nuk do të gërryhet kurrë-ndryshket. Shumë heret ai u "kacafyt" me regjimin barbar sllavë dhe shërbëtorët e tij. Pushtetarët , Intelektualët e kriminelët serbo-sllavo-maqedon " ,ranë në gjunjë para tij. U ndëgjua kushtrimi. Teki Dervishi me punën e tij i shtriu për toke bishat e çmendura dhe të zgjebosura, e ne mes tyre kishte edhe gjeneral te shumtë serbë ( të cilët kishin mbjellë farën e huaj në tokën shqiptare).Ne grusht ndrydhte eshtra e mish shkau. Ia qiti në sheshë shkaut të gjitha të palarat. Gjeneralët serb nuk dorëzoheshin.., Tekiu, kërkonte ndihmë nga politikanët, intelektualët, atdhetarët e populli. Disa herë u sulmua nga i ashtuqujturi Komiteti Krahinor nga karrieristët, komunistët, matrapazët, demagogët e së fundi edhe nga LPK-istët. Të gjithë këta që i shënuam më lartë dhe shum të tjerë bënë orvatje tìa marrin penën e fletoren. Ai ju përgjegj "Dhëmbë për dhëmbë". Doli fitues me shtet e sistem. Ai vepronte në" binarë paralelë "Shkruante , shkruante të vërtetën, që të jetë histori autentike për shqiptarët dhe hidhte ne sipërfaqe emra të rinj: i motivoi për punë , nxënësit, studentët, punëtorët , fshatarët, pra tërë popullin e Kosovës e më gjërë. Cili është ai nxënës, student apo qytetar i Kosovës i cili nuk e njihte dramaturgun Teki Dervishi ? Ai u bë kurban i çështjes shqiptare. Ai kurrë nuk gjeti kohë të shetis me familjen e tij. Ai, në atë takim më pyeti ? Ramiz ? A e din se çka është t`merri ? !. Akoma pa u përgjegjur unë, ai shtoi: Kur me dara të zjarrta armiku shkëput mish dhe eshtra të shqiptareve. Pa i zgjedhur mjetet. Disa intelektual, karierist, të cilët dikur, i kishin shërbyer ish. partis komuniste.., po më thonë: Teki..., shkruaj më butë se këta shkiet të mbysin ? ! Kur tankset serbe shkilnin mbi trupat e njoma të fëmijëve tanë, Tekiu kokëlart ecte rrugëve të Prishtinës, ai shkruante, shkruante, informonte e s’ndalej. Po unë nuk jam më shumë shqiptarë e sa fëmijët që po vrahen, po largohen nga shtëpitë me dhunë, po burgosen e po vrahet populli im.., e unë të heshtë... Jo.., kurrën e kurrës. Ai u vdiq por vepra dhe kontributi i tij nuk mund të vdesin, ato do të jetojnë me shekuj deri sa të jetojë populli. Emri i tij do të shënohet me shkronja të arta në historinë tonë

kombetare shqiptare.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës

Ngushllime edhe një herë familjes së z. Teki Dervishi, dhe Gazetës kombëtare “Bota sot“



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora