E enjte, 25.04.2024, 12:16 PM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Anxhela Mazhi

E diele, 17.07.2011, 07:37 PM


Anxhela Mazhi u lind me 04.11.1994 ne qytetin e Elbasanit. Ajo vazhdon vitin e pare ne shkollen e mesme. Qysh femije ajo u paraqit para lexuesit te moshes se saj me librin e pare "fjongo dielli" dhe qe atehere per asnje cast nuk  e braktisi poezine e saj te dashur. Krahas mesimeve, ku dallohet si nxenese e mire, ajo ka botuar keto libra:

 

1.Fjongo Dielli (2005)

2.Me krahe engjelli (2007)

3.Engjelli Nikolin (2009)

4.Flatrimet e zemres (2009)

5.Kujtime te grisura (2011).

 

 

Kthehu

 

Dhe fill pas teje erdhi dimri

i bardhe,i ftohte,i qete,

strehen sa shpejt e ngriti trishtimi

heshtur neper kujtime

trazuar si stuhite ne det.

 

Eja,ti,kthehu...

Behu puls,rrahje,ndjenje,

besim,shprese ose pasthirrme,

vetem,kthehu  ti,miku im...

 

kthehu dhe me s'do te merzit,

s'do te flas as do te prek,

mes mallit dhe habise

do te perpij me syte e mendjes.

 

do te te shoh,ashtu,pafjale

dhe vrullshem ndjenja do te lind,

dhe ne stuhi ka deti vale,

ashtu edhe vuajtja e cdo zemre

eshte pjese e dashurise....

 

 

Ti ishe aty

 

Degjova vec hapat e mi

e ndjeja lotet te me rrjedhin ne faqe,

perjetova me breng ate melodi,

kur papritur ti u shfaqe.

 

Muzika vriste minutat,

lotet vrisnin tendin imazh,

ti ishe aty

une me syte e zemres te pashe.

 

Zgjata doren,

por vec..erresire...

i ngrita syte nga qielli

serisht erresire..

 

Shpresova se syte e zemres'

lotet e mallit pa kufi

plaga e shpirtit qe rrjedh gjak

do te sillnin ne kete bote,

per pak...

 

 

Fajtor pa faj

 

Dhe zemra fillon te rrah ngadale,

sikur s'do te prishe kete qetesi

dhe ne prej kohesh ndare

kekrojme te mbushim kete zbrazeti.

 

Ne rruget e jetes

kerkuam nje mundesi,

pavaresisht gjithesesi

jemi vec dy filiza te rinj.

 

..Dhe jeta luan me ne

dhe fati mekatar,

ne jemi fajtor

fajtor pa faj...

 

ne mes njeri-tjetrit kishim nje ure

qe e pershkon padrejtesisht...

e aty ndertuam nje mur madheshtor,

e tani...tani askush s'pranon

se eshte fajtor...

 

 

Vendi yne

 

Vendi ku u takuam

dhe per here te fundit u pame,

ende nuk e pranon qe ne ikem...

Ai vend ndjen mall

per dike si une,per dike si ti.

 

Vendi ku dikur kishte vec diell

tani shiu,furtuna dhe bora

te gjitha iu versulen atij,

atij vendi te mrekullueshem

qe ne i dhuruam magji.

 

Atje ku na bashkoi ndjenja,

atje ku asgje tjeter nuk kishte kuptim,

gjithmone po atje

ne te njejten kohe

te njejtet persona

ne te njejtin takim.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora