E enjte, 25.04.2024, 05:51 AM (GMT+1)

Faleminderit

Nue Oroshi: Një urim për prof.dr.Muhamet Shatrin me rastin e 65 vjetorit të lindjes

E diele, 17.07.2011, 08:02 PM


Një urim për prof.dr.Muhamet Shatrin me rastin e 65 vjetorit të lindjes

 

Prof.dr.Muhamet Shatri pasues i denjë i rrugës së trasuar nga Rilindasit tanë për Bashkim Kombëtar

 

Nga Mr. sc. Nue Oroshi

 

Vetëm një vit e një javë pas ripushtimit të Kosovës, familjes së njohur për traditë, besë, burrni e qendresë, te Brahim Sali Shatrit nga Tomoci i Istogut Deputetit të Kuvendit Kombëtar Shqiptarë 1943-1944, pikërisht djalit të tij  Emin Shatri, luftëtarit të mbrojtjes së kufijve etnikë shqiptarë në luftë kundër çetnikëve serbosllavë, do t’i lindë djali i parë. Si në traditën tonë kombëtare e sidomos kur lindë djali i parë në familje, perveç që  gëzohet e tër familja, gëzohen edhe trerët e shtëpisë. E pagezojnë me emrin Muhamet. Djali i mirë e i shëndoshë u lindë me 17 Korrik 1946. Ai qyshë herët në fëmijërinë e tij duke dëgjuar bisedat nëpër odat shqiptare nga gjyshi Ibrahim Sali Shatri dhe babai Emin Shatri, që  i flisnin për qëndresën shqiptare pasiqë edhe ata të dy vetë ishin në ballë të kësaj qëndrese, dhe mënyrën se si duhet vazhduar kjo qendresë, Muhameti i ri do ndëgjonte më kujdes këto fjalë, që e brumosnin në shpirtë për atdhedashuri. Edhepse në kushte jo të favorshme të jetës Muhameti  ia kishte vurë vetës dy qëllime: edukimin dhe marrjen e dijës deri në skajshmëri jo vetëm për vete, por ky ishte iniciatori dhe organizatori kryesor për orientimin në shkollim  edhe për vëllezërit e tij dhe djemtë e familjes së gjërë Shatri, dhe veprimin atdhetar dhe kombëtar deri në realizimin e kërkesave gjithëkombëtare për bashkimin në një shtet të vetëm në një Shqipëri Etnike. Dhe jo rastësisht, vetëm disa kilometra nga Tomoci në familjen Rugova të Cercës rritej dhe burrnohej një djalë i zgjuar enciklopedi në  vete, Ibrahim Rugova. Dr.Ibrahim Rugova dhe Dr Muhamet Shatri jo vetëm që do të jenë shokë të ngushtë me njëri tjetrin por ata gradualisht do të përgaditen në lëminë e shkencave shoqërore, njëri historian e tjetri letrar, që edhe me forcën e argumentit shkencor ti dalin zot trungut Arbëror dhe ky vazhdim i bashkëpunimit në mes të dy atdhetarëve të Istogut (Burimit), do të vazhdojë edhe më pas kur do t’u rrekën aktivitetit të mirëfilltë politik, si dy krerë që i bëjnë dritë shqiponjës dykrenare, sepse që të dy ishin lindur dhe rritur në familje me tradita atdhetare që kishin luftuar për Shqipërinë Etnike, por me një dallim të vogël. Përderisa  dr.Muhamet Shatri kishte patur fatin të rritej me prindë përkundër faktit që babai i tij, Emini, kishte luftuar në mbrojtjen e kufijve etnikë shqiptarë por kishte shpetuar, këtë fat se kishte patur dr.Ibrahim Rugova, i cili kishte vetëm disa muaj jetë kur forcat qetnike i vranë babain e tij Ukën. Derisa dr,Ibrahim Rugova konsiderohet arkitekt i Pavarsisë së Kosovës, prof.dr.Muhamet Shatri e vazhdoi edhe një hap më tutje këtë veprimtari kombëtare dhe dalngadalë do të jetë arkitekti apo projektuesi kryesor i Shqipërisë Etnike, i cili me forcën e argumentit shkencor historik dhe politik po bën që Trojet e Arbrit në një të ardhme të afërt të jenë të bashkuara në një shtet të përbashkët në Shqipëri Etnike. Madje prof.dr Muhmaet Shatri është duke e quar në vend amanetin e rilindasve tanë të cilët u vranë apo vdiqen në vendlindje dhe në mërgimin e largët, por sytë e tyre mbetën të hapur drejt Kosovës e Qamërisë, Iliridës e Malsisë, që këto vise të bëhen bashkë  me Shqipërinë. 

 

Prof dr.Muhamet Shatri në shërbim të arsimit  shkencës dhe atdhetarisë 1965-1989

 

Prof.dr.Muhamet Shatri për rreth dy dekada e gjysmë me një vullnet të fortë i sherbeu arsimit në Kosovë, e më pas edhe ngritjes shkencore në Institutin e Historisë në Prishtinë. Ai ishte njëri ndër shtyllat kryesore në Institutin e Historisë në Prishtinë e sidomos ishte i vendosur që ky Institut të qëndronte në aspektin e çështjes kombëtare. Prej vitit 1965, deri në fund të vitit 1977, ka punuar mësues e arsimtar në shkolla fillore e të mesme të Kosovës, kurse nga viti 1978 punon në Institutin e Historisë në Prishtinë. Si mësues dhe pedagog ishte i përkushtuar për ndërgjegjësimin kombëtar të nxënësve dhe të rrethit ku punonte e vepronte. Si mësues i shkëlqyer i historisë  punoi në shkollën fillore në Gurrakoc. Pastaj në Gjimnazin e Istogut, në normalen e Prishtinës, dhe në qendrën shkollore teknike në Obiliq. Është për tu theksuar fakti se në Qendrën Shkollore Teknike në Obiliq, prof.dr Muhamet Shatri u pranua me ndërmjetsimin e atdhetarit Metush Krasniqi. Madje Metush Krasniqi nuk hezitoi që vendin e punës së djalit të tij t’ia lë pikërishtë prof.dr.Muhamet Shatrit, sepse përveç njohjes që kishin në mes vete ata i lidhte edhe bashkëpunimi atdhetar ku Metush Krasniqi, prof.dr.Ramiz Abdyli dhe prof.dr.Muhamet Shatri ishin ideologët kryesor të një organizate të Djathtë që udhëhiqej në këtë periudhë kohore prej atdhetarit Metush Krasniqi. Muhameti si gjimnazist, student, mësues … gjithnjë ka qenë nën vrojtimin e organeve të pushtetit sepse gjyshi i tij si ish Deputet i Kuvendit Kombëtare shqiptar 1943-1944 në Tiranë, dhe si pjesëmarrës i padëgjushëm i Kuvendit të Prizrenit 1945 ishte shpallur “reaksionar”. Ndërsa i ati kishte luftuar kundër qetnikëve, për mbrojtjen e Pazarit të Ri dhe mbrojtjen e brezit kufitar deri në Kolashin do të shkruan studiusi Riza Sheqiri në një shkrim me titull, Në kërkim të se vërtetes, ku bën fjalë në pika të shkurtra për jetën dhe veprimtarinë atdhetare të prof.dr.Muhamet Shatrit. Në fundvitet e 60-ta krejt Kosovën e përfshiu një lëvizje e fuqishme për vetvendosjen e shqiptarëve. Në ballë të kësaj lëvizje të përgjthshme në komunën e Istogut qëndronin Muhamet Shatri dhe Idriz Zeqiraj, që të dy mësimdhënës. Në mbledhjen vjetore zgjedhore të rinisë së kësaj komune Muhamet Shatri në cilësinë e delegatit të Gjimnazit të Istogut nga kjo tribunë apelonte se zëri i rinisë, zëri i së ardhmes duhet dëgjuar. Ndaj shprangimi i liridashësve shqiptarë është kërkesë logjike dhe legjitime e rinisë dhe e popullit shqiptar. Këtë veprim të bër përballë shtetit socialist jugosllav kurr nuk do t’ia falnin profesorit te historisë ligjbërësit okupatorë dhe puthadorët vendorë. Më 1972 e largojnë nga Gjimnazi i Istogut me akuzën se ka nxitur romantizmin nacional dhe se është përpjekur të formoi Lëvizje masive dhe formacione të tjera nga nxënësit e gjimnazit. Me ndërmjetësimin e patriotit Metush Krasniqi dhe mirëkuptimin e Ismajl Dumoshit, drejtor, pranohet në QSHT atëhershme në Obiliq. Por as këtu nuk e lënë të qetë sepse strukturat udhëhqëse të Istogut intervenuan që të largohet nga puna. Dhe pikërisht në fund të vitit1977 kur donin ta largonin nga kjo shkollë, akademik Ali Hadri e pranoi në Institutin e Historisë së Kosovës. (Riza Sheqiri Në kërkim të së Vërtetës –Shënime për autorin. Pasthënje në Librin e Dr.Muhamet Shatri ,Kosova në Luftën e dytë Botërore, Prishtinë 1997 f.409-411.) Për shkak të veprimtarisë atdhetare është ndjekur e përndjekur nga organet e pushtetit jugosllav, sidomos pas vitit 1981, kur e diferencuan dhe ia ndaluan botimin e punimeve. Më 28 mars 1989, me një grup intelektualësh dhe veprimtarësh, e morën në të ashtuquajturin izolim në burgjet e Leskovcit, Beogradit dhe të Prishtinës. Në ato burgje prof.dr.Muhamet Shatri do të maltretohet në forma të ndryshme por nuk do të gjunjëzohet, përkundrazi, ai edhe më tepër do të përkushtohet që të punoi në shërbim të kombit dhe atdheut por tani në një mënyrë tjetër, sepse ishte i rrezikuar për likuidim fizik nga hijenat sllavo komuniste, kështuqë pa dëshirën e tij dhe me sugjerimin e miqve të tij me te ngushtë, do të emigrojë në Suedi dhe si një plagë shpuese para syve të tij i dilnin vargjet e poetit të varur në litar nga regjimi komunist i Ramiz Alisë në vitin 1988 Havzi Nelës, /po të la atdheu i dashtun/ po të la, po zemërplasur/.

 

Migrimi  në Suedi dhe vazhdimi i punës atdhetare 1989-1999

 

Ende pa u vendosur si duhet në Suedi, dhe, ende pa rregulluar kushtet elementare të jetës, prof.dr.Muhamet Shatri e filloi aktivitetin kombëtar në Suedi dhe në mbarë Evropën, duke u vënë  në ballë të veprimtarisë  së komunitetit shqiptar në këtë vend dhe me gjërë (1990-1999); kryetar i Degës së LDK-së (1990-1995) dhe i Komisionit Qendror të Fondit për Ndihmë Kosovës (1991-2005); kryetar i Komisionit Qendror për organizimin e rexhistrimit të shqiptarëve në botën e jashtme (1992); kryetar i shoqatës “Kosova” në Malmo (1995-1998); kryetar i Këshillit të Emergjencës për Suedi (1998-1999), anëtar i Kryesisë së LASH-it “Naim Frashëri”-dega në Suedi (1992-2006); anëtar i redaksive të revistave “Qendresa” dhe “Besa”, që botoheshin në Suedi (1992-1998), etj. Të gjithë këtë aktivitet kombëtar profesor Shatri e kryente në mënyrë vullnetare. Banesa e tij, në Suedi, për dhjetë vjet me radhë ishte Ambasadë e Kosovës në Suedi, ku aty ishte piktakimi i të gjithë veprimtarëve shqiptarë në Suedi, të cilët udhëtonin më qindra e mijëra kilometra për t’i kontribuar atdheut në mënyra të ndryshme të mundshme. Madje kishte raste kur ata mbërrinin edhe ne mes të natës, por gjithmonë e gjenin mikpritjen e traditës shqiptare tek profesori Muhamet Shatri veprimtaria e të cilit në Suedi u bë model i veprimit edhe në të gjitha shtetet e Evropës ku jetonin e vepronin shqiptarët. Madje profesor Shatri gjatë këtij qëndrimi dhe veprimi 10 vjeçar në Suedi pati edhe shumë takime me politikanët më të lartë suedezë ku me fakte dhe argumente shkencore dhe politike bëri që shteti suedez por edhe shtetet e tjera përreth si, Danimarka, Norvegjia e Finlanda të jenë përkrahës të popullit shqiptar në Kosovë, dhe të qëndrojnë në anën kërkesave politike për shtetin e Kosovës, si fazë kalimtare drejt Bashkimit Kombëtar. Profesor Muhamet Shatri përveç takimeve më personalitete të larta politike në Suedi ai pati edhe takime të shpeshta në Ambasadën Amerikane në Suedi, takime në të cilat profesor Muhamet Shatri paraqiste kërkesat që përveç mbrojtjes së Kosovës nga ana e amerikanëve ata të ndimojnë në mënyra të ndryshme që edhe mërgimtarët shqiptarë t’i dalin zot Kosovës. Profesor Shatri gjthashtu luante edhe një rol aktiv në kordinimin e mërgatës shqiptare në Evropë, në organizimin e protestave dhe demostaratave në mbarë Evropën. Demostrata të cilatë ishin aq masive saqë quditeshin edhe shtetet e ndryshme ku jetonin shqiptarët, të cilët përpos masivitetit ato kalonin pa asnjë ekces të vetëm që tregonin edhe kulturën evropiane të shqiptarëve.

Një kontribut të çmushëm prof.dr.Muhmet Shatri e dha edhe në grumbullimin e mjeteve financiare nga mërgimtarët shqiptarë në Suedi, që u dërguan për ndimë popullatës në Kosovë dhe në Shqipëri në momentet më të vështira ku rrezikoi edhe palca ashtnore e kombit shqiptar, si dhe me këto mjete u ndimua edhe lufta e drejt e UÇK-së,  luftë në të cilën kishin marrë pjesë edhe shumë djem të rinjë të familjes Shatri nga Tomoci i Istogut.

 

Prof.dr.Muhamet Shatri në ballë të projektit historiko-politik për Bashkim Kombëtar

 

Në korrik të vitit 1999, prof.dr Muhamet Shatri u kthye në Kosovë dhe vazhdoi punën në Institutin e Historisë në Prishtinë. Per disa vite, ishte sekretar shkencor në Institutin e Historisë; anëtar i Komisionit Qendror për Standardizimin e emërvendeve në Kosovë (1999-2005), ligjërues në Universitetin e Tetovës (2003-2004). Prej vitit 2004, profesori Muhamet Shatri është në krye të Shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit”. Kjo Shoqatë e udhëhequr nga prof.dr.Muhamet Shatri ka tubuar në gjirin e saj 120 intelektualë nga të gjitha viset Etnike Shqiptare, Evropa, Amerika dhe Australia. Për shtat vite deri më tani janë mbajtur nëntë sesione shkencore, gjashtë Akademie, dhe janë botuar nëntë vepra historike me 5462 faqe, që përbëjnë enciklopedinë e historisë shqiptare e sidomos periudhën kohore prej Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878 e deri në vitin 1990. Motoja e kësaj Shoqate të Intelektualëve që udhëhiqet nga prof.dr.Muhamet Shatri është “E Djathta Shqiptare Drejt Shqipërisë Etnike”, ndërsa titujt e librave janë, “E Djathta Shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë Etnike. Edhe këtu prof.dr.Muhamet Shatri bëri dhe po e bën një punë kolosiale që mund ta bëjnë vetëm ata intelektualë që janë të lidhur ngushtë me fatet e kombit dhe atdheut të tij. Dhe jo rastësishtë, rreth tij u tubuan 120 intelektualë duke filluar nga akademikët, doktorat e shkencës, magjistrat, publicistët, veprimtarët e hershëm të çështjes kombëtare. Këto sesione shkencore u mbajtën në të gjitha viset etnike shqiptare dhe në diasporë. Aty u shpalua me fakte shkencore, politike dhe historike, se Shqiperia Etnike nuk është sajesë apo romantizem nacional, por është nevojë jetësore, sikurse buka, uji dhe ajri, që populli shqiptar të jetoj në një shtet të përbashkët.Gjatë kësaj periudhe shtatëvjeçare pata fatin që të punoi bashkarisht me prof.dr.Muhamet Shatrin. Ai gjatë punës shkencore dhe përgaditjes programore  gjithmonë punon me një përkushtim të thellë duke vendosur çdo gjë në vendin e duhur, me një pedantëri që mund ta bëjnë vetëm studiuesit të cilët janë të thelluar në shkencë, ai nuk harron që një kujdes të veçantë gjithmonë t’iu kushtoi edhe ligjerusve të moshuar që në të shumtën e rasteve ishin veprimtarë që kishin kontribuar me dekada të tëra për Bashkim Kombëtar, por, kujdes të veçantë iu kushton edhe ligjerusve të krahinave të ndryshme shqiptare, që në projektin e Djathtës Shqiptare mos të mbetet pa u përfshi asnjë krahinë shqiptare që kishte kontribuarë në mbrojtje të trungut Arbëror, e sidomos në veçanti i kushtont kujdes historisë së atyrë krahinave që gjatë rexhimit komunist ishin anashkaluar dhe historia e tyre ishte fallsifkuar. Kështuqë jo rastësishtë ky është projekti i vetëm shqiptar që duhet të mirret si model se si duhet të punohet për kombin dhe atdheun në baza të shëndosha kombëtare. Pra, në këtë projekt kombëtar që udhëhiqet prej prof.dr.Muhamet Shatrit paraqitet me forcën e argumentit kontributi kombëtar i të gjithë shqiptarëve pa dallime krahinore e fetare.

Aty e gjejnë vetën edhe shqiptari i besimit islam, edhe shqiptari i besimit katolik, edhe shqiptari i besimit ortodks; aty shkruhet edhe për kontributin atdhetar të priftit shqiptar por edhe të hogjës shqiptar; aty bashkarisht në një libër paraqitet aktiviteti kombëtar i të gjithë shqiptarëve pa dallim feje apo krahine. Kjo madhështi dhe këto vlera kombëtare që posedon prof,dr.Muhamet Shatri janë edhe të trashëguara nga familja atdhetare Shatri nga Tomoci i Istogut (Burimi), që është shquar për aktivitet kombëtar shekuj me radhë. Familje kjo, e cila historikisht ka kontribue dhe kontribon që shqiptarët ta duan, ta nderojnë, ta respektojnë njëri tjetrin, pavarësisht se cilit besim fetar i takojnë. Zatën kjo edhe ishte moto e Nacionalistëve të Shqipërisë Etnike, që bukur mirë e thuri në vargje atë Gjergj Fishta kur thoshte: ”Bini Toskë e Bini Gegë/Si dy rrfe që shkojnë tuj djegë/Bini Lek e Ju malsor/Trima Mbrenda dorë më dorë/Që njatë flamur përendia/me dorë tvetë ai e patë shkru/për Shqiptarë do të jet Shqipëria/Kushë e prek ai Kjoft mallkue/.

Prof.dr.Muhamet Shatri përveç këtyre aktiviteteve ai u shqua edhe në botimin e veprave shkencore ku deri më tani ka botuar dhjetra vepra shkencore dhe qindra artikuj studimorë. Dhe krejtë në fund, i urojë prof.dr.Muhamet Shatrit 65 vjetorin e Lindjes, duke i dëshiruar shëndet, mirëqenje familjare dhe vazhdim të kontributit kombëtar deri në jetësimin e idealeve kombëtare që na lanë trashëgim heronjët shqiptarë nëpër shekuj e dekada të cilët qëndruan dhe u vranë por nuk harruan të na lënë porosinë në formë testamenti -vazhdoni betejën deri në realizim për bërjen e Shqipërisë Etnike.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora