E enjte, 25.04.2024, 01:37 AM (GMT+1)

Kulturë

Vlerësohet poeti Zogoviq

E shtune, 16.07.2011, 02:51 PM


Nga E. Ulaj

 

Malazeztë e Kosovës nisin iniciativën për vlerësimin në Kosovë, të poetit kombëtar malazias, Radovan Zogoviq. Për nder të autorit të Ali Binakut - personazhit të njohur në shekullin e kaluar do të ndërtohej një përmendore dhe do mbaheshin takimet letrare. Në shënimin e ditës së festës kombëtare të Malit të Zi më 13 korrik, Shoqata e malazezve të Kosovës, këtë kërkesë do t’ua drejtojë institucioneve të dy vendeve.

“Gjatë zhvillimit të manifestimit për festën shtetërore të malazezve do të bëhen vizita te varri e tij, që ndodhet në Deçan, dhe do fillohet iniciativa që nën patronazhin e qeverive të dy vendeve, çdo shtator për nder të Radovan Zogoviqit të organizohen mbrëmje letrare, që t’i ndërtohet përmendorja, që të ngjallet dhe vlerësohet emri dhe vepra e tij”, thotë Sllobodan Vujiçiq, kryetar i Shoqatës së malazezve të Kosovës.

Për shumicën e studiuesve, Zogoviq është poeti më i madh kombëtar i malazezve pas Njegoshit. Në Kosovë ka qenë i njohur dhe vlerësuar për poemën “Të ardhurit – Ali Binaku”, të cilën e kishte përkthyer dhe botuar bashkëvendësi shqiptar nga Plava, Esat Mekuli, dhe që ishte pothuajse e pashmangshme në literaturën shkollore të shqiptarëve në Kosovë.

Në këtë vepër, ai nga pozita e komunistit internacionalist kishte shkruar për “të ardhurit”- ata që ishin sjellë nga mbretëria jugosllave për të kolonizuar Dukagjinin dhe për të bërë zullum mbi shqiptarët, duke potencuar se për dallim nga ata që jepte shteti tokën e ballistëve, të parët e tij e kishin blerë vetë në komunë e Deçanit. Për këtë ishte trajtuar jo rrallë si tradhtar mes serbëve në Kosovë, por edhe ka pasur edhe respektin e shqiptarëve që nuk ia kanë dëmtuar varrin në Deçan, ku kishte kërkuar të varrosej në vitin 1986.

Shënimi i ditës së shtetësisë së malazezve organizohet për herë të parë në Kosovë. Ditët e shtetësisë do mbahen më 19 dhe 20 korrik. Më 19 në Tetarin Kombëtar në Prishtinë mbahet tryezë e rrumbullakët “Malazeztë dhe liria: rëndësia e 13 korrikut për Malin e Zi. Aty do prezantohet edhe libri i Mirash Martinoviqit “Teuta” që tashmë ndodhet në duart e lexuesit kosovar. Do të mbahet dhe një koncert me artistë nga Kosova dhe Mali i Zi: sopranon Aleksandra Vojvodiq Jovoviq dhe tenorin Riad R. Ymeri, pianistet Mirjana Rajiçiq dhe Pranverë Hoxha dhe grupi Zanzi Bend.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora