E marte, 23.04.2024, 09:19 PM (GMT+1)

Kulturë

Laura Çuka: Lufta vazhdon me penë

E shtune, 16.07.2011, 07:59 PM


LUFTA VAZHDON ME PENË

(Kalosh Çeliku: Xhadia, botoi Asdreni (2011), Shkup)

 

Nga: LAURA ÇUKA

 

Shkrimtari më i lëvduar dhe i sharë, Kalosh Çeliku (1951) u paraqit në letërsi me librin: Zogu erdhi me një këngë - poezi (1982), që të arrijë famë mbarëkombëtare me romanet: Varrimi i sorrave (1988), Qyteti i qyqeve (1997), Sht?pia publike (2000), Gratë e mia besnike (2001) Kulturofagu (2006), dhe Djemnusha (2010).

Libri më i ri: Xhadia (publicistikë letrare), të cilin autori e shkruajti me gjak n? dyluftim me  trusakat?t ditënetëve të Dimrit, shënon kulminacionin e protestës, ironisë dhe sarkazmës të luftës me penë në krijimtarinë e tij letrare.

Rrugën për në Baba Tomorr… Atdheun e Perëndive…Tyrben, ku pihet vera… Lindë poezia… Dhe, bëhet dashuri…

 

***

Kalosh Çeliku lindi më 13 shkurt l951 në fshatin Cërvicë të Kërçovës (IRJ e Maqedonisë). Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Shkollën e mesme normale në Shkup, ndërsa studimet e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës (Kosovë). Çeliku shkruan poezi e prozë për fëmijë e të rritur dhe gjer më sot ka botuar rreth dyzetë libra: Zogu erdhi me një këngë  - vjersha (l982), Lepuri me pushkë - tregime (l983), Shtëpiza e xixëllonjave - tregime (1984),  Ferexhja e zezë - dramë (1985),  Arusha pa bisht  - tregime (l986), Dielli zbret malev? – novelë (l986), Varrimi i sorrave - roman (1988), Vite me borë - roman (l990), Trumbetat e Tellallit - satira (l992), Imzot, lehin qentë - drama (1993), Trimi shihet në vepër - poemë (l994), Çohuni trima shaloni lapsin - rrëfenja (1994), Sorraku i Qytetit - pjesë teatrore (1994), Kali i Trojës nëpër Bit - Pazar - satira (1994), Loja e syve - poezi  (1995), Babi ka dy nuse - roman, (1995), Vjellja e zorrëve - poezi (1996), Qyteti i qyqeve - roman (1997), E përcolla Natën - poezi (1998),  Mbrëmë fjeta me Vjeshtën - poezi (1999),  Kopeja me zgjebe ndjek Autorin - drama (2000), Shtëpia publike - roman (2000), Si u ndava me Gruan time“ - satira (2001), Gratë e mia besnike - roman (2001), Lamtumirë bërllok - nëntë drama (2002, 2007), Me tre varre - roman (2002), Vdekja më deshi më pak se Ti - poezi (2003), Edhe Ajo nuk ishte xheloze - poezi (2004), Repriza e  vëllazërim - bashkimit - dramë (2005), Atdheu ky burrë pa Grua - poezi (2006), Kulturofagu - antiroman (2006), Burrat i përzë me burra e Mua me gra  - poezi (2007),  Engjëlli im është Grua - poezi (2007), Dimri, s’vjen me lule - 5 poema (2007), Ujku e di një lojë - poezi (2007), Kur bërtet “vojvoda“ e pjell Kurvë Partia - satira (2008), Dac Poeti i shkruan poezi Mamit - poemë humoristike (2008), Ehu - poezi (2008), Gruaja besnike – roman (2009), Djemnusha – roman (2010), Atdheu burr? pa Grua – poezi (p?rzgjedhje, 2010) etj.

Që nga viti 1992 ai drejton Shtëpinë Gazetare - Botuese ASDRENI, në Shkup dhe është kryeredaktor i të vetmes revistë për humor dhe satirë ZEKTHI, që del kur t’i teket në IRJ të Maqedonisë. Dhe, që nga ky vit (2009) mbarëkombëtarë, është fitues i disa çmimeve të konkurseve letrare në poezi, tregime dhe pjesë teatrore. Njëherit, edhe i çmimeve letrare: PERENDESHË E BUKURISË, në Netët e Poezisë Korçare (2003), në Korçë, Çmimin AS për letërsi (2007), në Kërçovë, “SYRI I KALTËR“ (2007), në Sarandë, “SEREMBE“ (2008), në Laç, “FLAKADANI I KARADAKUT“ (2009), në Viti, Çmim special për vëllimin poetik: EHU nga Simpoziumi Ndërkombtar “MUZA POETIKE”, “PEGASI” (2009), në Gjirokastër, “JEHONA E KARADAKUT” (2010), n? Kumanov?,  “SKAMPINI” n? Festivalin Ballkanik t? pozis? (2010), n? Elabasan etj.

Drama  Ferexhja e zezë  është vënë në skenë nga disa teatro në Kosovë e IRJ të Maqedonisë dhe është mirëpritur nga publiku e kritika letrare. Edhe satira  Ndihma e shpejtë  u përgatit për t’u vënë në skenë me mjaft sukses nga Trupa teatrore “ Aleksandër Moisiu “ në Kumanovë dhe çoi pluhur nëpër kuluaret e oborrtarëve. Drama tjetër  Zorra qorre dy herë me radhë u përgatitë për skenë, një herë në Kumanovë dhe herën tjetër në Strugë, po i ranë në gjurmë kulturofagët dhe nuk u shfaq para publikut. Një fat të këtillë kanë pasur edhe pjesët teatrore për fëmijë të shpërblyera me çmime letrare duke u luajtur në skenë dhe duke u emetuar përmes valëve të radiotelevizionit të Prishtinës (Kosovë) dhe Tiranës (Shqipëri).

Krijimtaria e tij letrare është përkthyer në disa gjuhë: maqedonase, gjermane, turke, bullgare, rumune, greke etj. Që nga viti 1992 – 1997, ishte nënkryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptar dhe kryetar 1997 – 2001. Momentalisht është kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë në IRJ të Maqedonisë. Dhe, themelues i disa manifestimeve kulturore tradicionale ndërkombëtarë: Ditët e Naimit, në Tetovë, Takime nën Rrap, në Shkup (poezi erotike) dhe i  Ditëve të humorit dhe satirës: XHA DERALLA, në Kërçovë. Poashtu është edhe themelues dhe kryeredaktor i revistës letrare STILI 97, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptar në IRJ të Maqedonisë.

Çeliku gjatë viteve 1972 – 1975 punoi si mësues i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Drenicë të Kosovës dhe 1980-1995 në Malësinë e Shkupit. Vitet e fundit punon dhe jeton në Shkup, tashmë në profesionin e lirë të shkrimtarit.

Lufta vazhdon me penë...



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora