E shtune, 04.02.2023, 05:23 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Isuf B.Bajrami: Zoti Diell, po e djeg Greqinë

E shtune, 16.07.2011, 06:02 PM


Zoti Diell, po e djeg Greqinë

 

Nga Isuf B. Bajrami

 

Greqi - Një person ka vdekur si pasojë e zjarreve të shumta që kanë shpërthyer në Greqi, për shkak të temperaturave të larta që i ka liru Zoti Diell.

Ngjarja më e fundit dhe e rëndë ka ndodhur në Laconia, në komunën Eurotas. Një njeri i djegur, i moshës rreth 75 vjec, u gjet nga zjarrfikësit në Laconia.

Zjarrëfikësit, që dje, janë duke punuar për të marrë nën kontroll zjarrin që ka shpërthyer në zonën e Eurotas.

Ndërkohë flakët e zjarrit vazhdojnë të përhapen në Korfuz. Mësohet se 6 vatra të reja zjarri shpërthyen në këtë zonë dhe në vendngjarje kanë shkuar mbi 20 zjarrfikës me gjashtë automjete dhe dy aeroplanë, të cilët punojnë ditë dhe natë për vënien nën kontroll të zjarreve që po kërcënojnë edhe zonat e tjera të banuara me qytetar.

Shërbimet meteorologjike paralajmërojnë ngritje të mëtejshme të temperaturave në Greqi . Për këtë edhe zjarrfikësit janë në gatishmëri për vënien nën kontroll të zjarreve dhe shuarjen e tyre.

Siç duket, Zoti Diell është zemëruar për padrejtësit që po bëhen në Greqi. Prandaj i ka ngrit temperaturat dhe ia ka vu zjarrin, me qëllim të vetëdijësimit të tyre për masakrat e kryera ndaj popullatës çame në Epir.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora