E marte, 23.04.2024, 09:30 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Kam kaq vjet që "s'rri" rehat / 4

E shtune, 16.07.2011, 06:47 PM


Kam  kaq vjet që "s'rri" rehat / 4

 

(cikël me poezi  lirike )

 

Nga Përparim Hysi

 

1.Si dielll  pranveror

 

Si dielll pranveror pas një shiu të sertë

M'u shfaqe në rrugë papritur

Dhe tash e përjetoj atë çast të beftë

Mbresa që më le,s'më ka ikur.

 

Se shiu i sert më kish lagur paq

Ndaj dielllIn prnavveoro e prita me gëzim

Erdhe ti  dhe shpirti m'u kënaq

Gëzimit dashuria i shtoi veçgëzim

 

2.Çupa e Postolit

 

Hodha çiften  krahut,dola anës  së gjolit

Pa shiko,papa!Çupa e Postolit.

Çupa e Postolit,hipur mbi një varkë

Si t'ia bëj s'e di?E vendosa "fap!"

 

Gjahun seç e lasshë,kërcreva mbi barkë

Edhe zë i flas(ashtu larg e larg)

Ashtu larg e larg,po qëllimi" afër"

Dhe aty mbi barkë,gati seç bëmë"dasëm"

 

3.Bukuria jote

 

Bukria jote si  dhëmbje për mua

Çdo ditë më "torturon" nga pak

Ah,sa të dua,moj!Ah,sa të dua!

Po tretem si qiri,se jam plak.

 

Kur del  parasysh si kolopuçe

E bukur je si një Afërditë!

Ah,plaça unë që jam me huqe!

Malli për ty po më mpikë.

 

Më mpikë dhe po tretem çdo ditë si qiri

Dhe kjo ndodh veç nga bukuria jote.

Po varma pak,në ke Perëndi

Moj e bukur që nuk ke   shoqe.

 

5.Buzëqeshje e pushtetshme

 

Ke një buzëqeshje të pushtetshme

Ku ta gjej "ushtrinë" që të mund?

Ti je majgepse.Ah,sa magjepse!

Zot,pse ma nxore në  rrugë?

 

Se shtanga e mbeta gojëhapur

Buzqeshje të tillë nuk kam parë.

E  humba,sado kokëzbardhur

Mbeta  si mëndjeshkarë.

 

Ashtu qeshë mënjdetronditur

(Ushtri nuk gjeta të mund)

Buzqeshja e pa...dhe më ka sajdisur

Dhre kjo ndodhi sot,në  rrugë.

 

6.Nuk  e di seç je

 

Herë më dukesh si stuhi

Herë më dukesh si shtjellë ujë

Por një gjë mirë e di

Unë nga mëndja jam rrëmujë.

 

Herë më dukesh si psherëtimë

Herë më ngop me aromë flladi

Si një lule në livadh alpin

Më të bukur të bën sharmi

 

Se nuk je si lule fushe

Që ka mbirë në çahir

Trëndafiil më je,moj ruspe

Sa të shoh,sikurr  hedh "sirë"

 

7.Dashuria është "sëmundje"

 

Dashuria është "sëmunjde"

Pa shërim,kur zë një plak

Begenis qoft dhe një puthje

Që t''më ikë "sëmundja" pak.

 

Nuk "shërohem" për gjithmonë

(Mirë e di këtë çdo plak!)

Po kur plaku dashuron

Zë i bëhet shpirti plagë.

 

Kjo sëmundje s'ka ilaç

Spicerisë mos kërko kot

Mike,moj,vetëm në daçë

Me një puthje fal një botë.

 

8.Brishtësi

 

Je aq e brishtë,si një statuetë porcelani

Dhe unë çuditem me atë brishtësi

Them me vete:-Ku i mbahet xhani?

Kësaj që mënd po më ha me sy.

 

Se syrim ma ngul si një turrjelë

Turrjelë që më shpon mu në shpirt

Moj e brishta si një statuetë

E humba dhe jam si i dytë.

 

9."Portret"

 

Sup e qafë të bardha borë,kraharoir bërë me daltë

Të shikoj si i jgorë,edhe zënë më pushtojnë djajtë

Ke fytyrën qelibar,sytë filxhan e si ullli

Mbeta pas si manar,"hije" u bëra për ty.

 

Gjiri hidhet porsi dallgë,hidhet-ngrihet për kiamet

Ah,ta dish,moj pulëbardhë,çfarë po heq ashiku i shkretë!

Si zgallem që s'pyet për dallgë,aty zhytet,aty "mbytet"

Se ta dish,o moj pulëbardhë,shpirti im nga ty nuk shqitet.

 

10.Sylariska

 

Po ku je,moj sylariskë!Sa kohë kam që s'të kam parë!

Unë me ty i lidhur"pisk" dhe s'e zgjidh dot litar.

Hjad,të lutem,zgjidhëm oak,se e sheh:jam lidhur"pisk"

Vetëm ti,lulezambak,e di hallin që më mpik.

 

Jap e jap që ta këpus,po litari as që zgjidhet

Vetëm ti,o moj ruspë. ia di"hallit" të gjithë hilet"

E,mandej,të lirët ë dy si dy miq të përmalluar

Do ta ngremë çerdhen të dy,si dy zogj të dashuruar.

 

* janëshkruar në 2001-2011

13 korrik   2011



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora