E merkure, 24.04.2024, 05:30 PM (GMT+1)

Kulturë

Shahin Ibrahimi: Shqipëria ka shumë miq në botë

E shtune, 16.07.2011, 07:58 PM


Shqipëria ka shumë miq në botë.

 

Nga Shahin Ibrahimi, Durrës

 

Para se të shkoja në shtëpi,i lodhur nga rruga e gjatë,streset e problemet e ditës dhe dielli përvëlues veror,mendova të qetsohesha me një kafe.I’u drejtova lokalit me të afert dhe hyra brenda.S’kishte tryeza boshe.Në thellsi të lokalit vështrova një njeri që pinte kafenë,duke lexuar gazetën e ditës.Shkova atje;

 

  -A mundem!-i kërkova leje për t’u ulur.

 

  Ngriti kokën,fytyra mu duk e menduar,siç dukej ende ishte në vorbullën e asaj që po shënonte poshtë gazetës.Pa zënë vend mirë unë,ai palosi gazetën në shenjë rrespekti dhe më zgjati dorën me përzemërsi.

 

  -Shemsi Bunjaku,Podujev,Kosovë,-u prezantua buzagas.

 

  -Shahin Ibrahimi,plazh Durrës,-fola shpejt dhe shtrënguam duart.

 

  Mosha e tij rreth dyzet e pesë viteve, më bëri përshtypje mënyra e prezantimit,sjellja dhe kultura e atij njeriu të huaj për mua na bën të futeshim shpejt në bisedë.Fliste qetë e ngadalë dhe me një kosovarçe të kuptueshme.Dëgjonte me vëmëndje cdo ligjëratë që unë shprehja në lidhje me realitetin shqiptarë,madje dhe kafeja po më shijonte më mirë se në ditët e tjera.

 

  Bisedum gjëra që hasen cdo ditë,duke lënë menjëanë politikën,pamvarsisht që ajo e shkret politik fuste hundët here pas here gjatë bisedës.

 

  Nga fundi kafesë afrohet edhe vëllai i madh i Shemsiut,i cili banonte në Podujevë.Në ikje ai më sqaroj se i vëllai jetonte në Norvegji qysh prej vitit 1993,ishte i martuar dhe me dy fëmijë e punonte si gazetar.U ndam me përzemërsi dhe premtuam s e do të takoheshim përsëri,pasi ata do të rrinin disa ditë në plazhin e Durrësit.

 

  Në ditët që vijuan u takuam shpesh,i ftoja shpesh në shtëpinë time,bisedonim,argëtoheshim sipas mënyrës tonë shqiptare.Dhe kur u larguan ata s’më harruan,dërgonin letra dhe urime pas miqëve të tyre që vinin për pushime ne plazh.Të njohurit e tyre më flisnin mirë për fisin Bunjaku,ata ishin njerëz të ndershëm,jetonin me djersë si në Kosovë edhe në imigrim mbi të gjitha patriot të flaktë.

 

  Në faqet e internetit zbulova punën dhe jetën e zotit Shemsi Bunjakut si gazetar; Kishte shkuar në Norvegji si azilant ekonomik,ndërtoj jetën e tij nëpërmjet punës,me vulnetin që e karterizon kreu studimet e larta për gazetari dhe nga viti 2004 e në vazhdim punon si gazetar e fotoreporter në televizionin publik Norvegjez.(N.R.K) ku me përkushtim ka punuar dhe ka krijuar respekt e dashuri ne atë staf e më gjërë.

 

  Ka shkruar artikuj të ndryshëm në mediat kosovare dhe në trevat shqipfolse të europës.Mendimet e tij kanë largpamësi,kthjelltësi dhe optimizëm.Gjithmonë paraqitet para lexuesëve si gazetarë i pregatitur e i ndershëm,ku spikat ndjenja e patriotizmit.Di të bëj kritika dhe debate,duke sjellë fakte të pakundërshtueshme.Me punën e tij ka përkrahur shtresën në nevojë,jeton me hallet e  bashkëatdhetarëve të vet,duke i’ua bërë më të lehtë dhimbjen e emigracionit.I njeh me botën e kulturën perendimore.Ka dhënë e jep ndihmesën e tij si gazetar për problemet që kanë bashkëatdhetarët e tij ne shtetet Nordike,apo si kritik në problemet shoqërore-politike të vendlindjes së tij dhe më gjërë.

 

  E përgëzoj për mënyrën e të shkruarit dhe percepetimit të dialogut,vlen për t’u lavdëruar,sepse janë të drejta e dashamirëse.Ai nuk është naiv,përfitues që të lënë në dëshpërim e të zhgënjejnë,ndaj është një frymëzues i denjë për brezat që do vijnë.

 

 Ky shkrim s’vlen shumë para punës së tij,ndaj unë i uroj që të ardhmen të shkruaj sa më bindshëm për kombin tonë shqiptar e të ngrejë ne pedestal zërin e së vërtetës.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora