E shtune, 20.04.2024, 04:59 AM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Neki Lulaj

E shtune, 16.07.2011, 07:51 PM


Neki Lulaj

 

 

U NDESHËM  BASHKË PA DASHTË

 

U ndeshëm bashkë

Ball për ball

unë ne mbrojtje të idealeve,

e ti i shitur si tradhtar.

 

Si një thikë helmi e mprehët,

thellë mu ngulë,në zemër,

se kurrë nga ti nuk e pritja,

se kaq të „madhe“ e kishe pasur“ besën“.

 

U stepa para teje,si para varri,

si thika e pabesisë se Brutit,

lotët me rrodhën pa dashje,

çfarë shpërblimi ndienjat ti mundi…?

 

Dikur moti ti na shiteshe,

si një veprimtarë i rrallë,

kishe qenë në presën e kurthave,

njerëzit e kombit në qafë duke i marrur.

 

He more ti lum ”miku”

sa mizore na qenka jeta,

unë me ideale e duar të pastërta,

akoma jetoi nën Tenda.

 

Ti me plaçkë e me tradhti,

e me duart tuaja plotë gjak,

ke ndërtua “bedna”ne Parlament,

e jeton me kapadaillëk.

 

 

RRUGËT E BOTËS PA MBARIM

 

Sa herë kam dalë ti kërkoi,

gjurmat e zogjve shtektar ,

por askund si gjeta,

se edhe çerdhët

me vehte i patën marrë.

 

Në tokë e deri te retë  e bardha

i kam kërkuar pa u ndalë.

 

Kam gjurmuar ne heshtje,

damarët e gjakut tim,

Lugetrit e natës i patën trembur,

shumica  ngelën të pa lëkundur,

të lidhur fortë për ashtin e vjetër ilir.

 

Disa ikën në perëndim,

në drejtim të rrrugëve të botës pa fund,

të rrugëve  të botës pa mbarim,

të rrugëve të botë plotë mashtrimi

 të rrugëve të botës pa kthim.

 

 

MBI SHINAT E HEKURUDHËS

 

Afër Stacionit Hekurudhor,

është banesa ime,

unë pres e përcjellë trena e vagona,

që shkojnë në mijëra drejtime.

 

Vagonat vinë e shkojnë,

me plotë plaçka e mallrat tjera,

nuk e di se në  cilin prej tyre,

ne vendlindjën time do ta sjellë vera.

 

Dy kokrra  të mëdha lot malli,

do ti ngarkoja ne te,

si shenjë rrespekti mergimtari,

që të ujitën,fusha, mali e vërria atje…!



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora