E premte, 29.03.2024, 02:24 PM (GMT)

Kulturë

Ukshin Zajmi: Në selinë e mbretëreshës Teutë - U zbulua një unazë e artë

E shtune, 16.07.2011, 06:58 PM


 

Në selinë e mbretëreshës Teutë

 

U zbulua një unazë e artë

 

Nga Ukshin Zajmi

 

Gjatë ekspeditës 15 ditëshe, gjysma e dytë e qërshorit të sivjemë, në Rizon, selinë e mbretëreshës ilire Teuta, ekipi i përbashkët arkeologjik polako-malazez, në kuadër të projektit  “Rizoni-selia e mbretëreshës Teutë”, i cili po zhvillohet 12 vjet me radhë, në lokalitetin Carine, zbuloi një unazë të artë me portretin e Artemidës, themelet e një objekti banimi, enë qeramike dhe tri monedha. Gërmimet e sivjeme arkeologjike i udhëhoqën Vilma Kovaqeviç, nga Enti rajonal për trashëgimi kulkturore nga Kotori dhe prof.dr.Pjotr Diçek arkeolog nga Varshava.

            Objektet u datuan nga fundi i shekullit të tretë (III) para Krishtit, në saje të monedhave të gjetura, të cilat ende nuk janë dëshifruar kush i ka prerë. Për objektin e banimit thuhet se është i tipit Helen dhe qeramika që është gjetë aty, një pjatë në të cilën janë lexuar shkronjat  A ? ?“,në bazë të të cilave e kanë emëruar edhe shtëpinë “Shtëpia e Agleonit”. Në bazë të gjetjeve tjera, arkeologët kanë konstatuar së shtëpia është dëmtuar nga ndonjë zjarr, sepse është gjetur sasi e madhe e hirit.

Objekti më i rëndësishëm që është gjetur, është unaza femërore e arit me gurë të çmueshëm me ngjyrë të zezë në violete. Në gurin e çmuar është e paraqitur figura e Artemidës (Diana), ndërsa modeli i punimit të unazës thuhet se i takon puntorisë nga Sicilia. Kështu shkruhet në portalin malazias për arkeologji.

Ndonëse konstatimet që u dhanë me rastin e këtyre gjetjeve arkeologjike, si shtëpi dhe qeramikë helene e puntori greke nga teritori  Italian, sikur mundohen të eleminojnë elementin ilir nga ky territor, por koha e datuar fundi i shekullit të tretë, dëshmon se në këtë kohë e në këtë vend kanë banuar ilirët, ndërsa emërtimi i shtëpisë nga inicialet e gjetuara në pjate sikur përshpejton emërtimin, ngase çdo shtëpi, e posaçërisht pasanikët nuk kanë punuar enë qeramike e për të stisur aty inicialet e veta. Pos kësaj, vitin e kaluar, po në Carine të Rizonit u zbulua thesar i monedhave të mbretit ilir Balo.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora