E shtune, 20.04.2024, 04:51 AM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: Këngët e fundit të Eshref Qahilit

E shtune, 16.07.2011, 07:55 PM


Këngët e fundit të Eshref Qahilit

 

Nga Dr. Ilir Muharremi

 

Krijimtaria e piktorit Eshref Qahili është një paradigmë, një klasë fjalësh, ose një tufë tingujsh të zhurmshëm, të cilët autori i identifikon si “Kënga e fundit”, “Marshi i fundit” etj... Rëndësia ngjitet mbi idenë, formën, ngjyrën, kompozicionin, ritmin dhe stilin. Bluja, paraqitet si e ftohtë, simbol i thellësisë, qetësisë dhe shpresës. Atë Qahili e thekson në gjitha telajot, është si një cikël me një kurorë të vazhdueshme, protagoniste e ashpër, e cila ka magji t’i shndërroj format, këtë e vërejmë në ciklin: “Kënga e fundit”, 2006. Fytyra e protagonistit i cili interpreton melodi të zhurmshme në harmonikë, është shkrirë në ngjyrën blu, qenia e tij është shndërruar, ose identiteti i tij ka arritur të mposhtet nga hapësira gjigante kolektive. Gjithnjë kolektivët e kanë shtypur individin, individët u shpikën vetëm për të bërë gjëra. E ky individ me veshje të bardh, të pastër, të pafajshme, ka kthyer kokën në të djathtë, e cila është kafshuar nga dhëmbët e individëve.  Andaj, punimet janë përjetuese, ngacmuese me motive nga e kaluara, aktualiteti si dhe bota e insekteve. Pikturat e tija janë një ekspresivitet abstrakt të cilat në esencë kanë përjetimin, e jo shpjegimin. Drajzer thotë: Arti është krijuar që të përjetohet e jo të kuptohet. Andaj, çdo herë artet, kur dëshirojnë të jenë të kuptueshëm, çdoherë thonë budallallëqe”. Qahili është i vetëdijshëm në këtë, dhe mjeshtërisht kuptimin paksa e abstrakton e kamuflon me ekspresivitete ndjenjash. Çdo cikël është përjetim në vete, i dirigjuar dhe i planifikuar mjaftë mirë, por jo i mësuar dhe sipas Tarkovskit arti nuk mësohet, se në art nuk ka mësues. Përjetimi i shoqëruar me egon dirigjojnë dorën, dhe krijojnë forma në hapësirën boshe. Thellësia e autorit shpërfaqet nëpërmjet ngjyrës blu, pafajësinë ai e shpreh nëpërmjet të bardhës, e cila dominon portretet pa fytyra, e kuqja e përgjakshme flenë në instrumentet e këtyre personazheve, ngase tingujt i ngjajnë serenatave, por shpërthejnë në kulminacion . Zëri i tij, sikurse i këndon padrejtësive aktuale në Kosovë, ai përpiqet përmes të kuqes të na kthejë në kohë, dhe të na tërheq me serenatë të fundit, por prapë se prapë padrejtësia është duke fituar momentalisht dhe e zhytur pas përfitimeve individuale, populli kot këndon, ose me këngë të fundit i këndon vetës, individualizohet. Një tjetër problem, që vërtitet në pëlhurën e autorit është bota e imët, shpesh herë e padukshme për njerëzit- bota e thneglave, e insekteve. Edhe pse në raport me kohën tonë, ato janë si të panjohura, por janë pjesëmarrëse më punëtore dhe dinë të punojnë në kolektiv, ato i shërbejnë kolektivit, dëgjohen kthjellët dhe me mjeshtri udhëheqin një batalion të tërë. Këto mikro organizma janë më të denja për balansin grupor derisa makroorganizmat (Njeriu), lakmitarë i përfitimeve individuale, makinë vrasëse dhe shtypëse e të drejtëve. Andaj, lirisht mund të them se ky krijues ka arritur ta lind vetën në sy të të tjerëve, dhe këtë Olivie e arsyeton në këtë mënyrë: “Artisti së pari lind veten e pastaj të pranishmit.”



(Vota: 4 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora