E premte, 19.04.2024, 07:13 AM (GMT+1)

Editorial

Aurel Dasareti: Mos i pranoni Rregullat e Imponuara nga armiqtë e Shqipërisë

E enjte, 14.07.2011, 08:02 PM


Mos i pranoni RREGULLAT e IMPONUARA nga armiqtë e SHQIPËRISË

 

Nga Aurel Dasareti, Arizona (Specialist i shkencave ushtarake dhe atyre psikologjike)

 

Detyra ime nuk është t`u jap të tjerëve atë që është objektivisht më e mira, por atë që është imja me sa më pastërti e sinqeritet që të mundem.

Njerëzit e ditur janë gjithnjë të paktë në numër. Por, ndoshta, kanë nevojë për turmën që t`i fshehë e t`i kamuflojë, ashtu si turma ka nevojë për ta.

Njeriu ka dy aftësi – për të mirë dhe për të keq – dhe ai patjetër të zgjedhë mes së mirës dhe së keqes, bekimit dhe mallkimit, jetës dhe vdekjes. Madje as perëndia nuk përzihet në zgjedhjen e tij, ai i ndihmon duke ia dërguar lajmësit e vet, prijësit për të predikuar normat që çojnë në realizimin e së mirës, ta identifikojnë të keqen, të paralajmërojnë dhe të protestojnë. 

Agresioni ndaj dinjitetit tonë kombëtar nuk ka fund. Të kthjellojmë mendjet, le të ringjallen zemrat tona, ajo kreshnikja e trashëguar nga të parët tanë, që të jemi këmbëngulës dhe të paepshëm në mbrojtjen e Atdheut të gjyshërve tonë nga tirania, vdekja dhe rrënimi.

Me aq sa kam mundur të provoj, armiku më i madh e korruptues për njeriun është shtysa e cila i ka rrënjët tek plogështia dhe nevoja për qetësi ndaj kolektivizmit, ndaj bashkësive të marr si dogma të patundura, qofshin ato fetare apo politike. 

Kush ngrihet në pozitë dhe merr mbi vete detyra të rëndësishme lypset të mos ndihet më i lirë, por vetëm më i ngarkuar me përgjegjësi. 

Gjithçka varet nga guximi. Edhe më trimi shpesh e humbën, prandaj kërkon programe, siguri, garanci. Guximi ka nevojë për arsyen, por s`është pjellë e saj, që vjen nga shtresa më të thella. Edhe milingonat bëjnë luftëra, edhe bletët kanë një Shtet, edhe kastorët grumbullojnë ushqime për konsum. 

Ai që s`është në gjendje të mendojë dhe të marrë përgjegjësitë e veta ka nevojë për një kryetar dhe e kërkon atë. 

Ligjet dhe zgjidhjet e gatshme nuk bëhen për individët, por për turmat, për grigjën, për popujt dhe bashkësitë. Për personalitetet origjinale problemi është më i ngatërruar, por edhe më interesant, ata nuk gëzojnë mbrojtjen e grigjës, kënaqen me fantazinë e tyre, dhe kur vitet e rinisë kalojnë, u duhet të mbajnë përgjegjësi shumë të mëdha. 

Rroftë shumëllojshmëria, të qenit i ndryshëm dhe i shkallëzuar! Është diçka e shkëlqyer që ekzistojnë shumë raca, shumë popuj, shumë gjuhë, shumë stile, shumë mentalitete, shumë këndvështrime për jetën. Unë jam një simpatizues i pamposhtur i luftërave për barazi, demokraci e liri. Por jam edhe një kundërshtar i pamposhtur i luftës për pushtime, robërime dhe aneksime, jam i tillë sepse pjesa më e madhe e asaj që kultura njerëzore ka realitet historik në formë individuale, të ndryshme e të pasur, përfundon viktimë e atyre forcave të errëta. Forca kësisoj, të errëta, barbare, dhunojnë kulturën ilire/shqiptare: shembin shtëpinë e lindjes së nobelistes Gonxhe Bojaxhiu (Nënë Terezës), përdhosin Kalanë e Shkupit...duke i përvetësuar këto për vete – poshtërojnë shqiptarët. 

Mos i pranoni rregullat e imponuara nga armiqtë e SHQIPËRISË. Si qytetarë duhet t`i respektoni ligjet por ka regjime si ai i krimbave të FYROM-it, që duhen kundërshtuar e jo pranuar. Për to jam duke folur. Kemi nevojë urgjente për bashkimin e juaj dhe UNIFIKIMIN e veprimeve politike. 

O shqiptarë, mos lakmoni me çdo kusht pasurinë; në tokat arbërore shemben, vidhen e shiten edhe varrezat. Është ky akt i pafalshëm turpi e barbarie, të tillët lypset denoncuar, kapur dhe pa mëshirë pushkatuar. Një popull që nuk nderon as të vdekurit e tyre është i gjykuar të zhduket. 

Burimet natyrore prej të cilave varet ekzistenca biologjike dhe mirëqenia e Kombit nuk duhet lejuar të zaptohen e shfrytëzohen nga armiqtë e jashtëm, tradhtarët apo hordhitë tjera kriminele, sepse janë ato pasuri të përgjithshme të shqiptarëve, prandaj gjithë Kombi duhet të përkushtohet të mbrojë hapësirën tokësore kundër pushtimit prej të huajve apo grabitqarëve vendas. 

O shqiptarë, është pisllëk dhe poshtërsi të jepni e merrni ryshfete e dhurata. Tek eskimezët krenar askush nuk dëshiron të varet nga të tjerët. Për këtë arsye, askush nuk jep apo merr dhurata, pasi kështu humbet liria. Dhuratat shërbejnë për të bërë skllevër, ashtu si kamxhikët shërbejnë për të zbutur qentë. 

SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora