E enjte, 18.04.2024, 11:16 PM (GMT+1)

Faleminderit

Hilmi Saraçi: Ernest Heminguej krijues i madh i letërsisë

E merkure, 13.07.2011, 08:04 PM


Me rastin e 50 vjetorit të vdekjes të shkrimtarit më të popullarizuar të shqiptarët

 

Ernest Heminguej krijues i madh i letërsisë

 

Nga Hilmi Saraçi

 

 Ernest Miler Heminguej u lind në  Oak Park të Linosit, me 21 qershor 1899. Aty mbaroi arsimin e mesëm dhe në përfundim të tij filloi punën si reporter i gazetës “Kansas Siti sar”. Pas disa muajsh ai e braktisi punën dhe u nis në drejtim të Evropës, për të shërbyer shofer ambulance vullnetar në Itali, gjatë viteve të Luftës i Botërore, si 18 vjeçar. U plagos rëndë dhe pas shërimit u kthye në Paris, ku filloi punën e korrespodentit të gazetës “Torontostar”. Gjatë kohës së qëndrimit u njoftua me shkrimtarët Erza Paund dhe Gentrude  Stein, të cilët e inkurajuan dhe influencuan mjaft në punën e tij krijuese.

                         

Në rrugën e krijimtarisë letrare

 

 Të rrallë janë ata shkrimtar  që me veprimtarinë e tyre  në letërsi dhe në sfera të tjera  krijuese në jetë , të ketë një vend të veçantë  dhe të dalluar si shkrimtari i njohur amerikan Ernest Hemingueji. Opinioni, njerëzit e letrave  , dashamirët e kulturave , lexuesit e thjeshtë  kudo në botë  e njohin në bazë të veprës tregimtare  “Plaku dhe Deti” dhe shumë veprave të tjera  si  “Sot është e enjtë”, “Burr pa grua”, “Dielli megjithatë lind”. Ai si krijues dhe përfaqësues i letërsisë moderne  fitoi çmimin “Nobel” për letërsi, për t’u quajtur përfaqësues i asaj plejade  që thirren autor të Brezit të Humbur, ëndrrat e  e të cilit  u shuan nga zjarret  e luftës. Ai njëhet gjithashtu nga romani “Lamtumirë armë”, i përkthyer gati në të gjitha gjuhet e botës. Shumë  vepra në dorëshkrim të mbetura  në fondin e tij personal u botuan shumë vite  pas vdekjes  së tij si “Bankeri i lëvizshëm”, “Ishujt në rrjedhë” (1970), “Tregimet e Nikë Adamsit” (1972),  “Kopshti i Edenit” e tjera  Gjatë viteve të luftës civile  shkoi në Spanjë, ku punoi si korrespodent për gazetat amerikane . Të njëjtën punë  e kreu edhe gjatë viteve  të Luftës  së Dytë Botërore. Mbas mbarimit të saj u kthye dhe u vendos në Kubë . Këtu qëndroi  disa vite  dhe me fillimin e revulucionit në atë vend, në vitin 1958, u detyrua të kthehet në SHBA deri në fund të jetës së tij më 1961.

                                            

Në rrugën e spiunazhës

 

Specialistët e fushave të ndryshme të spiunazhit pohojnë për një sentencë interesante të shkrimtarit. “deri në një farë mase dëshira e Heminguejit për të shërbyer si një spiunë amator për vendin e tij, buronte  nga një ego e madhe  që e karakterizonte  atë. Ai me një vullnet interesant dhe të çuditshëm ushqente veten me ëndrrën e të qenit një supërspiun, rol që ai filloi ta kryejë  që nga koha  kur u nis për në Spanjë me detyrën e gazetarit në vitet e luftës  civile. Pikërisht në këtë vatër të nxehtë  dhe të rrezikshme , Heminguei, filloi punën e tij ilegale si pjesë  e një rrjeti spiunesh (oficer i Sigurimit të Marinës). Në prag të largimit të tij nga Spanja një mik i kishte kërkuar mendimin dhe kërkesën që të vazhdonte  detyrat e tija  informative të spiunazhit. Këtë Heminguei nuk e rrefuzoi, por e pranoi me seriozitet. Pas punës që kishte krye në këtë drejtim, kthehet në Amerikë, në Vashington ku me materialin e grumbulluar rrëfen para oficerëve  të sigurimit të marines. Megjithse shumë materiale të grumbulluara   nuk ishin në nivelin e argumentuar të sigurimit informative , më vonë ishte konstatuar se analizat që kishte dorëzuar si  të gabuara  kishin qenë me interes mjaft me rëndësi për SHBA-në gjatë luftës me Japoninë . Heminguei kishte kundërshtuar mendimin se Japonia  mund ta sulmonte  Amerikën dhe kishte shtuar: Është apsululitisht  e pamundur që flota japoneze të jetë  kaq e pamend sa ta godasë flotën tonë  dhe territorët tona . Nese japonezët do të ndërmarin një hap të tillë , ky do të ishte suksesi ynë  dhe fundi i tyre , por japonezët nuk janë aq budallenjë  sa mendojmë ne…”- kishte parashtruar mendimin Heminguei.

                    

Udhëtimi në det dhe beteja  epike me peshkun gjigant

 

I paknaqur dhe i deziluzionuar për qëndrimin që mbante  ndaj tij eprorët e ON-it, Heminguej i mërzitur dhe i nënvlerësuar shkëput përkohësisht lidhjet me ta dhe shkon në Havanë (Kubë) dhe pavarësisht nga të gjitha këto, ai vazhdon të punojë  me një temperament të lakmueshëm organik që plotësonte detyrat ndaj atdheut. Tani në moshën 42 vjeçare  studioi mundësi të tjera  për shërbimet që mund t’i  afronte  spiunazhit amerikan…

Heminguei vazhdon punën e tij me rrjetin e “Fabrikën Mashtruese” dhe në prag të mbylljes përfundimtare  të aktivitetit të tij, me sasitë e fundit të gazoilit që kishte në dispozicion i hipi “Pilarit” të dashur për një udhëtim të gjatë  peshkimi,Çuditërisht ky lundrim ndoshta i mbushur me mallëngjim, u kthye në një betejë epike  mes Heminguejit  dhe një peshku më  “marlin” gjigant.  Ky ishte peshku më i madh që shkrimtari kishte mundur ta nxirrte  në breg ndonjëherë  gjatë jetës së tij. Pikërisht ky  udhëtim u bë shkak për shkrimtarin tronditës  që nën penën e krijuesit të talentuar mori emrin “Plaku dhe deti”. Hemingueji vdiç në vitin 1961 dhe kudo nga kronikat nga të afërmit e tij, përmendet shkaku i vdekjes së tij se kjo vdekje ishte paranoja  që e shoqëronte  atë përherë . Duket se paranoja  e shkrimtarit nuk ka qenë iluzore , sepse dokumentet e mëvonshme  të arkivave  të FB-së  provuan se  survejimi i tij ka qenë real. Megjithatë  Sherbimet Sekrete Amerikane  nga leksioni i “ Fabrikës Mashtruese”  nxoren një mësim  të madh, mbi bazën e të cilit  moren vendimin të ndërtonin një institucion me kritere  të qëndrueshme ligjore  dhe elemente të përgatitur  profesionalisht, ashtu siq dukej se edhe Hemingueji mësoi shumë  nga një botë  e veçantë , labirintet e së cilës i dhanë shumë mundësi, shumë terrene , shumë tipa , i afruan shumë hapsira , subjekte  e pse jo edhe stuhitë e detit, peshkut që i vunë atij mbi gjoks medaljen e  artë “Nobel”…



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora