Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Zjarr ne familjen turke - Foto, qe tronditi Gjermanine

| E premte, 08.02.2008, 02:44 PM |


Gjermani - Ludwigschafen
Kamil Kaplan, leshon nga dritarja nipin 11 muajsh.
 
 
K. Kaplan
 
Foto qe tronditen gjithe Gjermanine. Nje burre me kanatiere, qe leshon nga duart e tij, nga dritarja e katit te trete, nje femije.  Eshte Kamil Kaplan, i cili nga tmerri dhe frika e flakeve, kerkon te shpetoje jeten e nipit te vogel 11 muajsh. Nje polic ardhur per te ndihmuar ne shuarjen e zjarrit, arrin ta prese Onurin e vogel dhe ta shpetoje ate, te pa plagosur.
 
Duke leshuar nipin, nga kati i trete
 
9 te vdekur, (ndermjet tyre dhe 5 femije) si dhe 60 te plagosur. Ky ishte numri i viktimave ne zjarrin e Ludwigshafenit, ne nje qytet te Gjermanise, qe u quajt ndryshe nje drame, ne shtepine pothuajse 100 vjet e vjeter.
Sic shprehet Kamil...
"Ne dritare ísha une, kunati dhe dy motrat. Onuri i vogel 11 mujash nuk duhet te vdiste. Pasi pash policin poshte dritares, i dhashe nje te puthur dhe e leshova poshte per ti dhene mundesi te jetoje. Polici hoqi xhaketen dhe mrekullia ndodhi, duke e pritur femijen engjell te pa plagosur. Me pas nisin minutat dramatike. Kudo ishte tym dhe nuk mund te shihje me asgje. Megjithate mendja ne ate moment me mbeti tek polici qe u tregua aq i shkathet dhe qe shpetoi jeten e nje femije."
 
 
Onuri i vogel 11 muajsh
(5 femije dhe 4 gra vdesin ne kete drame)
 
Nderkohe, vijne forcat e zjarrefikesit. Disa nga te afermit e Kaplanit, qe kishin ardhur nga tjeter qytet per nje fundjave ne shptepine e tij,i mbijetuan kesaj drame. Megjithate pati dhe viktima, qe do t´ja plagosnin pafund zemren, nder te cilet dhe nena e tij Medine (48 vjecare).
 
 
Femijet, qe i shpetuan tmerrit te zjarrit
 
 
Alma Papamihali , per ZemraShqiptare.net