E merkure, 24.04.2024, 10:19 AM (GMT+1)

Mendime

Gjergj Golemi: Bukën e përditshme falna Zot!

E enjte, 07.02.2008, 11:29 PM


Nga Gjergj Golemi

Rritja e çmendur e çmimeve për produktet ushqimore të konsumit të përditshëm, rritja e çmimit të bukës së përditshme me dyfishin e kostos, po i ve qytetarët e varfër shqiptarë përballë sfidës më të vështirë për jetën: Të rrosh, apo të mos rrosh?! Kjo është çështja e ditës. Kjo pyetje retorike, tashmë u bë refren në çdo vatër shqiptare, ku pjesa dërmuese e njerëzve janë të papunë, ku një numër mjaft i madh i përket shtresës së moshës së tretë, të cilët e mbajnë frymën me një pension qesharak. Ndaj, kjo rritje e çmimeve e papërballueshme për konsumatorin popull, has në heshtjen e qeverisë së "pafuqishme" për të krijuar një stabilitet të çmimeve, përballë tregut të të "fortëve", që s'pyesin as nga ligjet fiskale, as për qeverinë që bën sehir përballë kësaj situate alarmante. Por, qeveria mesa duket , ka hequr "dorë", nga populli i varfër se i duhen projektet e mëdha, politikat e mëdha, pa realizuar politikat e vogla, siç është buka e ditës, duke "kryqëzuar" detyrimet që ka ndaj qytetarëve të vet, që tashmë, po ndeshen përballë kësaj çmendurie të rritjes së çmimeve ushqimore, veçanërisht atë të bukës së përditshme. Rritja galopante e çmimeve të të gjithë produkteve ushqimore, do të shumëfishojë listat e borxheve të qytetarëve të varfër, si dëshmi e gjallë e gënjeshtrës së madhe të premtimit elektoral të Berishës në 2005, se s'do të ketë më lista e defterë, dhe më pas, atë të zbatimit të skemës së kafshatës. E ndërsa qeveritarët tanë të dashur, jetojnë në lukse përrallore, populli ndodhet përpara sfidës më të madhe të varfërisë, duke kënduar lutjen përvajshme migjeniane: Bukën e përditshme falna Zot!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora