Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ilia S. Karanxha: Giorgione dhe shqiptarët

| E hene, 11.07.2011, 08:05 PM |


GIORGIONE DHE SHQIPTARËT

 

(Një vepër e panjohur e Giorgione-s kometohet nga Dora D'Istria)

 

Nga Ilia S. Karanxha

 

Mes korifejve të artit  botëror  Leonardo Da Vinçit, Mikelanxhelos, Rafaelos, Tizianos  reshtohet denjësisht prej shekujsh edhe emri  Giorgiones nga Castelfranco (në dokumentat e kohës  Zorzi, Zorzon ose Zorzo da Castelfrancho ose  Chastelfrancho). Ai shfaqet më shumë si një mit se sa si një njeri...Gjithçka ose pothuajse (gjithçka) për të injorohet(...) emri i tij nuk është në ndonjë vepër.(..) E megjithëatë gjithë arti venecian ngjan të jetë prekur nga zbulimet e tij – me këto fjalë Gabriele d'Anuncio(Il fuoco 1898. f. 89-92) na prezanton  vlerat e këtij artisti sa të madhërishëm aq edhe enigmatik.

 

Dokumentat e drejtpërdrejta të kohës që e përmëndin atë kur ishte gjallë  janë tepër të pakta (gjthësej 6,  ndonjëra e dyshimtë)dhe vdekja e parakohshme e tij aty nga  tetori i vitit 1510 në një moshë 32 ose 33 vjeçare kanë ngurtësuar  gjithçka në erësirën e pllakosur nga një epidemi kolere. Pikërisht  momenti i fundit tragjik është trasmetuar deri në ditët tona nga një korespondencë që markezja e Mantovës Isabela D'Este(1474-1539) ka zhvilluar me Tadeo Albanin( Thadeus Albanus)(+1517) tregëtar veprash arti, shqiptar dhe korespondent i markezes    Venedik.

 

Për raportet shumë të mira e të veçanta të  markezes së Mantovës  me shqiptarët e Viçencës  apo  të Venedikut  kemi folur edhe në veprën Barleti apo Beçikemi?  gjë për të cilën  ajo shikohej me sy jo të mirë nga Sernisima.   Isabela  ishte një nga gratë më të shquara në Rilindjen italiane, koleksioniste e apasionuar e veprave të artit dhe përkrahëse e intelktualve dhe artistëve më të shquar të kohës. Aty nga tetori i vitit 1510 ajo ka mësuar diçka mbi vdekjen e Giorgiones dhe më tej  se  në shtëpinë e tij   kishte  mbetur si trashëgim vepra një natë . Ajo i shkruan Tadeo Albanos:  Marim vesh se  mes gjërave dhe në trashëgim  të Giorgiones nga Castelfranco piktor gjendet një pikturë una nocte shumë e bukur dhe e  veçantë (Intendemo che in le cose et heredità de Zorzo da Castelfrancho pictore se ritrova una pictura de una nocte molto bella  et singulare)

 

Në fakt informacioni që ka Isabela është pak i vjetër se piktura para vdekjes të Giorgiones  kishte kaluar në duar të tjera. Sidoqoftë për ne ka rëndësi fakti se  personat që i kanë dhënë asaj  këto informacione, për më tepër të vërteta, njihnin nga afër si Giorgionen,  veprën e  tij  por  me sa duket edhe  ambientin e tij  familjar.

 

Në një situatës të tillë Isabela, e thënë me terma moderne,  angazhon  një grup pune   në krye të të cilit  qëndron Tadeo Albani  i cili ka detyrën  e rëndësishme e delikate të hyjë në kontakt me familjarët,    gjejë veprën una nocte,  të bëjë  vlerësimet paraprake,    bëjë të mundur blerjen e saj,  të japë çfarëdo lloj çmimi që do të kërkohet e të  mos lejojë që vepra të kalojë në duar  të tjera.

Ja pra këto ishin detyrat  që i caktohen  Tadeo Albanit i cili  në momentet e duhura sipas rekomandimeve të markezez do të mertete edhe mendimin kopetent të  Lorencos nga Pavia, me të cilin Albani njiheshe prej kohësh, apo Karlo Valerios  si specialistë në fushën e artit. Bile  mund të thëriste edhe të persona të tjerë që do t'i gjykonte ai të arsyeshëm. Kështu barra më e rëndë  llogjistike  për të vepruar në vend i mbetej Tadeo Albanit. Të tjerët do të  kishin detyrën e ndihmësit si  specialistë  të sektorit.

 

Një detyrë    tillë të përafërt kishte kryer  Tadeo Albani edhe më 4 maj 1506 kur e njoftonte markezen mbi vdekjen e koleksionistit të shquar venecian Michele Vianello  veprat e grumbulluara të të cilit u shitën më tej në ankand dhe  Isabela blevi disa prej tyre. Në rastin e Giorgiones është vetë markezja që e njofton Tadeon  më 25.X.1510  të intresohet për veprën una nocte.

 

Nga përgjigjia e tij, e cila nuk vonoi më shumë se dy javë (7.XI.1510),  mësohet se ai  kishte folur me  persona që e njihnin nga shumë afër Giorgionen e që kishin hyrë në mardhënje  intensive pune  me atë  Këta persona,  duket tregëtarë veprash arti,  kishin qënë edhe miqtë e Tadeo Albanit. Ai i shkruan Markezes : Tani që i përgjigjem Shkëqesisë Suaj  ky i qojtur Zorzo vdiq më shumë nga epidemia e kolerës dhe  me që desha t'u shërbeja Juve kam folur me disa miqtë e mij, që kishin pasur  praktika të mëdhaja  me atë të cilët më pohojnë që nuk është më në trashëgimtarët ajo pikturë...(A che rispondo a V. Ex. che ditto Zorzo mori più di fanno da peste, et per voler servir quella ho parlato cum alcuni mie amizi, che havevano grandissima praticha cum lui, quali mi affermano non esser in ditta heredità tal pictura... )

 

Kush kishin qënë personat që i dhanë informacionin e duhur  Tadeo Albanit   nuk na bëhet e ditur por ndërkohë mësohet prej tyre se Giorgione kishte realizuar dy  tabllo që mbanin emrin një natë. Njërën e kishte porositur Tadeo Contarini dhe tjetrën, që ishte edhe më e bukura, një i qojtur Viktor Bekaro mirëpo as njëri dhe as tjetri nuk kishin pasur ndermend t'i shisnin ato për më tepër  që Bekaro nuk dihej  as se ku kishte përfunduar.  Identifikimi i këyre pikturave edhe sot mbetet një problem i hapur megjithëse  shumica e studiuesve preferojnë  të shikojë në dy tabllotë që trajtojnë lindjen e Jezu Krishtit pra Adhurimi i barinjve njëra në Vienë e tjetra në Washington referimet e Tadeo Albanit.  Kështu përfundon kjo korespondencë dhe Tadeo Albani që  ishte në dijeni të një informacion më të gjërë për jetën, familjen dhe veprën e këtij artisti të madh u kufizua vetëm në sqarimin e kërkesave të markezes të Mantovës Isabella D'Este.

 

Dora D'Istria dhe Giorgione

 

Tek shkrimi Venezia më 1867  Dora D'Istria na  përmëndet aty një nga figurat më të shquar  të kulturës veneciane në kapërcim të shek XV   Pietro Bembo(1470-1547) tek i cili  ajo shikonte  një  tip prefekt të Rilindjes dhe të frymës tepër të veçantë  ekletike të kohës së tij.  Ndërsa  Bemboja  ja detyronte veshjen e purpurtë të kardinalit e  krypeshkopit të  Bergamos  papës Paolo III( Farnese)  ky i fundit  paraqitej si personifikimi i një epoke  me tendenca krejt të ndryshme,  që e thënë sipas fjalëve të historianit të shquar Leopoldo Ranke, u bë nxitësi i rindërtimin  katolik,  pra i luftës  kundra reformës të  nisur nga Luteri e Calvini  dhe që u kurorëzua në Koncilin e Trentos (Concilio di Trento 1545/1563). Për Dora D'Istrian  ky kuvend shënovi: fitoren e intolerancës spanjolle mbi shpirtin grek.

 

Kështu rymat politike të  reformës dhe kundra-reformës  nuk kishte si të mos influenconin  artin në Rilindjen Italiane  prandaj  Dora D'Istria do të shkruajë:    Në se mes tabllove të Giorgiones dhe portreteve të Tizianos  fytyra ekspresive e “mbretërshës të Qipros” dhe fizionomia shpirtërore e Bembos nuk kanë asgje asketike, nuk është kështu tek ngjashmëritë  e Paolo III të riprodhuara nga princi i shquar i shkollës Veneciane. Këto tipare -vazhdon Dora- janë tepër të spikatura mes atyre që u bënë “mbështetës të talenteve”  e atij   thiri  Koncilin e  Trentos, miratoi statutet e Shoqatës të Jezuit, dhe rinovovi me bolën e tij të famshme “in cena Domini”[1]të gjitha pretendimet e Georgio(Grigorit) VII dhe të papëve diktatorë të mesjetës.

 

Në lidhje me mbretërshën e Qipros Caterina Coronaro(Katerina Koronaro - 1454-1510)  e cila gëzon një ikonografi  të pasur  Dora na përmënd aktin e lëshimit të kurorës së saj dozhes Agostino Barbarigo. Kjo ceremoni është pasqyruar  gjithashtu në një  basoreliv mbi varin e saj por mbas abdikimit nga froni, le të themi  pseudo vullnetar,  Serenisima  i njojti asaj  në aktet zyrtare të gjitha titujt në rang  mbretëror  dhe ju lëshua për administrim, në vend të Qipros,  Asolo me të njëjtat të drejta si dozhja i Venedikut. Aty ajo krijoi një oborr letrarësh e artistësh të shquar ku mes të cilëve bënin  pjesë  Giorgione, Lorenco Lotto,  P. Bembo e shumë të tjerë.  E kësaj periudhe është edhe vepra e parë poetike e B. Bembo-s   Asolanët (Gli Asolani-1505)

 

Nga pikpamja ikonografike  vlerësimet e  Dora D'Istrias janë të drejta dhe kontrastet në botën shpirtërore të personave të  portretizuar që na referon ajo janë mjaft  të dukshme. Mirëpo nga citimi i mësipërm dalin në pah disa fakte e probleme ikonografike  që nuk prekin në esencë konkluzionet e saj.  Këtu del nevoja   të sqarohet se cilat portrete të Katerina Koronaro-s të realizuara nga  Giorgione apo nga Tiziano ka parë ajo më 1867 që bën pohimin e mësipërm? G.Vasari në lidhje me këtë argument  do të shkruante më 1568  se Giorgione: Realizovi më tej nga natyra Katerinën mbretëreshën e Qipros të cilën unë e pashë në duart e zotit të nderuar Giovanni Coronaro[2]  Carlo Ridolfi më 1648 konfermon thjesht faktin që Giorgione pikturovi Katerina Koronaro[3].   Sot nga studiuesit modernë(P. Zampetti 1968, T. Pignati 1971; ) kjo vepër e Giorgiones regjistrohet mes veprave të humbura të tij. Disa autorë (Cook 1900, Justi II 1926; Herman 1933) e  indentifikojnë Katerina Koronaro me portretin e një gruja që të tjerët e mbajnë si portreti  Schiavonia(Sllavja.). Autorsija e këtij portreti ka qënë gjithashtu objekt debatesh dhe herë refrohet si portret i Giorgiones herë si  i Tizianos (Berson II 1932) dhe herë si i Giovanni Cariani-t(A. Venturi II 1928)

 

Së fundi një  tabllo vaji në kanavacë (98.7x79.8) e titulluar Koncert jashtë Asolo-s  që ndodhet në Antigham Park, National Trust[4] paraqet në sfond një peisazh që riprodhon Asolo dhe kodrat e saj. Në qëndër të tabllosë kemi një grup kavalierësh, zonja dhe lahutistë të cilët duhet të përbënin  oborin e mbretërshës.  Katerina Kornaro e ulur në mes të tyre mbete  figura qëndrore e kësaj tablloje rreth të cilës zhvillohet e gjithë ngjarja. Në përgjithësi edhe kjo pikturë, që u ekspozua me  këto atribute  për herë të parë më 1954, konsiderohet më shumë një kopje sipas stilit të Giorgiones dhe me që ka pasur shumë replika  bëhet i vështirë edhe atribuimi i saj.

 

Mirëpo siç shikohet të gjitha këto përpjekje  të studiuesve  për të gjetur konfermim me thënjen e Vasarit  e Ridolfit mbi një portretizim të Katerina Koronaro  nga Giorgione i përkasin shekullit  që sapo kaluam. Atëhere  Dora D'Istria më 1867  ka parë e komentuar  një portret, apo disa portrete (me që flet në shumës) të mbretëreshës së Qipros,  krejt të ndryshëm të cilat studiuesit e sotëm të  Giorgiones  nuk e njohin.

 

Ky portret apo këta  portre  ajo sigurisht i ka  parë  në koleksionin e Natale e Felice Schiavonit dhe konfermimi vjen nga lista që L. Sernagiotto referon më 1881 mbi  veprat e Giorgiones që kishin mbetur akoma në Muzeun Schiavoni(Veneidik).  Kështu si vepra të  Giorgiones janë  regjstruar : Mretëresha Koronaro me  skllaven e saj të vogël - Rëmbimi i Sabinave -  Portret -  Portret – Portert – Milone nga Krotone[5].

 

Përsa i përket tabllosë të parë askush nuk e ka  cituar në një formë të tillë ndërsa  tre portretet  e cilësuar në një formë të gjeneralizuar janë të paindifikueshëm.  Mbeten gjithashtu  interesante edhe dy veprat e tjera që i atribohen Giorgiones. C. Ridolfi edhe pse nuk i citon pikërisht ato  na tërheq vëmëndjen për temat e shumta me karakter mitollogjik që ka trajtuar Giorgione nëpër  vila të ndryshme.

 

Që këtu mund të themi se  Dora në kohën e vet ka komentuar një portret të Katerina Koronaros të realizuar nga Giorgione apo ndoshta kopjen e ndonjë origjinali   të cilën studiuesit e sotëm  nuk  e  përmëndin fare në  një variant të kësaj natyre.  Për më tepër në koleksionin e Schiavones ekzistonte edhe një tjetër vepër ikonografike që paraqiste mbretëreshën  e Qipros  në aktin e dorëzimit të kurorës veçse të realizuar nga një tjetër autor  i shquar Palma il Vecchio (i Vjetri).

 

Firenze 8.VII.2011



[1]     Thuhet edhe Messa in coena Domini  e  festohet nga kisha katolike mbasditen e të ejtes së shënjë në kujtim të Darkës së fundit të Jezu Krishtit (Ultima cena del Signore) me 12 apostojt.

[2]     Vasari, G. Le Vite, 1568, vol. IV, f. 99

[3]     C. Ridolfi Le Meraviglie dell'Arte.  (1648) Padova,  Ed. seconda 1835, vol. I, f. 126

[4]                P. Zampetti: Giorgione e i Giorgioneschi 1955, f. 148;  T. Pignati:  Giorgione 1971, f. 149, plate 231

[5]     Luigi Sernagiotto : Natale e Felice Schiavoni. Vita, opere, tempi. Venezia 1881, p. 636