E marte, 23.04.2024, 07:38 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Pacienti ne vdekje klinike, mjeku ne kafe

E enjte, 07.02.2008, 06:05 PM


Pacienti ne vdekje klinike, mjeku ne kafe

Dritan Laci - Korrieri

Deri pak jave me pare, Martin Turtulli ishte nje djale i shendetshem, plot jete dhe me shume endrra ne sirtar. Te afermit thone se ishte tip shume aktiv, gati sa ndonjehere harronte edhe te kthehej ne shtepi, vetem e vetem per te sjelle ne familjen e varfer pak te ardhura me shume. Kjo pak jave me pare, pasi tani, per neglizhence apo per paaftesi te mjekeve, ai do te duhet te kaloje pjesen tjeter te jetes i paralizuar dhe pa driten e syve. Gjithcka, sipas nenes se tij, Jetes, ndodhi ne fundin e muajit qe sapo lame pas, kur Martini, 17 vjec, nisi te ankohej per dhimbje barku. Te shqetesuar, familjaret e derguan djaloshin per te kryer nje vizite rutine prane spitalit nr. 2 ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza". Megjithese kishte dhimbje barku, nene Jeta tregon per "Korrierin", se gjendja e djalit te saj nuk ishte problematike. Ne viziten e kryer, mjeku qe u mor me rastin e Martinit u tregoi te afermve, se djaloshi kishte probleme me apandesitin dhe per kete arsye duhej te operohej. Me fjalen e doktorit ne xhep, vetem nje dite me pas Martini i drejtohet salles se operacionit, ku do te dilte, per fatin e tij te keq, i sakatuar, duke rrezikuar tashme te mbetet cyryk i perjetshem. Por ja qe populli thote se "Kur te troket e keqja ne dere, ben mire t'i hapesh udhe". Tragjedia e Martinit nuk do te mbaronte me kaq. Fill pas operacionit ai ra ne vdekje klinike, per t'u zgjuar nga koma vetem 12 dite me pas. Shokimi per familjaret ishte i pazakonte, ndersa zgjimi i djalit do te zbardhte dalengadale edhe hijet e para te dyshimit. Ai kishte humbur shikimin e po keshtu ishte i paafte per te levizur. Trishtimi ne familjen e varfer Turtulli nuk kishte me cfare te matej. Menjehere pasi konstatuan gjendjen ne te cilen ishte katandisur i afermi i tyre, familjaret kerkuan sqarime tek mjeket qe asistuan ne operacion. Keta te fundit bene cmos per te fshehur te verteten. Ata u thane familjareve, se djali i tyre kishte pasur probleme me tensionin, e per kete arsye gjate operacionit ai kishte kaluar komplikacione, te cilat me pas ndikuan ne perkeqesimin e shendetit te tij. Te frikesuar, prinderit e Martinit nuk kerkuan te zbulojne me tej te verteten, ndersa mjeket, si per te hequr qafe nje peshe te rende te fajit qe mbanin mbi supe, e derguan 17-vjecarin, menjehere pas daljes nga koma, ne repartin e Neurokirurgjise, aty ku qendron edhe sot i paralizuar. Por sic thote nje shprehje e urte, "E verteta vonon, por nuk harron", qofte edhe kur mundohesh me te gjitha menyrat per ta mbuluar ate nga syte e botes. Fill pas marrjes se informacionit nga burime te mirebesuara, gazeta "Korrieri" nisi nje investigim mbi rastin ne fjale dhe shkaktaret qe cuan ne perkeqesimin e gjendjes se 17-vjecarit. Per fat te keq, e verteta doli te jete shume me e hidhur sec dine familjaret e Martinit, apo sec rreken te genjejne mjeket. Fijet e ngjarjes zbardhen me vete varferine e familjes Turtulli dhe menyren e perkujdesjes qe kane treguar mjeket gjate operacionit per te afermin e tyre. Burime prane gazetes "Korrieri" thone se vdekja klinike e Martinit eshte shkaktuar nga mungesa e narkozes. Sipas mjekeve te cilet shpjegojne rastin, ndodh shpesh qe gjate operacionit nje pacienti t'i dale narkoza. Per kete arsye, ne stafin operator gjithmone qendron edhe nje anestezist reanimator. Por mjeku pergjegjes, sipas te dhenave te mbledhura, nuk ishte ne salle ne momentin qe Martinit i doli narkoza per here te dyte. Sic e theksuam me lart, kjo pakujdesi ka bere qe djali te kaloje ne vdekje klinike, si edhe te pesoje demtime te parikuperueshme ne sistemin nervor. Mjeket thone se djaloshit i eshte prekur indi nervor, cka ka ndikuar ne uljen e shikimit dhe paralizimin pjesor te trupit. Tashme 17-vjecari eshte i paafte fizikisht per te kryer qofte edhe punen me te rendomte. Dikush tani e tutje duhet te mbaje pergjegjesi per te gjithe ate qe ka ndodhur. Ky eshte momenti me i mire per te treguar se sa realiste jemi kur deklarojme se do te luftojme korrupsionin, apo se duhet te rrisim cilesine ne shendetesi. Ne mos do ta bejme tani, atehere nuk ngelet gje tjeter, vetem te dorezojme armet dhe te legalizojme paaftesine dhe korrupsionin qe po i merr shpirtin shendetesise ne Shqiperi.

Djali: “Nuk dua pension, po i sollet do i gris”

Flet Faslliu, xhaxhai i Martinit. Vellai nuk ka buke te haje. Eshte zhytur ne borxh

Dritan Laci

Ishte gati pothuajse e pamundur qe gjate dites se djeshme te ngjiteshe ne dhomen e Martinit 17-vjecar, rasti fatkeq i te cilit u publikua dy dite me pare ne faqet e gazetes “Korrieri”. Edhe njehere mjeket e pavijonit u munduan me te gjitha menyrat per te mbajtur larg Martinin dhe te afermit e tij nga mediat, duke e trashur edhe me shume zullumin. Megjithese ai ndodhej aty me te afermit, mjeket e mohonin ekzistencen e tij, madje shpeshhere, ku ndersa permendej emri i Martinit, ata e mohonin ekzistencen e tij ne pavijon, qofte edhe ne ditet e kaluara. Pas shume perpjekjesh, arritem te futemi ne dhomen e djalit, per te kontaktuar me Faslliun, xhaxhane tij, i cili ne mungese te prinderve i qendronte mbi koke. Tejet i deshperuar, ai thote se ka mberritur nga Greqia, sapo ka mesuar mbi fatin e nipit te tij. Ashtu si edhe prinderit e Martinit, ai shprehet se djali ka qene shume mire perpara momentit te hyrjes ne operacion. “Nuk eshte mire. Vellai nuk ka fuqi ta dergoje jashte per kurim. Jane shume te varfer. Martini punonte gjithe diten, qe t’u sillte ndonje te ardhur me teper”. Xhaxhai, Faslliu, e ka shume te veshtire te shprehet. Here-here ndalon dhe psheretin gjate. Martini eshte ne gjume dhe ai mundohet te flase me ze te ulet. Kur e pyet sesi e mesuan faktin qe djali ishte verberuar, Faslliu nuk gjen fjale per ta pershkruar. “Po, pame reagimin e tij. Nuk na ndiqte me sy, thjesht reagonte nga i vinte zeri. Pastaj erdhi nje mjek dhe i beri disa ushtrime. Mori nje stilolaps, e pyeste per ngjyren, djali nuk e dallonte dot”. Ky ishte edhe momenti kur familjaret mesuan lajmin e kobshem, qe djali i tyre kishte humbur shikimin. Por e keqja nuk mbaron ketu. Dy dite me pare nena e Martinit na tregoi nje shembull te hidhur, sesi tallen mjeket me fatin e djalit te saj. Ajo na tha se njeri prej mjekeve i kishte premtuar se do t’i lidhte pension Martinit. Sapo e degjoi kete fjali, 17-vjecari reagoi shume keq. Kete reagim djaloshi e shprehu edhe ne pranine tone. Ca me fjale dhe ca me gjestikulacione, ai na la te kuptonte se “nese do te ndodhte nje gje e tille, do t’i griste te gjitha parate qe do t’i jepte shteti”. Xhaxhai i tij, Faslliu, thote se familja e vellait nuk ka buke per te ngrene. Kane qene shume te aferm, te cilet sipas te thenave te tij, kane ndihmuar familjen Turtulli me te holla. Apeli i fundit qe ai ka bere edhe njehere gjate dites se djeshme, ka qene per ministrin e Shendetesise, te cilit i ka kerkuar mbeshtetje per Martinin, te pakten edhe per ato pak shpresa qe i kane mbetur.

MSH: Do ndihmojme Martinin

Fill pas publikimit te rastit te djaloshit, Martin Turtulli, ne faqet e gazetes “Korrieri”, ka ardhur edhe reagimi i Ministrise se Shendetesise. Ne nje komunikate te shkurter per shtyp, pasi eshte njohur me rastin ne fjale, ky dikaster ka vendosur t’i pergjigjet apelit per ndihme te mberritur nga familjaret e 17-vjecarit. Ne nje komunikate te shkurter per shtyp, Ministria e Shendetesise ka bere te ditur se titullari i institucionit, Nard Ndoka, menjehere sapo eshte njohur me rastin e Martinit, ka urdheruar ngritjen e nje grupi pune te posacem te perbere drejtuesit e MSH-se dhe Qendres Spitalore Universitare “Nene Tereza”. Ky grup pune, thuhet ne komunikate, do te kete per qellim te nxjerre pergjegjesite konkrete per cdo shkelje te kryer nga mjeket. Gjate dites se djeshme, grupi i punes ka marre kontakte me stafin e mjekeve qe kane operuar 17-vjecarin, si edhe ka verifikuar dokumentacion mjekesor te pacientit. Po keshtu, ky grup ka marre kontakte edhe me familjaret, me vete pacientin dhe stafin mjekesor, ne pavijonin ku ai ndodhet aktualisht i shtruar. Ne perfundim te komunikates, MSH ne pergjigje te kerkeses se familjareve eshte shprehur e gatshme qe, ne rast sugjerimi te personelit mjekesor, te angazhohet per trajtimin e metejshem te pacientit ne institucionet shendetesore brenda e jashte vendit.

Ne kete kontekst, edhe gazeta “Korrieri” i shpreh te gjithe keqardhjen familjes Turtulli, per fatkeqesine qe i ka ndodhur te birit, duke i uruar atij sherim dhe kthim sa me te shpejte ne gjirin e familjes!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora