Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zef Mulaj: ë dy kohë, dy kronika

| E diele, 10.07.2011, 07:24 PM |


SOT  JANË  VENDE TË  SHKRETA

(Në  dy kohë, dy kronika).

 

Nga Zef Mulaj

 

E  mërkurë, 24 dhjetor  1980

 

Korresp.vull. i  <  zërit të popullit>

 

Kronika  vazhdon:  “Në krahinën e  Nikaj-Mërturit, p.sh, janë spitali me reparte

Patologie e pediatrie ,materniteti e klinika dentare, farmacia etj.  Gjithashtu  janë

ngritur  tri qëndra shëndetsore,tri shtëpi lindje , 10 kopshte, 18 çerdhe ku shërbejnë

6 mjek,5 ndihmësmjekë dhe 28 infermiere e mami.

 

Kjo pra ishte 31 vjet    parë    Nikaj-Merture. Në Qafën Kolçit janë  të paret që ata bënë barrikada  antikomuniste. Ndërsa sot  thirren  vënde të  shkreta.

Njerëzit kanë ikur, shihni shtëpitë, si janë duke u shembur, gjithçka  po rrënohet.

Kësaj i thonë: “SHËMBE SHTËPINË TËNDE, TË NDËRTOSH TË TJERVE” Ja pra njerëzit ikën nëpër botë, punojnë për të ndërtuar  shtëpitë  e të tjerëve e të tyre po rrënohen, i ka mbuluar bari e ferrat. Ka aq shumë për të thënë, sa do duheshin faqe librash për ta përshkruar. Ju referova këtij shkrimi  mbasi  pashë  fotot    më dërgoi një kushuri imi  ku kishte bërë këto ditë  një  vizitë në këto vende, sot të shkreta.

E falenderoj nga  zemra për këto foto, unë i quajta dhuratë, në sensin e dëshirës së madhe që  ai e  din që unë i dua malet e mia të fëmijërisë.

  

PO NESER.

  

Një  “dhurate”  sot  mora

Kur  posten hapa.

Koha po iken

Por çfarë po len mrapa.

Shikoni keto foto

Ish nje kullë atje

  majë të maleve.

Janë  dy kohë

Dje  …Sot…!!!

Po neser???

 

KRONI I VORRIT TË  FRATIT

 

Kroni, në ëndrrën e një nate

  zgjoj.

Në ballë më shkruajti

Me ngjyrat e malit,

E putha  gurrën e ftohtë

Me buzen e thatë.

  

Shënim: Këtë shkrim nuk e paraqita për nostagji… por për fatet e kësaj krahine Yllore një  nga perlat e alpeve shqiptare dhe Europiane e më gjerë.

Të mos i harrojmë por të investohet që njerëzit ti rikthehen kësaj bukurie mbasi sot  nuk janë të detyruar të  punojnë në kooperative, sot gjithçka është  e lirë.