E premte, 29.03.2024, 03:39 PM (GMT)

Kulturë

Flet ish këngëtarja, aktorja e talentuar Yllka Mujo

E diele, 10.07.2011, 06:11 PM


Në vend të një protreti

 

Ja mardhëniet e mia me  Rajmonda Bulkun

Nga Albert ZHOLI

Shpesherë ndodh ajo që mes aktorëve apo gazetarëve xhelozia profesionale mes njëri tjetrit të jetë e madhe. Por kjo nuk është në cilësinë e Yllka Mujos. Duke pasur parasysh rolin e femrës shqiptare në jetën e sotme politiko shoqërore biseda erdhi rreth figurës së aktores dhe deputetes Rajmonda Bulku. Dhe Yllka fliste për të, më mirë se ç’mund të fliste Monda për vete. Dhe në çiltërisë e të folurit shikoje seriozitet, realizëm. Ja si i komenton ajo ditët dhe vitet e kalura me Mondën: 

Njohja tek “Zonja nga Qyteti”

Mondën e kam njohur në moshën 24 vjeçe. Në atë kohë do të fillone xhirimi i filmit “Zonja nga Qyteti”. Në teatër kisha luajtur Shpresën , rol të cilin e kisha bërë edhe në film me regjizorin Piro Milkani.Për herë të patë takimi me Mondën ka ndodhur pikërisht në këtë kohë. Ajo deputonte në rolin e Melit që siç e kam thënë edhe në një intervistë tjetër  bëri një rol mjaft të spikatur dhe ky ka qenë roli i dytë i saj në kinema. Për vetë moshën, kohën në të cilën e luajti atë rol mund të them se në atë moshë rrallë artistë mund të arrinin atë sukses. Kur e shikoja se si luante vetiu mbërthehesha në lojën e saj.  Pastaj Monda pati një varg të gjatë me role jashtëzakonisht të arrira ku ajo I ka vënë vulën vehtes në kinema për ato role dhe figura që ka luajtur.

Miqësia

Një film, një rol dhe pastaj miqësia. Pikërisht miqsinë dua të dalloj me Mondën pas këtij momenti. Miqësia është investimi më i mirë në jetë. Miqësia jonë mbas këtijë filmi ka vazhduar në mënyrë të shkëlqyer. Më kujtohen shumë mbasdreke  kur unë shkoja në shtëpi tek gjyshja e saj ku bisedonim për gjëra të ndryshme sepse ishim vajza të reja të dyja. Mes nesh është lidhur një miqësi me rrënjë shumë të forta . Miqësi e cila nuk ka patur nuk do të ketë  asnjëherë motive për tu cënuar.Në  vitet  e mëvonëshme kur ajo  mbaroi Institutin e Lartë të Arteve për aktrim  miqësia jonë është konsiliduar akoma më tepër.

Bashkpunimet artistike

Kemi patur shumë bashkëpunime me njëra tjetrën ku mund të veçoj pjesët si “Shoqja nga Fshati” që kemi luajtur bashkë , qoftë tek “Tiranozauri” i Kasëm Trebeshinës dhe shumë role të tjera. Kemi shkuar shumë turne bashkë dhe kemi kaluar ditë të bukura. Monda për mua mbetet një nga mikeshat e mia e cila me kalimin e viteve arriti ta konsilidojë fuqishëm figurën e vet si një aktore me përvojë dhe një nga aktoret më  të mira të teatrit dhe të filmit shqiptar.Si një njeri e cila në karakterin e saj ajo asnjëherë nuk krijon negativitet dhe përkundrazi është një grua me pozitivitet të rrallë, një familjare e mirë dhe një njeri i matur.

Turrneu në Verona të Italisë

Ishte një turrne i veçantë. Gjatë rrugës ndenjëm gjithë kohën bashkë duke mos u ndarë për asnjë moment. Rruga s’na u duk fare sikur të udhëtonim Tiranë-Durrës, Kishim se çfarë të kujtonim. Ishte një turne tre javor me shfaqjen e “Tiranozauri” i Kasëm Trebeshinës. Ishte vërtetë një turne i mrekullueshëm. Është një nga turnetë kua mua më ka mbetur në kujtesën time Shfaqja atje u prit shumë mirë. Kemi dhënë dy shfaqje në atë kohë dhe mund të them se regjizori Gëzim Kame bëri një të lavdërueshme. Vlerësimet për Mondën ishin maksimale.

 

Rolet e spikatur të Rajmondës

Do desha të theksoj se Monda ka luajtur shumë role në kinema (pa diskutuar në teatër) duke filluar që nga “Dimri i Fundit”  dhe duke vazhduar më tej. Të gjitha filmat që ka bërë i ka vënë një vulë profesionale. Filmi “Vdekja e Kalit” ku ajo deputonte përkrah aktorit Timo Flloko, mbetet unik. Një film emocional, plot antkth, mesazh, me një lojë virtuoze. Monda për mendimin tim realizoi një rol të vështirë që pak aktore mund ta realizojnë. Një rol tjetër i mrekullueshëm ishte tek filmi i Fatmir Koçit    me të vërtetë përbën një rol jashtë serisë së roleve të zakonëshme.Në këtë film ajo ka punuar përkrah Enver Petrovcit.

 

Një detaj nga “Zonja nga qyteti”

Herën e parë kur jemi takuar nuk më kujtohet, por di se kemi ndenjur në Pogradec sepse filmi “Zonja nga qyteti” është xhiruar në Tushemisht  në një periudhe vere. Ishte një fshat piktoresk. Monda ishte një vajzë modeste dhe një vajzë e përmbajtur dhe me një sens pozitiv. Kjo është një karakteristikë e saj edhe sot.

Mbaj mend kur xhironim dhe po lanim fytyrat tek burimi i kulluar i Tushemishtit, aty na ka kapur një gaz që o zot. Dihet, shkaktare ishte aktorja e madhe Violeta Manushi me mënyrën e ecjes së  saj. Kur ajo vinte me ato  biokutinat, duke u tundur, duart lart,  që në mëngjes krijonte një situatë gazmore. Ne qeshëm me lot dhe pse po xhironim. Për disa minuta i lamë xhirimet. Në këtë film kaq të bukur mbas dreke mblidheshim në një dhomë ku  tregonim historira dhe Violeta me mënyrën se si i tregonte ngjarjet ishte aq komike sa nuk e mbaje dot të qeshurën. Me të vërtetë në atë film  ajo ka qenë filmi i të qeshurës në mbresat e mia. Por po kaq gazmore ka qenë dhe Monda.

 

Sot

Ne kemi qenë bashkë edhe në teatër dhe kemi qenë kolege shumë të mira shumë të dashura me njëra tjetrën si edhe nga ana profesionae. Kjo është marëdhënia reale që kam unë me Mondën.Ajo tashmë nuk punon më në teatër por kjo nuk do të thotë se ne të dyja nuk takohemi, por përkundrazi sa herë që na jepet  rasti, në të gjitha festat e gëzimet që realizon ajo unë kam qenë e prannishme.

 

Kur ndjen ngrohtësinë. Në ditën e vdekjes së nënës sime

Njeriu i mirë njihet në ditë të keqe. Dhe unë Mondën në ditë të tillë e kam njohur më mirë. Në të gjitha hidhërimet që kam pasur ajo më ka ndenjur pranë. Rasti i fundit ka qenë kur më është larguar nëna nga jeta, dhe ajo ka qëndruar pranë meje në shtëpinë time disa ditë jetë dhe unë  i jam mirënjohëse. Nuk e di a do të jem në gjendje t’ia shpërblej. Ajo ma lehtësoi dhimbjen duke më qëndruar pranë më shumë se motër. Në raste të tilla figura e njeriut lartësohet në përmasa mbi njerëzore.

 

Politika

Politika për mua është arti më i vështirë. Vet se bëj dot. Eshtë një art që do përgatitje, do këmbngulje, zgjuarsi, guxim. Se di se kush shkrimtar e ka thënë që intelektuali i vërtetë duhet të guxojë. Një prej tyre është dhe Monda. Ka qenë femra e parë shqiptare që ka përqafuar dhe ka dhënë ndihmën e saj në ardhjen e demokraisë dhe sot është femra më aktive në parlament. Jam shumë e gëzuar që një femër e tillë ka dalë nga radhët e artistëve. Tek ajo jan të mëishëruara në një të vetme cilësitë më të mira të femrës shqiptare. Sot ka pak femra në politkë sepse dihet ajo që kërkon politika e sotme shqiptare është këmbngulja, devotshmëria ndaj dhe pak femra merren me poltikikë.



(Vota: 2 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora