E enjte, 25.04.2024, 10:28 PM (GMT+1)

Faleminderit

Gjon Neçaj: Sokol Meshi - 62 vjet me projekte në dorë

E diele, 10.07.2011, 07:59 PM


62 VJET ME PROJEKTE NË DORË

 

(portret për njeriun  e  punës dhe “mbretin e ujërave”, Sokol Meshi)

 

Nga Gjon Neçaj

 

Ka lindur në një krahinë të prapambetur të Tropojës,në Nikaj Mertur më 25 tetor 1931.Prindërit e tij ishin të varfër,por bujarë dhe arsimdashës.Babai i Sokol Meshit ishte pinjoll i një familjeje në zë në Malësinë e Gjakovës.

Sokol Meshi mbaroi internatin “Kosova” në Krumë në vitin 1942 dhe në moshën 15 vjeçare regjistrohet vullnetar në ndërtimin e rrugës Kukës-Peshkopi,kurse në moshën 16 vjeçare dekorohet me medalje pune në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Peqin.Tashmë rruga e kantiereve ishte hapur për djaloshin nga Tropoja.

 

NEPËR VEPRAT E ATDHEUT

 

Sokol Meshi pothuajse në çdo vepër të viteve 50-60-të të shekullit të kaluar ka qënë projektues ,zbatues dhe drejtues ,jo vetëm në Tropojë,Kukës,por edhe në Tiranë,Durrës,Elbasan,Kavajë,etj.

Në vitin 1948 hapet shkolla e parë teknike dy vjeçare pas çlirimit.Sokoli e mbaron me rezultate të kënaqshme dhe fillon punë teknik në hekurudhën Durrës-Tiranë,duke vazhduar më pastaj teknik në ndërmarrjen e hekurudhave,shefi I hekurudhës Durrës-Tiranë deri në vitin 1955.Në dhjetor të këtij viti transferohet me punë në vendlindje,Tropojë për t’u emëruar në detyrën e teknikut në kantierin e ndërtimt të qytetit të “Bajram Currit”.Ndërkohë në vitin 1959 mbaron teknikumin e ndërtimit dhe në vitin 1960 merr pjesë në hartimin e skemës së ujitjes në rrethin e Tropojës,kurse në vitin 1966-1967 kryen studimin dhe projektimin për ujitjen,bonifikimin e zonës së Bytyçit me ndërtim rezervuari dhe ngritje mekanike,e para vepër e tillë në Tropojë,madje në shkallë vendi.

Nuk ka vepër ujitëse dhe rrugë automobilistike ku nuk është dora dhe mendja e Sokol Meshit,njeriut të punës,tashmë edhe “mbreti i ujërave”,pagëzuar prej  bashkëqytetarëve të tij.Në vitet 1959 deri në vitin 1970 janë me dhjetra e dhjetra vepra ujitëse të ndërtuara nga Sokol Meshi në katër anët e rrethit të Tropojës, e jo vetëm.

Në vitin 1968 krijohet ndërmarrja e ndërtimit në “Bajram Curri” dhe Sokol Meshi caktohet drejtori i parë deri në vitin 1971,vit kur krijohet ndërmarrja e ujërave dhe “mbreti i ujërave” kalon drejtor deri në vitin 1991.Krahas punëve në sektorin e ujitjes,Sokol Meshi,tashmë inxhinjer asistent prej vitesh,ka projektuar dhe zbatuar me dhjetra objekte social-kultuore,rrugë automobilistike dhe kanale ujitëse në Tropojë.

 

SOKOLI NUK NJEH MOSHË

 

Edhe pas daljes në “pension” në vitin 1991,Sokol Meshi punon me energjitë e një të riu,tashmë në një sistem me ekonomi tregu.Harta gjeografike e ndërtimeve dhe projektimeve nga Sokoli shtrihet në disa qytete të Shqipërisë.

Në vitin 1995,vit kur edhe vendoset me banim në Tiranë, është zbatues punimesh në telekomin Tiranë,duke vazhduar punën në rikonstruksionin e gjykatës së apelit.Sokol Meshi nuk ka ndërprerë punën as në vitin 1997,por ka punuar me përkushtim në rikonstruksionin e objekteve social-kulturore të shkatërruara ,si në drejtorinë arsimore Tiranë,apo në ndërtimin e rezervuarit të ujit të pijshëm Bathore,rikonstruksioni I rrugës së Ndroqit,rruga e llixhave Elbasan,kanale ujitëse në Cerrik,Kavajë,rikonstruksioni i sanatoriumit Tiranë,etj.,etj.

Përveç këtyre dora dhe mendja e Sokolit ka projektuar dhe zbatuar disa rrugë dhe ujësjellësa në Tiranë,Tepelenë,Fushë-Krujë,si drejtues teknik në firmën ndërtuese “Shqiponja M”,me administrator Fadil Dezhgia,ku është i punësuar që nga viti 2001.Gjatë bisedës me presidentin e kësaj ndërmarrje private,mësojmë se Sokol Meshi ndonëse 80 vjeçar,nuk njeh orar dhe puna e tij është rezultative kudo ku punon.

Ai çdo ditë ndodhet mes ndërtuesve ,sa në  rikonstruksionin  e rrugës në njësinë bashkiake nr.2 Tiranë,në komunën Dajt, e nesër mbase në një qytet tjetër.

E Sokol Meshi vazhdon të punojë si para 62 vjetësh: duke projektuar dhe drejtuar vepra në shërbim të komunitetit prej këtij njeriu që duhet mësuar të gjithë.E me të drejtë para gjysëm shekulli u cilësua “mbreti i ujërave” njeriu i punës ,Sokol Meshi.E 80 vjetori nuk dihet se ku do ta gjejë në një qytet të Shqipërisë duke drejtuar punimet në ndonjë rrugë apo në ndonjë ujësjellës të ri.

Puna veç më ka rinuar,thotë Sokoli.Unë do kisha dëshirë të botoni diçka në gazetën “Shekulli,të cilën e lexoj që në numrin e parë saj.E ne i premtojmë se këtë dëshirë do t’ia plotësojmë patjetër.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora