E premte, 19.04.2024, 02:26 PM (GMT+1)

Kulturë

Kuriozitete IX

E merkure, 06.06.2007, 08:39 PM


HOTMAIL---- Është provideri me i madhë i e-mailave falas me më shumë se 35 miljon anëtarë.

JAMES BOND 007---- Aktorët që kanë luajtur rolin e Xhejms Bondit deri më sot janë: Shon Koneri, Xhorxh Lezenbija, Roxher Mur, Timoti Dalton dhe Pirs Brosnan.

LUFTA KIMIKE---- Për herë të parë gjermanët e përdorën klorin (Cl) si helm luftarak kundër francezëve me 22 prill 1915, kjo konsiderohet si fillim i luftës kimike.

KAPAIBE---- Është dru që rritet në Brazil, i cili prodhon një lloj vaji që mundë të përdoret si lëndë djegse tek motoret dizel.

NOBEL---- Këtë çmim i pari e mori shkenctari Rendgen për zbulimin e rrezeve X (që njihen ndryshe edhe si rreze Rentgeni).

SHQIPËRIA---- zë vendin e shtatë në botë për përdorësit e duhanit. 800 mijë paketa shiten në ditë ose secili pi nga 19 cigare.

TUNELI---- më i madhë nën Detë është ai i Sekanit në Japoni me gjatësi 53850m.

AEROPORTI---- më i madhë i botës është CHEK LAP KOK në Hong Kong me sipërfaqe 1248 ha.

TEMPERATURA---- më e lartë e regjistruar në botë është 57,5 gradë në Elaziz të Libisë (Afrikë), kurse më e ulta u regjistrua në stacionin Vostok Antarktidë -89,6 gradë..

NDËRTESA---- më e lartë prej 558 metrave është duke u ndërtuar në Xhakarta të Indonezisë.

BRENDA DITËS---- bëhen rreth 45000 fluturime ajrore duke transportuar mbi 3,5 miljonë udhëtarë.

NËSE DO TË---- mblidhet gjatësia e hapave që bëhen nga njerëzit në 24 orë, kjo largësi do të ishte e barabartë me 88 vajtje ardhje tokë-diell.

ÇDO DITË---- në botë kontrollohen rreth 3 miljonë pasaporta udhëtarësh, që po të vendosen njëra mbi tjetrën do të arrijnë një lartësi me mijëra kilometra.

EPIDEMITË--- "Murtaja e zezë" në Evrop dhe Azi më 1347-51 shkaktoi rreth 75 miljon të vdekur, gripi më 1918-20 në gjithë botën shkaktoi mbi 21 miljon të vdekur.

FLUTURA---- më e madhe në botë është ajo e Braziliane Erebius Agripina që ka gjatësi të krahëve të hapura 20-25 cm.

KOSOVA---- me sipërfaqe prej 10897 km2 zotëron një potencial mineral të tillë që të krahasohet me provincat më të përmendura në Evrop si Ruhri, Silezio, Sudeto etj.

TITANIKU----është anija që konsiderohet si anija e parë gjigante në botë. Kapaciteti ka qenë 46000 ton me gjatësi 268 m dhe lartësi 53 m. Mund të udhtonin 1343 udhëtarë, ndërsa tani si anije më gjigante është anija Freedom e cila peshon 2,7 miljon ton, gjatësi prej 1296 m, dhe lartësi 105 m, ku mund të udhëtojnë 65000 veta në 20000 apartamente pra një qytet i tërë lëndrues.

SHPEJTËSIA E DISA KAFSHËVE---- kërmilli lëviz me shpejtësi prej 0,05 km/h, rreth 100 herë më ngadal se njeriu. Breshka konsiderohet se ec ngadal por ajo arrin 0,37km/h. Maca ec me shpejtësi 50 km/h. Miu arrin shpejtësi rreth 10 km/h.

ELEFANTI AFRIKAN---- me gjithë peshën e tij të rëndë mund të vrapoj me shpejtësi rreth 40 km/h duke ia kaluar edhe njeriut.

RACA---- Në botë raca e bardhë përfshin 46% të popullsisë së përgjithshme botërore, raca e verdhë 36%, raca e zezë 6% dhe racat e përziera 12%.

PALOS---- Është liman spanjoll (port) prej ku u nis Kristofer Kollombo (në pranveren e vitit 1492) për në Indi, në të vërtetë ai kishte mbërritur në Amerikë. Dhe kështu ai sot konsiderohet si zbulues i Amerikës.

29 SHKURTË---- Personat që kanë lindur në këtë datë, ditëlindjen e festojnë një her në çdo katër vite.

VIRXHINIA---- Është kolonia e parë e anglezeve në Amerikë.

SOFISTE---- Quheshin mësuesit udhetarë te helenet e vjetër.

BUDIZMI---- Emri i këtij besimi rrjedhë nga themeluesi i tij Gaudam Budi (580-460 p.e.s.).Djepi i Budizmit është në Nepal, buzë Himalajeve.

LUFTA---- më e gjatë zgjati 115 vjet ndërmjet Francës dhe Anglisë ndërsa ajo më e shkurta në vitin 1896 ndërmjet Britanisë dhe Zanzibarit që zgjati vetëm 38 minuta.

OSAMA BIN LADEN---- Është djal i një biznismeni saudit, si dhe është kapo i organizatës Al Qaeda. Akuzohet nga amerikanët si kryeterroristi me i madhe islamik.

AUTOMOBILA---- Sot në të gjithë botën qarkullojne rreth 630 milion automobila dhe cdo dite ne bote prodhohen rreth 137 0000 automjete.

Mjekra më e gjatë
Me rastin e vdekjes së Hans Langseth në vitin 1927 në Kensett (USA) mjekra e tij kishte një gjatësi rekorde prej 5,33 m.


Pop-grupi i njohur suedez ABBA i formuar më 1972 në Stokholm debitoi në vitin 1970 nën emrin Festfolk në një Restaurant në Göteborger. Pas dy vitesh, pra më 1972 mori emrin e ri nga inicialet e anëtarve të grupit: Agnetha Fältskog, Benny Andersson, Björn Ulvaeus dhe Anni-Frid (Frida) Lyngstad.


Helikopteri më i vogël në botë ishte njëulësi Seremet WS-8 i cili u prodhua më 1976 në Danimarkë. Ai kishte një motor me 26 KW dhe peshonte pa ngarkesë 53 kg. Rotori i tij kishte një diametër prej 4,5 m.

Shkencëtarët e "Oak Ridge National Laboratory" në Oak Ridge, Tennessee (USA) në Prill 1996 me ndihmën e një superpërçuesi arritën rrymën më të fortë të të gjitha kohrave : 2 milion Amper/cm². Rryma për nevoja shtëpiake ka një forcë me nën 1000 Amper/cm².

Protesta më e madhe kundër luftës u mbajt më 15.11.1969 në Washington D.C. (USA) ku morën pjesë rreth 600.000 pjesmarrës të cilët protestuan kundër vazhdimit të luftës së amerikanëve në Vietnam.

Arusha e bardhë mund të notoj pandërprerë deri 100 km.

Rekordin botëror në qëndrim në një këmbë e theu Arulanantham Suresh Joachim nga Sri Lanka prej 22.05.1997 deri me 25.05.1997 duke qëndruar 76 orë e 40 minuta.

Me 9.06.1996 Walter Arfeuille (Belgjikë) tërhoqi me dhëmbë 8 vagonë treni mbi hekurudhe, me një peshë gjithsejt 223.880 kg në largësi prej 3,2 m.

Më 17.12.1998 kinezi Li Jian Hua në emisionin televiziv Guinnes World Records: Primetime ngriti me vesh peshën 50 kg (tjegulla ndërtimi të lidhura bashkë dhe të kapur në veshin e tij).
Kenguri më i madh (Macropus rufus) në Australinë qendrore, -jugore dhe atë -lindore, plotësisht i drejtuar është 1,80 m i lartë, dhe gjatësia e përgjithshme (megjithë bisht) është 2,85 m. Pesha e tij rreth 90 kg.

Kilauea në Hawaii (USA) është vullkani më aktiv në botë. Që nga viti 1983 është pandërprerë aktiv dhe vjell 5 m³ llavë në sekondë.

Amerikanja Janice Deveree në vitin 1884 kishte mjekër me gjatësi 36 cm.

Personi më i vjetër i të gjitha kohërave, me datëlindje të vërtetuar, ishte françezja Jeanne Louise Calment. Ajo u lind më 21.02.1875 dhe vdiq më 04.08.1997 në Arles të Francës në moshën 122 vjeçare.
Binjakët më të rëndë në botë ishin Billy Leon dhe Benny Loyd McCrary, alias McGuire, nga Hendersonville (USA) të cilët u lindën më 7.Dhjetor 1946. Deri në moshën 6 vjeçare kishin shtat normal. Në Nëntor 1978 Billy peshonte 337 kg. ndërsa vëllau i tij Benny 328 kg. Billy vdiq në Korrik 1979.

Zbuluesi i parë i phonograph-it (gramophonit të mëvonshëm) ishte amerikani Thomas Alva Edison në vitin 1877, i cili kishte planifikuar të zbuloj një inçizues diktimi për punë në zyre. Phonographi i asaj kohe kishte formë cilindri, deri në vitin 1887 kur zbuluesi gjerman Emile Berliner zbuloi pllakë-phonographin (gramophonin) i cili i zhvillua në një medium artistik.

Gjurmimi më i madh i arit ndodhi në SH B A, ku më 24.01.1848 një pronar i një puntorie të drurit dhe shoku i tij, në Sacramento (sot California) zbuluan ar. Një vit më vonë e vërshuan mbi 80 000 gjurmues të arit të ashtuquajturin forty-niners në këtë regjion. Në vitin 1853 numri i tyre arri mbi 250 000.

Marilyn Monroe, gjegjësisht Norma Jean Mortenson, legjendë e filimit, muzikës dhe bukurisë, e lindur më 01.06.1926, në fëmijërinë e saj ndërroi 12 familje përkujdesëse

Kinezët si Antibiotik natyror më të mirë e përdorin kivi-n? (Kivi e forcon sistemin e imunitetit duke i shumuar qelizat mbrojtëse deri në dymbëdhjetë herë)

Ushtari japonez Teruo Nakamuro 30 vjet mbas përfundimit të luftës (i cili u gjet në pyjet e pashkelura) nuk dinte asgjë për përfundimin e luftës.

Kafepirësit mendojnë më shpejtë dhe veprojnë më logjikisht se ata që nuk e përdorin kafe-në.

Nikotin-i është një helm i fortë nervor (emrimi i saktë: Beta-Pyridyl-N-Methylpyrrolidin)?

Kali vrapues australian "Great Fortune" si ndihmë teknike mori një palë syza.

Gangsteri Al Capone më në fund u burgos për shkak të mospagimit të tatimit?

Sahara është më e madhe se Australia?

Romani "Vuajtjet e të riut Werther" i Goethe-s ishte shkaktar i një serie të vetëvrasjeve?



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora