E premte, 29.03.2024, 02:49 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Xhevat Muqaku: Prezantim i kulturës tonë në festat e dy qyteteve në Gjermani

E diele, 10.07.2011, 06:42 PM


Koreografi- Selca dhe nxenesit e tije ne Singen
Koreografi- Selca dhe nxenesit e tije ne Singen

Prezantim i kulturës tonë në festat e dy qyteteve në Gjermani

 

Djetëra mijëra vizitorë, prej datës 1-3 korrik,  kremtuan  në qytetet Singen dhe Rotenburg festën e qytetit, organizuar nga Këshilli i kulturës.

 

Artist të njohur si dhe shumë grupe muzikore, folklorike, të tubuara në shoqatat e tyre vendore dhe të huaja, prezantuan pjesë artistike, traditën kulturore dhe kuzhinën e vendeve të tyre.

 

Përderisa në Singen, kjo festë u zhvillua në qendren e qytetit, në Rottenburg, vizitorët kishin mundësi të zgjedhnin.

 

" Brigjet dhe ura mbi lumin Neckar ishin më të preferuarat, ndërsa fishekzjarret në orën 22.30, ngjyrosnin jo vetëm qiellin, ajrin dhe ujin, këto pasuronin madhështinë, koloritin dhe disponimin e përgjithëshem të pjesëmarrësve", prononcim i organizatorit në qytetin Rottenburg am Neckar.

 

Shoqata për kulturë dhe integrim " Rinia " në Singen, ju përgjegj ftesave të dy organizatorëve. Me  grupet e sajë të vallëzimit, në Singen dhe në Rottenburg, kënaqi publikun e pranishëm me valle nga trevat shqiptare.

 

Xhevat Muqaku, 06.07.2011

Ne uren mbi lumin Neckar ne Rottenburg
Ne uren mbi lumin Neckar ne Rottenburg



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora