E premte, 19.04.2024, 11:34 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Kam kaq vjet që "s'rri" rehat

E diele, 10.07.2011, 06:35 PM


Kam kaq vjet që "s'rri" rehat  /  1

 

 

(cikël me poezi)

 

 

Nga   Përparim Hysi

 

 

1.Flokët  e tu

 

 

Flkët e tu,mu si dallgë deti

Derdhen përmbi supe

Në këto dallgë zhytem,i shkreti

Mbytem aromë çupe.

 

 

Dhe,i mbytur,kërkoj dalje

Të mbushem me frymë

Por ç' t'i bëja asaj dallge

Që më qe vidhimë.

 

 

Dhe u zhyta,dhe u "mbyta"

Qe goxha parfum

Ah, ky shpirt,që m'u nda çika !

Ah,se ç'hoqa unë!...

 

 

2.Nuk më zë më gjumi

 

 

Nuk më zë më gjumi

Iku,u largua

Se më zuri plumbi

I mikes që dua.

 

 

Syrin e ka plumb

Më qëlloi me të

Gjumi shkoi e humb

Më?As që më zë...

 

 

3.Ç'të të them unë për ty?

 

 

Çfarë të them?Më thuaj,për ty?

Vallë a mund të gjëndet fjalë?

Se më je  si një mrekulli

Dhe të vdekurin,thonë,e ngjallë.

 

 

I mahnitur siç dhe jam

Po regëtin kjo zëmra ime

Ja tek flas dhe ia bëj "bam":

-Je si dritë vetëtime.

 

 

4.Molla e brishtë

 

 

Një mollë të brishtë e pashë atypari

Dhe iu qepa pas;pas saj si manari!

Se rëndë më goditi,me syrin si bajame

E humba pusullen dhe jam si në alarme.

 

 

As shihja kur ecja,por kot:si në tym!

Pas mollës së brishtë,ika-vidhimë!

Ç'më bëre kështu,o moj gjeçë belanë

Me një të parë dhe u bëra duman.

 

 

5.Ua!!!

 

 

Ua,si qenke?!!!Bërë me dorë:që nga koka der tek këmba

Dhe unë,sevdalli i gjorë;sa të pashë e më la mëndja

Mbeta,thuaj,si i shokuar:-Mos je bërë me porosi?!

Mëndja,ndaj,më ka kaptuar:-Ti më je krejt si magji!

 

 

6.Cipë qepe të është faqa

 

 

Cipë qepe   është faqa;mënd dhe shihesh si në  xham?

Dhe e brishtë si manushaqa,kur del marsit,moj,aman!

Faqa jote si pasqyrë : açik del fytyra ime

Ç'ne pasqyrë,por si"mënxyrrë",se u shkoqa si thërrime.

 

 

7.Kur të thashë

 

 

Kur të thashë që unë të dua,

Ti u skuqe,mbuluar,turpit

Nuk e prisje ti nga mua

Ja që s'i bëj ballë huqit

 

 

Kam një huq ;s'më lë rehat

Sa shikon një sy të bukur

Sulet si një djalë në vakt

Dhe s'rri dot,moj,pa të puthur.

 

 

8.Ç'do të jepja

 

 

Ç'do të jepja për të ardhur

Mu aty,moj,ku rri ti

Dhe,sado jam flokëzbardhur

As që pyes më për njeri

 

 

Dua të vij që të çmallem

Sikur qoft dhe një copë herë

Se nga malli hiç nuk mbahem

Sa jam mbushur pikë e vrer.

 

 

9.Gërsheti

 

 

Ç'është ai gërshet i gjatë

Varet pas:gjarpër i zi

Ndaj dhe  mbeta me gojëhaptë

Se nga "gjarpëri" kam alergji.

 

 

10.Po t'më shihje

 

 

Po t'më shihja si u bëra,

Si u bëra kur të pashë

Do dorëzoheshe e tëra

Dhe s'më nxirrje më avaz.

 

 

Se unë ngriva si kallkan

Nuk e di,në se do shkrij?

Po ti hajde,o moj xhan,

Se i ngrirë,s 'kam gjë në vijë.

 

 

* janë shkruar në vitet 2001- 2011

 

 

2 korrik   2011

 

__________

 

 

Kam kaq vjet që "s'rri" rehat / 2

 

 

(cikël  me poezi)

 

 

Nga    Përparim      Hysi

 

 

1.Kam kaq kohë

 

 

Kam kaq kohë,moj,kam kaq kohë

Që s'të shoh më asgjëkundi

Po rënkoj dhe po bëj "oh!"

Kam një plagë si plagë plumbi.

 

 

Më dhëmb plaga për kiamet

Dhe gjatë kohës s'po vë korë

Po ku je,mike e shtrenjtë?

Në të gjeça,s'dua doktor.

 

 

2.Ky shelg që gjelbëroi sivjet

 

 

Ky shelg që gjelbëroi sivjet

Më tregoi,se erdhi pranvera

Për ty s'e di ku je,kaq vjet

Sado,pas pranverës,erdh vera.

 

 

Ku je?Çfarë bën?Nuk kanë rëndësi

Se secili ka hallet e veta

Po më fanepset syri yt i zi

Dhe më shpon si  me shigjeta.

 

 

Se malli zë më sjell andej

Andej...po ku është adresa jote?

Mallin me ty as që e këmbej

Ta dish,moj magjiplote.

 

 

3.Gushë e gji m'i lë zbuluar

 

 

Gushë e gji m'i lë zbuluar

Sikur mëndjen s'e ke"patur"

Mëndja ime ka kaptuar

Sa më le me gojë të hapur.

 

 

Zë më dridhet i gjithë trupi

Mëndja doli nga burgjia

E ku pyes më nga turpi

Më ka kapur "çmënduria"

 

 

Dhe mbi gjirin e zbuluar

Unë vë buzën dhe zë pi

Di se ç'bën një i"çartuar"?

Ja,u ktheva:në fëmi...

 

 

4.Të kam thënë që jam pak "djall"

 

 

Sytë?Të mëdhenj,filxhan;faqa e bardhë si niseshte

Unë po mbushem duman,se s'duroj dot,de!

Nuk duroj se dua t'i puth,se m'i kënda dhe kam mall

Turpin zë e ha me bukë;të kam thënë që jam pak"djall"

 

 

5.Kosraxhiu

 

 

Kosarxhiu e limoi kosën dhe korr barin në çahir

Edhe zë mendon pë gocën,pa i mbushet shpirti fir

U jep krahëve me vërtik,pal-pal shtohet postati

Në shpirt ka si muzikë,se i vjen i freskët çasti.

 

 

Kur e rroku prej qafe,në krahëror kokën mbështeti

Mbushet era manushaqe,aq i madh i është lezeti

Ja ky çast i vjen në sy,edhe mbushet me gëzim

Shpirti këngë e melodi;e pret mikja në kthim.

 

 

6.Një merak

 

 

Një merak që pata heret

Tash erdh çasti që ta nxjerrë

Se tani nga  gjitha heret

Më erdh fati mu në derë.

 

 

Më erdh fati mu në derë?!

Ah,sa i lumtur jam!

Se pranverë dhe si pranverë

Më qe mikja me aq sharm.

 

 

Malli mbledhur në aq vite

Seç më bloi si në mokrra

Më e shtrenjtë më je,moj mike,

Sado mallin me ty nxora.

 

 

7.Po  të shkruaj

 

 

E vendosa.Po të shkruaj,të tregoj se sa kam mall

Ah,ta dish,se sa po vuaj!Mëndja ime vjen vërdall.

Kam aq mall sa po brengosem,po regëtin kjo zëmra ime

Ti e ke në dorë,të sosen;se u shkoqa si thërrime.

 

 

8."Qingjipirës"

 

 

O të hedhur që më hidhet;  a ke parë një qinngjpirës?!

Zëmra ime zë e dridhet;mos po dridhet vallë prej frikës?!!!

Frikë kam dhe s'është shaka,po më ha"pirësi" me sy

Hiqu,- thashë,- o moj bela! Se ma bëri tetë me dy...

 

 

Se zë syrin rrotullon,se do fuqinë që të nxjerrë

Dhe më shpon,me sy më shpon,s'e ka sy, po është turrjelë.

Hidhe vallen pas muzikës,qingjipirës s'm'i heq sytë

Dhe kërceva veç prej"frikës",tash jam trim e s'kam më frikë.

 

 

9. X...

 

 

Çdo ditë,të njëjtin veprim

Merr kafen në dorë dhe ikën

Presim nga ti ndonjë vështrim

Po ti sikur  na ke"frikën"

 

 

Me askënd nuk shkëmben ndonjë fjalë

Vështrim  nuk hedh asgjëkund

Porfili yt më rri si i gjallë

Dhe mëndja pas teje më humb.

 

 

Zë me vete hamëndësoj

Them:-Mos je gjë "memece"

Porterti yt,sa më turbulloi

Se qe aq e mirë,sa nuk jam në vete.

 

 

10.Dora jote

 

 

Dora jote,prej amvise,është një dorë që dua ta puth

Se ta dish mirë,moj mike,veç kjo dorë mua më ka dukë.

Nuk dua dorën me unaza,me unaza në çdo gisht

Unë dua dorën që qëron"bajga" që më është trëndafilisht.

 

 

Në kjo tjetra më ka "sqimë" dhe ma mban hundën përpjetë

Për mua të shkojë në vidhimë,dua atë si shpezë i lehtë.

Në nuk di të bëj sfilatë,nuk më prishet asnjë punë

Për mua është si mjaltë dhe për të më zë me shkumë.

 

 

Ajo"tjetra" kapërdiset sikur ja:zbriti nga qielli

E them troç nuk më lipset(nga ajo më zë tmerri)

Mua më duhet dora e punës që më është nikoqire

As i vë unë re "hundës",veç punëtorja më ka hire.

 

 

* janë shkruar në vitet 2001-2011(dërgohen për herë të parë)

 

 

4   korrik    2011

 

 

____________

 

 

Kam kaq vjet që "s'rri" rehat / 3

 

 

(cikël me poezi)

 

 

Nga    Përparim    Hysi

 

 

1.Sytë ende s'më kanë lënë

 

 

Unë vërtet:tani jam plak

Por sytë nuk më kanë lënë

Se të pashë ty dhe"fap"

Tak dhe mëndja më ka lënë.

 

 

Mëndja mua më ka lënë

Se më qe si fllad pranvere

Sa u mata për të "zënë"

Tak m'u bëre puhizë ere.

 

 

Epo hë,zihet puhiza

Seç më shkoi i kot mundimi

Sikur ja m'u ngulën shtiza

Aq po heq,moj,Përparimi.

 

 

Sepse fajin ma ka syri

Syri im,ende  shikon

Përparim,mëndja s'të hyri

U plake...dhe dashuron.

 

 

2.Mike,moj !

 

 

Hiqa kashtën "fiashkos"mike

Të shoh verën si rubin

Mbushmi godat plot,moj shpirte,

Le të pimë,mike,të pimë.

 

 

Le të pimë sa të dehemi

Le të biemë të rrëxuar

Dhe pastaj le të "shkrehemi"

Të puthur e të përqafuar.

 

 

3.Dashuri,pa ty jam hiç...

 

 

Dashuri,pa ty jam hiç...

Nuk kam turp që ta pohoj

Dhe në moshë të pleqërisë

Çuditërisht,unë dashuroj.

 

 

Moralistët zënë më nëmin

Dhe mallkojnë,ata:mallkojnë!

Tek unë shohin "teleshmënin"

Se nuk dinë të dashurojnë.

 

 

Moralistë... janë dy e treta

Ja që hiqen puritanë

Ndryshe,ndryshe e vërteta

Moralistët janë rrufjanë.

 

 

Unë nuk fshihem as vë maska

Transparent jam unë si xham

Tak ma sy ma bën "adashja"

Pas saj unë bëhem kurban.

 

 

Kur është ndjenja reciproke

Kur s'ka"lojë" apo dhe dhunë

S'të bëj hasha bukuroshe

Mua për ty më zë me shkumë.

 

 

Dashuroj unë përjetësisht

Nuk rroj dot pa dashuri

Dhe përcillem pleqërisë

Dashuri,më bën të ri...

 

 

4.Shkoi e vajti dhe "kjo punë"

 

 

Me avash të fola dhe prita përgjigje

Por kot që u lodha,se për ku"bravitje"

Seç e ngrita zërin,ndoshta,ja:një notë?!!!

As ma vare përin dhe  sa flisja kot.

 

 

Por një t'u inatosur,thirra një oktavë

Ti krejt e vrerosur,si të kishin"vrarë"

Nuk qe me të folur,nuk haje sqepar

Tani pak i"lodhur",të zura me duar.

 

Të zura me duar;kot që isha"lodhur"

Më ke përqafuar;gjasme për t'u "çlodhur"

Pa u ndeze zjarr,zjarr mora dhe unë

Moj,qofsh e bekuar! Vajti dhe "ko punë!"

 

 

5.Pse mos jemi një çast vetëm?

 

 

Pse mos gjejmë një çast që të jemi vetëm?

Se gati po plas,të them të vërtetën.

Shkoi një jetë e tërë,vetëm:mezalla

Vetëm gër e mër;fjalë edhe shaka.

 

 

Me sy seç e"hëngrëm",pothuaj njëri-tjetrin

Vetëm veten"hëngrëm"(secili të vetin)

Po s'kalohet jeta,shih  me  sy dhe plas

Duhen edhe"vepra"(më prit,gurelmaz!)

 

 

6.Pa ty jetën s'kam ç'e dua

 

 

Më ka rënë brymë tek koka

Mu si pah një mullixhiu

Mirë bëri,se unë rrojta

Iku nga unë,halëziu.

 

 

S'më vjen keq hiç për "brymën"

Se  nuk ndodh vetëm me mua

Po për ty unë e jap frymën

Pa ty jetën s'kam ç'e dua.

 

 

7.Ah,sa shumë që më pëlqeu

 

 

Jeta na ndau pa mëshirë

Secili e gjeti një short

Por ti je si një lule erëmirë

Që më goditi mu në kokë

 

 

Ashtu si një verë e vjetër

Më ra kokës dhe më dehu

Puth e puth miken e vjetër

Ah,sa shumë që më plqeu!

 

 

8.Në librin tim

 

 

Në librin tim kishe vënë një lule

Sikur librin ta kem për "harbur?!"

E di mirë se si më bën"pekule"

Se"harburin" e dashurisë njoh që kur.

 

 

Lulja kishte dy gonxhe

Aluzioni qe aq i qartë

Ç'më thoshe,"lexuese" ç'më thoshe

Unë për "aluzione" jam i sakt.

 

 

Pastaj ti erdhe për një libër tjetër

Sigurisht,më  merrje në"provim"

Po unë kot  s'jam stekë e vjetër

Dhe me ty"shkëmbeva tepsinë"

 

 

9.Ajo gojë aq e vogël

 

Ajo gojë aq e vogël,unë çduitem:po më josh!

Aq sa mëndja më vjen rrotull,edhe bredh pas teje"osh"

Se çfarë ke,moj dallandyshe,se çfarë ke që më tërheq

Edhe unë pa si e qyshe,gati të shkoj mu në dreq.

 

 

10.Një kujtim që më rrënqeth

 

 

Hëna,larë si me argjend

Përmbi kryet e mi

Një kujtim që qe i shtrenjtë

Seç më vjen tani.

 

 

Më vjen mikja e njëherës

Si nën këtë hënë

Se më qe palca e verës

Eh,se çfarë bëmë.

 

 

Kjo ka ndodhur ka qëkur

Pse më vjen tani?

E kujtoj dhe s'jam më burrë.

Aq kam nostalgji.

 

 

O moj hënë e argjedntë

Më qe dëshmitare

Ky kujtim më rrënqeth

E them  ashiqare.

 

 

* janë shkruar më 2001-2011(dërgohen për herë të parë)

 

 

6 korrik 2011



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora