| E diele, 10.07.2011, 07:14 PM |
Sadie Ismaili – Ilirida u lind më 15 .05.1955 në Tearcë të Tetovës. Rrjedh nga një familje me traditë atdhetare. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën mesme në Prishtinë. Studimet i ndoqi në fakultetin juridik në Prishtinë. Me shkrime ka filluar të merret prej qe ishte në shkollën e mesme, Sadie Ismaili –Ilirida është edhe anëtare e Klubit Letrar Zahiri në Podujevë , dhe po kjo poete ka botuar edhe në revistën letrare RINGJALLJA në Podujevë.
-
Libri i parë i saj është:
Kodra e Lidhur me Pranga – poezi ,2008
Edhe tani kjo poete vjen më librin e dytë me Poezi të quajtur:
Kosova e Lagur nga Gjaku – Poezi, 2011
Sadie Ismaili – Ilirida
Poezi nga libri ‘’KOSOVA E LAGUR NGA GJAKU’’ ...
KUR TË THËRRET PUSHKA
Moj drenicë legjendë
E gjallë ilirida ka dy fjalë
ILIRIDA kërkon një trim
Kërkon një djalë
Kur të thërret pushka
Zot me i dalë
RREZJA E DIELLIT
Edhe rrezja e diellit
E shkruan mbi flamur
Emrin tënd ilegal
O pishtarë i lirisë
O Zahir Pajaziti i madh
Ty të duan edhe yjet
Ty të duan edhe lulet
Dhe çdo fushë e mal
Ti tash bënë dritë
Si dielli në përmendore
Për krejt tokën arbërore
EMRI ILIRIDË
Emri Iliridë
Është vulë e shpirtit
Është letërnjoftim i zemrës
Është certifikatë e fjalës
Është ngjyrë e flamurit
Është kala e diellit
Dhe e gurit
Është mal i plisit
E shkëmbit dhe e lisit
Është toka ime qe jam rritur
Dhe që shumë-shumë e dua
Është shqiponjë e dashurisë
Gjatë gjithë jetës për mua
TË DESHA KOSOVË DHE TË DUA
Të desha shumë Kosovë
Edhe atëherë
Kur mungonte liria
Edhe atëherë
Kur na ndrydhte robëria
Të desha edhe atëherë
Kur atdheu dha kushtrimin
Për luftë dhe liri
Kosovë ti gjithmonë
Ke qenë dhe je gjaku im
Dhe ngjyra e shpirtit
Plot me dashuri