E premte, 29.03.2024, 10:15 AM (GMT)

Faleminderit

Ramiz Dërmaku: Nexhmije Pagarusha - Mbretëresha e këngës shqipe

E shtune, 09.07.2011, 07:00 PM


LEGJENDA E  GJALLE E KENGES SHQIPE, BILBILI I KOSOVES ZONJA NEXHMIJE PAGARUSHA

        

MRETERESHA  E  KENGES  SHQIPE

        

Nga: Ramiz  DERMAKU

 

Këngëtarja jonë e mirënjohur Nexhmije Pagarusha, tani e ka krijuar identitetin e vet në muzikën tonë popullore. Eshtë bërë këngëtare me eksperiencë dhe ka adhurues të shumtë, në Kosovë dhe jashtë saj. Talenti i saj është dëshmuar shumë herë në festivale, koncerte apo prezentime të tjera, dhe inçizimet e saj , qofshin në ;audio, video , CD, radio apo televizion, dëshmojnë se me të vërtetë Nexhmija, e ka dhunti të lindur këngën.Talenti i saj është dëshmuar gjatë (mbi ) 30 viteve, sa ajo është në skenë e teatër. Nexhmija, i këndoi këngët, të cilat dikur njerëzit nuk guxonin as të mendonin ?.. , i këndoi ; Bareshës, flamurit, atdheut, heroizmit, patriotizmit, çështjes kombëtare, kombit e Kosovës, etj. Këngët e deritanishme përmbledhin në vete një dashuri të madhe ndaj atdheut, kombit, historisë, traditave, dhe shprehin përkushtimin e saj serioz ndaj këngës.

Nexhmije Pgarusha u lind me 7 maj të vitit 1933 në fshatin Pagarushë të Malishevës. Zëri i saj magjik arriti të bejë për vete adhurues ane kënd trojeve shqiptare. E quanin edhe Bilbili i Kosovës e Mbretëresha e Këngës Shqipe....

 Vokali artistik, paraqitja e mrekullueshme, vlerat e njëmendta prej këngëtareje, dashuria shpirtërore për këngën, e shquajnë këngëtaren e talentuar malishevase (ose prishtinase) Nexhmije Pagarushen. Ajo ashtu e qetë, e sinqertë e brishtë e kulturuar dhe lozonjare, bërri jetën si këngëtare vlerash të mëdha muzikore. Nexhmija e theu atë bindjen që mbretëronte në ato vite se femëra shqipëtare nuk bënë të këndojë, aktëroj, etj. Melosi popullor nuk mund të mendohet pa specifikat e zërit të saj, pa paraqitjen romantike skenike, pa vokalin autokton, pakonotacionet e mirëfillta të domosdoshme për univerzalitet vlerash të mirëfillta. Me 13 prill të këtij viti, këngëtarja e madhe Nexhmije Pagarusha u nderuaa me titullin "DOCTOR NDERI" (Doctor Honoris Causa) nga Unverziteti Publik i Prizrenit. Eshtë ky një titull që u jepet vetëm personaliteteve të njohura që kanë dhënë kontribut të madhë në fusha të caktuara. Marrja e këtij çmimi na e kujton edhe një herë se kush në të vërtetë është këngëtarja Nexhmije Pagarusha. Pasi zonja Nexhmije pranoi këtë mirënjohje ajo tha: Ndihet shumë e nderuar për këtë respekt që i është bërë. "Ndihem shumë e prekur por edhe shumë e respektuar që më nderuat me këtë çmim, në qytetin e lashtë dhe të bukur të kulturës. Këtë e përjetoj si respekt për artin dhe kulturën. Të gjithëve ju falënderoj nga zemra. Qoftë e përjetshme miqësia në mes shqiptarëve dhe gjermanëve", tha ajo. Me 4 maj të vitit  2010, Nexhmije Pagarusha u nderua edhe me çmimin "Artiste e merituar" , nga ish presidenti i Kosovëz , Fatmir Sejdiu. Nexhmije Pagarusha apo mund ta quajmë Diva apo legjenda e gjallë e këngës shqiptare. Nexhmije Pagarusha, mori pjesë në shumë festivale e aktivitete  në mbarë Evropën në Amerikë dhe shumë vende tjera të botës. Nga do që shkoi dhe kudo që këndoi tregoi talentin e saj për këngën duke e magjepsur publikun me zërin e saj dhe interpretimin e këngëve.

          Rëndësia dhe vlera e veprës së Nexhmijes është çmuar e vlerësuar nga njohësit e artit si një artistet më të mëdha që ka kombi shqiptar. Nexhmija ka shkëlqyer ne të gjtha zhanret. Me shumë kënaqësi sot kujtohet një koncert  i Pagarushës me ariet operistike të Bethovenit , Xhakomo Puçinit, Xhyzepe Verdit, etj ,ajo tregoi talent të madh edhe në zhanrin e muzikës klasike. Por, Bilbili i Kosovës, u morrë edhe me film dhe teatër. Nuk duhet haarruaar se kënga e cila e Nexhmijen e arriti ne piedestalin më të lartë është kënga e Bareshës. Por Bilbili i Kosovës, posë këngës arriti suksesë edhe në film dhe teatër. Ishte aktore e mrekullueshme. Interpretoi në disa filma dhe shfaqje teatrale duke interpretuar edhe rolet kryesore në "Dasma e përgjakur", "Lepuri me pesë këmbë", "Rexha i nënës në grazhdë të kalit", etj. Gjatë karierës së saj ajo u shpërblye me shumë  çmime, në mesin e tyre edhe "Këngëtare e Shekullit" . Pra siq shihet Shekulli i XX- mund të quhet edhe shekulli i Nexhmije Pagarushës. Prandaj ne na mbetët ti dëshirojmë shëndet të mirë dhe jetë të gjatë Bilbilit të Kosovës ,Mbretëreshës së Këngës Shqipe ... 

 

Punuar me 29.o6.2011

Weingarten Gjermani



(Vota: 7 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora