Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Fatura e turpshme pas një tragjedie të rëndë

| E shtune, 09.07.2011, 01:28 PM |


Fatura e turpshme pas një tragjedie të rëndë

 

Tregim

 

Nga  Përparim Hysi

 

Pak,pas mesviteve tetëdhjetë,në një fshat,jo shumë larg nga fshati ynë,ndodhi një tragjedi e  rëndë.Sa të hapësh e të mbyllës sytë,sikur era që po frynte e solli deri tek ne atë lajm aq tragjik:dy adoloshentë  kishin sulmuar me pushkë mbi një shtëpi dhe kishin palgosur të zotin e shtëpisë dhe ca më shumë:kishin vrarë dhe të shoqen e tij dhe,veç të shoqes,edhe çupën rreth 18-vjeç.Lajmi i zi,sikur vuri krahë dhe,ca këtu e ca atje,u ngarkua me shumë thashë e theme,aq sa nuk ta merrte mëndja.Kush i kish qejf llafet,zinte dhe jo vetëm i përsëriste si thagma dhe,s'do mend,diç shtonte nga vetja.Por askush në fshatin tonë as që e dinte se cilat qenë shkaqet e një tragjedie të tillë.

 

*     *    *

 

Pak e nga pak,filli i lëmshit të këtij misteri po shtëllizej me nge.Dhe,po të dëgjoje ato që thuheshun në adresë të vrasësëve,arrije në një emërues të përbashkët:qenë kriminelë të lindur dhe kur do t'i kapin që t'i varin.Nuk zgjati shumë dhe vërtet që i kapën adoloshentët(se ku do të fshiheshin në atë kohë,ku u ngrit në alarm fshati dhe fshatrat për rreth),i kapën,u bënë një gjyq formal dhe që të dy,sado që qenë në moshë të re,i pushkatuan.Tani njerëzit sikur e qujatën të mbyllur kapitullin dhe,kredhur në problemet dhe hallet e tyre,pothuaj se e harruan seç ngjau.Se nuk qenë pak:po 5 të vrarë për një copë kohë gjë,që,siç thoshte me të drejtë një plak i atyre anëve,nuk kish ndodhur dhe në kohë të gjermanit.

Po dhe unë,si gjithë të tjerët,pak nga  pak,sikur poe harroja atë ngjarje.Po...

 

Ndodhi që për arsye subjektive jo vetëm ta njihja këtë ngjarje pak në themel,por dhe pak të merresha met të,sado që kish kaluar ca kohë.Në vitin 1991 qeshë emëruar kryetar i  Komitetit Ekzekutiv Pluralist për zonën e qëndrës në Fier.Në këtë komitet, unë përfaqësoja PD dhe zona e Qëndrës kishte fshatrat  e fermës "Çlirimi",ku futeshin fshatra të preferuara,se jo vetëm,ende, ferma ekzistonte por dy fshatra të kësaj zone qenë lagje të qytetit dhe hiq sektorin e Semanit që qe larg nga Fieri,të banoje në këto fshatra,qe pak si privilegj.Pikërisht,kur fillova detyrën,m'u bë një propozim:të pashaportizoja dy familje nga të fshatit N... ku kish ndodhur tragjedia,se,siç shihej,mund të ndizeshin mëritë që kishin  lindur pas atij akti të  rëndë.Pranova menjëherë dhe kur  u ballafaqova me dokumentet,u befasova:njëri  prej familjeve qe një i njohuri im i vjetër.Kishim kaluar bashkë një pjesë të fëmijërisë dhe ndjeva një dhimbje të prekshme,se,për fat të keq të tij dhe të familjes së tij,ish-miku im qe njëri prej viktimave.I thashë sekretares që të bënte gati gjithçka dhe kur erdhi i vëllai i ish-mikut itm (ai,natyrisht,jo vetëm që nuk më njihte,por as që e dinte,se unë mund të isha njohur me të vëllanë e ndjerë),i them atij:-Hajde dalim për një kafe sa kjo sekretarja të bëj çdo gati.U ulëm dhe pasi i bëra të njohur sekush qeshë dhe si e kisha njohur të vëllanë e ndjerë,iu luta  që t'më tregonte të vërtetën e asaj ngjarje që kish tronditur gjithë mjedisin për rreth.

 

*    *   *

Im vëlla,- filloi ai,- shkoi belesh.Fatkeqësia e tij qe se ishte roje në pikën e hapjes së fshatit dhe atyre të rinjëve u duhej pushka.Asgjë nuk kishin as me tim vëlla,po me asnjë prej nesh.Unë ndërhyra:-Thoshin sikur kishin rënë në sevda me atë vajzën dhe ndaj dhe shkuan dhe i vranë.-Aha,- jo,mor mik,këto janë sajesa.As që kishin atë qëllim ata.Jo.Ata kishin vënë në shënjë brigadierin e blegtorisë.Atë donin.Qenë axhaminj dhe u nxituan.Ia mbyllën derën tim vëllai dhe,pastaj shtierë kuturu e të dalë ku të dalë,vranë dy ato pikërënat dhe mbeti gjallë,ky,luvgati.Se këtë,luvgatin,doni të hiqnin qafësh.Po ke parë që ky,vetëm u plagos dhe është gjallë dhe sot që po të llafos unë.Po e di pse mbeti gjallë?-pyeti dhe, papritur përgjigje nga unë,tha:-Mbeti gjallë që të vuajë turpin.Sado të mundohet,por të gjithë e dinë të vërtetën:ai qe shënjestra e tyre.Por i riu si veriu.Gjerbi mbi filxhan,e ndezi dhe shtoi:-Me që e paske të njohur të ndjerin tim vëlla,a e di se ç'i bënë? U uafruan atje,nxorën një paqetë"Partizan" dhe i thanë:-Pa na ndize njëherë nga paqeta jonë.Ditëziu u afrua dhe zgjati dorën të merrte duhanin.Njëri ,që prapa,i vuri një tel mbi qafë(treguan se e kishin parë në një film këtë gjë),shtrëngo -shtërngo dhe dha xhan.I doli shpirti me pahir.Dhe la pas  5 çiliminj.Morën pushkën dhe o burra tek shtëpia e atij"djallit"(se as më bëhet që t'i zë në gojë  emrin,se sebepi ai qe),hapën zjarr dhe të tjerat i di ti.U mobilizua i gjithë fshati( epo çdo fshat ka çetë,po dhe armë dhe,pas dy ditësh,i kapën tek blloku i lulediellit).U bënë gjyqin dhe i pushkatuan që të dy.Tani,- më tha ai,- vërtet që janë ftohur gjakërat,por me ç'po na shohin sytë nuk rrihet pranë"hasmit".U bëmë me hasëm me pahir.Ndaj  po ikim.Të jemi  ca larg.Epo kot nuk thonë:një dru i shtrëmbër,prish gjithë stivën.Kusuret nu i kemi nga ata,jo,po nga ai.Por ç'të bësh?I gjalli do t'i heqë të tëra mbi kurriz.Pimë kafenë,shkuam në zyrë ,ia dhashë dokumentet dhe më dukej,për një çast,se kisha ngritur një kishë.Kisha rregulluar dy familje që fatkeqësia u  kish mbirë në derë,fare,pa faj.Më falnderoi dhe më tha:-Ore,-më the,- që e ke njohur të ndjerin tim vëlla?Ti mësues dhe asnjëherë nuk ke qenë këtej nga zona jonë?-Dëgjo,-i thashë,- ti je më i vogël nga yt vëlla.Po aty nga vitet '50-të yt vëlla qe pajtuar yzmeqar tek një komshiu ynë boshnjak.Ruante delet e tyre.Komshi me të dhe,pothuaj,vërsnik ne kaluam nja dy vjet të mirë si vëllezër me njëir-tjetërin.Veç kësaj,kurrë  nuk kam për të harruar faktin që ,njëherë,ai më shpëtoi jetën.Tani nuk e lashë unë të më pyeste,po i tregova(dëgjonte tanimë dhe sekretarja),se kur qeshë fëmijë kam patur zakon të keq që çdo gjë që kishte bërthamë,e haja si pa të keq.Me ca shokë,vërsnikë,qemë duke ngrënë kumbulla vlonjate.Të parën e kapërceva pa të keq,kurse e dyta më mbeti shul e shul dhe zura po hidhesha përpjetë nga e keqja.Shokët këto"pirueta" të miat i merrnin për shaka.Edhe pak dhe shkova me të shumtit.Por qe,Joti (pra,i ndjeri yt vëlla) që kuptoi rrezikun.Më ra fort pas qafës dhe kumbulla"shul e shul" doli kllup nga goja.Shpëtova.E putha Jotin fort dhe që atëherë,çdo gjë që ka bërthamë-qoft dhe të vogël- e qëroi me aq politesë,sa më ka zili edhe ndonjë zonjë snobe.

Shkoi duke më flanderuar dhe më nuk e pashë.

 

*     *    *

Kur lashë punën dhe do ikja në shtëpi,kur ballë për ballë me kryetarin e këshillit të fshatit N...  I rregullova,- i thashë,- ata dy bashkëfshatarët e tu.Sa mirë që ke bërë!- më tha.Qe tragjedi e rëndë ajo.Se u vranë 5 veta për dy-tri ditë dhe për kë,për një "balash" që e donte mu në baliskët.Por çfarë të them për këtë problem.Dhe ata ikën,sipas asaj që bënë,po prapa është davaja e madhe.Se kurrë s'e kam ndjerë veten më keq se kur shkuam në shtëpitë e atyre që bënë krimin.Vërtet që i vranë( epo ç'do u bënin më shumë,se kushdo këtë dënim do jepte),por ç't'i bësh asaj"faturës së turpit",më tha.Dëgjo,- më tha,- unë jam vërtet kryetar këshilli,po kurrë nuk do guxoja për atë që ndodhi?-Pse,ç'ndodhi më tepër se aq? Erdhi një polic nga dega e mbrëndshme dhe më tha:-Kemi harxhuar dy plumba që vramë ata! Secili nga plumbat vlen nga tetëdhjetë lekë.Tani do vish me mua që  t'ua marrim këto lekë,prindërve të tyre?-SIII?- sokëlliva unë.Unë të vete dhe t'u kërkoj lekë për plumbat?E di ç'ke,- i thashë,- na lekët për ata dy plumba,dhe bëj likuidimin.-Jo,more mik,ma priti kapteri.Porosia është porosi.Do shkojmë atje.Do marrim lekët dhe do firmosin përbri.Kurrë nuk e kam ndjerë veten më keq se sa aq.Po ç'mëndje djallëzore e kish shpikur këtë proçkë?!!!Desha dhe nuk desha dhe ramë tek shtëpia e parë.I thashë  të zotit të shtëpisë.Ai bërë tym,duket se nuk dëgjonte për ç'ka kishim ardhur,por kur pa policin,tha:-Për atë Jot ziun dhe për ato mjerane që hupën kot,me këto duar e kisha me e mbyt tim bir,po sa për atë"mëzatin" që shpëtoi,jo,mor çebesa,kish me ia pre duarët pse nuk goditi në shënjë.-Bacë,- u mundova ta ktheilloja,ky polici ka ardhur se do  80 lekë për fishekun që kanë harxhuar kur e vranë.Ou,- brriti Baca,- mos u koritni burra dhe qiti një qindlekësh dhe i hodhi mbi faturë.-Firmos këtu,- bëri polici.Kështu bëmë dhe tek familja e dytë.Dhe që atë ditë më nuk bëj gjumë rehat.Pa më thuaj,- më foli në intimetet,- a ka faturë më të turpshme se sa kjo?

Po kjo që po më thuaj,- i thashë,- është më tepër se absurditet.Ore,ta thashë ty dhe mos ia thuaj njeriu,se sa kuptim ka kjo gjë,ti e di,më tha,që unë jam nga Gjriokastra dhe në Sheper rron një poet popullor(oh,thashë unë  me brohori:K.TH.SPIRI),eh,pra,K.Th.SPIRI,mes tjerash,thotë: "...se këtu,në vëndin tim/edhe koqe ka kuptim...".Ia dhashë të qeshurit,por ç'më tregoi,qe për të qarë.A ka gjë më të turpshme se kaq?!!!Kurrë mos ardhtë ai lloj regjimi..i turpshëm dhe skandaloz...

 

*adoloshentet qenë nga familje kosovare-boshnjake të ngulura aty qysh nga vitet 1925.

 

29 qershor   2011