E premte, 19.04.2024, 11:28 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Asllan Dibrani: Diaspora shqiptare në Gjermani po ndryshon kursin e vetë të veprimtarisë!

E shtune, 09.07.2011, 07:58 PM


Diaspora shqiptare në Gjermani po ndryshon kursin e vetë të veprimtarisë!

 

Nga Asllan Dibrani

 

Me iniciativën e disa klubeve ,qendrave kulturore dhe shoqatave në Baden Wurtember u mbajt një takim i përbashkët i këtyre shoqatave dhe klubeve para disa kohesh ku u dha sinjali  i një organizimi te mirëfilltë te  "Diasporës Shqiptare" në Singen të Gjermanisë afër Zvicrës me qellim të bashkimit të forcave të "Diasporës Shqiptare në Gjermani" , ku filloj të zgjohet nga amullia e udhëkryqit të gjendjes aktuale kombëtare të krijuar nga grupe të pa përgjegjshme karshi interesit kombëtar për momentin!...

 

Me dëshirën dhe qëllimin që të behën përgatitje sa më të mira për konstituimin e Bashkësisë së Klubeve, Shoqërive dhe Shoqatave shqiptare që veprojnë në landin  e Baden-Württemberg të Gjermanisë . Në atë mbledhje  u formua këshilli iniciues   për organizimin e këtij procesi, ku nga i njëjti  këshill u caktua edhe dita  e mbajtjes se  Kuvendit  e me datën 02. 07. 2011  në Emmendingen, në rrethin  e Freiburgut. Në këtë takim fillimisht   mbledhjen e hapi zoti  Ismet Vokshi  kryetar i këshillit  , i përshëndeti të pranishmit dhe   i njoftoj për rendin e ditës . Diskutimi   lidhur me emërtimin   e këtij  subjekti    u zgjat një çikëz   derisa  ishin te pranishmit në dilemë me cilin emër te mbetet  ky subjekt .Pas debatit , një zëri u pajtuan të pranishmit qe të  themelohet  "Bashkësia Shqiptare për Baden-Wurtemberg":

 

Grup  i pjesëmarrës i  themelimit të
Grup i pjesëmarrës i themelimit të "Bashkësisë shqiptare" në Baden -Würtemberg të Gjermanisë ,pjesa dërmuese intelektual te dëshmuar qe përfaqësojnë ndonjë shoqëri.
Themelohet "Bashkësia e shqiptarëve në republikën e Baden-Würtemberg  në Gjermani"

 

Themelohet "Bashkësia e shqiptare në Baden-Würtemberg" si subjekt juridik demokratik që përfaqëson interesat e bashkëkombësve në këtë republikë të Gjermanisë, ku njëkohësisht graviton numri ma i madh i shqiptarëve. Pas miratimit të  emërtimit të   këtij subjekti  të pranishmit  e lexuan edhe statutin me sa vijon:

 

STATUTI

 

Statuti i Bashkësisë së Shoqatave, Shoqërive dhe Klubeve Shqiptare në Baden- Württemberg, respektivisht"Bashkësia shqiptare" në republikën e Baden-Würtemberg

 

Neni 1

 

Bashkësia e Shoqatave, Shoqërive dhe Klubeve Shqiptare në Baden Württemberg (në tekstin e mëtejmë: Bashkësia) është subjekt juridike demokratik i themeluar nga përfaqësues të shoqatave, shoqërive dhe klubeve shqiptare që veprojnë në Baden Württemberg.

 

Neni 2

 

Bashkësia është organizatë jo politike, jo fetare dhe jo partiake e themeluar në baza demokratike, që vepron konform Kushtetutës së Shtetit të Kosovës, Kushtetutës së Shtetit Gjerman dhe Kartës së OKB për të drejtat e njeriut e cila ka për parim themelorë mos diskriminimin nacional, fetarë, gjinorë, racor, në bazë moshe etj.

 

Neni 3

 

1        Bashkësia ka si qellim jetik kultivimin dhe ruajtjen e identitetit kombëtarë përmes formave të organizuara të veprimit, si shkollat me mësim plotësues ne gjuhen shqipe, shoqatat kulturore, shoqëritë dhe asociacionet  tjera me interes për bashkëkombësit në BW dhe më gjerë.

 

2        Bashkësia si subjekt juridik demokratik përfaqëson dhe mbron në radhë të parë interesat e bashkëkombësve në Baden-Württemberg e më gjerë, përmes të gjitha mjeteve dhe formave demokratike të veprimit.

 

3        Ofron ndihmë profesionale në organizimin dhe riorganizimin e të gjitha asociacioneve shqiptare që veprojnë dhe zhvillojnë aktivitetet e tyre ne BW.

 

4        Ajo vepron sipas parimit të përfaqësimit.

 

Ky përfaqësim bëhet në bazë të parimit të barazisë se plotë të subjekteve që e përbejnë Bashkësinë, pra një subjekt, një votë.

 

Neni 4

 

Bashkësia ka vulën ku është shënuar emërtimi si në Nenin 1 të këtij Statuti.

 

            Emblemën e vet

 

4        Xhirollogarinë  në bankë

 

5        Dukja e nuancave të brendshme të vulës dhe emblemës parashihet me vendim të veçantë të Bashkësisë.

 

6        Selia e Bashkësisë është në ________________.

 

7        Komunikimi bëhet në gjuhën e palëve, pra ne gjuhën shqipe dhe gjermane.

 

Neni 5

 

Statuti është akti më i lartë juridik që përcakton të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë e Bashkësisë me asociacionet që atë e përbejnë,

 

Neni 6

 

Veprimtaria e Bashkësisë

 

10    Qasja kryesore e Bashkësisë është kultivimi dhe ruajtja e vlerave më te çmuara kombëtarë përmes formave të organizuara të veprimit me qëllimin sublim të ruajtjes së identitetit kombëtarë e veçmas të brezi i ri.

 

-Bashkëpunimi sa më i gjithanshëm me Korin Diplomatik të Shtetit të Kosovës, atij të Shqipërisë etj. në përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të bashkëkombësve në BW e më gjerë.

 

-Bashkëpunim me “Ministrinë e Diasporës” të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

 

Bashkëpunimi me shoqatat, shoqëritë dhe klubet në gjithë fushë veprimtarin e tyre, dhe ndihma profesionale në realizimin e objektivave programore.

 

-Nxitjen e realizimit të parashikimeve programore për investim të kapitalit në trojet etnike shqiptare.

 

-Ofrimin e ndihmës profesionale me kuadro kreative që janë shkolluar këtu, ndihmë kjo e nevojshme në trojet etnike.

 

-Bashkëpunimi sa më i ngushtë me organet dhe organizatat gjermane në të gjitha nivelet e mundshme.

 

-Nxitjen e aktivitetit në hapjen e shoqatave, shoqërive, klubeve dhe shkollova me mësim plotësues në gjuhen shqipe si dhe formave të tjera kulturo-arsimore dhe prezantimi i këtyre vlerave para opinionit të shtetit mik Gjerman.

 

-Ndihma profesionale për integrimin e bashkëkombësve në shoqërinë gjermane.

 

-Përmes përfaqësisë konsullore të Kosovës në Shtutgard ose drejtëpërsëdrejt,  në kuadër të kompetencave që ka, në lëmi të veçanta që janë me interes për bashkëkombësit, Bashkësia do bashkëpunoi edhe me institucionet  diplomatike të vendeve fqinjë që e kanë njohur shtetin e pavarur të Kosovës .

 

-Kryen edhe punë të tjera konformë kompetencave të veta.

 

Neni 7

 

-Bashkësia koordinon aktivitetin e shoqatave, shoqërive dhe klubeve në BadenWürtemberg e më gjerë.

 

-Përfaqëson interesat e tyre në të gjitha instancat e vendosjes te organet gjermane në BW dhe të organet në trojet etnike shqiptare.

 

-Organizon manifestime kulturore, edukativo shkollore, sportive, informative etj.

 

Neni 8

 

-Shoqatat, shoqëritë dhe klubet janë të pavarura në punën e tyre. Kuvendi i Bashkësisë mund të jap këshilla rekomandime etj, por jo edhe ti imponoi ato.

 

Neni 9

 

Konform kompetencave të veta, Bashkësia reagon me të gjitha mjetet demokratike:                   -Kur   vlerëson dhe konstaton shkeljen e të drejtave të bashkëkombësve në procedurat    administrative të organet e përfaqësive konsullore të Kosovës apo shteteve fqinj ku janë trojet etnike shqiptare.

 

-Kur vlerëson dhe konstaton sjellje oportunizmi burokratizmi, nepotizmi, neglizhence etj. te personeli i Korit Diplomatik të Kosovës në BW.

 

-Kur vlerëson dhe konstaton shkelje procedurale edhe nga organet gjermane të vendosjes në procedurat administrative etj.

 

Neni 10

 

Anëtarësimi

 

-Anëtarësimi i shoqatave shoqërive dhe klubeve bëhet në bazë vullnetare dhe dëshmorët përmes:

 

   -Deklaratës për anëtarësim

 

   -Prezantimit të statutit dhe

 

   -Dëshmisë që është  regjistruar të organet gjermane.

 

.Nuk e gëzojnë statutin e anëtarit të Bashkësisë me të drejta dhe detyrime të barabarta.

 

Subjektet të cilat nuk i kanë përmbushur kushtet nga neni 10 si dhe nëse brenda një viti kalendarik nuk e kanë paguar anëtarësinë.

 

Neni 11

 

-Burimet e financimi të Bashkësisë janë mjetet e arkëtuara nga anëtarësimi i subjekteve pjesëmarrëse dhe nga kontributet vullnetare.

 

- Lartësia e anëtarësisë caktohet me vendim të veçantë, dhe e obligon çdo anëtar të Bashkësisë.

 

Neni 12

 

-Bashkësia funksionon sipas parimit të përfaqësimit.

 

-Shoqatat, shoqëritë apo klubet anëtare të Bashkësisë, përfaqësohen me numër të barabartë të delegatëve të cilët bartin, dhe mbrojnë interesat e subjektit të tyre dhe zbatojnë obligimet programore të Bashkësisë.

 

-Mandati i delegatëve zgjat dy vjet, me të drejt zgjedhjeje më shumë herë.

 

-Këta delegatë, përbëjnë Kuvendin e "Bashkësisë Shqiptare" i cili është organ më i lartë përfaqësues i Bashkësisë.

 

-Kuvendi i Bashkësisë mbanë mbledhjen e rregullt një herë në vit dhe atë në javën e dytë të muajit _________

 

-Kuvendi do mbajë mbledhje të jashtëzakonshme nëse këtë e kërkojnë 50% +1 e delegatëve.

 

Neni 13

 

Kuvendi i Bashkësisë:

 

1 Shqyrton raportin e punës për periudhën e kaluar një vjeçare

 

2 Harton plan-programin e punës për periudhën e ardhshme një vjeçare

 

3 Shqyrton dhe aprovon raportin financiarë

 

4 Zgjedhë organet e kuvendit të Bashkësisë

 

5 Shqyrton edhe çështje të tjera me interes për Bashkësinë

 

Neni 14

 

-Këshilli drejtues

 

-Komisioni statutar

 

-Komisioni mbikëqyrës financiar

 

-Komisioni informativ-kulturorë

 

Neni 15

 

-Këshilli drejtues është organ operativo-ekzekutiv i Kuvendit të Bashkësisë dhe ka 11-13 anëtarë.

 

-Anëtarët e Këshillit drejtues i zgjedhë Kuvendi me vota të fshehta.

 

-Këshilli ka mandat dy vjeçar, me të drejtë zgjedhjeje më shumë herë

 

-Këshilli drejtues ka : kryetarin, nënkryetarin, sekretarin dhe arkëtarin të cilët i zgjedhë kuvendi me vota të fshehta, e sipas nevoje edhe me vota të hapura.

 

Neni 16

 

Detyrat e Këshillit drejtues janë:

 

-Shqyrton dhe administron të gjitha çështjet nga plan-programi i Bashkësisë.

 

-Mbanë evidencën e shoqatave, shoqërive dhe klubeve anëtare.

 

-Formon grupe punuese për çështje të veçanta me qëllim efikasiteti në  realizimin e objektivave programore të Bashkësisë.

 

-Kryen edhe punë të tjera konform Statutit të Bashkësisë.

 

-Këshilli drejtues mban takime të rregullta një herë në dy muaj e sipas nevojës edhe më shpesh.

 

-Vendimet i merr me vota të hapura, e në rast nevoje me vota të fshehta.

 

-Vendimet e Këshillit regjistrohen në protokoll dhe vërtetohen nga kryetari dhe dy anëtarë.

 

-Votimi për organet dhe individët udhëheqës në këto organe  të Bashkësisë, është valid nëse janë të pranishëm me tepër se 50% e anëtare të Bashkësisë dhe zgjedhjet organi apo individi që ka marrë 50% +1 vota, pra shumicën e thjeshtë.

 

Neni 17

 

-Komisioni Statutor është organ i pavarur i Bashkësisë i cili përcjellë ligjshmërinë e të gjitha formave të vendosjes së kuvendit të Bashkësisë siç janë: vendimet, përfundimet, konkluzionet ankesat, parashtresat, kundërshtimet, kumtesat, informatat etj.

 

-Vlerëson se a janë në përputhje me Statutin e Bashkësisë këto forma të vendosjes.

 

-Bën ndryshimet dhe plotësimet e nevojshme të Statutit, rregullores së punës dhe akteve të  tjera juridike.

 

-Komisioni i kryen punët dhe detyrat e punës  (sipas detyrës zyrtare) ose me propozimin e Kuvendit.

 

-Përbërët nga kryesuesi dhe dy anëtarë dhe zgjedhën nga Kuvendi.

 

Neni 18

 

-Komisioni i mbikëqyrjes ekonomiko-financiare përcjellë ecurinë ekonomiko-financiare të Bashkësisë dhe për këtë i paraqet raport Kuvendit të Bashkësisë.

 

-Kontrollon të gjitha faturat bankiere dhe të gjitha të hyrat dhe të dalat në llogarit rrjedhëse të Bashkësisë.

 

-Lidhur me konstatimet e veta, komisioni e informon kuvendin e Bashkësisë 15 ditë para mbledhjes.

 

-Raporti është transparent për çdo anëtarë të Bashkësisë.

 

-Këtë komision e zgjedh Kuvendi dhe përbëhet nga kryesuesi dhe dy anëtarë

 

Neni 19

 

Komisioni informativ-

 

-Mbulon hapësirën informative në të gjitha mjetet e informimit lidhur me aktivitetin e Bashkësisë dhe të gjitha formave të veprimit të bashkëkombësve në BW dhe më gjerë.

 

-Me profesionalizëm informativ angazhohet vazhdimisht në pasimin e vlerave të larta kulturore, arsimore, muzikore dhe të gjitha vlerave kombëtare shqiptare në mjetet e informimit.

 

- Zgjidhet nga Kuvendi dhe përbëhet nga kryesuesi dhe dy anëtarë.

 

Neni 20

 

Kandidati i pavarur

 

-------------------------------

 

-Kuvendi i Bashkësisë, një delegat i Bashkësisë ose vet kandidati i interesuar, mund të parashtrojnë kërkesë për anëtarësimin e individit (kandidatit të pavarur).

 

-Pranimi i kandidatëve të pavarur bëhet me qëllim të efikasitetit dhe profesionalizmit në lëmi të caktuara, me kuadro të dëshmuara më punë kreative dhe atdhetare.

 

-Kandidati i pavarur i ka të drejtat obligimet dhe përgjegjësit si çdo anëtar tjetër i Bashkësisë.

 

Neni 21

 

Anëtarët e komisioneve nga neni 17,18,19 janë kuadro profesionale në fushë-veprimtarinë që ato mbulojnë, ose kuadro të dëshmuara në punët e detyrat e punëve të tilla.

 

Të njëjtit janë (delegat) përfaqësues të subjekteve përbërës të Bashkësisë

 

Neni 22

 

Puna e Bashkësisë pushon nëse:

 

-Kuvendi nuk ka mundur të konstituohet pas tri përpjekjeve të pasuksesshme.

 

-Kuvendi nuk ka mbajtur mbledhjet e tij të zakonshme për dy vite.

 

-Kuvendi voton me 2/3 e anëtarëve prezent për pushimin e punës së Bashkësisë.

 

-Janë larguar më shumë se gjysma e subjekteve që e përbejnë Bashkësinë.

 

Neni 23

 

Ky Statut hyn në fuqi ditën e miratimit nga Kuvendi   Maxhun Syla jurist  Lekë Preqi profesor  dhe  Shkodran Tolaj këngëtar profesionalist .

 

Pasi   u  lexua  statuti   dhe u analizua nga  juristi z.Maxhun Syla, me pëlqimin ,sugjerimet dhje propozimet e te pranishmeve,pësoj disa ndryshime të vogla me çka  ma në fund u bënë edhe  zgjedhjet e  Kuvendit ku  sipas  votave  të fshehura    u zgjodh  kryesia  me sa vijon:

 

E vetmja alternativë e shqiptarëve është  bashkimi i  organizimit  në baza kombëtare!

 

Sipas  përmbajtjes se statutit shihet se është një dokument mjaft përmbajtjesor  i  gjithanshëm që do  të bëhet një progres në  organizimin e  "Mërgatës Shqiptare" në fusha të ndryshme  jo grupor ,jo partiak por me një program cilësor   me një bagazh  të mirëfilltë  kombëtar. Pasi përfundoj  tubimi patëm rastin ti  marrim edhe opinionet e disa   përfaqësuesve pjesëmarrës.

 

Zoti Skenderbegu Klaiqi   ka mbaruar  arkitekturën dhe  ka vazhduar studimet në gjermani  ,për momentin është  studiues  i hulumtimeve shkencore  kryetar i posa zgjedhur , theksoj se për këtë ditë  madhështore të  veprimtarëve tanë u  jam shume mirënjohës qe sot  u munduam ta vemi një çati    që ka qenë  nevojë e kahershme .  Sot po fillojmë  ti japim një dritë jeshile  organizimit te mirëfilltë      nga mos  angazhimi ynë u krijua një   pasivitet total në mërgatën tonë . Do të përpiqemi qe ti  funksinalizojmë në kulturë e vetëm kulturë,  qe ti kthejmë mërgatës  atë ça i ka munguar. Ne jemi për bashkimin e te gjitha forcave shqiptare nga te gjitha vendet përfundoj zoti Klaiqi duke i ftuar  mërgimtarët qe sa ma shpejt të jene   pjese  e këtij bashkimi.

 

Atmosferës se këtij takimi  ju bashkua  z. Azem Veliu  njeri ndër  iniciatorët e themelimit të këtij    subjekti  me  të cilën tha se jam shumë i lumtur për   mbajtjen e këtij takimi  dhe   zgjedhjes se një kryesie të shkëlqyeshme qe ti paraprij këtij  organizmi .Qëllimi i ynë për themelimin e Bashkësisë Shqiptare ishte  qe te jetë  një zëdhënëse e mërgimtarëve tanë  të BW dhe ma gjerë. Ma tutje zoti Azem Veliu theksoj se themelimi i  Ministrisë se  Diasporës shqiptare mund të jetë një sinjal i mirë  por të  vepruar. Zoti Maxhun Syla    u përqendrua njëkohësisht në rolin e  Bashkësisë Shqiptare që do ta ketë  në të ardhmen. Tani ma është anëtar i kryesisë së B.Sh   me profesion  Jurist. Në një  theks të veçante me një opinion pro   u shpreh edhe ,zoti Azem Ajvazi profesor   i cili ka mbaruar magjistraturën në Freiburg  dhe  pritet qe të doktoroj    së shpejti me një temë  shqiptarët e diasporës.  Shpreh një entuziazëm qe   mërgata shqiptare është ne  një  fillim te   avancimit  në ndryshimin e kursit   të veprimtarisë   me një organizim tjetër te diasporës . Mendim  te njëjtin ndan edhe  zoti Shkodran Tolaj   qe  thekson se e vetmja alternativë e shqiptarëve është  bashkimi i  organizimit  ne baza kombëtare.

Kryesia e
Kryesia e "Bashkësisë shqiptare" Skënderbeg Klaiqi kryetar,Ismet Vokshi nënkryetar,Feride Sylejmani sekretare Shkodran Tolaj Arkëtar Maxhun Sylaj mbarëvajtës për çështjet juridike, Asllan Dibrani dhe Muhamet Hoxha zëdhënës në sektorin e informimit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora