Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zbulohet shtatorja e Bushit në Fushë-Krujë

| E premte, 08.07.2011, 07:58 PM |


4 vite pas vizitës historike në Shqipëri dhe takimit mbresëlënës në Fushë-Krujës, në qendër të këtij qyteti është zbuluar shtatorja e ish-presidentit amerikan, George W. Bush.

 

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kryeministri Berisha, i cili deklaroi se krutanët i dhanë presidentit Bush dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mesazhin më të fortë të pro-amerikanizmit të shqiptarëve.

 

“Pro-amerikanizmi i shqiptarëve është i tillë që ata duhet të jenë krenarë sot dhe për të gjithë brezat. Ai i ka rrënjët dhe themelet në rolin shpëtimtar të Shteteve të Bashkuara, në momentet më kërcënuese për lirinë e kombit. Ai i ka rrënjët edhe në përpjekjen e shqiptarëve për të ndërtuar lirinë e munguar”, tha ai, duke përfunduar me shprehjen e falënderimit dhe mirënjohjes ndaj popullit amerikan dhe drejtuesve të tij për mbështetjen ndaj popullit tonë. /abcnews/