Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Islamiku Antishqiptar Avni Avdiu: Deo Gracianit dhe Valon Kurtishit

| E premte, 08.07.2011, 08:12 PM |


DEO GRACIANIT DHE VALON KURTISHIT

 

Në reagimin e tij me titull: “Të argumentojmë me fakte”, Valon Kurtishi më paraqet sikurse Deo Graciani në camera obscura. Nuk i përmbahet titullit të reagimit të tij dhe synon të arrijë ‘halo efekt’ me sfondin e librave dhe kompjuterit. Siç janë rëndom reagimet emocionale, ata herë më etiketojnë si korb shqipfolës, herë si serb, herë si turk e herë si arab. U qofshin për nder! Unë nuk bie në atë nivel dhe nuk i ofendoj pse mendojnë e ‘argumentojnë’ ndryshe. Sharjet nuk i shtojnë dhe as nuk i zbukurojnë faktet. Përkundrazi. Është jashtë çdo mendje të shëndoshë ta akuzosh dikë për diçka pa ofruar prova. Unë jam i interesuar për debat shkencor me fakte e jo shtrembërim të tyre, jo duke nxjerrë në pah pasuse që i pëlqejnë dikujt e duke hequr ato që nuk i pëlqejnë. Tekefundit me shkrime tendencioze të stilit ‘më tha e t’i them’ dhe ku shfryhen emocione nuk ia vlen (70% e reagimit të tyre përbëhet nga sharjet). Nuk është as në karakterin e as në kulturën time të përdori vokabularin e tyre. Kot e kanë të gjithë ata që duan të më stigmatizojnë si përçarës ndërfetar në mesin e shqiptarëve. Unë kurrë nuk do të bie pre e tyre. Përveç Valonit e Deos ua bëj me dije edhe gjithë atyre që më dërgojnë mesazhe kërcënuese për të mos shkruar mirë për personalitetet e dëshmuara patriotike krishtere shqiptare, se askush nuk mund të më fus në kallëpin e vet. Nuk impresionohem prej ekstremizmave të cilado qoftë ngjyrave: as atyre ateiste me stil provokativ që synojnë t’i nënçmojnë shqiptarët e besimit islam, as avoketët e tyre, as atyre që kërkojnë të shkruaj siç ua dëshiron qejfi i tyre etj. Sinqerisht mua më intereson vetëm e mira e përgjithshme gjithëshqiptare dhe faktet në shërbim të saj. Nga ana ime e konsideroj të mbyllur ‘rastin Bogdani’. Faktet janë aty, por siç thonë fenomenologët duhen syze hermeneutike për t’i lexuar më mirë e më thellë; dhe duhet dalluar gjuhësisht citimi nga parafrazimi. Unë nuk zmbrapsem asnjë milimetër nga ato që kam parafrazuar në dy shkrimet e para. Këtë s’ma lejojnë faktet, ani pse bëhen përpjekje prej Sizifi për t’i shtrembëruar ato, duke e fragmentuar të vërtetën dhe duke e prerë atë me gërshërë copa-copa. Ka me dhjetëra fakte të tjera po të atij historiani, të cilin krahas të gjithë historianëve shqiptarë, për fat të mirë e çmojnë edhe Valoni e Deo. Kur studiuesit dhe historianit anglez Noel Malkolm më 21 mars 2006 në Prishtinë iu dorëzua fletëdëshmia si anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, mbajti një ligjëratë inauguruese 13 faqëshe ku mund të gjenden argumente shtesë për ato që kam theksuar më parë për Pjetër Bogdanin. Pikërisht Malcomi thekson se Bogdani bënte përpjekje të gjithanshme t’i konvertonte malësorët, të cilët i shihte në mënyrë pezhorative vetëm pse ishin muslimanë. E arsyeshme ishte lufta e Bogdanit kundër Perandorisë Osmane, por e pakapshme lufta e tij kundër shqiptarëve myslimanë. Valoni e Deo përpiqen ta arsyetojnë këtë se shqiptarët myslimanë ishin tradhtarë e bashkëpunëtorë të armikut. Kjo logjikë shpie në konkluzionin se shumë patriotë të shquar gjatë PO paskan qenë kryetradhtarët e kombit, sepse le që gëzuan privilegje të shumta atëherë, por edhe shkruanin në gjuhën turke. Në vend se të merreshin me përzgjedhjen e fjalëve më të ndyta kundrejt meje si Valoni ashtu edhe Deo më me mençuri do të kishte qenë ta arsyetonin se pse serbët e duan dhe e lavdërojnë aq shumë Pjetër Bogdanin si shembullin më të mirë të afrimit shqiptaro-serb dhe kryqëzatës së përbashkët kundër shqiptarëve myslimanë. Nëse mendojnë si Kastriot Myftaraj, i cili u bën thirrje shqiptarëve ortodoks e krishterë të bashkohen me çetnikët serb për t’i masakruar shqiptarët muslimanë (kush nuk beson le të lexoj në: www.sot.com.al), atëherë gjithçka është e kthjelltë si loti. Ka plot qasje e qëndrime të tilla; disa janë më transparente, e disa më eufemike. Brumi është i njëjtë. Koha do ta dëshmojë këtë. Kaq.

 

Avni Avdiu

 

_______

 

Jo se kemi deshire te ofrojme mendime islamikesh, por meqe i eshte permendur emri e publikuam reagimin e ketij Antishqiptari, kesaj mbeturine te perandorise islamo-otomane.

Nuk eshte hera e pare qe degjojme Lehje Islamike kunder Figurave Qendrore te Kombit Shqiptar, sigurisht as e fundit nuk do te jete. Zjarri islamik eshte ndezur qe 600 vjet ne trojet shqiptare. Ky zjarr deri tani per fatkeqesine tone ka djegur vetem shqiptaret, por me ardhjen e lirise per te Hapur Syte e Ballit dhe te Trurit ky zjarr i (a)llahtarshem duhet devijuar, duhet drejtuar nga zjarrvenesit.

Shqiptaret nuk kane kohe per te humbur e jete per te dhene per allahlliqet islamike. Shqiptaret kane fakte, kane eksperience, kane gjakun e tyre te derdhur Oqean e kombin e tyre te copetuar, prandaj shqiptaret do i mallkoje Zoti i Vertete, njekohesisht do i ndeshkoje Zoti i Tokes nese nuk e mbledhin mendjen e t'i dalin Zot Vetes dhe Atdheut.

Ilir Dardani

 

_______

 

Kush është Pjetër Bogdani?:

 

Pjetër Bogdani është figura më e shquar e letërsisë së vjetër shqiptare. Ai shquhet jo vetëm si klerik i lartë, por edhe si atdhetar, me një dashuri të pakufi për gjuhën shqipe e për popullin shqiptar, por edhe si dijetar e letrar, si luftëtar i paepur për çlirimin e vendit nga zgjedha osmane dhe për zhvillimin e përparimin e tij kulturor. Me veprimtarinë e tij politike 40-vjeçare, sidomos me rolin që luajti si udhëheqës i kryengritjes çlirimtare të vitit 1689 dhe me veprën e vet "Çeta e profetëve", Pjetër Bogdani me të drejtë është quajtur pararendës i hershëm i lëvizjes së Rilindjes sonë Kombëtare. Lindi në Gur të Hasit, një fshat i Kukësit, rreth vitit 1625, Ungji i tij Andrea Bogdani, edhe ai klerik i lartë (kryepeshkop i shkupit), ishte marrë me lëvrimin e gjuhës sonë, kishte hartuar në gjuhën shqipe edhe një gramatikë të latinishtes, madje kishte mbajtur në Kosovë edhe një shkollë ku mësohej gjuha shqipe.

Mbasi kreu studimet e mesme fetare në Kolegjin e Loretos dhe punoi disa kohë si meshtar në Pult e Prizeren, me shpenzimet e të ungjit kreu edhe studimet e larta në Kolegjin e Propaganda Fides dhe në 1655 mori dy dekorata, njerën në filozofi dhe tjetrën në teologji, çka ishte gjë e rrallë sidomos asokohe për një të ri shqiptar.

Më 1656, në moshën 31-vjeçare, emërohet peshkop i Shkodrës ku shërben për 21 vjet (1657-1677), duke qenë i ngarkuar njëkohësisht edhe me administrimin e kryepeshkopatës së Tivarit, 12 vjetët e fundit të jetës së tij i kaloi si kryepeshkop i Shkupit.

Atij ju desh të luftonte njëherazi në tri fronte kryesore: edhe kundër zgjedhës së huaj, që në mesin e shekullit XVII ishte rënduar shumë, edhe kundër kishës ortodokse dhe sidomos patriarkanës serbo-ortodokse të Pejës, që i kishte shtuar përpjekjet e vjetra për të mos lejuar shpërthimin e kryengritjeve antiosmanene dioqezat e saj, edhe kundër politikës që ndiqte vetë kisha katolike e Romës në Ballkan.

Kudo që punoi , qoftë si peshkop i Shkodrës dhe administrator i kryepeshkopatës së Tivarit, qoftë si kryepeshkop i Shkupit, të gjitha këto detyra Bogdani i kreu jo vetëm si klerik, por edhe si patriot. Bashkë me predikimin fetar dhe nën petkun e klerikut ai edukonte te besimtarët edhe ndjenjën e dashurisë për liri e për atdhe dhe urrejtjen ndaj pushtuesëve osmane, nxiste dhe organizonte qëndresën kundër tyre dhe, jo rrallëherë, ka marrë pjesë drejtëpërdrejt në kryengritjet antiosmane që shperthyen në atë kohë.

Gjatë luftës turko-veneciane (1664-1669), ai u përpoq që të organizonte veprime të përbashkëta me venecianët kundër pushtuesve osmane. Po kështu edhe në konfliktin turko-austriak (1689) Pjetër Bogdani mori malin për të organizuar kryengritjen e armatosur, dhe, kur forcat austriake hynë në Prishtinë, me ta u bashkuan edhe rreth 500 luftëtarë të cilët kronisti austriak i cilëson "arnautë", d.m.th. shqiptarë. Bogdani ishte faktori vendimtar i këtij bashkëveprimi, aq sa kronisti i mësipërm, kur vdiq, më 6 dhjetor 1689, në mënyrë lakonike shkruan se "me vdekjen e Pjetër Bogdanit iku edhe fati ynë në tokë". Dhe me të vërtetë, ushtria austriake filloi të pësonte disfata të përditshme. Frytet e punës politike të Bogdanit për afrimin e shqiptarëve myslimane e katolike kundër zgjedhës shekullore, sidomos simpatinë që gëzonte ai tek shqiptarët myslimanë, e dëshmon edhe suksesi që pati më 1680, kur pajtoi brenda tri orëve fiset e Krasniqit dhe të Gashit, që ishin në gjakmarrje.

Për t'u shpëtuar këtyre ndjekjeve, atij i është dashur shpeshherë të merrte udhët e maleve. Madje edhe sot nëpër vendet ku ka kaluar ka shpella që mbajnë emrin e tij e që tregojnë se ai është fshehur në to për t'u shpëtuar operacioneve ushtarake turke. Gjatë këtyre arratisjeve, me sa duket, ai merrte me vete biblotekën personale, ose , të paktën, dorëshkrimet e vyera, sepse sikurse e thotë vetë me keqardhje, gjatë këtyre shtegtimeve të detyrueshme atij i humbi (hupi si krypa nd'ujët-shkruan ai) dorëshkrimi i gramatikës së të ungjit.

Pjetër Bogdani ka hyrë në historinë e patriotizmit shqiptar dhe të kulturës shqiptare jo vetëm me veprimtarinë e vet kombëtare për të organizuar kryengritjen e përgjithshme antiosmane, por edhe me veprën e tij diturore-letrare "Çeta e profetëve" (Cuneus profhetarum), që e botoi në Padovë, më 1635 me ndihmën e një miku të vet.

Me kulturën e tij të gjerë enciklopedike, me mendimet e tij përparimtare iluministe e atdhetare, me punën e gjatë këmbëngulëse më se tridhjetëvjeçare, Bogdani i dha letërsisë shqiptare dhe popullit shqiptar një vepër madhore, që kurorëzoi traditën e mëparshme letrare e kulturore dhe që paralajmëroi një periudhe të re të zgjimit gjithkombëtar.

Bogdani është një njeri erudit. Nga leximi i veprës së tij mësojmë se përveç gjuhës amtare, ai dinte edhe italishten, latinishten, kroatishten, armenishten, greqishten, arabishten, hebraishten, dhe sirishten.

Por më tepër se doktorata që mori edhe gjuhët që dinte, për vlerat e shquara të Bogdanit flet vepra e tij, " Çeta e profeteve„ është shkruar me një kulturë të gjerë, në të ka informacion të pasur nga historia e popullit tonë, nga filozofia dhe shkencat e natyrës. Vepra e tij nuk është përkthim. Legjendat biblike që janë në themel të saj, ai i ka përpunuar në mënyrë të lirë dhe herë pas here fut ide, arsyetime dhe argumentime me karakter filozofik, historik, politik, shkencor-natyror etj, që s'kanë të bëjnë fare me legjendat biblike dhe që i japin asaj karakter origjinal. Vepra e Bogdanit nuk është thjesht një tekst për shërbesat fetare, as për mësimin e fesë, siç ishin veprat e Buzukut e Budit. Ajo është një vepër teologjike-filozofike, me elemente të shumta enciklopedike që përshkrohet fund e krye nga dashuria e madhe për popullin shqiptar dhe gjuhën shqipe, nga dëshira për të ndihmuar zhvillimin dhe përparimin e kulturës shqiptare dhe nga urrejtja për pushtuesin. Vepra përbëhet nga dy pjesë. Në pjesën e parë trajtohen probleme teologjike e filozofike të doktrinës së krishtere, kurse në pjesën e dytë jetëshkrimi i Krishtit. Po autori del jashtë ketyre caqeve. Në pjesën e parë trajtohen edhe shumë probleme të shkencave natyrore, si të gjeografisë, astronomisë, fizikës, matematikës etj, por edhe të shkencave shoqërore si të teorisë së letërsisë etj. Duke goditur besimet e kota, ai në veprën e tij shpjegon, psh., si formohet shiu, vesa, breshri, bora, vetëtima etj., ç'janë tërmeti, eklipset e diellit e të hënës, baticat e zbaticat, flet për njohjen e botës nëpërmjet shqisave etj Meritë e tij është se gjithcka e trajton në nivelin e mendimit më të përparuar të kohës kur jetoi. Në pjesën e dytë, duke përshkruar jetën e Krishtit etj., ai solli në letërsinë tonë llojin e jetëshkrimit, realizmin në përshkrimin edhe vizatimin e figurave biblike, duke përdorur me mjeshtëri rrëfimin artistik në njerëz të ndryshëm. Ndihmesa e tij është e rëndësishme sidomos në formimin e prozës shkencore shqiptare.

Me interes të veçantë janë idetë e tij patriotike që parashtron jo vetëm në parathënien e veprës, por edhe gjatë shtjellimit të materialit. Sa herë i bëhet e mundshme, ai gjen rast të përmendë qëndresën burrërore të shqiptarëve. Me admirim flet p.sh., për qëndresën e kelmendasve "Kush mundetë me i ra mboh se ma i vobekje Vuca Pasha, i silli për të mbledhë një ushtri 12.000 vetësh, nuk i mjaftuan shumë milion ar, se kelmendasit tanë, të sijtë, me nji zan. "Eja kush ashtë trim„ mbledhunë afër 500 vetë, vranë Vuca Pashën, vjetit të Krishtit 1639„ …etj.

Bogdani njeh mirë historinë e Shqipërisë dhe shkrimet e për të prandaj, kur i vjen rasti, ai përmend me krenari vlerësime pozitive që kanë bërë historianë të huaj për vendin dhe popullin tonë. Diku ai përmend thënien e Herodotit: Cezar Augusti "Dëshironte fort me pasun ndë ushtritë tinë t'arbëreshëtë. Përse thonj pësonjënë shumë e nuk druhen për hu e për het, se janë më zemërorë se të tjerëtë„ .

Karakteristike tjetër e personalitetit të Bogdanit është mendimi i tij iluminist. Nëpërmjet përhapjes në popull të dijes dhe kulturës në gjuhën shqipe, ai shikonte një nga rrugët për të shpëtuar nga zgjedha e huaj. Paditurinë (në parathënien e veprës së vet) ai e quan një nga shkaqet kryesore të mjerimit dhe të skllavërisë së popullit.

"Prashtu dergjet e dheu ndë robi t'errëtë e verbuem me dy palë niegulla të zeza mbi faqe, që janë mkati i të paditunitë, perse u dvua dieja e urteja. E tue kjanë dheu i Arbënit ndë mjedistë t'pafevet„ …

Pra, autorit i qan zemra që populli i tij dergjet nën zgjedhë të huaj dhe ndodhet i verbuar me dy palë mjergulla, që janë mëkati e padituria. Dhe kjo, sepse dheu i Arbërit ndodhet mes të të pafeve, d.m.th. të pushtuesve osmanë.

Lënda që trajton Bogdani në veprën e tij, është e vështirë, sepse përmban koncepte e nocione abstrakte të fushave të ndryshme të dijes. Prozës shqiptare në atë kohë i mungonte tradita për të shprehur këto nocione. Por Bogdani asnjëherë nuk u përkul e nuk u ligështua para vështirësive, sepse kishte besim tek thesari i pasur i gjuhës shqipe. Me përpjekje këmbëngulëse, duke mbledhur me kujdes fjalë të lashta e të rralla nga visari i gjuhës popullore e duke i përdorur ato me kuptim të drejtpërdrejtë ose të figurshëm, ai e ngriti gjuhën shqipe në nivele të reja, tregoi aftësitë e saj për të fituar mundësi të larta shprehjeje e stili. Ai është i vetëdijshëm se në këtë punë mund të ketë edhe të meta e mangës , prandaj ne fjalët e fundit të parathënies së veprës ai i drejtohet lexuesit: "Të lutemi pra, litari em i urtë, të më ndijeçë në gjeç fjalëzë, që të trazon veshëtë. Përse as dielli pa hije as hëna pa mjegullore mbi faqe nuk anshtë..."

"Çeta e profetëve„ përmban edhe disa vjersha, shkruar nga vetë autori ose nga të tjerë. Nga këto, me interes të veçantë si për formën, ashtu edhe për idetë e saj, është një vjershë e Lukë Bogdanit. Ajo na sjell të gjallë deri në ditët tona kujtimin për Skënderbeun dhe mbresat e autorit për bukurinë dhe madhështinë e vendlindjes së poetit dhe veçanërisht të viseve ku ka jetuar e punuar poeti.

Me sa duket, me kërkesë të Vatikanit (ndoshta për të kontrolluar përmbajtjen para se të jepej leja e botimit), Bogdanit iu desh që veprën e tij ta përkthente në gjuhën italiane. Në këtë mënyrë shqipja ballafaqohet me një gjuhë evropiane të zhvilluar për kohën dhe veprës se Bogdanit i takon fati që të jetë e para vepër e përkthyer nga shqipja në një gjuhë tjetër, dhe autorit merita që të jetë i pari përkthyes i letërsisë shqiptare në gjuhë të huaj. Vepra e Bogdanit me përmbajtjen dhe me gjuhën e saj e çoi shumë përpara traditën e shkrimit të shqipes e sidomos të lëvrimit të prozës origjinale. Me veprimtarinë e tij patriotike, duke bashkuar ndjenjën fetare me ndjenjën kombëtare, me personalitetin dhe me veprën e tij, Pjetër Bogdani i siguroi vetes një vend të veçantë në historinë e patriotizmit shqiptar e të kulturës sonë kombëtare.