Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Neki Lulaj: ''Lot Kurbeti'' nga Beqë Lokaj

| E enjte, 07.07.2011, 08:58 PM |


DOLI NGA SHTYPI LIBRI ”LOT KURBETI”

I AUTORIT BEQË LOKAJ

 

Nga Neki Lulaj

 

Këto ditë Ndërmarrja shërbyese “Jeta e re “në Prishtinë botoi librin e ri me  poezi të krijuesit  dhe publicistit nga Diaspora,Beqë Lokaj  me titullin“Lot Kurbeti“,e cila u shtyp në Shtypshkronjën „Litografia“,Gjakovë.

Përmbledhja me poezi është redaktuar nga  kritiku i njohur letrar  dhe lëvruesi i njohur i letërsisë shqipe zot..Ali Demë Jasiqi,  dhe u resensua nga  zot.Halil Haxhosaj.

Përmbledhja e poezive Lot Kurbeti,është i ndarë në pesë  kapituj dhe secili kapitull në mbrendinë e vet ngërthen diçka të veçantë,duke i kapërcyër dimensionet e zakonshme,të jetës dhe përditshmëritë e përjetuara të autorit në tokën e huaj në kurbet atje ku ditët, stinët dhe motet nuk janë si në Kosovën tonë të bukur  kështu i stërlodhur nga punët e rënda fizike, mbi supët e tia mbajti tëre kohën dhe jetën  e tij një copë atdhe Kosove….!

..

Subjekti dhe tendenca e autorit ishte që tu sjellë lexuesve ,ditët e gjata në dheun dhe kulturën e huaj diçka që nuk  frymon shqip,pastaj mallin që e djegë ne shpirtë për atdheun e martirizuar, të robëruar, të djegur, të vrarë, të plagosur,por të pa dorëzuar dhe të pa nenështruar me kurrëfarë çmimi.!.Çdo analizë e thellë rreth këtyre poezive nuk është e gabuar sepse lexuesi i pasionuar dhe miku i poezisë të shkruar,futët thellë në shpirtin sokratian të autorit dhe në pedantërinë e ti fjalëpakë dhe thjeshtesinë e tij të qetë dhe shpirtrore.,çka të jep me kuptuar se ngamendja e tij e ndritur dhe penda e tij e pa lodhur duhët pritur mrekulli të reja…….!.

Autori është shumë i vemendshëm ne problematikën aktuale të jetës në Kosovë,atë  mban dhe e ushqen shpresa se gjërat duhët dhe janë në ndyshim e sipër drejtë të së mirës progresives dhe suksesit,duke ngulur këmbë se themelet e progresives janë thellë te ngulura ne eshtrat e atyre që ia vlen    t’i kujtojmë  me rrespekt me dashuri,me nderë, me mburrje dhe simpati, e në anën tjetër duke e mbushur dingë mendjen me traditën , lavdinë,  si dhe heroizmin e kombit nëpër katrahurat shekullore...

Ai në heshtje e miraton konkluzionin,e vetë përmes vargut,larosh në prizmën e integrimit por jo edhe të asimilimit si zgjebë që po na ofrohët dhe imponohët  duke bërë thirrje në ruajtjen e identitetit kombëtar si klithmë nga fundi i një tuneli shpresëdhenës.!.

Poezit e zotëri Lokaj, janë një rrugëtim i gjatë biblik, me epiloge të dhembshëme të vetmisë në dheun e huaj, i larguar nga toka amë detyrimisht i braktisur për ta siguruar elzistencën familjare,për ta siguruar korën e bukës,me mund, djersë, nderë e ndergjegjje të pastër..E buka e hidhur e mërgimtarit është bukë me shtatë kore e kriposur  me lot dashurie e malli. Ajo mbrenda korëve të saja ngërthen:1.Mallin për atdhe.,2..mallin për vendlindje,3.mallin për prindër,4.mallin për gua dhe për fëmijë,5.malli për miq   farë e fis e dashamirë ,6.malli për gjuhë e kulturë dhe 7. Mallin për dasma e dekë.ne atdhe.

Në poezitë krijuese të Beqë Lokajt reflektohën   ndarja e detyrueshme si një ikje pa kthim dhe rrugëtimi për ta siguruar kafshatën e gojës,si zogjët e atdheut,.dashuria për vendlindje,rrespekti për ata që u martirizuan për Lirinë e Kosovës,janë preukupimi kryesor në mendjen dhe ndjenjen e poetit, ai është njohës i mirë i gjuhës gjermane për çka ka edhe ndikim indirekt nga  poezia gjermane duke zgjeruar  krijuesit kosovar opusin mendor , intelektual dhe  kufijt e poezisë. !

Libri i  botuar me 23 qershor 2011 i zot.Beqë Lokaj “Lot Kurbeti” i ndarë në pesë cikle si;

1.Lojë fati

2.Rrugëtimi i kohës

3.Emra të ndritur

4.I vetmuar në ishull

5.Valët e jetës

Dhe secili nga këto cikle poetike ka një gamë të gjerë poetike,patriotike dhe njerëzore për ta fisnikruar dhe prezentuar në mënyrë sublime,nga thellësija e shpirtit brilat të poetit i cili me ndienjat e thella dhe me mjeshtrinë vetanake e ka  e latuar vargun. Kështu permes vargjeve të poezisë ai provon ta mbroj dhe ta ruaj qenien fizike e biologjike të etnisë por shpirtin e kulturën dhe të bukurën e kësaj etnie dhe nivelin kulturor si e vetmja mundesi që ta mbajë me gjatë traditën dhe kulturën kombëtëre.

Atë e mundon fati i mërgimtarëve  të përbuzur largë votrës dhe largë sofres familjare,kështu ai e skalitur për mrekulli historinë dhe gjeografinë kombëtare në vargje.

Autori ndër të tjera shkruan;

“Ngopur janë rrugëve pa kthim-

Malli i mërgimtarit,nëpër rrugët e fatit

Mos ma vrani lotin se e kam si një Liqe

Që ju kanë shtjerrur damarët.“

„Lot Gurbeti“ Beqë Lokaj

Poeti përmes tjerash  shkruan se këto vargje janë për bashkëkombasit e mi kurbetçarë.Për gratë e burrat që punuan dhe punojnë me nder e përkushtim, që kanë lenë dhe lenë rininë,shëndetin e disa edhe eshtrat.

Mbajtën dhe mbajnë gjallë shpirtin e kombit me dekada dhe vite.

Shënime për Autorin;

Beqë Lokaj,lindi më o1.11.1945 në fshatin Prilep të Deçanit. Shkollimin fillor e kreu në fshatin Irzniq,dhe Deçan dhe në pa mundësi për ta vazhduar shkollimin më tuetje u detyrua të shkoi në kurbet,në Gjermani, si punëtor i përkohshëm,por padrejtësisht mbeti derisa doli në pension.

Gjatë qëndrimit në Gjermani,në fillim punoi si murator në ndërtimtari,por më vonë  kreu specializime profesionale dhe u sistemua në punë të tjera profesionale.

Kthimi i tij në atdhe u bë i pa mundur,për shkak të aktivitetit politik  e patriotik në Lëvizjen për liri dhe pavarësinë e Kosovës.Zotëri Beqa ishte ishte ndër aktivistët e dalluar të kauzës kombëtare shqiptare në Diasporë.

Ai ka  qenë gjithmonë i gatshëm dhe i përgaditur,për t´i  kryer detyrat e caktuara nga udhëheqësit dhe strategët e luftës së kauzë.kombëtare shqiptare.

Edhe pas luftës ai nuk e ndalë aktivitetin e vet dhe të gjitha këto,por edhe të tjera i ka pasqyruar me vargje në poezitë e tij.

 

Më shkrime letrare ka filluar te mirrej bukur moti,por nuk botoi asgjë derisa e mësoi mirë gjuhën gjermane,për të lexuar vepra të ndryshme të shkruara,por edhe të botuara në këtë gjuhë.

Deri tash botoi veprën me poezi;

“Shtegtimi biblik”,poezi botoi Shtëpia Botuese”Faik Konica” Prishtinë 2007

Ky është libri i tij i dytë.

Në dorëshkrim ka edhe vepra të tjera,të cilat do ta shohin së shpejti dritën e botimit.

Beqë Lokaj jeton dhe krijon në Mosbach të Gjermanisë,por edhe në fshatin e tij të lindjës,ne Prejlep të Deçanit,Republika e Kosovës.