E enjte, 25.04.2024, 05:49 AM (GMT+1)

Kulturë

Skender Maci: Shqiperia. E kaluara dhe e tashmja nga Konstandin Cekrezi (II)

E enjte, 07.07.2011, 08:58 PM


 

Shqiperia. E kaluara dhe e tashmja nga Konstandin Cekrezi (II)

 

Nga Skender Maci

 

Shqiperia mesjetare
I. Domonimi bizantin

Kur kryeqyteti i perandorise u transferua nga roma ne bizant(
395 A.D), shqiperia u be nje province e seksionit/pjeses lindore se kesaj carjeje/krisjeje.

Ajo perfshinte/kishte ne perberje vetem nje pjese te ilirise dhe shqiperia qendroi formalisht nje province e perandorise bizantine deri ne momentin kur shqiptaret rifituan lirine e tyre te plote te veprimit,

kur perandoria u vu nen udheheqjen e sundimtareve me origjine vendase.

Realisht, sidoqofte, perandoret e konstandinopojes nuk ishin te afte ta mbronin ate kunder sulmeve te barbareve te cilet sapo ishin shfaqur ne kete kohe ne gadishullin ballkanik dhe per periudha/kohe relativisht te gjata ajo ose ishte nen sundimin e pushtuesve ose bente nje jete te pavarur pasi i kishte debuar hordhite barbare.

Ndikimi bizantin ne shqiperi ka qene shume i dobet/i zbehte.

Duke perjashtuar/lene menjeane nje numer te vogel kishash te vjetra te stilit bizantin, qe i perkisnin ritit ortodoks lindor dhe pervec disa fortifikimeve ushtarake, azgje tjeter nuk deshmon per te pasurit pune ndonjehere te bizantit me shqiperine.

Influenca greke bizantine ne rrafshin intelektal ishte pothuajse zero.

Etnikisht, politikisht, dhe nga ana shoqerore oborri i konstandinopjes ishte shume me larg nga provincat shqiptare se sa distanca e vertete tokesore.

Ka qene vetem pjesa jugore e shqiperise qe ka pas vuajtur dhe deri diku eshte akoma edhe sot duke vuajtur pasojat e ngjitjes/rimorkjimit te saj ne juridiksionin fetar te patriarkanes greke te konstandinopojes.

Invazionet/sulmet e barbareve

Nga fundi i shekullit te kater(A.D.) na deshmohet fillimi i nje periudhe te erret dhe te pergjakshme pushtimesh, gjate se ciles derdhjet e rrembyera/rrymat e terbuara te hordhive barbare e permbyten gadishullin ballkanik.

Shume kohe shqiperia ishte/qendroi e permbytur nga valet mbytese te pushtuesve te cilet ne fund fare arriten ti zhvendosnin shqiptaret nga territoret e tyre, qe tashme jane te banuara nga jugosllavet, serbet dhe nga malazezet.

Te paret qe e pushtuan shqiperine dhe e shkretuan ishin gotet, te cilet qendruan zot te vendit per me shume se nje shekull.

Me 535-sen sidoqofte shqipetaret u rigjeneruan dhe e kapen perseri perandorine nepermjet justinianit i cili vete kishte lindur ne shqiperine e mesme.

Gotet gjithashtu kane lene mbrapa nje numer fjalesh teutonike qe sot jane ne perdorim ne gjuhen shqipe.

Ne vitin 640 perandori heraclius therriti hordhite serbe per ti hedhur ato kunder avarsave dhe me vone I la ata qe ti futeshin/ti hynin edhe shqiperise prej se ciles ata shqyen perfundimisht ate pjese qe perben/qe formon malin e zi te diteve tona.

Me 861 shqiperia qendrore dhe jugore u pushtuan dhe shkretuan nga bullgaret.

Menjehere me pas, nje tjeter vale/dallge bullgare e permbyti/e mbuloi te gjithe shqiperine nen car simeonin (892-927).

Prezenca e nje numri lokalitetesh qe mbajne emra bullgare bile edhe ne vende ku nuk eksiston as edhe nje gjurme popullsie bullgare mbartin deshmi te faktit qe pushtuesit kane ndertuar vendbanime ne vendin e pushtuar.

Ne rrjedhen e kohes/me kalimin e kohes sidoqofte bullgaret u debuan dhe ato qe tashme ishin ngulur aty u asimiluan nga popullsia vendase.

Ne kohen aktuale/aktualisht ka shume shume pak bullgare ne shqiperi.

Me 1081 normanet te cilet ishin vendosur tashme ne jugun e italise dhe ne sicili, nen udheheqjen e robert guiscardit pushtuan territoret e shqiperise qendrore dhe jugore.

Pushtimi/invazioni u ndermorr ne shenje hakmarrjeje kunder perandorit te konstandinopojes me te cilin roberti kishte pasur nje sherr familiar.

Mendohet se kane qene pikerisht normanet sponsoret/autoret e emrit „
Albania", emer nen te cilin vendi eshte i njohur sot per boten.

Gjate kryqezatave shqiperia ishte nje rruge kalimi shume e rrahur nga kryqetaret e
frances dhe italise.

Ne librin e tij „conquete de constantinople" villehardouini, kronikani I kryqezates se katert, thote shume gjera interesante ne lidhje me kushtet/rrethanat qe mbizoteronin ne shqiperi ne ate kohe.

 

 

 

 

Principatat e pavarura shqiptare.

Despotati/principata e epirit.
(1204-1358)

Pas/ne vijim te shkurorezimit/permbysjes nga froni dhe debimit nga konstandinopoja te dinastise mbreteruese atje te komeineve prej kryqetareve(1204), mikael komeini, nje princ i familjes perandorake, mblodhi/grumbulloi rreth vetes fisnikerine shqiptare dhe hyri ne lufte kunder venedikut, i cili kishte sjelle/shkaktuar rrenimin e familjes se tij.

Ai ja doli mbane qe ti debonte ata prej jugut te shqiperise.
Menjehere ne vijim ai krijoi nje principate te pavarur ne kete pjese te shqiperise me janinen si kryeqytet te saj.

Kjo principate eshte e njohur si despotati I epirit.
Qendroi nen sundimin e comneneve deri ne vitin 1328 kur ata u pasuan nga princat e familjes orsini deri ne vitin 1358.

Nderkohe bullgaret I kishin hyre territoreve shqiptare per here te trete, por marshimi I tyre perpara u nderpre/ndal nga sundimtaret e despotatit te epirit.

Sapo largohej frika e invazionit/pushtimit familja perandorake e konstandinopojes, qe e kishte marre veten tashme, perpiqej qe ta fuste principaten perseri ne gjirin e saj, por despotati arriti ta ruante/mbante pavaresine e tij bile edhe duke i kundershtuar perandorit/duke qene kunder perandorise, dhe qendroi nje principate shqiptare e pavarur per nje kohe shume te gjate ne vazhdim.

Mbreteria shqiptare
(1271-1368)

Duke pasur para syve konsolidimin e zoterimeve te tij dhe fitimin/berjen per vete te aleateve te dobishem ne luften e tij kunder familjes se konstandinopojes, sundimtari I despotatit te epirit hyri ne aleance familiare me mafredin, mbretin e dy sicilive, djalin e perandorit frederik II, duke I dhene atij korfuzin, durresin, vloren, himaren butrintin dhe beratin si pjese te pajes se bijes se tij helena, te cilen ai ja dha per grua manfredit.

Pak kohe me pas sidoqofte manfredi pati probleme/sherre me karlin e
anjous.
Me 1271 karli hyri ne bisedime me shefat/te paret e vendit te shqiperise se mesme.
Rezultat I ketyre bisedimeve ishte themelimi I nje te ashtuquajtere "mbreteria shqiptare" e angevineve.
Mbreteria zgjati deri me 1368-ten.

Familja balsha
(1336-1419)

Por eksistenca e principates se epirit dhe e principates se shqiperise se mesme ishte teper e rrezikuar seriozisht nga fuqia e madhe gjithmone ne rritje e dinastise serbe te nemaniceve e cila e arriti zenitin/piken kulmore te rritjes dhe ekspansionit/zgjerimit te saj nen stefan dushanin(1331-1358), i cili arriti te merrte titullin: perandor I grekeve, slaveve dhe shqiptareve.

Por perandoria e tij ishte shume jeteshkurter dhe zgjati vetem sa kohe qe jetoi themeluesi I saj.

Me vdekjen e stefan dushanit posedimet/pronat e tij territoriale u ndane midis governatoreve te ndryshem qe kishte caktuar ai asokohe ne krye te provincave te perandorise se tij.

Governatori I provinces se shkodres u be trashegimtari I familjes balsha I cili mendohet te kete ardhur ne shqiperi me karlin e pare te sicilise.

Thuhet qe balshajt kane pas lindur ne
provence, ne france, ose jane pasardhes te lordeve te balesumit ne afersi te romes.

Por sido qe te kete qene balshajt u adaptuan/pershtaten/asimiluan/integruan teresisht me princat shqiptar dhe me jeten dhe traditen shqiptare.

Aktualisht governatori I shkodres, I cili tani mban emrin balsha I ja ka bashkenngjitur pjesen jugore te malit te zi posedimeve te tij.

Me ndihmen e lordeve te tjere feudale shqiptare balshajt ja dolen mbane te debojne serbet jashte provincave shqiptare dhe e shtrine sundimin e tyre ne te gjithe shqiperine veriore dhe te mesme dhe bile edhe mbi nje pjese te shqiperise jugore.

Akoma me teper, konvertimi/kthimi I popullsise se veriut te shqiperise ne katolike daton me kohen e sundimit te balshajve.

Deri ne ate kohe te gjithe shqiptaret i perkisnin kishes lindore, te ciles ata i ishin bashkengjitur/ngjitur ne kohen e ndarjes se kishes, ne kishen e romes dhe ne kishen e konstandinopojes.

Nje nga ceshtjet me te rendesishme/me te medhaja te debatuara ne kohen e ndarjes se kishave ka qene me saktesine me te madhe, pikerisht diskutimi/debati mbi juridiksionin fetar te provincave shqiptare te cilat ishin te njohura si
„sacrum illyricum" (iliria e shenjte).

 

Sundimi i kastrioteve.

Feudalizmi

Familja balsha u zhduk/u shua ne vitin 1419 me vdekjen e balshes se III.

Posedimet/pronat e tyre territoriale kaluan ne duart e lordeve/aristokrateve te shumte feudale shqiptare dhe te princave te tjere me te vegjel.

Shume prej ketyre lordeve, te tille si karl topia, kryelordi I krujes, dhe princi duka xhon/gjon dukagjini dhe sofi(nuk e kuptoj-shen.im), kishin qene paraprakisht shpronesuar nga balshajt, ne perpjekjen e tyre te fundit per te centralizuar fuqine e tyre, dhe tashme u kthyen thjeshte ne pronat e tyre.

Familja e dukes xhon, prej se ciles lindi/doli legjislacioni/kushtetuta e aleksander/leke duke xhoni/gjini, ligjet e te cilit jane akoma duke e qeverisur popullsine e veriut te shqiperise,

ishte me distance me shume e rendesishmja nga te gjitha familjet, duke llogaritur edhe qe posedimet e saj shume te shtrira/medhaja perfshinin nje pjese te madhe te shqiperise veriore dhe te shqiperise lindore edhe territorin perreth pejes.

Resti/pjesa tjeter e regionit malor te veriut te shqiperise i ra/i takoi lordeve feudale te familjeve spani dhe dushmani.

Shqiperia e mesme dhe e jugut u nda midis lordeve zakaria, gropa, musaka, bua spata, ky i fundit ishte lordi i gjirokastres.

Karakteristike interesante e shqiperise se asaj kohe eshte karakteri I saj feudal, si i vetmi vend i gadishullit ballkanik ne te cilin feudalizmi ishte futur ne formen e tij europiane perendimore dhe qendroi per nje kohe te gjate.
Gjurme te ketij regjimi feudal kane mbijetuar akoma ne disa pjese te veriut te shqiperise.

Feudalizmi u transplantua/u fut ne shqiperi nga normanet dhe kryqetaret.


Me shuarjen e familjes topia, feudalit te krujes, pronat e tij kaluan ne dore te shtepise se kastrioteve te cilet kishin qene me lart se te gjithe lordet e tjere ne kete hierarki,

 

te familjes se ciles I ishte caktuar fati per ti dhene shqiperise shefin/udheheqesin/prijesin e saj, heroin kombetar te mesjetes.

Gjergj kastrioti skenderbeu
(1404-1467)


Pengu.

Lufterat e deshperuara te pafundme te shqiptareve pergjate te gjithe shekujve kunder pushtuesve sllave te panumert ishin shnderruar tashme ne nje lufte rutine ne mbrojtje te kufijve, pasi shqiperia kishte humbur komplet veriun e saj i cili tani mbante emrat e dalmacise, kroacise, bosnjes, herzegovines serbise dhe malit te zi.

Banoret aborigjene/autoktone te gadishullit ishin tashme te izoluar/shtrenguar/mbledhur midis maleve duke ruajtur te virgjer/te paprekur ate cfare i kishte ngelur nga trashegimia e tyre e lashte.

Por ne vitin 1412 nje pushtues tjeter i ri dhe shume i tmerrshem/I fuqishem trokiti ne deren e tyre, tmerri I tmerreve, turqit.

Ne kete vit murati I, II sulltani I hordhive otomane, qe ishte bere tashme zot I trakes dhe e kishte transferuar kryeqytetin e tij ne adrinopoje, pushtoi shqiperine.

Lordet shqiptare u terhoqen ne malet e tyre te pakalueshme ne pritje te armikut.

Xhon kastrioti lordi i lordeve te krujes sidoqofte vendosi te rezistoi, por sultani e detyroi ate qe te dorezohej. Gjoni u be vasal i sulltanit te cilit ai i dha si garanci 4 djemte e tij peng.

Me I riu prej tyre gjergji, ishte ai qe do te behej skendebeu I famshem.

Menjehere pas kesaj, tre pengjet me te medhenj u helmuan prej sulltanit.

Georgut sidoqofte ju lejua qe te jetoje, sepse ai i kishte fituar zemren sulltanit me inteligjencen e tij te parakoheshme per moshen dhe me forcen e tij. Ai ishte ne kete kohe vetem nente vjec.

Kunder premtimit solemn qe I kishte dhene xhonit, sulltani e rriti princin e ri me fene muhamedane, dhe I dha atij poste ne ushtri.

Pa mbushur akoma moshen 18 vjecare gjergji ishte komandant I ushtrise ne azine e vogel.

Gjate kesaj fushate ka qene, kur turqit I dhane atij mbiemrin/nofken/pseudonimin „skenderbeg“, per vlerat dhe aftesite mjeshterore te tij i vune atij emrin e aleksandrit te madh.

 

Por megjithese sulltani e mbuloi ate me grada dhe shperblime, skenderbeu nuk ishte nga ai brume qe te harronte se kush ishte ne te vertete, ose te harronte vendin dhe fene e tij, prej te cilave ai ishte ndare/shkeputur pabesisht/poshtersisht.

Ne brendesi te zemres ai jetonte me shpresen per te rifituarr poziten e tij te ligjshme si mbrojtes i vendit te tij te vertete dhe ai po priste vetem rastin per kete moment.

Indinjimi/terbimi i tij i brendeshem u shtua akoma me shume kur sulltani gradoi duke cuar si governator ne principaten e krujes nje nga te perkedhelurit e tij, sabel pashen, pas vdekjes se xhon kastriotit, ne vend qe tja jepte ate trashegimtarit te saj legjitim dhe te dalluar, skenderbeut.

Kjo padrejtesi e ndau ate perfundimisht nga sulltani dhe e beri ate akoma me te vendosur per te vepruar.

Clirimtari

Me 1443 skenderbeu u dergua nga sulltani se bashku me nje gjeneral tjeter turk ne krye te nje ushtrie shume te madhe turke kunder mbretit te hungarise xhon huniadi.

Ne beteje, e cila u zhvillua ne nish, ushtria myslymane u shpartallua dhe gjate terheqjes skenderbeu mori me presion nga sekretari i sulltanit nje urdher perandorak per governatorin e krujes sabel pashen, me ane te te cilit ai do te duhej ti doreztonte kalane dhe qeverisjen skenderbeut.

Me nje grusht ushtaresh shqiptare besnike, ai arriti ne kruje pas shtate dite marshimi te lodhshem dhe i dorezoi urdherin e presupozuar perandorak governatorit myslyman.

Pashai, qe nuk e kishte fare idene se cpo ndodhte vertet, dorezoi me gadishmeri te dyja, si zyren e tij po ashtu edhe keshtjellen.

Henri longfellow e ka pershkruar figurativisht/artistikisht dhe grafikisht me shume dramacitet kete episod te historise se shqiperise ne poemen e tij "skenderbeu".

 

Suvrenitetit/fuqise absolute te sulltanit I erdhi si rrjedhim fundi dhe garnizoni turk I krujes ishte shkaterruar I teri.

Pervec kesaj skenderbeu solemnisht hoqi dore nga feja myslymane ne katedralen e kryeqytetit te tij ne prani te kryepeshkopit katolik , I cili I hodhi/i dha bekimet e kishes mbrojtesit te ardhshem te besimit te jesusit dhe te vendit te tij.

Mbrojtesi.

Me 1 mars te vitit ne vijim, nje kuvend madheshtor I lordeve feudale shqiptare u zhvillua ne katedralen e lezhes.

Ne kuvend merrnin pjese edhe princi I malit te zi stefan cernovici, dhe delegate nga republika e venedikut.

Ne kete kuvend skenderbeu u shpall "udheheqesi/shefi I liges se popullit shqiptar".

Sic mund te paramendohet, shkeputja/pavaresia e skenderbeut e terboi sulltanin, I cili tashme I hyri/ju fut nje lufte te pameshirshme azgjesuese/shfarosese kunder shqipetareve.

Duke lene pa llogarirtur armepushimet e shkurtera rastesore, kjo lufte zgjati gjate te gjithe jetes se skenderbeut.

Sukseset e triumfeve te tij te fituara ne keto luftera te lavdishme jane nje deshmi per te ardhur zili, si ndaj komandantit po ashtu sikurse edhe ndaj ushtrise se vogel te udhehequr nga ai nga fitorja ne fitore.

Pa as edhe nje lloj ndihme nga princat e e tjere kristiane dhe me nje ushtri prej pothuajse 30.000 vetesh, heroi i famshem i rezistoi me vendosmeri per nje cerek shekulli sunduesit myslyman me hordhite e tij 10 here me te shumta ne numer.

Ushtri otomane te tmerrshme/te jashtezakonshme e sulmonin kohe pas kohe mbreterine e vogel te shqiperise e cila ishte aktualisht asokohe shkendija/zjarri i vetem i kristianizmit dhe i civilizimit perendimor ne ballkan.

Dhe cdo here turqit terhiqeshin te shpartalluar.

Kryeqyteti i skenderbeut u rrethua dy here, heren e pare nga murati i II dhe heren e dyte nga askush tjeter me i vogel se sa nga vete muhamedi i II i madherishmi/i fuqishmi, mposhtesi i konstandinopojes, por pa dobi.

Konstandinopoja kishte 12 vjet tashme qe kishte rene, por kruja jo, ajo po mbrohej akoma nga skenderbeu kunder sulmeve dhe rrethimit te ushtrise otomane nen komanden personale te pushtuesit/mposhtesit te kryeqytetit te bizantit.

Me 1466 sulltani i plotfuqishem hoqi dore nga te gjithe planet per mposhtjen e shqiperise dhe u terhoq ne kryeqytetitn e tij.

 

 

 

 

Rezistenca brilante/e shkelqyer e princit shqiptar kunder penetrimit/futjes se myslymaneve, terhoqi nje vemendje shume te madhe/te gjere dhe ngjalli admirim te madh tek sundimtaret e tjere europiane.

Gjithashtu u ngjallen shpresat per organizimin e nje kryqezate.

Papa eugen IV dhe pius i II bene qe te dy perpjekje respektivisht secili per nje kryqezate te tille, nga te cilat e dyta do te ishte vene/vendosur nen komanden e larte te skenderbeut.

Por mesjeta/ato kohe kishin ikur, dhe zelli per kryqezata ishte fashitur.

Nga ana tjeter skenderbeut ju desh te ndermerrte, gjate nje boshlleku pa lufte kunder turqve, nje ekspedite brenda italise (1461) per te mbrojtur mikun e tij ferdinandin, mbretin e napolit, kunder sulmeve/nderhyrjes se mbretit angevin te sicilise.

Pas terheqjes perfundimtare te pashprese nga shqiperia te muhamedit te II ne fund te vitit 1466, skenderbeu vendosi te organizoje mbreterine e tij te lire.

Gjenia e tij administrative u shfaq/u deshmua po aq e ndritur sa talenti/aftesia e tij ushtarake.

Por ai nuk kishte avancuar/ecur perpara shume ne punen e tij, kur i erdhi vdekja per ta marre ne lezhe(1467) duke e lene shqiperine pa nje dore drejtuese/udheheqese.

 

Ai u varros ne katedralen e lezhes, dhe kur turqit e pushtuan/moren kete vend/pjese me 1478-ten varri i tij u be nje vend peligrinazhi dhe nderimi hyjnor nga ana e tyre/nga ana e turqve.

Kockat/eshtrat e heroit shqiptar u shperndane nder turqit si hajmali te shenjta, qe te mbrojne dhe te sjellin fat.

Shqiptaret nga ana e tyre nuk kane pushuar kurre se mbajturi zi per vdekjen e mbretit te tyre te famshem mesjetar i cili i bashkoi ata si nje trup i vetem kunder armikut te tyre te perbashket dhe i shtoi librit te famshem te historise se kombit te tyre edhe shume faqe te tjera glorioze/madheshtore.

Akoma betohen shqiptaret ne emer te skenderbeut.

Shume prej tyre me pas perqafuan fene e muhamedit te cilen ai e kishte lene, por pavaresisht nga gjithshka kujtesa dhe nderimi per heroin ngeli gjithmone e me e forte ne zemrat e tyre.

Ne shtratin e tij te vdekjes skenderbeu ja la nen kujdestari territoret e tij republikes se venedikut.

Transferimi i sovranitetit venecianeve, ishte i pashmangeshem, duke patur parasysh mungesen e mjeteve per ndjekjen/vazhdimin e luftes kunder armikut te perbashket dhe per aresye se bebi/foshnja trashegimtar i skenderbeut nuk do te kishte qene i afte, i vetem, qe ti mbante te bashkuar bashke princat shqiptar.

Nen komanden e larte/supreme te venedikut lordet shqiptar e vazhduan luften kunder turqve, te cilet ju sulen shqiperise sapo degjuan lajmin e vdekjes se skenderbeut.

Kjo lufte zgjati edhe 11 vjet me shume dhe vetem pas kapitullimit te shkodres, krujes dhe lezhes me 1478-ten mundi sulltani ta pretendonte/te deklaronte shqiperine si nje nga provincat e perandorise se tij te pamase.

Rrethimi i dyte i shkodres me 1477-ten eshte per tu theksuar/per tu nxjerre ne pah jo vetem se 1700 mbrojtes te kalase/keshtjeles i rezistuan sulmeve te 40.000 turqve per 15 muaj, dhe jo vetem sepse grate luajten nje rol te barabarte sikurse burrat ne mbrojtjen e qytetit,

por gjithashtu edhe sepse ka ndodhur pikerisht gjate ketij rrethimi ku jane perdorur per here te pare ne epoken ne fjale, topat/artileria.

Duke lene menjeane/pervec qytetit te durresit te cilin venecianet e humben me 1499, e gjithe shqiperia ishte tashme nen posedimin/ne dore te myslymaneve.

Me 1501 venediku, kujdestari/i zoti i shqiperise firmosi nje marreveshje formale paqeje nepermjet te ciles ai hiqte dore nga pretendimet e tij ndaj shqiperise, sot e mbrapa, ne favor te sulltanit/duke u terhequr keshtu para sulltanit.

Vetem formalisht mbreteronte paqja ne shqiperi, paqe e deshperuar e shpresave te venitura.

Pervec malesise se mirdites, matit, lumes, ne veriun e shqiperise dhe te himares ne jug te saj te cilet e ruajten pavaresine e tyre te brendeshme deri me 1912-ten resti i vendit ishte praktikisht nen sundimin e sulltanit.



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora