E merkure, 24.04.2024, 06:32 AM (GMT+1)

Faleminderit

Lek Mrijaj: Dëshmori Kolë Ndrecë Mirdita

E enjte, 07.07.2011, 09:04 PM


Po ta jap jetën me pushkë në duar më duket porsi të lind për herë të dytë

thoshte Deshmori  i  UÇK –Së 

Kolë N. Mirdita

 

Nga Lek Mrijaj

 

Dëshmori Kolë Ndrecë Mirdita u dekorua me medaljen “Luftëtari i Lirisë-Adem Jashari”nga ish-presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, me rastin e dhjetëvjetorit të rënies, qe e kishte vizituar familjen e dëshmorit të lirisë, Kolë Ndrecë Mirdita në fshatin Ranoc të Klinës.

Ku kishte deklaruar gjatë dekorimit “Kam vendosur ta dekorojë dëshmorin e lirisë, Kolë Ndrecë Mirdita me urdhrin apo medaljen e artë “Luftëtari i Lirisë Adem Jashari”, për punën, trimërinë dhe guximin e tij të jashtëzakonshëm që ka pasë në atë kohë të luftës së tmerrshme”, kishte theksuar ish-Presidenti Sejdiu gjatë vizitës që e i kishte berë  familjes Mirdita, dhe vijoi, se Kol Mirdita, ka qenë një luftëtar i paepur dhe si i tillë është borxh i yni që ta mbajmë në mendje këtë sakrificë të tij të vetflijimit dhe po ashtu të japim një mesazh të qëndresës dhe të bashkëecjes me familjen e tij.

Një ndër figurat më të ndritshme kombëtare në trembdhjetëvjetëshin e fundit të shekullit që shkoi,fyt per fyt me shkja ra në altarin e lirisë per te mos vdekur kurrë pra ne  luftë kundër regjimit totalitar barbarë te padrejtë shekullor serbo-karpatian, padyshim është Kolë N. Mirdita  fshati ;Ranoc i Lugut te Drinit te bardhë (Klinës)

Rrjedh nga një familje me një kulturë te lashtë Shqiptare te paster  dhe  traditë atdhetare-patriotike-kombetare dhe bujare nga babai Ndreca dhe nëna;Grisha .

Shkollen Fillore e kreu ne vendlindje ne  fshatin e e ti  ne Zllakuqan te Klinës ndërsa atë te mesme ne atë të “ Luigj Gurakuqi “ te Klinës ku edhe Kola  përfundoi shkollimin me suksese dhe sjellje shembullore.

Kolë N.Mirdita  kjo rrënjë e burimit shpirtëror të atdhetarizmit vet-flijues kombëtar, me bëmat e tij kombëtare, mbinjerëzore, edhe ky deshmor ia  ktheu nderin popullit shqiptar s’bashku me shokët e tij  duke u dëshmuar me heroizëm  të përmasave historike në çastet më vendimtare, me luftën e tij për liri dhe Shqiptari  të pa epur deri në vdekje për çlirim dhe bashkim kombëtar. 

Kola  me sakrificat e tij sublime të shtrenjta dhe të pashembullta,të vetëflijimit i kaloi përmasat e një flijimi të rëndomtë, të njohur nga e kaluara e afërt dhe e largët e tij , jo vetëm në historinë e kombit tonë, por edhe te kombet tjera, duke u kthyer në Mit për të gjitha kohët në gjithë hapësirën kombëtare shqiptare.

Qe ne fillim vitet '90, Kolë  Mirdita u vu ne funksion te organizimit te legales te lëvizjes kombëtare. Ndërsa zërit te atdheut për tu rreshtuar ne radhët e UçK-së dhe u përgjigj qe ne orët e parat e luftës.

Kola, fillimisht bëri punë të madhe në planin e emergjencës, ndërsa më pastaj me disa luftëtarë të tjerë te Lugut te drinit… të me të cilët kishte ideale të njëjta u inkuadrua në lëvizjen çlirimtare  te Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kola  i kishte kuptuar këto rrjedha dëshmon edhe një testament i tij i lënë nga stergjysherit e tyre amanetin per çlirim dhe  ribashkim kombetar   si dëshmi kohe, në të cilin derdh gjithë atë frymëzimin shpirteror që i kishte krijuar ai realitet i rëndë nga ajo çizmja e rëndë sllave-karpatiane.

Ai, në margjinat të një libri të Fizikës për shkollat të mesme ndër të tjera shkruan: Shkrimin e titullon me titullin “Koha…!” Dhe vazhdon: “ Sot është ditë e bukur me diell! Në krizën në të cilën gjendet populli shqiptar  në buzë te shfarrosjes tej mase e  ka shqetësuar edhe mbarë opinionin botëror.

Populli ynë po përjeton një tragjedi te rëndë nga barbaria karpatiane , një shkelje të çdo të drejte njerëzore e deri tek masakrat të cilat tronditën edhe fëmijët ende të palindur, me veprimet më barbare të popullit famëkeq serb-sllav.

Ngjarjet që ndodhën në Prekaz me familjen e heroit legjendar Adem Jasharit, ngjarjet në Qirez e Likoshan dhe në shumë mjedise të tjera ku pushtuesi okupues serb bënte masakra të tmerrshme ndaj popullatës se pambrojtur  shqiptare, Kolën e goditën rëndë. Shqetësimi i tij vërehej qartazi.

Tërë natën në ballkonin e shtëpisë vrojtonte dritat ndriçuese që vinin nga fshati që shtrihej përballë Ranocit, nga Ozdrimi.
Kola me një dëshirë të madhe thoshte: “Po ta jap jetën me pushkë në duar më duket porsi të lind për herë të dytë.

Por, edhe ju duhet të jeni krenarë për këtë, as nuk duhet të derdhni lot, por duhet të mburreni me veprën time, se edhe ata bijë e bija që janë duke luftuar janë djemtë e nënave, të etërve dhe vëllëzërit e motrave shqiptare”.

Ngjarjet që ndodhën në fillim vitin e ’97-shit dhe të vitit ’98, edhe birin e fisit Mirditor te Ranocit e të Lugut të Drinit e Kosovës, Kolën e frymëzuan edhe më shumë që të inkuadrohej në këtë lëvizje çlirimtare .

Ai ishte edukuar dhe frymëzuar edhe më parë në mesazhet e rilindësve tanë; ishte frymëzuar në mesazhin e të Madhit Plakut të Maleve, Bajram Currit, kur lëshon kushtrimin aq të fuqishëm dhe domethënës:

“Atdheu burra, atdheu, është mbi të gjitha, edhe mbi jetërat tona!”

Kola në shpirtin e tij kishte mbëltuar edhe mesazhin tjetër që iu kishte shndërruar udhërrëfim në jetë, se “luftëtarët më së afërmi kanë dheun, mirëpo ata kurrë nuk lejojnë që ai dhe t’u shembët nën këmbë”.

Edhe Kola fort mirë e dinte se për të vërë atdheun mbi jetën, dheun e kishte shumë afër, mirëpo ideali i çelikosur i thyente të gjitha dilemat. Dhe, Kola nuk kishte vënë detyrë tjetër vetës vetëm e vetëm që t’i dalë zot atdheut deri në flijim.

Kol Ndrec Mirdita është shembulli me i mirë i një biri te kombit, se si duhet vepruar kur cenohet liria e një populli. Ai ndonëse i ri ne moshë u edukua dhe idealizua me prijësit me te njohur Kombëtar te kësaj treve:

Ndue Perlleshin, Uke Sadikun, Sadik Ramen, Ndrec Nikollen, Shaban Demen, Feriz Bojen, Gjon Lleshin, Pjeter Jakun (gjyshi i Kolë Mirëditës)  dhe te tjerë.

Po të analizohej kjo gatishmëri e tij në mënyrë racionale, do të thotë se ai e pa të drejtë domosdoshmërinë e ndryshimit të strategjisë. Vërejti se duhej mënjanuar rutina dhe duhej të fillonte masivizimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për ta fituar pavarësinë e plotë kombëtare, sepse kishte shumë vjet që shqiptarët kishin parashtruar kërkesat e tyre të ligjshme në mënyrë paqësore e civilizuese pro-perendimore , mirëpo ato kërkesa të shqiptarëve ishin ndjekur me dhunë të paparë nga pushteti barbarë  okupues serb-sllav. Prandaj, edhe Kola, si shumë bija dhe bijë të tjerë të denjë të popullit të Kosovës e kishin kuptuar mjaft mirë se shqiptarëve nuk u kishte mbetur rrugë tjetër për t’i fituar të drejtat e tyre që u takojnë përveç luftës së armatosur për çlirim kombetar. Nga kjo del e kuptueshme se Kola kishte koncept shumë të drejtë dhe racional për rrjedhat e mëtutjeshme të realitetit të atëhershëm në Kosovë.

Kol Mirdita ne UçK -në u angazhua qe ne fillim te vitit 1998 ne zonën e Dukagjinit përkatësisht fshatin Shqiponjë..(ish Jabllanic e dushkajes) me shumë djem trima bashkëluftëtar nga Lugu i Drinit ,Kosova dhe trojet Shqiptare te Shqiperisë natyrale duke u betuar para flamurit te Mbretit Gjergj Kastriotit per Shqiperi te ribashkuar.

Gjatë nisje për ne Shqiperi me shoket ne qershor me grupin prej 30-40 vetash nga Lugu i Drinit u nis përmes grykës se fshatit Leskoc pastaj, fshatin Uzdrim , Padalisht deri ne Ujmir te Drenicës. Këtij grupi ju bashkëngjiten edhe tjerë djem nga rajoni i Lugut te Drinit ,Drenicës, si Buroja, Vojniku, Ozdrimi, Klina e ultë dhe e epërm etj. Grupi përmes fshatit Sverk kaloi Drinin e bardhe dhe u ndal ne fshatin Shqiponjë ish Jabllanic ku ndalohen ne Shtabin e UQK-së. Me pas kaloin ne Gllogjan nën përcjelljën nga njësiti special Shqiponjat e Zeza dhe fillojnë depërtimin e tyre për ne kufi me ma se 1500 ushtaresh e qe një depërtim zgjati me se 16 orësh.
Pas daljes ne Shqipëri ku armatimi u siguronte dorë pas dore , grupi ku ndodhej Kol Mirdita prej 420 vetesh pas dy javësh rikthye për te hyr ne Kosove me armatim , me ç’rast papritmas bien ne prit ku zhvillohet një betejë-luftë e pergjakshme dhe e rreptë prej tri orësh. Grupi legjendar i UçK -së e theu kordonin e forcave kriminale karpatiane depertuan dhe  u vendosën fshatin  Jasiq e me pas ne Junik.

Te dhënat e pastajme nxjerrin ne pah se po atë natë Kol Mirdita është vrarë nga një granat ne vijë te frontit kishte rene ne altarin e lirisë pikërisht ne atë luftim ne mesnatë me 9 Korrik

1998 i cili ishte venë ne mbrojtje te grupit te disa pjestarve kolegë të UçK -së

Pushka e Kolës u dëgjua ne shumë aksione dhe luftëra ne te gjitha trevat e Dardanisë e sidomos ato te Drenicës,Dukagjinit dhe vetë Lugut te Drinit, deri në kufirin Shqiptaro-Shqiptar …n’rras te zogut ku Kola mori pjesë ne beteja  dhe u shqua si luftëtar i i dalluar-perbetuar per atdhe dhe flamur dhe ribashkim me shqiperinë amë . Automatiku i tij u dallua nga terë luftëtaret duke dal faqe bardh kudo ai luftoi.

Kol N. Mirdita disa herë kreu aksionet diverzante me te vështira ne betejat e para guerile por edhe me te vështirat te furnizimit me armë pjestaret e UçK -së  ne shtetin amë- Shqipëri ne te cilen dita e dites djelmoshat Shqiptar rreshtoheshin ne radhe e UçK -së  per  qlirimin e atdheut nga  barbaria serbe okupuese karpatiane.

Eshtrat e deshmorit te pavdekshem  Kol Mirditës për plot dy vjet qëndruan ne kufirin Shqiptaro –Shqiptar (Shqiperi Natyrale) dhe është identifikuar nga e ëma e Shqiptarisë nena e deshmorit  Grisha me anën e rrozares qe ia kishte dhëne me veti te birit  Koles amanet dhe te lutej Kola para ZOTIT për ndihmë ne vijë te frontit  dhe çlirim nga barbaria karpatiane pra mu aty  ne vendin e luftimit pikërisht ne depërtimin tek vendi i quajtur rrasa e zogut - për ti ber roje nderi kufirit te ndarë padrejtësisht nga fuqitë e medha botërore.
Varrimi i eshtrave te dëshmorit te Kombit Kol Mirdita u be me 29 shtator te vitit 2000 me

një pjesëmarrje dinjitoze te bashkluftetarve te tij te UçK -së ,te mbar rrethit te lugut te Drinit dhe te trojeve shqiptare .
Tri vite pas ne qendër te fshatit Zllakuqan u ngrit Lapidari i deshmorit te Shqiperisë natyrale  Kolë N.Mirdita  për te përkujtuar luftën dhe dinjitetin e tij ne Shërbim te Atdheut –

 

Në shenjë respekti dhe sakrifices per atdhe  per deshmorin  e pavdekshem kerkojmë nga strukturat e larta lokale dhe qendrore qe te rregullohet  STATUJA  ME ARMË NE DORË LARTË    SHENJË  FITORE  KOLË N.MIRDITA   në sheshin ne qender te Zllakuqanit ( te rregullohet rrethi qe shpie ne te kater anet Klinë-Gurakoc dhe Budisalc-Ranoc)

 

POEZI  PËR KOLË  MIRDITEN

 

Ne djep të perkundi nëna Grishë
per nje  kombë  dhe Shqiperi
kenget qe mbi koke ti  kendonte
ishin plote trimeri.

 

Të mbuloj me krahet e saj 
te te  ruaj e te ju  rrite
te  dha zemer e beri trim 
qe ti  dalësh  zot k’saj  dite.

Ushtare ty te ka percjell Lokja
po te  fali per kete Toke
udhe e mbare e hallall gjirin,
shko behu tok me shoke.

Te mbare paqi e mire mbeteshi
moj e dashura moj  nënë loke ,
gjiri I ytë  qe me  rriti 
Dielle ju befte kesaj Toke.

 

Kolë Mirdita një familje të paster Shqiptare
Por shumë mikpritëse dhe  bujare
Pa luftë të armatosur thoshte
Nuk ka liri kombëtare.

 

Edhe pse ishte Kola  ende i ri
Rroku pushkën në dorë për liri
Uniformën e UÇK – së
qe e  barti me plotë krenari.

 

Si pjesëtarë i  UQK-së
Mori pjesë në shumë beteja
Në prekaz dhe ne Gllogjan…
kurrë nuk u thye UÇK-ja.


I qofte i lehtë dheu në Kosovën Martire i Shqipërisë Natyrale, te cilen ai e deshi aq shumë, dhe për te cilen flijoi jetën, qe brezat qe do të vinë ta gëzojnë lirinë e cënuar me shekuj.

 

 LAVDI   DESHMOREVE   TE  KOMBIT  TE  SHQIPERISË   NATYRALE



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora