E premte, 19.04.2024, 10:45 PM (GMT+1)

Editorial

Krist Gjinaj: Kosova shtet teokratik apo demokratik!?

E merkure, 06.07.2011, 08:04 PM


Kosova shtet teokratik apo demokratik!?

Krishtërimi në mbrojtjen e identitetit kombetar.

“Si fakt qendror dhe me rëndesi kemi njohjen e kombesisë shqiptare nga ndërgjegjja evropjane …” (Wadham Peacock)

 

Nga Krist Gjinaj

 

 Shqiptarët në pergjithësi, pa dallim krahine, shteti apo besimi fetar, çdo herë kanë pasë qellim të kishin një shtet demokratik e të jenë pjesë e Europës, pjesë e lirisë dhe drejtësisë  njerëzore. Këto ëndërrra, synime dhe dëshira ishin të cunguara për shqiptarët për më shumë se 6 shekuj, pra qysh nga koha e  futjes së Perandoris Osmane dhe futja e islamit në mesin e shoqërisë shqiptare (ish të krishterë); ideologjia islame dhe pushtimi me Kuran në dorë nga hordhitë turke, ndikuan që shqiptarët të harronin emrin demokraci, liri dhe të së drejtës së vetdeklarimit  të përkatësisë kombëtare, por edhe asaj fetare. Mirëpo, për futjen e islamit në shoqrinë shqiptare ka ndikuar dhuna e shtypjes fizike, morale, ekonomike, psikologjike dhe dukuri të shumta të cilat iu imponuan shqiptarit në token e vet, që dikur ishte ura lidhëse (Egnatia) për shtetet e tjera Europjane dhe se nga ky vend i shqiponjave dolen dijetarë, filozofë, teologë të medhenjë, të njohur në mbarë botën e atëherëshme. Por qellimi i sundimit turk ishte që ndjenja kombetare të shenderrohej në ndjenje fetare e kështu, të shuhej nacioni i hershëm i krishter, që ishte sjellë në tokat shqiptare me anen e predikimeve apostolike. Në dallim nga kjo, islami hyri në shoqerinë tonë me dhunë dhe detyrim. Kjo ideologji, megjithate, nuk zuri vend thellë në shpirtin dhe shoqerinë shqiptare. Laramanizmi ishte një nder faktoret kryesorë që poplli shqiptar mbijetoj duke mos e harruar identitetin e vet dhe të të parëve të vet.

Në këtë kontribut të madh renditet edhe kleri katolik, i cili, me sakrifikimin e vet, me gjakun e tij të derdhur e me lekuren e rrjepur, ndikoi që shqiptaret të mos shkeputen nga bota Perendimore dhe të mos harrojnë gjuhen e tyre, traditat dhe zakonet e vjetra shekullore. Vrasja dhe masakrimi i klerit katolik do të vazhdonte edhe deri ne kohen e sistemit komunist, i cili ne shenjester kishte çdohere klerin katolik. Edhe kleriket tjere ortodoksë shqiptarë si dhe bektashinjet  ne të shumten e rasteve gjindeshin ne mbrojtjen e identitetit kombetar, gjuhësor, por jo aq shumë sa kleri katolik shqiptar. Për përhapjen e islamit , kontribut të madh dhanë hoxhallaret, të cilet llogariteshin si njerëzit më besnikë të sundimit osman, e ku me propaganda e me dredhi e me trysni, obligonin popllin që t’i bindej fjaleve dhe urdherave edhe fetare, por edhe ligjore. Propaganda e tyre mbeshtetej në atë se islami është duke i rujatur identitetin e tyre që të mos sllavizoheshin apo të mos greqizoheshin, ndersa në anen tjeter i turqizonin dhe i islamizonin duke i bindur se janë turq dhe të bijtë e padishahut. Por edhe me kete propagandë, të dhenat historike dhe burimet historike nuk përputhen aspak me atë se islami ishte një ndikim në rujtjen e identitetit shqiptar nder shekuj, perkundrazi.

“Turqizmi i popullit shqiptar ishte projekti më i lemerishëm me të cilin atij i ra fati të ndeshet. Për fat të keq, mekanizmat mbrojtës të tij nuk u treguan të aftë për të shmangur plotësisht të keqen. Për vizionin otoman, ndër popujt e Ballkanit, populli shqiptar ishte ai që ndërkaq kishte vdekur. Ai përftohej si turk, trajtohej si i tillë, me fjalë të tjera favorizohej si turk, por, ndërkaq, nëse kërkonte identitetin e vet, ndëshkohej egërsisht si turk i pabesë.” (Ismail Kadare).

“Shqiptaret ishin populli me i shtypur i perandorise osmane. Në fakt, feja e te pareve u ishte mohuar ose ndryshuar, ndersa disa zona ku qendresa ndaj pushtuesit kishte qene me e forte, ato ishin zbrazur e kolonizuar. Gjithashtu shume troje te tyre ishin perfshire ne vilajete qe u bene pastaj pjese e territoreve te vendeve fqinje, kur keto dolen te pavarura.” (Jacques) 

Si një nder besimtaret e hershem  të krishterë, banoret shqiptarë të rrezikuar nga asimilimi total nga turqit, greket dhe serbet, si bashkpuntorë të ngushtë mes veti, ngritnin koken shpesh kunder perandoris osmane dhe synimeve greke, por shuheshin shpejt dhe masakroheshin ne një menyrë më barabare. Se miqesia e  turqve me serbet e greket është deri me sot e ngushtë mes tyre, deshmojnë shumë dokumente dhe të dhena edhe arkivore dhe historike. Regjistrimi i popullates shqiptare si turq, grek apo serb  ishte  një ideologji e përbashket dhe një qellim i hershem e deri me sot.

 “Turqit janë shqiptarizuar dhe akoma edhe sot janë nën një presion të madh të nacionalistëve shqiptarë të cilët ngjashëm si në Bullgari po tentojnë të asimilojë apo shqiptarizojnë turqit e Maqedonisë apo Kosovës” (Sirin Tufayi -Turqit në Maqedoni)

 ”Pavarësia e Kosovës është e mirë, por frikohemi nga nacionalizmi shqiptar” .   (“Frika e turqve të Kosovës nga shqiptarizimi”-Zaman, 27 maj 2008 nga Hajrudin Somun)

Por nacionalizmi shqiptarë, duke i kuptuar kurthat dhe dredhitë e këtyre, gjithmonë kërkonte përkrahjen  dhe ndihmen në boten perendimore e cila edhe nuk mungoi as atehere e as deri me sot, sepse në boten e perendimit shqiptaret kishin dhënë shumë për krishterimin dhe meritonin shumë nga krishterimi.

“Shqipëria ka qenë, në fakt, një nga vendet e Europës që u has më hershëm me krishtërimin dhe ka një histori të gjatë me këtë besim fetar. Dimë se përgjatë bregut ilir ka patur ngulime relativisht të hershme të krishterësh. I pari që predikoi ungjillin në Shqipëri mund të ketë qenë vetë Shën Pali i cili shprehet, “Nga Jeruzalemi e rrethinat deri në Iliri plotësova predikimin e Ungjillit të Krishtit” (Romakëve 15,19). Edhe apostulli Ndre (Andrea) besohet se ka predikuar në Epir. Një numër i papërcaktuar të krishterësh ka jetuar në portin e Durrësit në vitin 58 e.r., dhe aty nga shekulli i katërt deri në të pestin krishtërimi kishte lënë gjurmë të dallueshme anembanë vendit. Peshkopët e krishterë nga Dardania dhe Maqedonia Salutare, dmth ofiqarët e lartë nga Shqipëria lindore dhe Kosova e sotme, dihet se kanë marrë pjesë në Këshillin e parë Ekumenik që u mblodh në Nikea në vitin 325 të erës së re nga Perandori Konstandin (sundoi në 307-337 e.r.) qëllimi i të cilit mes të tjerash ishte të pengonte ngritjen e Arianizmit brenda perandorisë. Gjithashtu, pesë a gjashtë peshkopë nga Dardania, Epiri i Ri dhe Epiri i Vjetër morën pjesë në Këshillin e Sardikës në vitet 343-344 e.r.” (Shejtërit e krishterë të Shqiperisë-Robert Elsie )

Ndihma e botes perendimore për shqiptaret ka qenë cdohere e njohur dhe e gateshme, perderisa shqiptaret nuk bindeshin nga hoxhallaret që të luftojnë në krahun e padishahut kunder botes së krishterë sikur e kemi rastin e  luftes ne mes të Austro Hungaris me Perandorin Osmane edhe pse shumë shqiptarë ishin akoma  besnikë të fshehtë dhe anetarë të Selisë së shejtë në Rome ngase ishte kisha shqiptare ajo që ruajti identitetin e shqiptarve nder shekuj. Kisha shqiptare, deri në vitin 731 ishte në varësi të Romës por kur ajo kaloj në mvartesi të Konstantinopojes i kanosej rreziku që të greqizohet ose sllavizohet , por ketij rreziku shqiptaret i shpetuan kur me 1204 u bë ramja e Konstantinopojes. Lidheshmeria e bashkpunimi ne mes të patriarkanes greko-serbe me sulltanin ishte ajo e shkalles me të lartë, e në ketë lidheshmeri, shqiptari rrezikohej nga të dyjat si nga islami poashtu edhe nga kisha ortodokse greke kështu që më 1 qershor të viti 1453  patriark Genadiozi u shpall , njeriu i besuar i sulltanit e që nga ai vit e në shekujt e mëvonshëm, Patrikana e Stambollit kishte pushtetin e plotë mbi të krishterët e Ballkanit dhe kjo ishte një liri që e kishte Patriarkana që me mbeshtejen e sulltanit të detyroj dhe obligoj shqiptaret që të futen nën ndikimin e tyre shoveniste dhe  fetarë edhe pse shqiptaret me heret ishin të krishter të ritit ortodoks dhe katolik,prapëseprapë, greqizimin dhe sllavizimin e shqiptarve e ndihmonte sulltani dhe islami duke u humburë identitetin e tyre kombetarë e duke i shkrirë në atë fetarë.

“Peshkopët funksiononin në dioqezat e tyre si prefektë ashtu edhe klerikë”. Patrikana merrte nga sulltani dy detyra kryesore: 

1. Të gjithë të krishterët e Ballkanit të ushqenin urrejtje ndaj Perëndimit. 

2. Të mos lejoheshin të bëheshin kryengritje nga popujt e Ballkanit. ” (L.Stavrianas- Balkani pas 1453- faqe104)

Por sllavizimin dhe greqizimin e shqiptarve do të e ndalojnë shumë faktorë tjerë.

“Shqipëria pa prestigjin dhe forcën e doxhëve të Venedikut kurrë nuk do të ishte shkëputur nga Kostandinopoja; vetë karakteri i racës së saj do të goditej dhe ndoshta do të përzihej me sllavizmin dhe me greqizmin e fqinjëve kundër karakterit ortodoks të të cilëve ajo luftonte prej shekujsh, duke ruajtur kombësinë e vet dhe duke u ndihmuar nga misionarët që vinin nga Perëndimi… Nga vrulli kalorsiak i Normanëve italianë dhe nga ekspansioni ekonomik i venedikut, ajo, pothuajse, i shpëtoi plotësisht sovranitetit bizantin. Shqipëria u ringjall”. (Jorga)

Se lidheshmeria e përbashket e turqve, grekve dhe serbve për asimilimin e shqiptarve ka qenë e njohur me shekuj e deri me sot, andej , quditerishtë, duke e harruar ketë miqesi të tyre, shumë shqiptarë (musliman ) sot , lidhen ne fatin se islami ka qenë një shpetim për shqiptarin , por kjo vlenë për ata të cilet sot janë të shitur dhe deshirojnë që prapë të e humbim dhe të e zbehin identitetin kombetarë-shqiptarë të ruajtur me gjakë e plagë ndër shekuj,dhese masakrat turke kunder shqiptarve deshirojnë të i rendisin në vargun e shpetimit nga sllavizimi ose helenizimi i shqiptarve.

 

Teokraci apo Demokraci

 

Në sistemin demokratik, shetit duhet të jetë laik ndaj besimit fetar, mirëpo, ndodhitë e pasluftes janë një pasqyrë e shemtuar se shqiptaret  janë duke u drejtuarë dita dites në rrugen e teokracisë sesa të demokracisë. Aleanca sllavo-islame në ditet e sotme është duke dalë shumë e më shumë ne skenen e jetes shqiptare sepse sot, antikombetaret kanë venë vetes detyren e flliqur që mardhenjet  e shqiptarve të prishen sa me shumë me boten e krishter  dhe të mundohen që të formojnë një qerdhe islame ne tokat shqiptare. Kjo dukuri  është e njohurë dhe e frymezurë shekuj më , kjo dukuri i përmbahet dy pikave të lartcekura nga sulltani dhe patriarkana.

Ardhja e të ashtuquajtura “organizata bamirese islame ” ka ndikuar që grupet ekstreme muslimane të e njollosin sistemin demokratik dhe të përcaktohen me padituri drejt sistemit teokratik.Qeveritaret duhet të jenë pergjegjes për keto rrjedha të cilat në anen ligjore duhet të parandalohen dhe organizatoret dhe prijesit fetarë nuk duhet të ken ndikim ne politiken dhe qeverisjen shtetrore.Protestat për xhami dhe per ferexhe janë të nxitura nga kreu i bashkesis islame të Kosoves, sepse kjo bashkesi , duhet të jep përgjegjje ligjore jo vetem në qeverin e Kosves por edhe ne organet ligjore të Evropes, ngase , kjo është duke mbjellurë urrejtje nderfetare dhe ndernjerzore në shoqerin shqiptare.Rastet e burgosjes se terroristeve islam (shqiptarë) per vrasje dhe tentim vrasje kjo bashkesi nuk i ka marrur si duhet , por pas disa ditesh ka dalur me deklarata të lodhura se gjoja është kunder këtyre dukurive dhe i denon këto dukuri.Defakto, të gjitha fjalimet e hoxhallarve ne token e Kosoves nuk denohen nga kreu i kësaj bashkesie por mbesin sikur të ishin të shurdher dhe m eketë, të tillet me të vertet deshmojnë se janë të shitur dhe të lidhurë ngushtë me bashkpunimin sllavo-islam të hershem shekuj më parë, dhe ky bashkpunim shifet haptas me nderimin që këta i bejnë sulltanve dhe pushtusve shekullorë turq.

“Sulltani i botës, Mehmet han Gaziu, mblodhi ushtrinë ngadhënjimtare dhe vendpushtuese. Ai shpalosi flamurin e islamit dhe u nis për në vendin e shqiptarëve… Të pafeve dhe paganëve u iku gjaku nga frika, zemrat e tyre i pushtoi tmerri përpara shpatave të kuqërremta të sulltanit të botës.”(Lufta shqiptaro-turke në shekullin XV”, burime osmane”, Instituti i Guhësisë dhe i Historisë, Tiranë 1968)

“Ai sulltan vullnetmadh, vazhdimisht gjatë gjithë kohës të halifatit të tij, duke i qëndruar besnik përhapjes të verseteve të zotit dhe lartësimit të flamujve, ka pasur për qëllim që të mposhtë të pabindurit dhe të pafetë kokëfortë, popullsinë shqiptare dhe elajetet e atij vilajeti t’ ua japë myslimanëve, dhe duke futur në to luftëtarë nazeli të pasuronte dhe t’ua shtonte fitimet vendeve islame.” (Kronikani turk Idrisi Bitlisi,per fushaten turke n’ Shqipni n’ vitet 1438-39:ibid. f. 149.)

dhe

“Dy ishin qëllimet që i shtynin të luftonin dhe të bënin përpjekje të mëdha ushtarët e bekuar të luftës së shenjtë: së pari, fitimi i kënaqësisë së zotit: “Me të vërtetë pranë zotit është shpërblimi më i mirë”, dhe së dyti, dëshira tepër e madhe për të realizuar atë që shpresonin: takimin me vashat e djemtë e hieshëm të këtij vendi plot bukuri.Në sajë të këtyre dy qëllimeve këto vise të banuara nga njerëz të paudhë, ndonëse të vështira e të forta, u nënshtruan brenda pak ditësh nga ushtria e trimave të luftës së shenjtë. Shumica e krerëve krenarë, kryelartë e mizorë të këtij populli keqbërës u lidhën me prangat dhe zinxhirët e humbjes së rëndë dhe në duart e fitimtarëve ranë kaq varganë hyrish e djemsh fytyrëhënë me gërsheta të thurura si zinxhirë dhe me flokë kaçurela.” (ibid. f. 158.)” 

Qellimi teokratik i këtyre udheheqesve fetarë deshmon se për të tillet ligjet demokratike janë një armik i shoqeris shqiptare e sidomos asaj muslimane ku në thesin e muslimanve shqiptarë i fusin të gjithë ata që nuk  janë të njejtit qellim, ide apo mendim vetem e vetem pse kan një emerë musliman të  pagezuar që nga lindja.Qellimi i shkombtarizimit nga kombi në fe është një ideologji islame,turke dhe sllave,dhe për ketë shkak, imamet dhe hoxhallaret janë duke ndihmuarë dhe kontribuarë në ketë drejtim.

Qellimet sllavo-islame kan arritur deri aty për të e identifikuarë shqiptarin si një terroristë dhe antiamerikan dhe si një bukpermbyses.

“Me antiamerikanizmin e përbashkët, aleanca sllavo – islamiste bën të gjitha përpjekjet për defaktorizimin e shqiptarëve në Evropë me imazhin e identitetit oriental për shkak të besimit islam të shumicës… Kisha katolike ka qenë dhe ka mbetur një vatër e kulturës shqiptare e cila u materializua fuqishëm në veprat e veprimtarëve të vet më të devotshëm, siç ishin Pjeter Bogdani, Gjergj Fishta, Shtjefën Gjeçovi, Nëna Terezë – nëna e gjithë botës, etj… Aleancës tradicionale sllavo – islamiste e cila vitin e fundit ka hyrë në ofensivë kundër interesit kombëtar – shqiptar… Të dy krahët e saj, ai sllav dhe ai islam, këtë ofensivë e kanë ashpërsuar pikërisht në prag të formimit, konsolidimit dhe ndërkombëtarizimit të shtetit shqiptar në Ballkan – Kosovë, me përkrahjen historike të Amerikës e Perëndimit në përgjithësi… Një shembull tipik (në mbrojtjen e krishterimit) është krye heroi ynë Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili me epopenë e tij luftarake vihej në mbrojtje të drejtpërdrejtë të krishterimit. ..”(Qërim Ujkani për revistën “Trojet” – Tetor-Nëntor 2007)

Bllokimi i rrugve dhe sulmet fizike kunder policisë dhe ligjit janë një deshmi e gjallë se ju keni përkrahjen nga ata që janë në pushtet dhe se me voten tuaj ata kan ardhur aty duke formuar një qeveri teokratike e jo demokratike. Ju pasi keni 24 xhami ne Prishtinë atehere pse kërkoni edhe një të madhe, sepse kërkesat e tilla nuk i pergjigjen ligjit demokratik sepse ligji demokratik lejon dicka që është e nevojshme e jo dicka që është vetem për qellimin e inatosjes dhe urrejtjes se juaj ndaj botes së krishterë dhe besimtarve të krishterë të Kosoves, e për ketë,  ju duhet të denoncoheni në  parlamentin Evropjan pasiqe në parlamentin e Kosoves më shumë se 50% janë njerez që kan mendimet dhe qellimet tuja, pra me një fjalë ata nuk janë parlamentarë demokratë por teokratikë.



(Vota: 21 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora