E premte, 29.03.2024, 05:01 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Shtypi amerikan shkruan për protestën e besimtarëve myslimanë

E merkure, 06.07.2011, 06:57 PM


Siç bën të ditur korrespodenti ynë nga Nju Jorku Beqir Sina kanë qenë disa mediuem të cilat gjatë javës janë marrë me protestën e organizuar në Prishtinë nga një grup radikalësh myslimanë. Kështu Canada TV ka transmetuar një reportazh nga ky manifestimi, Los Angelos Times ka botuar një raport me titull: “Protestat e muslimanëvë në Kosovë për ndërtimin e një xhamie të re”. të njëjtijn titull mban edhe shkrimi i emetuar në televizionin MSNBC. Ndërkaq programi radioteleviziv: “National Program Radio NPR” poashtu transmeton një raport për protestën në të cilin shkuran se dhjetë vjet pas skicimit të hartës së re në Ballkan, po fillon një ndikimi i ri islam në rajon. Shkrimi përmend Bosnjen dhe Kosovën si dy vende në rajon ku ka filluar të hetohet ndikimi islamik.

 

Ndërkaq gazeta The Huffington Post ka botuar një koment të kolumnistit Stephen Schwartz me titull : Kosova në krizë islamike”.

Autori pasi është njohës i mirë i rrethanave në Kosovë, pasi ka jetuar një kohë të gjatë në rajon, në fillim i bën një përshkrim kohës së hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë dhe më pas i bën një përshkrim të gjendjes në Kosovë para dhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në fund të këtij komenti autori konkludon:

“Më tepër se një vend i islamit radikal, Kosova mund të bëhet vendi i parë në Evropë, ku fryma e "Pranverës muslimane" frymëzon një protestë kundër korrupsionit dhe akomodimin e radikalizmit. Paralele me Libinë, SHBA dhe NATO duhet t’i kushtojnë një vëmendje doktrinës së mbrojtjes kundër shkeljes së të drejtave të njeriut dhe vendosjen e ideologjive radikale” thuhet në të këtij shkrimi autorial.

* * * * * * *

Shtypi amerikan këto ditë ka shkruar për protestat e besimtarëve myslimanë në Prishtinë që me flamuj të Hamasit dhe veshje jo karakteristike për shqiptarë dhe evropianë, kanë kërkuar ndërtimin e një xhamie të madhe përballë Katedrales katolike, njofton RTK. Në artikujt e shtypit amerikan është thënë se pamjet e tilla, që vijnë nga Kosova, vënë në pikëpyetje përkushtimin e proklamuar gjithandej për Kosovën, si aleate dhe mike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 



(Vota: 8 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora