Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ramadan Emini: Dy botë të kundërta

| E marte, 05.07.2011, 06:32 PM |


Ramadan Emini

 

DY BOTË TË KUNDËRTA

 

Deri sa është thënë e thuhet:

"Tradhtia i lidhë tradhtarët!"

Atëherë aspiratat e popullit,

janë ato që i lidhin shqiptarët.

 

Këto janë ngjizur e gatuar:

Si dy botë kundërshtare.

Njëra nga lakmia e djallit!

E tjetra nga dashuria atdhetare.

 

Prandaj pa mëdyshje mund të

thuhet: Deri sa e para lehtas,

lidhet ngusht e dot nuk zgjidhet!...

Sepse rrënjët i ka tek frika e lakmia.

 

Kjo e dyta vështirë të sendërtohet:

Pas çlirimit zhvishet e lirohet,

nga trimëria e atdhedashuria,!

Harronë e mbytet nga pakujdesia!...

 

Varësisht nga fitorja mes dy botëve

Një komb keqas humbë për marre;

Kur atë më shumë e bashkonë frika,

Se sa altruizmi nga aspiratat atdhetare.

 

(R. Emini dhe I. Guta. 26.6.2011)