E merkure, 24.04.2024, 07:57 AM (GMT+1)

Mendime

Besi Bekteshi: Mashtrimi i madh dhe turpi me internetin në Shqipëri

E marte, 05.07.2011, 07:58 PM


Mashtrimi i madh dhe turpi me internetin në Shqipëri

 

Nga Besi BEKTESHI

 

E kishim dëgjuar dhe ndjerë “lojën” me internetin e shpejtë të Telekomit shqiptar, që sot nuk është aspak shqiptar, por ishte mirë që ta provonim në kurriz, që të bindem edhe unë që jam për “kapitalizmin e ndershëm”, se në Shqipëri kjo gjë është iluzion.Shkoj të paguaj faturën që Telekomi nuk e sjell në derë të shtëpisë, dhe shifra që duhej të paguaja, ishte dyfish mbi tarifën e dikurshme që unë paguaja. Nejse, e dija që do të ndodhte, dhe vazhdova të nxjerr nga kuleta ato të shkreta lekë dhe duke “uruar që i hëngshin për të mirë”, vura re një skenë që më la pa mënd. Një burrë në moshë, i cili po paguante faturën e tij, nxjerr lekët e zakonshme dhe ja le në dritaren e xhamit të ndytë nga duart e njerëzve. “Kuponistja” i thotë me një zë të mekur. “Xhaxho duhen edhe 3000 mijë lekë të reja, sepse janë tarifat të tjera dhe shpejtësia e re”. Pa ju treguar se çfarë tha plaku i shkretë pensionist, i cili i kishte të gjithë fëmijët jashtë, gruan e sëmurë po jashtë, dhe që Skype e nxirrte në botë, sëbashku me lundrimin në internet, unë pashë lot në sytë e tij.Nuk pashë zemërim dhe sharje si të tjerët në sportele, të cilët jo vetëm akuzuan Telekomin mashtrues, por edhe qeverinë, e cila e lejon këtë kapitalist të pa ndershëm dhe për më tepër të huaj. Te plaku pashë dëshpërim të madh, sepse e dinte se nuk do të kishte më fuqi financiare të kishte internet si dikur.

 

Ku është problemi?

 

Problemi është se Telekomi ka kapur me “tul buke” shqiptarët, dhe duke mashtruar me shpejtësitë, ka vendosur limite të cilat janë pastaj edhe mashtrimi dhe thyerja e kontratës që i ka bërë abonentët të marrin shërbimin. Bie fjala, kanë rritur një vit më përpara shërbimin e tarifës 1.198 lekë në shpejtësinë 2 Mbps, por tani kanë vendosur limit 2 Gbyte. Deri në qershorin e 2011-të nuk e kanë luajtur shifrën edhe pse abonentët kanë stërkaluar 2 gigat lundrim apo daëloud, edhe pse në mënyrë cinike deklarojnë në faqen ëeb të tyre që ky shërbim fillon nga 1 gushti i 2010-tës. Pra sipas tyre ky shërbim ka filluar dhe mund të jetë i vërtetë si shpejtësi... i vërtete deri në 80% sepse në pik mungon por gjithsesi...! Tani papritur, në korrikun e 2011-tës, Telekomi në mënyrë të njëanshme, pa lajmëruar zyrtarisht pajtimtarët në se e pranojnë këtë robëri kontrate apo jo, e bën fakt të kryer, dhe normalisht tarifat janë që mbi limitin e 2 gigave, fillon tarifimi me 0.30 lekë Mbyte! Kjo ka qenë një e papritur e madhe për pajtimtarët, një goditje absurde në buxhetin e tyre, dhe për më tepër, një goditje për pajtimtarët më të varfër ekonomikisht, absolutisht ato që kanë zgjedhur Telekomin si më të “favorshmin për fukaranë”. Ideja e të zgjuarve të Telekomiit, është që të gjithë pajtimtarët ti çojnë te paketa ADSL unlimited që fillon me 3.598.8 në muaj, dhe që është 2 Mbps. Dhe për më tepër në ëeb-in e saj, kompania thotë në anën e tarifave se janë “Neë”. Më sarkazëm, dhe më hedhje e pandershme se sa kjo, nuk mund të ketë. Kushedi sa gëzohen menaxherët dhe shpikësit e mashtrimit, me të tillë “zbulim të madh” në robërim të pajtimtarëve shqiptarë që paguajnë për 2 Mbps, dy herë më tepër se sa në Mal të Zi, dhe tre herë më tepër se mesatarja e Europës. Ky është një turp i madh, një rrjepje e stilit “bjeri fort të ligut”, ose “futja sa më fort të varfërit”.Padyshim që edhe kompanitë e tjera vepruese janë robëruese, se kanë edhe ato hilet e tyre, veprojnë disa me euro, disa me regjistrime me gjashtë muaj dhe një vit, me deklarime se ke 1 mbps dhe nuk vijnë as 512 etj., etj.Tani ku qëndron problemi? Problemi qëndron se qytetarët shqiptarë duhet të mbrohen nga dikush. Nuk mund të lihen jetimë nën presionin e mashtruesve të tillë, që kanë gjetur terren të lirë, dhe luajnë me njerëzit si të duan ato. Në kohë krize, dhe në kohë tepër të vështirë t’ju trefishosh tarifën, është thjesht një punë jo e ndershme. Kjo bie erë veprim manjakal, që tenton ti çojë tarifat në lartësi, duke “rritur disi shpejtësinë” dhe kjo bëhet me një sistem të pandershëm, dhe pa u lajmëruar ose po negociuar, me klientin në mënyrë kontraktuale, në se do apo nuk do, të paguajë një tarifë për një shpejtësi të tillë.Gjëja tjetër është se “qeveria dhe Kryeministri akuzohen për një diçka të tillë”. Kjo sepse njerëzit akoma e dijnë se kontrolli mbi Telekomin është shtetëror. Por në fakt nuk është se e kanë gabim kaq shumë. Shteti shqiptar ka mekanizmat për “Mbrojtjen e Konsumatorit” dhe nuk ka mundësi në botën e qytetëruar që ti të fillosh jashtë negocimit të kontratës tarifa të reja. Pra, thjesht nuk mund të praktikosh çmime të reja, pa bërë një kontratë të re me konsumatorin. Çdo rritje në cilësi, duhet negociuar, sepse xhepin e pagesës e di qytetari dhe jo Telekomi. Prandaj është një trup, sepse në të vërtetë qytetarët dëgjojnë se Kryeministri është njeriu që premton shpejtësi dhe internet për të gjithë. Por ama mashtruesit që janë për më tepër nën ligjet e shtetit shqiptar, bëjnë serf me kontratat dhe çmimet në kurriz të klientëve të tyre, dhe kryesisht me masën e popullit. Mirëpo shteti është i shqiptarëve dhe jo “mashtrimtarëve”, që tashmë e kanë bërë filozofi të tyre, mos bërjen kontratë dhe aty ku është, shkeljen e saj.Ne paguajmë më tepër se fqinjët tonë dhe Europa, si internet dhe telefoni dhe pa përjashtim edhe ajo fikse, sërish e Telekomit, dhe padyshim edhe pse ka katër operatorë... telefoni mobile. Jemi absolutisht më të varfërit, dhe paguajmë më tepër se më të pasurit. Ky nuk është kapitalizëm human, por është një model i një kapitalizmi tepër të ashpër dhe kundra qytetarëve, si me shërbim të dobët dhe me çmime të larta. Kjo nuk është politikë, nuk është “jam me këtë djathtas, apo me atë majtas”, kjo është buxhet, sasi parash që ju mungojnë shqiptarëve në xhepa, tani kur janë apasionuar me internetin e kanë nevojë për të. Ky është një mashtrim dhe një turp i madh. Shteti shqiptar duhet të marrë në mbrojtje shtetasit e vet, patjetër, sepse me të vërtetë janë nën një sulm të ashpër në këto ditë.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora