E enjte, 25.04.2024, 07:30 AM (GMT+1)

Editorial

Pirro Prifti: Përse Aleanca Kuqe e Zi pengon standardet e BE për regjistrimin e Popullatës?

E marte, 05.07.2011, 07:59 PM


Përse Aleanca Kuqe e Zi pengon standardet e BE për regjistrimin e Popullatës?

 

Nga Pirro PRIFTI

priftipirro@hotmail.com

 

Nuk është hera e parë që drejtuesit e Aleancës kuq e zi kërkojnë me këmbëngulje pengimin e regjistrimit të popullatës përfshi dhe pikat më të debatuara këto 6 muajt e fundit regjistrimin e përkatësisë fetare dhe atë etnike. Duke argumentuar mbrapsht kërkesat e BE, kërkesat e të cilës janë standarde për ç`do vend europian –regjistrime të cilat bëhen çdo 10 vjet- AK dhe drejtuesit e saj nam-kërkues, vazhdojmë t`i bien fyellit në një vrimë, e pikërisht në vrimën ku ka qenë deri më sot Shqipëria, në vrimën e izolimit dhe të mashtrimit komunist, në vrimën ku `Shqipëria ishte vendi më i lumtur në botë`, ku `Shqipëria, kishte bujqësinë më të mirë në botë`, ku `Shqipëria kishte shëndetësinë dhe arsimin më të mirë në botë`, ku `Shqipëria ka rritjen më të madhe ekonomike në Europë e në botë`- dhe megalomanira të tjera të çuditshme të tipit të kompleksit të Edipit.Këta drejtues si: z. Spahiu, apo pseudo-prifti i pa shkollë At Marku, ish-komunisti i vendosur ateist Abdi Baleta, dhe disa ish-komunistë të tjerë drejtues të dikurshëm institucionesh ish- komunistë por dhe të periudhës së post diktaturës- si nxënës të etshëm që duan të vënë në jetë mësimet e partisë (PPSH, dhe R. Alisë) gjithmonë përdorin kartën e atdhetarizmit për të kundërshtuar kërkesa europiane, kërkesa të cilat sipas tyre `bien ndesh me integritetin e Shqipërisë`?!Po t`i bëjmë një analizë të thjeshtë argumentit se përse këta ish-nomeklaturistë të kuq të kryesuar nga z.Spahiu (i cili me thënë të drejtën nuk është pjesë e nomeklaturës së kuqe por zbaton idetë e tyre duke e njohur mirë gjithashtu dhe turqishten e cila argumenton dhe disa ide të tij për mos plotësimin e standardeve që kërkon BE), mund të shohim disa faktorë që i shtyjnë këta fosile të së kaluarës të kundërshtojnë një kërkesë standard të BE:Së pari mund të sjellim ndërmend argumentin më të thjeshtë, këta njerëz si shqiptarë që janë kërkojnë të ngelen në histori me çdo kusht, e për të ngelur në histori me çdo kusht duhet të bësh diçka që nuk e kanë bërë të tjerët- duhet të lënë patjetër Nam! Dhe Nam-i lihet pa patur parasysh edhe kërkesat e Europës, megjithëse po këta njerëz çirren dhe ulërijnë ditën për diell për tu integruar në Europë, e kjo I bën ata Hipokritë si gjithë drejtuesit e dikurshëm shqiptarë të ish perandorisë turke, apo të kohës së Zogollit, qoftë dhe në kohën e PPSH, e më së fundi dhe drejtuesit e pas viteve `90- ndaj Europës.Së dyti, mundet që krijimi i një shoqate si AK me pretekstin për të mbrojtur `integritetin e Shqipërisë- nga armiqtë e huaj`, të jetë si fillesa e një Partie të ardhshme me kryetarë të rinj ish-presidentë dhe isha të tjerë të gatshëm për tu bërë nesër president me që kanë mbrojtur me devotshmëri atdheun që duan të na e marrin armiqtë e huaj, në vend të kësaj klase politike aktuale që në fakt e ka mbushur kupën me zullumet që ka bërë e cila gjithashtu nuk mund më të drejtojë më kur Shqipëria të integrohet në Europë.Përgjegjësia që po merr sot Aleanca kuq e zi është përgjegjësia e vazhdimësisë në të ardhmen e drejtimit të shtetit shqiptar duke përdorur përsëri hipokrizinë karakteristike të bejlerëve pro-turq të djeshëm e të sotëm (të veshur me kostume firmato) të cilët tundin flamurin kombëtar të krishterë dhe nxjerrin Nënë Terezën në mënyrë që BE ti gënjehet e ti lërë rehat që të drejtojnë përsëri më mënyra obskurantiste Shqipërinë e sotme.Së treti, është realitet disa vjeçar që këta individë që luftojnë më mullinjtë e erës, në pamundësi të kritikojnë e të shajnë Qeverinë dhe politikanët drejtues shqiptarë të sotëm (e disa të djeshëm) si shkaktare të disa lëshimeve ndaj fqinjëve të jugut-e gjejnë më oportunë të shajnë Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë duke gjetur kështu një armik imagjinar i cili jo vetëm që nuk ka lidhje me ato që po ndodhin në Shqipëri por përkundrazi është një nga faktorët që BE dhe bota ta shohin Shqipërinë si një vend demokratik e cila i ka të gjitha shanset për tu integruar në BE.Së katërti, ka mundësi dhe kjo në fakt është një realitet që AK kërkon me të vërtetë të mos integrohet Shqipëria sepse në lobin pseuo-atdhetar të saj ka njerëz që nuk e duan heroin kombëtar, që janë hipokritë (ashtu sikurse ka thënë një historian për drejtuesit ballkanikë) dhe fshihen pas kornizave të krishtera për t`ju pëlqyer europianëve në mënyrë që ata (europianët) të mos i pengojnë ata që të bëjnë çfarë të duan në Shqipëri. A nuk po ndodh kjo sot? Edhe ky grupim i ri këtë kërkon: nëse grupimet drejtuese prej 100 vitesh në Shqipërinë e pavarur kanë bërë c`të duan me vendin dhe pastaj janë larguar- ky grupim i sotëm është i gatshëm për të drejtuar përsëri në të njëjtën mënyrë sit ë mëparshmit por me forma të reja të pëlqyeshme për naivët duke e prekur tek atdhetarizmi popullin. Ta dijë populli se çfarë anti-atdhetarësh janë këta hipokritë – nuk do tu jepte firmën.Por Shejtani punë s`ka- dhe nxit individë të tillë si këta të Aleancës Kuq e Zi, duke penguar dhe vonuar Shqipërinë për tu integruar. Dihet edhe nga Bibla se një nga mëkatet më vulnerabile të njeriut që kërkon të drejtojë është krenaria dhe mendjemadhësia të cilat kur vihen në zbatim janë pararendëset e shkatërrimit të afërm të atij individi.Po të shohim deklaratat e botës perëndimore nuk mund të mos lemë papërmendur Deklaratën e Shtëpisë së Bardhë e cila `ngrinte shqetësimin që paraqet për sigurinë kombëtare Ballkani Perëndimor. Ne që përfshihemi në këtë pjesë të Ballkanit, natyrisht që nuk na vjen mirë për këtë shqetësim të Presidentit Obama. Pasi kemi parë ndihmën dhe përkrahjen e jashtëzakonshme të Shteteve të Bashkuara ndaj shqiptarëve, si për çlirimin e Kosovës, ashtu dhe për konsolidimin e demokracisë, është për të ardhur keq që SHBA, për mëkatet tona ndihet e kërcënuar nga kjo pjesë e Ballkanit ku jetojnë edhe shqiptarët dhe zgjat emergjencën kombëtare edhe për një vit. Rasti më i freskët dhe njëherësh më i bujshëm nga Shqipëria ishte ai i Almir Rrapos, ish-zyrtar i lartë në Ministrinë tonë të Jashtme`.E kush mund të jenë këta anti-perëndimorë përveç qarqeve ekstremiste fetare dhe ish-komunistëve të këtyre vendeve të cilët kanë edhe sot e kësaj dite drejtimin e tyre qoftë haptazi qoftë në formën e lobeve drejtuese në prapaskenë?

Lufta e Aleancës Kuq e Zi kundër regjistrimit të popullatës (një idioci e vërtetë anti-integrim), në fakt dështoi (qoftë në grumbullimin e firmave qoftë në mungesën e argumentit se përse duhet penguar kur do BE?!), por megjithë zbatimin me përpikmëri nga ana e Ministrit Pollo të kërkesave për regjistrim të popullatës ku përfshihen dhe regjistrimi fetar dhe etnik-qarqet pseudo-atdhetare e quajnë `filo-grek`, por harrojnë se ata janë anti-shqiptarët e vërtetë të cilët po pengojnë Shqipërinë e jo Pollo.Në shkrimin tim të disa javëve më parë me titull `Fushata Anti-Integrim e z. K. Spahiut dhe Ligji Anti-shqiptar i Gjendjes Civile të 2009`, e kam analizuar me saktësi se c`do të thotë të deklarosh fenë dhe kombësinë, e përveç kësaj dyshimet e AK - `se mos njerëzit me kombësi greke mund të jenë më shumë aq sa të bëhen shtetformues`, janë të pabaza sepse së pari, etnia minoritare është rritur po aq sa dhe popullsia shqiptare , së dyti, se manipulatorët e kombësisë mund të dënohen sipas Pollos bazuar tek Projekt ligji i ri, dhe së treti sepse, integrimi i Shqipërisë do të thotë punësim, përmirësim jetese, lëvizje e qarkullim i popullatës e për pasojë, njerëzit do të shkojnë aty ku ka punë.A mundet Shqipëria tu gjejë punë 48 mijë vetëve që shtohen çdo vit në Shqipëri pas mbarimit të Maturës pot ë mos integrohemi në BE?

A mundet Shqipëria, të krijojë programe asistence mjekësore e sociale, për 560 mijë pensionistë njëlloj si në BE? po të mos integrohemi?A mundet Shqipëria të ketë një demokraci solide dhe një shtet të stabilizuar nëse nuk do të ishte ndihma e BE dhe e SHBA?A mundet Shqipëria të ketë një klasë politike teknokrate dhe meritokrate që të drejtojë vendin si një vend perëndimor pa ndihmën e BE?A mundet Shqipëria të paguajë shtetasit e vet si shtetasit Europianë, të vendosë kufirin minimal të jetesës, të realizojë asistencën sociale për të papunët, a do të mund të ketë një buxhet real dhe një GDP reale e jo fiktive, nëse nuk do të ketë një regjistrim të rregullt të popullsisë sipas kritereve të BE?A mundet Shqipëria të realizojë inventarizimin e pronës private, të zbatojë ligjet që ka dhe të respektojë të drejtat e liritë e njeriut ashtu si zbatohen në BE, pa ndihmën e saj? Përgjigja është –asnjëherë.Atëhere del pyetja përse kjo zhurmë e madhe nga një shoqatë me një emër të madh `Kuq e Zi`? Mendoj se prapa kësaj shoqate apo Aleance Kuq e zi- nuk ka asgjë kombëtare, por mendoj se kjo aleancë ndihmohet nga ata që duan ta fusin Shqipërinë përsëri si koloni të Perandorisë Osmane, ndihmohet nga individë në Shqipëri që ashtu si e thamë më lart kërkojnë nam e famë duke marrë nëpër këmbë të ardhmen e saj për interesa idiote e personale.Këta njerëz i ngjajnë atij adjutanit i cili iu var në qafë gjeneralit, dhe u përpoq të hidhej nga kështjella së bashku me të, dhe kur gjenerali e pyeti: përse duhet të më hedhësh? Adjutanti i u përgjigj : që të ngelem në histori…Këta janë disa nga drejtuesit e sotëm dhe të ardhshëm të Shqipërisë: u ngjajnë pikë për pikë pashallarëve të djeshëm: duan të jenë gjithmonë me fituesin, për pushtet e pasuri nuk e kanë për gjë të tradhtojnë c`do gjë të mirë qoftë dhe fenë, janë gjithmonë mbi ligjin, duan të riciklojnë e të komandojnë duke shkelur çdo të drejtë dhe liri të njeriut sa më gjatë madje duke penguar integrimin (duke derdhur lot krokodili ditën e duke mos lënë kusur natën), dhe nuk e kanë për gjë të riciklojnë ashtu të korruptuar dhe të kriminalizuar siç janë duke i treguar Europës pa dashje se sa nevojë ka Shqipëria të integrohet në të- ndryshe ky vend do të ngelë përsëri në lindje.



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora